| E shtune, 11.05.2019, 07:41 AM |
Lirika
maji
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1. Dlirësi
Po
lë veten në krahët e qejfit,
Iku:
u arratis shpirti nga trupi!
Dilni
e shihni: nuk mbahem shendit
Dhe
nuk pyes hiç nga turpi.
Turpi,-
thonë,- nuk ka brirë
(Ku
pyet nga turpi një,si unë: "çunak?!")
Tani
jam krejt si xhind i pirë
Dhe
të marrë në vetull gjak.
Çfarë?
Nuk besoni dhe jini mëdyshur?
Se
ç'them e shkruaj,është sajim?
Ka
ardhur,enkas, për mua syri i ndritur
Dhe
me të shkova në vidhimë.
2. Letër malli
Një
letër malli mora sot
Çdo
rresht i saj, mbushur mall
Sa
u gëzova! Lavdi, o ZOT!
Po
ku ka çast më të bukur, vallë?
Mbi
letër, një zemër vizatuar në mes
Ca
pika loti mbi të si "vulë"
Unë
nga gëzimi sa nuk thërres
Jo.
Më besoni: nuk jam më burrë!
M'u
bë e dashura krejt e pranishme
Aty,
mes rreshtave, e gjej përballë
O
miq, më thoni:- A mund të bëja ndryshe
Se
sa të lëshoja një lot të valë?!
3.... dhe pastaj
Ato
buzë aq sensuale
Sa
i shoh dhe dua t'i puth
Mendja
ngrihet në"alarme"
Gati
turpin ha me bukë.
Gati
turpin ha me bukë
Se
shikimin ke drithërues
Ballë
për ballë jemi në rrugë
Tash
shikimi është tundues.
Unë
"ngacmim" nuk duroj
Edhe
kam nevojë për fre
Tash,
i paturp, të pushtoj
S'pyes
për moshën që ti ke.
Se
unë kokën kam me thinja
Ti
më je si lule e brishtë
Por
në maj zë lëshoj "xixa"
Dhe,
pastaj,"dehem" djalërisht.
4. Ky shi
Ky
shi i butë si në lirikat japoneze
Më
lagu paq e më bëri trokë.
Më
kujtoj një kohë të kahershme
Kur
një shi i tillë na lagu tok.
Na
lagu tok dhe qemë të rinj
Dhe
që binte shi as që pyetëm
Ke
parë që nëpër shi, bëmë dashuri
Dhe
donim që shiu të vazhdonte tërë jetën.
E
kujtoj atë ditë me nostalgji
Dhe
zë pyes veten:- Ku do jesh, vallë?
Mike,
moj mike dhe sot po bie shi
Zë imazhi yt dhe vjen si i gjallë.
Shiu
vazhdon ashtu urtë e butë
Një
shi i tillë s'bën dëm, por bën mirë
Unë,
nëpër shi, nuk nxitoj se s'e kam me ngutë
Të
kujtoj ty dhe nuk ndihem mirë.
5.Një erë parfumi
Një
erë parfumi
Si
nga petale gjysëm të hapura
Me
fllad maji m'i mbushi
Mushkëritë
e "zbrazura"
Parfumin
e kish hedhur
Një
zonjë e "stolisur!
Po
ja që më ka"dehur"
Dhe
si xham kam"krisur".
"U
krisa" nga mendja
Se
dehem pa pirë
E
rëndë u bë gjendja
Dhe
s'po ndihesha mirë
Kjo
zonjë magjepse
Me erë parfumi
Më
vuri ca "strese"
Sa
ika unë,mallshumi.
Tiranë, 7 maji
2019