Kulturë
Sokol Mati: Mirënjohje punës dhe trashëgimisë shkencore të Prof. Menella Hido
E shtune, 25.05.2019, 08:31 AM
Mirënjohje punës dhe trashëgimisë shkencore të Prof. Menella Hido
Nga
Prof. Dr. Sokol MATI
Keto
dite po zhvillohet ne Shqiperi, (23-26 Maj 2019), Kongresi I 18 Ballkanik I Pasurimit te
Mineraleve I zhvilluar ne memorie te punes dhe trashegimise shkencore te Prof.
Menella Hido.
Ne
kete konvente shkencore te specialisteve te sektorit te perpunimit te
mineraleve te rajonit te Ballkanit, u kujtua me mirenjohje puna e palodhur e
Profesor Menella Hido, qe njihet si
themeluesi I shkences shqiptare te pasurimit te mineraleve.
Fale
kembenguljes, seriozitetit ne pune, kreativitetit, nivelit te larte shkencor,
kerkeses per persosmeri deri ne detaje, integritetit dhe papajtueshmerise se
tij me deshtimin qe se njifte per koncept,
u be e mundur qe ne vitin 1980, te hapej prane fakultetit te
Gjeollogjise dhe Minierave dega e pasurimit te mineraleve e cila pergjate
viteve ka pergatitur me qindra inxhiniere te sektorit te perpunimit te
mineraleve, qe me kontributin e tyre jane bere pjese e asaj armate te madhe specialishtesh te sektorit
minerar.
Puna
e tij ne pergatitjen e kurrikules, teksteve dhe nje pjese te madhe punimesh
shkencore per fushen e perpunimit te mineraleve jane sot nje trashegimi e
pacmuar shkencore ne kete fushe, e cila ka sherbyer dhe do te sherbeje per
shume kohe sektorit te perpunimit te mineraleve. Ai hartoi tekstet e pare per
seri lendesh baze te kursit te pasurimit te mineraleve.
Perpunimi
I mineraleve megjithese nje prej objektivave strategjike te sektorit minerar,
kerkon mbeshtetje reale nga institucionet shteterore, incentivat fiskale qe
lidhen me pagesen pjesore te rentes minerare per rastet e produkteve minerare
qe rezultojne nga perpunimi, eshte I pamjaftueshem. Institucionet shteterore
duhet te asistojne subjektet minerare ne lehtesimin e procedurave per pajisjen
me lejet zhvillimore per ndertimin e objekteve perpunuese te mineraleve, ne
mbeshtetjen per furnizmin e ketyre objekteve me energji e uje dhe zhvillimin e
infrasstruktures mbeshtetese me rruge per te krijur mundesi qe produktet tona
minerare qe tani po kerkojne trajtimin e mineraleve gjithmone e me te varfera
tem und te jene efektive dhe competitive ne rajon dhe globalisht.
Duke
uruar pune te mbare punimeve te ketij kongresi dhe me besimin se kjo konvente
shkencore, do te jete nje shtyse per ekspertet
tane per nje pune me te thelluar shkencore ne fushen e perpunimit te mineraleve,
ashtu sic do e shpresonte dhe doemos do e kerkonte Profesor Menella, shpresoj se me kete memorium shpreh
mirenjohjen kolektive pa kufi, te te gjithe studenteve te deges se pasurimit te
mineraleve per punen, trashegimine shkencore te pacmuar qe Profesor Menella
Hido la pas dhe per kontributin e madh qe dha ne sektorin e perpunimit te
mineraleve ne Shqiperi.
Mirenjohje
Profesor Menella.