E premte, 26.04.2024, 07:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Si u identifikua në vitin 2011 flamuri i Kongresit të Lushnjës?

E marte, 26.02.2019, 09:32 PM


Si u identifikua në vitin 2011 flamuri i Kongresit të Lushnjës?

Nga Gëzim Llojdia

1.

Rreth një vit përpara 100 vjetorit të Pavarësisë kombëtare  rreth datës 25 nëntor 2011   është identifikuar flamuri i Kongresit të Lushnjës  që gjendej  që prej vitesh në Fondin Etnografik te Qendrës së Studimeve Albanologjike. Lidhur me këtë të dhënë të rëndësishme Dr Ariola Prifti  shprehet se:”Flamuri është realizuar në një pëlhurë mëndafshi, apo taftaje, (mëndafsh artificial prej ksantoceluloze), por që akoma nuk është analizuar. Ai është i kuq dhe ka në qendër shqiponjën me dy krerë, e  stilizuar në formën e shqiponjës së përdorur në atë kohë dhe e ngjashme si ide me atë të flamurit të pavarësisë, kur akoma nuk ishte zyrtarizuar forma e shqiponjës në flamurin kombëtar. Shqiponja është realizuar në një pëlhurë të mëndafshtë që është qepur mbi pëlhurën e kuqe. Në njërën anë të flamurit ka tre unaza metalike, që shërbenin për ta lidhur flamurin në shkop.

Cilët ishin dimesionet e këtij flauri të kësaj ngjarje të veçantë në historinë shqiptare?

Dr.A.Prifit”Dimensionet e flamurit janë:Gjatësia      121       cm. Gjerësia        70       cm.

Flamuri, në njërën anë, mbi shqiponjë, është vulosur me një vulë ku lexohet data 20.01.1920 dhe poshtë datës: LUSHNJE. Vula tregon zyrtarizimin e flamurit pikërisht një ditë para fillimit të punimeve të Kongresit. Ishte e martë. Nuk duhet te presim qe flamuri të këtë pikërisht vulën e Kongresit, sepse kongresi akoma nuk kishte filluar dhe nuk kishe marrë akoma as një vendim as edhe për miratimin e vulës.

2.

Mirëpo pyetja që ngrihet është se cili ishte ideuesi i  këtij flamuri?            Studiuesja shprehet:Akoma nuk e dimë se kush e ideoi përdorimin e këtij flamuri dhe kush e vulosi. Kjo duhet kërkuar në emrat e Komisionit Organizator të Mbledhjes Kombëtare, që ishin patriotët Eshref Frashëri, Sheh Ibrahim Karbunara, (drejtuesi i komisonit), Ferid Bej Vokopola dhe Nebi Sefa. Kjo bazuar në Izet Shehu, Trajtesë për Kongresin Kombëtar të Lushnjës, 22 janar 2011. Sipas Valentina Dukës,  në Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë 2007, faqe 111, përmenden emrat e disa patriotëve të tjerë që u përpoqën për thirrjen e Kongresit të Lushnjës, si Aqif Pashë Bi?aku, Iljaz Bej Vrioni, Ahmet Zogu, Abdi Toptani, Ali Bej Këlcyra, etj.

3.

A ka pasur flamuj të tjerë në këtë kuvend? Duke ju referuar vitit 2011 ,studiuesja e cila ka punuar në këtë qëndër  shprehet : Do të duhet të përmendim këtu disa raste të ekzistencës së disa flamujve të tjerë, që lidhen me Kongresin e Lushnjes.Në Muzeun Historik Kombëtar është i ekspozuar një flamur, i vogël për nga dimensionet, i cili është përdorur si flamur tavoline gjatë zhvillimit të punimeve të kongresit. Po për vkëtë vit 2011, Muzeu i Kongresit të Lushnjës ruan në arkivin e vet dy flamuj, shumë të dëmtuar, të cilët kanë të shkruar me bojë, e me dorë të lirë, “21.I.1920, Mbl.kob. Lushnje” dhe tek tjetri: “21.I.1920”. Këto dy shkrime, të shkruar keq, e keq dhe me gabime ortografike, të bëjnë të dyshosh se mund të jenë zyrtarë. Por ka edhe dy fakte të tjera shumë komprometuese për origjinalitetin e tyre dhe përkatësisë për këtë ngjarje. E para. Forma e shqiponjës nuk është ajo e asaj kohe, por shumë më e vonshme. E dyta. Në shiritin e bardhë ku kalonte litari është stampuar me bojë të zezë TORINO. Ka edhe disa germa të tjera. Pra këta janë flamuj të mëvonshëm nga kjo ngjarje, të stampuar në Itali.Ndërsa flamuri që ruhet në fondin etnografik të QSA është një flamur i zyrtarizuar me vulë. Ai është bërë pjesë e fondit etnografik në vitin 1946, kur objektet e Muzeut Kombëtar i u dorëzuan Institutit të Shkencave. Në vitin 1957, me krijimin e Universitetit të Tiranës, u krijua edhe Instituti i  histori-gjuhësisë, i cili përfshiu në strukturat e veta edhe fondin etnografik dhe si pjesë e inventarit të këtij fondi, edhe flamurin  në fjalë. Me ndryshimet organizative, sot flamuri  ruhet në Qendrën e Studimeve Albanologjike, në fondin etnografik të saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora