Kulturë
Lulzim Logu: Jubileu drithërues i një poeti
E shtune, 11.05.2019, 09:56 AM
“JUBILEU
DRITHERUES I NJE POETI”
Nga
Lulzim Logu
Në
Tropojë u mbajt Edicioni i 9-të i Manifestimit Tradicional “Ora e Poezisë”
2019, organizuar nga “Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “, në mjediset e
Bibliotekës Publike B.Curri.Merrnin pjesë krijues nga të gjitha trevat
shqiptare, të cilët vazhdimisht janë pjesë përbërëse e këtij aktiviteti, që
zhvillohet në majin e bukur të rilindjes pranverore, në qytetin e
mrekullueshëm, në prehrin e bjeshkëve alpine.
Sivjet
ky edicion ju kushtua terësisht krijimtarisë së poetit të shquar tropojan
Skënder Buçpapaj, duke u ndalur kryesisht në librat e tij të fundit, të botuar,
“Frikë nga atdheu” dhe”Jubileu i shiut të çmendur”.Vetë aktiviteti kishte si
logo titullin “Jubileu dritherues i nje poeti”
Manifestimin
e pershendetën në hapje të tij, N/prefekti i Qarkut Kukës, z. Granit Kurmekaj,
dy n/kryetarët e Bashkisë Tropojë, znj.Feride Rrahmani dhe z. Astrit Margjekaj,
kryetari i Shoqatës”Bytyçi”, z. Agron Gjediaj dhe shumë të ftuar të tjerë nga
Norvegjia, SHBA, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Në
aktivitetin e ideuar dhe drejtuar nga z.Lulzim Logu, kryetar i “Klubit të
Shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë, përformoi Grupi Letrar dhe Artistik i
këtij klubi, me pjesmarrjen e veçantë të dy këngëtareve të talentuara, Enisa
Bytyçi nga Malisheva dhe Klara Hasukaj nga Tropoja.
“Klubi
i Shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë ndau për Z.Skender Buçpapaj dhe
bashkëshorten e tij, poeten dhe veprimtaren Elida Buçpapaj medaljen më të lartë
të tij”Nderi i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë, të cilat u
pranuan nga vëllai i poetit, Hasan Buçpapaj.
Ky
manifestim parapriu Mitingun jubilar, të 55-tin me rradhë të Poezisë në
Gjakovë, organizuar nga Klubi Letrar “Gjon Nikoll Kazazi” me 10 Maj 2019.
Tashmë
të dy klubet janë në vitin e 14-të të bashkëpunimit midis tyre, duke besuar në
misionin integrues të kulturës dhe duke sjellë një praktikë pozitive të
bashkëpunimit frytëdhënës dhe jetëgjatë mes dy asosacioneve letrare dhe
kulturore.
TROPOJE,
11/05/2019