E diele, 22.09.2019, 09:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Lirika maji

E shtune, 11.05.2019, 07:41 AM


Lirika maji

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1. Dlirësi

Po lë veten në krahët e qejfit,

Iku: u arratis shpirti nga trupi!

Dilni e shihni: nuk mbahem shendit

Dhe nuk pyes hiç nga turpi.

Turpi,- thonë,-  nuk ka brirë

(Ku pyet nga turpi një,si unë: "çunak?!")

Tani jam krejt si xhind i pirë

Dhe të marrë në vetull gjak.

Çfarë? Nuk besoni dhe jini mëdyshur?

Se ç'them e shkruaj,është sajim?

Ka ardhur,enkas, për mua syri  i ndritur

Dhe me të shkova në vidhimë.

2. Letër  malli

Një letër malli mora  sot

Çdo rresht i saj, mbushur mall

Sa u gëzova! Lavdi, o ZOT!

Po ku ka çast më të bukur, vallë?

Mbi letër, një zemër vizatuar në mes

Ca pika loti mbi të si "vulë"

Unë nga gëzimi sa nuk thërres

Jo. Më besoni: nuk jam më burrë!

M'u bë e dashura krejt e pranishme

Aty, mes rreshtave, e gjej përballë

O miq, më thoni:- A mund të bëja ndryshe

Se sa të lëshoja një lot të valë?!

3.... dhe pastaj

Ato buzë aq sensuale

Sa i shoh dhe dua t'i puth

Mendja ngrihet në"alarme"

Gati turpin ha me bukë.

Gati turpin ha me bukë

Se shikimin ke drithërues

Ballë për ballë jemi në rrugë

Tash shikimi është tundues.

Unë "ngacmim" nuk duroj

Edhe kam nevojë për fre

Tash, i paturp, të pushtoj

S'pyes për moshën që ti ke.

Se unë kokën kam  me thinja

Ti më je si lule e brishtë

Por në maj zë lëshoj  "xixa"

Dhe, pastaj,"dehem" djalërisht.

4. Ky   shi

Ky shi i butë si në lirikat japoneze

Më lagu paq e më bëri trokë.

Më kujtoj një kohë të kahershme

Kur një shi i tillë na lagu tok.

Na lagu tok dhe qemë të rinj

Dhe që binte shi as që pyetëm

Ke parë që  nëpër shi, bëmë dashuri

Dhe donim që shiu të vazhdonte tërë jetën.

E kujtoj atë ditë me nostalgji

Dhe zë pyes veten:- Ku do jesh, vallë?

Mike, moj mike dhe sot po bie shi

  imazhi yt dhe vjen si i gjallë.

Shiu vazhdon ashtu urtë e butë

Një shi i tillë s'bën dëm, por bën mirë

Unë, nëpër shi, nuk nxitoj se s'e kam me ngutë

Të kujtoj ty dhe nuk ndihem mirë.

5.Një erë parfumi

Një erë parfumi

Si nga petale gjysëm të hapura

Me fllad maji m'i mbushi

Mushkëritë e "zbrazura"

Parfumin e kish hedhur

Një zonjë e "stolisur!

Po ja që më ka"dehur"

Dhe si xham kam"krisur".

"U krisa" nga mendja

Se dehem pa pirë

E rëndë u bë gjendja

Dhe s'po ndihesha mirë

Kjo zonjë magjepse

Me  erë parfumi

Më vuri ca "strese"

Sa ika unë,mallshumi.

Tiranë,  7 maji  2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT