E hene, 26.08.2019, 01:51 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Nuk merr fund bota se bie një qeveri

E enjte, 23.05.2019, 08:40 PM


NUK MERR FUND BOTA SE BIE NJË QEVERI…

Nga Frank Shkreli

…madje edhe kur është fjala për një qeveri shqiptare, nuk bëhet nami. Raste të tilla ka pothuaj çdo vit anë e mbanë botës dhe gjatë gjithës historisë së pas Luftës së Dytë Botërore janë shënuar shumë raste të tilla. E sidomos kur meriton të bie, për arsye korrupsioni e keq-qeverisjes.

Rasti i fundit, si të thuash në mahallë të trojeve shqiptare, ndodhi në Austri, kur fund javën që kaloi, Kancelari Sebastian Kurz shpërbëri koalicionin qeverisës ndërsa bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së zëvendësit të tij, Heinz-Christian Strache, udhëheqës i Partisë së Lirisë, një forcë politike që përfaqëson ekstremin e djathtë në atë vend. Kjo ndodhi, pasi Zëvendës Kancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën, ndërkohë që dy gazeta të njohura gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku zyrtari i lartë austriak shfaqej duke i ofruar kontrata shtetërore një investoreje të dyshuar ruse, gjatë një takimi në Spanjë. Sipas lajmeve, Zëvëndës Kancelari Strache shfaqej në videon e publikuar duke diskutuar mundësitë e dhënies së kontratave shtetërore në këmbim të favoreve.

Si përfundim, Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz shpërbëri koalicionin qeverisës dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pasi zëvendësi i tij, Heinz-Christian Strache, udhëheqës i Partisë së Lirisë, një forcë politike që përfaqëson ekstremin e djathtë, dha dorëheqjen nga detyra e tij. Pas shpërbërjes së qeverisë, Kancelari Sebastian Kurz, bëri thirrje për zgjedhje të reja të parakohëshme, duke i dhënë kështu fund qeverisë së koalicionit. Ndërkohë, Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen tha të dielën që kaloi se propozon një fillim të ri për vendin e tij, duke sugjeruar që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen “sa më shpejt”, në fillim të shtatorit, me qëllim që sipas fjalëve të tija të, “rivendoset besimi i popullit tek qeveria”, ka thënë Presidenti austriak.

Një rast tjetër në mahallë të Shqipërisë është edhe rasti i Italisë ku për arsye të ndryshme, përfshir korrupsionin dhe skandalet ekonomike dhe politike gjatë viteve, qeveritë italiane kanë renë, bien dhe janë shpërndarë shpesh para skadimit të afatit qeverisës. Në të vërtetë, Italia është e njohur për ndryshim qeverishë si pasojë e krizave të ndryshme politike. Gjatë pothuaj 70-viteve të fundit, pas rënjes së fashizmit, Italia ka pasur, mesatarisht, një qeveri të re në vit, duke zgjatur në pushtet pak më shumë se një vit.

Megjithëkëtë, ndonëse nuk ësht e rekomandueshme një ndryshim i tillë i shpesht i qeverive, Italia vazhdon si shtet pa trazira të mëdha politike, ashtu siç po vazhdon edhe Austria në këtë ndërkohë. Nuk bëhet nami pra nëse bie një qeveri e sidomos kur ka arsye, që për shkaqe korruptive dhe keq-qeverisje, të ketë ndryshime në drejtimin e vendit, madje edhe të bier qeveria duke përfunduar në zgjedhje të reja, për cilindo vend qoftë fjala. Edhe në Shqipëri, si pasojë e trazirave dhe krizës politike që ka pllakosur atë vend, po bëhen thirrje për shpërbërjen e qeverisë dhe të për mbajtjen e zgjedhjeve të lira – si një mënyrë demokratike për të dalur nga ky ngërç politik që po e çon vendin në prak të katastrofës. Nuk bëhet nami në Shqipëri as nuk merr fund bota nëqoftse- në mungesë të një dialogu të mirëfilltë midis palëve për zgjidhjen e çështjeve me të cilat përballet vendi – të shpërbëhet qeveria, të formohet një qeveri teknike dhe të shpallen zgjedhje të reja. Mos kini frikë nga sovrani! Bëni më të mirën për vendin dhe Kombin!

Nuk është gjë e re të thuhet se në Shqipëri mbizotëron korrupsioni në të gjitha nivelet e pushtetit dhe të qeverisë. Këtë e kanë thënë vendasit dhe e thonë edhe ndërkombëtarët. Nuk besoj se ka nevojë për publikimin e ndonjë videoje, ashtu siç ndodhi në Austri kohët e fundit, për të provuar përhapjen e korrupsionit në Shqipëri.

Në lidhje me skandalin e fundit në Austri, organizata Transparency International (TI) që merret me luftën kundër korrupsionit anë e mbanë botës, u shpreh se një rast i tillë si siç është dorëheqja e Zevëndës Kancelarit austriak Heinz Christian Strahe, pasqyron faktin se sa e lehtë është që të ndodhë abuzimi i pushtetit dhe manipulimi i arenës politike, madje edhe në vende si Asutria, që konsiderohen si shtete që kanë një nivel të ultë korrpusioni. Transparency International rekomandon, ndër të tjera, një transparencë të vërtetë, sidomos kur është fjala për kontratat e Partneritetit Publik Privat (PPP). (Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka nivelin më të lartë të PPPS-s, në Ballkan). TI bën gjithashtu thirrje për ligje më të forta për financimin e partive politike si dhe për marrjen e masave të bashkrenduara më mirë dhe kundër pastrimit të parave, në nivel ndërkombëtar.

“Videoja Strache është një shembull se politikanët e korruptuar i konsiderojnë kontratat publike si një mjet për të siguruar favore politike” për miqtë e tyre dhe për veten, është shprehur Drejtoresha e Transparency International, Patricia Moreira. Ajo ka shtuar se, “Anë e mbanë botës, kontratat publike dhe projektet e infrastrukturës janë ndër më të dalluarat që bien pre e korrupsionit.” Në deklaratën e saj, ajo thekësoi gjithashtu edhe rëndësinë që ka shtypi i lirë në luftën kundër korrupsionit. “Në një vend ku gazetarët nuk mbajnë përgjegjës politikanët për punët dhe veprimet tyre, në atë vend lulëzon korrupsioni”, ka thenë zyrtarja e Transparency International, në një deklaratë me rastin e publikimit të videos që çoi në dorëheqjen e qeverisë austriake të kaolicionit.

Më në fund, orgnaizata që lufton korrupsionin anë e mbanë botës, Transparancy International thekson se videoja Strache nuk duhet të shikohet si një incident i izoluar që përfshin vetëm politikanët, parti ose disa vende, por të shikohet si një problem sistemik korrupsioni që prekë shumë vende, anë e mbanë botës.

Por në shumë raste të botës, e sidomos në vendet që e konsiderojnë veten demokratike, kur përballen me raste të tilla korruptive të përmasave të mëdha në nivelet qeveritare – në interesin kombëtar — ato marrin masat e nevojshme për tu përballur me situata të tilla në mënyrë demokratike – përfshir edhe dorëheqjen e qeverisë, ashtu siç bëri qeveria e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Asgjë në këtë botë nuk është e përhershme, asgjë dhe askush në këtë botë, përfshir edhe një kancelar, një kryeministër ose një qeveri, nuk janë të pazevëndësueshëm dhe as të përgjithëmonshëm. Por, interesat kombëtare duhet të jenë gjithmonë të pazevëndsueshme dhe të përgjithëmonshëme dhe mbi interesat politike, partiake dhe financiare, qoftë për një zevëndës Kancelar ose një një kryeministër, i cilitdo vend qoftë. Dorëheqja e një qeverie, në interes të Kombit – përball krizave të pazgjidhëshme politike — është masa më e ndershme, më demokratike dhe më patriotike që mund të marrë një udhëheqës që e do popullin dhe vendin e vet. Nuk merr fund bota se bie një qeveri…Pyetja me rëndësi është se çfarë vjen pas një dorëheqje të tillë të mundëshme, ashtuqë qeveria e re të mos jetë një riciklim i të vjetrës.

Jam i vetdijshëm se Shqipëria nuk është as Austria e as Italia, por nga ana tjetër, kur marrim parasysh zhvillimet aktuale dhe gjendjen e krijuar atje, e cila me të vërtetë kur e vëren mdje edhe nga larg, një valë e pamëshirshme ndjenjash të kapllon shpirtin dhe mendjen. Kur njeriu sheh se në mbarë botën gjërat ndryshojnë sidomos përball krizash, veç në Shqipërinë tonë, jo. Edhe kur ndryshon atje ngjyra e qeverive, fatkeqsisht, duket se mjerimet mbeten të njëjta për atë vend dhe për atë popull.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Tirania e shumicës - mendime të hedhura Frank Shkreli: Është koha për një mekanizëm të ri në Ballkan Frank Shkreli: Kur viktimat rrëfejnë historitë e tyre, stresohen shkaktarët e krimeve Frank Shkreli: 65 vjet bektashizëm shqiptar në Shtetet e Bashkuara Frank Shkreli: Gazetaria dhe zgjedhjet në kohëra të përhapjes së informacionit fals Frank Shkreli: Të ndarë dhe të përçarë?! Frank Shkreli: Komuniteti shqiptaro-amerikan në ball të kujtimit të viktimave të luftës në Kosovë Frank Shkreli: Çamëria, krahina më jogore e trojeve etnike shqiptare Frank Shkreli: Në Prishtinë u mbajt akademi përkujtimore për masakrën e Tivarit Frank Shkreli: Nënë Tereza bashkon dy famulli amerikane në një Frank Shkreli: Lidhje të ngushta ushtarake midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Frank Shkreli: Shteti dhe feja janë dy ente me role të ndryshme Frank Shkreli: Vdekja e diskursit publik në botën shqiptare Frank Shkreli: Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri dhe realiteti i sotëm politik Frank Shkreli: Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me malësorët e Detroitit për të kujtuar Ded Gjon Lulin Frank Shkreli: 110 vjetori i gazetës Dielli Frank Shkreli: Ofensiva mediatike ndërkombëtare e Kinës kundër lirisë së shtypit në botë Frank Shkreli: Demokracia e vërtetë është e mirë edhe për shëndetin Frank Shkreli: ' Dimri i Gjatë i Vitit 1945' - në kujtim të Masakrës së Tivarit Frank Shkreli: Në prag të festimeve të 110 vjetorit të themelimit të gazetës Dielli

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT