E enjte, 20.06.2019, 08:28 PM (GMT+1)

Komente » Ukaj

Ndue Ukaj: Ibrahim Rugovën kemi nevojë të kujtojmë përditë

E premte, 24.05.2019, 09:20 PM


Ibrahim Rugovën kemi nevojë të kujtojmë përditë

Nga Ndue Ukaj

Ibrahim Rugovën kemi nevojë të kujtojmë përditë, sepse trashëgimia e pasur politike dhe idetë e kulluara kulturore që na la, janë shkollë e jashtëzakonshme kundër amnezisë dhe injorancës. Ndërkaq, në një rrafsh tjetër, personalitetit të tij madhor, tregon sa të vegjël janë xhuxhët e shumtë të Kosovës së sotme.

Duke e parë përditë çfarë idesh të mjera politike mbizotërojnë në Kosovë, malli për Ibrahim Rugovën të përvëlon. E bashkë me mallin, me siguri rriten edhe kërkesat për ta njohur sa më mirë profilin e tij madhor.

Ibrahim Rugovën i përtëriu raportet e shqiptarëve me perëndimit dhe Kosovën e vendosi në hartën e vendeve të lira. Në saje të qasjes së tij të mençur, të sinqertë, të urtë dhe orientimit të palëkundur politik, bota e përqafoi kauzën shqiptare për liri, pavarësi dhe demokraci dhe sot jemi të pavarur.

Gjatë viteve të rënda të 90- tave, ndonëse të robëruar dhe me një aparat shtetëror terrorizues, shqiptarët e kishin fituar lirinë e brendshme, siç thoshte Rugova, atë liri të shpirtit, që ishte më e fortë se ajo e ushtrisë dhe policisë serbe. Dhe kjo ishte beteja e parë e fituar në rrugëtimin e gjatë drejt pavarësisë. Sepse, ishte triumfi moral, dhe, siç tregon historia, triumfi moral ka domethënie të veçantë.

Liria e brendshme e shqiptarëve vinte si rezultat i vetëdijes kulturore dhe identitare, dhe ishte mbështjellë me të vërtetat historike: me gjuhë dhe kulturë. Siç mund ta shohim, pra, hallka e parë që lidhi zinxhirin e gjatë dhe të fortë të betejës për Kosovën e lirë, qe letërsia, arti i përherëshmërive njerëzore, që në betejat për liri dhe përparim, është i pamposhtur dhe i pakompromis.

Në përkim me mësimin se nuk ka politikë pa kulturë, siç shkruan Norberto Bobbio, filozofi dhe juristi i shquar italian, elita politike e kohës kulturën e vuri në epiqendër të organizimit politik.

Ideja e lirisë e ngjizur si ide kulturore- si ide e mosnënshtrimit dhe e refuzimit-kulmoi si leksion moral dhe u bë detyrë politike. Pra letërsia nuk qëndroi vetëm duke i kënduar lirisë, por u përbirua nëpër labirintet e errëta, duke u bërë flakadan i rezistencës aktive.

Prijësi i programit politik të Kosovës, nga pozicioni i kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku, përpara se të vepronte politikisht, rezistonte me letërsi, doli në ballë të platformës politike. Refuzimi estetik, si kategori e proklamuar në fushën e artit, për të dhe popullin e tij, u shtri shpejt edhe në sferat tjera, dhe u bë vetëdije e popullit të Kosovës, që luftonte për liri, demokraci dhe pavarësi.”



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT