E merkure, 11.12.2024, 11:52 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Nënë Tereza bashkon dy famulli amerikane në një

E marte, 23.04.2019, 07:21 PM


NËNA TEREZE BASHKON DY FAMULLI AMERIKANE NË NJË

Nga Frank Shkreli

Dy kisha katolike, “Sacred Heart” dhe “St. Francis of Assisi” në qytetin Njubërg të Nju Jorkut, një qytet i vogël në breg të lumit madhështor Hudson, janë bashkuar kohët e fundit në një famulli, që është njësia e organizimit kishtar administrativ për këtë zonë.  Arkipeshkvia e Nju Jorkut, në bashkpunim me priftin e Kishës së re, ka vendosur që famullia e re, e dalë nga dy famullitë e lartëpërmendura – tani e tutje do të mbajë emërin e Shën Nënë Terezes.

Famullitari i Kishës së emëruar “Shën Nënë Tereza e Kalkutës”, Bill Damroth ka njoftuar emrin e ri të dy famullive të bashkuara, që sipas gazetës New York Catholic është famullia e parë në në këtë shtet që merr emrin e Nënë Terezës. Statuja e Nënë Terezës u zbulua gjatë ceremonisë historike të njoftimit të emrit të ri të famullisë, në prani të më shumë se 300 antarëve të saj.

“Ishte një natë shumë e bukur”, citohet të ketë thënë famullitari Damroth, duke shtuar se pagëzimi i famullisë së bashkuar me emrin Nënë Tereza, “Ishte një celebrim i shpresave për të ardhmen tonë”.

I përndershmi Damroth tha për gazetën katolike të Nj Jorkut, “Catholic New Yorker”, se “Nënë Tereza kishte të njëjtat mundime dhe çkurajime, si të gjithë ne, por ajo i përballoi të gjitha ato nepërmjet forcës së besimit të saj.  Ajo ishte bashkuese! Ishte pjesë e të gjitha segmenteve të shoqërisë: të pasur, të varfër, të sëmurë e të shëndoshtë.  Ajo gjëndej kudo që e donte nevoja. Në cilën do pjesë të botës, ajo gjëndej atje, për të gjithë.”

Emri i Shën Nënë Terezes ishte ndër tre emra që i ishin dërguar Kardinalit të Nju Jorkut për konsiderim, përfshirë Shën Papa Gjon Palin e II.  Kardinali i Nju Jorkut e kishte lënë në dorë të vet famullitarit Damroth të përzgjidhte emrin për famullinë e re.  Ai më në fund kishte vendosur që tani e tutje famullia e re do njihej me emrin Shën Nënë Tereza.  I Përndershmi Damroth është shprehur për gazetën katolike të Nju Jorkut se zgjodhi emrin e Nënë Terezës pasi ajo njihet anë e mbanë botës dhe se kishte pasur rastin ta takonte disa herë gjatë vizitave të saja në Shtetet e Bashkuara, ku Nënë Tereza ka disa qëndra të murgeshave të saja.  Prifti Damroth tha se kishte thënë meshë dy tre herë në prani të Nënë Terezës dhe se ishte bindur që atëherë se ai gjëndej, “në prani të një shënjtëreshe moderne të gjallë”.

“Është një nder i madh që pas aq shumë vitesh, të kemi mundësinë që ti dedikojmë dy kishat tona këtu në Njubërg, një gruaje religjioze e cila ka ndryshuar botën vetëm për mirë dhe e cila vazhdon edhe sot të influencojë pozitivisht mbarë botën”, është shprehur famullitari i Kishës Shën Nënë Tereza, duke theksuar se “Është e pabesueshme për mua që sot të kam rastin, mundësinë dhe privilegjin të nderojmë në këtë mënyrë, Nënë Terezën”.

Për shumë vite tani, motrat e Nënë Terezës kanë qëndrat e tyre në zonat më të varfëra të Nju Jorkut, në lagjën Harlem dhe në Bronks.  Ishte pikërisht në Kuvendin e motrave të saja në Bronks më 1997 ku ajo u takua me Princeshën Diana.  Ishte një takim i cili ende edhe sot ka mbetur në imagjinatën e të gjithë atyre që kanë qenë dëshmitarë të takimit të famshëm të “murgeshës me princeshën”.  Vetëm disa muaj pas takimit të tyre në Bronks, ato ndërruan jetë të dyja mbrenda një jave.

Bronks, 1997

Imazhe të tilla ka shumë nga jeta, takimet dhe veprimtaria e Nënë Terezës, jo vetëm në Nju Jork, në Washington dhe në Shtetet e Bashkuara, por edhe anë e mbanë botës.  Por, Nju Jorku dhe lagjet e tija Bronksi, Harlemi dhe Bruklini kishin një vend të posaçëm në zemrën e Nënë Terezës.  Kishte qenë në moshën 86-vjeçare, e sëmur dhe vetëm pak muaj para se të ndërronte jetë, që Nënë Tereza kishte bërë një vizitë të papritur në lagjet Harlem dhe Bronks, për të vizituar murgeshat e saja.

Vizita të tilla kishte bërë shumë gjatë periudhës ç’prej fillimit të 1980-ave kur kishte marrë çelsin e qytetit të Nju Jorkut nga krye-bashkiaku i këtij metropoli në atë kohë, Z. Edward Koch.   Dukej sikur Nënë Tereza kishte renë në dashuri me Nju Jorkun por edhe Nju Jorku kishte renë në dashuri me Nënë Terezën.  Këtyre imaxheve dhe kujtimeve u është shtuar tani edhe një famulli që mban emrin e Shën Nën Terezes shqiptare, në një lagje të një njësie administrative kishtare në qytetin Njubërg të shtetit të Nju Jorkut, pranë lumit gjigant. Hudson.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqë, Nënë Tereza pranon Çelsin e Qytetit të Nju Jorkut nga Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Edward Koch, në vitin 1981 -- June 5, 1981. (PAUL BURNETT/ASSOCIATED)

Buletini i famullisë, Shën Nënë Tereza e Kalkutës, siç shënohet edhe më lartë në faqen e parë të buletinit, e lindur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, 26 gusht, 1910



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Lidhje të ngushta ushtarake midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Frank Shkreli: Shteti dhe feja janë dy ente me role të ndryshme Frank Shkreli: Vdekja e diskursit publik në botën shqiptare Frank Shkreli: Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri dhe realiteti i sotëm politik Frank Shkreli: Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me malësorët e Detroitit për të kujtuar Ded Gjon Lulin Frank Shkreli: 110 vjetori i gazetës Dielli Frank Shkreli: Ofensiva mediatike ndërkombëtare e Kinës kundër lirisë së shtypit në botë Frank Shkreli: Demokracia e vërtetë është e mirë edhe për shëndetin Frank Shkreli: ' Dimri i Gjatë i Vitit 1945' - në kujtim të Masakrës së Tivarit Frank Shkreli: Në prag të festimeve të 110 vjetorit të themelimit të gazetës Dielli Frank Shkreli: 70 më parë ndërroi jetë nën tortura - bariu i katolikëve dhe engjëlli i myslimanëve Frank Shkreli: 20 vjetori i sulmit të Nato-s kundër Serbisë Frank Shkreli: Mbështetja e fortë amerikano-gjermane për NATO-n përballë kërcënimit rus Frank Shkreli: Edhe njëherë për rrezikun ruso-turk në Shqipëri dhe në Kosovë Frank Shkreli: Prof. Dr. Rexhep Krasniqi - bir shpirti i Bajram Currit Frank Shkreli: Dita Ndërkombëtare e Radios Frank Shkreli: Një riangazhim i Shteteve të Bashkuara në Europën Qendrore Frank Shkreli: Fuqia e Lutjeve Frank Shkreli: Këta e kanë kapur patriotizmin dhe demokracinë për bishti Frank Shkreli: Dhurimi i pajisjeve për të forcuar kujtesën

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora