E enjte, 22.04.2021, 04:38 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Model - Linja e re e xhinseve në Paris nga një model shqiptar

E merkure, 20.06.2007, 10:04 PM


Ish futbollisti Olsi Stromi  imazhi i ri agjensisë prestigjoze “Rikardo Gajli” në Milano

Ish futbollist, artist në shpirt, por mbi të gjitha tepër i apasionuar mbas modës dhe pasarelave Olsi Stromi nuk ndalet përpara asgjëje. Ai është i vetmi model shqiptar ( pas Fatjon Pustinës) që pritet të shkojë në Milano.
Model në agjensinë prestigjoze “Rikardo Gajli” ai është zgjedhur nga kjo agjensi si përfajqësuesi i imazhit të saj mashkullor.

Olsi do të prezantojë së shpejti në Paris linjen e re të xhinsit
Pavarësisht gjithçkaje ai ja lë në dorë suksesin në dorë të ardhmes.
Tepër i apasionuar pas profesionit të tij si model çdo arritje personale ja dedikon vullnetit dhe punës së palodhur, pa harruar sigurisht edhe stilistin e talentuar Joni Peçi i cili e ka ndihmuar të çaj rrugën drejt pasarelave europiane.

Cila ka qenë  arsyeja që ju ka shtyrë drejt rrugës së modës?
Unë kam qenë sportiest, por për shkak të fatkeqësive sportive kam hequr dorë. Duke qenë i ndërgjegjshëm për fizikun tim si dhe falë vullnetit që kam iu futa rrugës së modës. Padyshim që lidhja me Joni Peçin e shtyu deri në fund këtë ëndërr timen. Unë vij nga një familje artistësh dhe që i vogël jam rritur me një frymë artistike. Duke e patur babain regjizor , vëllain dhe dajat aktore si dhe nenen zysh letersie dhe pedagoge shkencash nuk me ka munguar per asnje moment muza dhe fryma artistike te cilat kane qenë një shtysë shumë e madhe për mua.

Sa të ndihmon pamja jashtme në marrëdhënie me të tjerët?
Unë pajtohem me një thënie franceze që thotë prite nga pamja dhe përcille nga mendja. Sigurisht që e bukura shihet dhe pëlqehet nga të gjithë, por nuk duhet vlerësuar vetëm kjo. Unë mendoj se pas përshtypjes së parë njeriu vlen nga idetë.
Nga 1-100% sa rëndësi i jepni paraqitjes së jashtme në krahasim me brendësinë e një njeriu?
Do të thosha 50-50%.

Sa kohë në ditë i kushtoni lukut tuaj?
Nuk i kushtoj shumë kohë. Vetë mënyra ime e jetesës më bën që të ndryshoj veshjen time shumë herë në dite. Paradite merrem me punët që mund të kem, kurse pasdite shkoj në palestër, kështu që i përshtatem ambientit ku shkoj. Preferoj shumë veshjen sportive në jeten e përditshme, pasi më bën të jem më tepër praktik. Minimalisht vetës në ditë i kushtoj gjysmë ore, pasi nuk më pëlqen të rri shumë para pasqyrës.

Kush kujdeset për garderoben tuaj?
Kryesisht merret vëllai im, i cili është aktor dhe jeton në Montreal. Por kohët e fundit vishem edhe nga Joni Peçi i cili është edhe stilisti im i preferuar. Më pjesën tjetër merrem vetë.

A ka një arsye që do t’ju bënte të hiqnit dorë nga bota e modës?
Nuk besoj se ka një arsye aq të fortë sa të më bëjë të heq dorë nga puna ime si model. Nuk do ta bëja një zgjedhje të tillë për asgjë në botë. E dashuroj profesionin tim.

Si e shihni veten pas njëzet vitesh?
Është pak e vështirë ta imagjinoj, pasi jeta është e mbushur plot me të papritura, por gjithësesi mendoj se do të jem po ky djalë i mbushur me shpresë, i freskët, emotiv dhe plot dashuri. Koha zbeh materien, por shpirti mbetet i paprekur deri në vdekje.

Sa xhentil jeni në raport me femrat?
Aq sa duhet dhe aq sa nuk duhet. Në momentet që duhet të jem xhentil jam i tillë, në një moment tjetër kur nuk duhet të jem, nuk jam sepse nuk e bëj dot një gjë të tillë, nuk dal dot nga vetja ime. Kur e ndjej që duhet të dhuroj lule dikujt e bëj. Thjesht sigurohem që të mos interpretohet si dobësi nga ana ime, megjithëse deri tani nuk më ka ndodhur një gjë e tillë.

Cili është personi që ka më shumë rëndësi në jetën tënde?
Familja ime, pasi nuk mund ta ndaj nënën time nga vëllai. Pastaj sigurisht, vijnë me radhë të tjerët, por që për mua primare mbetet familja ime.

Ku e shihni të ardhmen e karrierës suaj brenda apo jashtë Shqipërisë?
Karriera në fushën e modës bëhet jashtë. Në Shqipëri gjërat janë shumë të vështira. Do të më pëlqente ta alternoja punën si model, si  brenda edhe jashtë vendit. Sigurisht që preferoj më shumë pasarelat e huaja, por nuk dua ta ndërpres bashkëpunimin me Joni Peçin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora