E premte, 26.04.2024, 08:43 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ton Koka: Në kujtim të intelektualit Nush Radovani

E diele, 14.09.2008, 03:59 PM


Ton Koka  (majtas)
Para pak ditësh u nda nga jeta në Trieste intelektuali shkodran Nush Radovani.

I rritun në rrethet kulturore katolike të Shkodrës ai pat studiue në vitet ’30-’40 në Romë dhe në Firence në degët matematikë dhe statistikë.

U dënue nga regjimi i E. Hoxhës si antikomunist dhe vuejti dënimin në kampin e Vloçishtit, në Korçë.

Ishte nji prej simboleve të rezistencës së heshtun antikomuniste dhe menjiherë pas ramjes së regjimit edhe i organizimit të lëvizjes demokrate në Shkodër.

Ka qenë përpara 1944 dhe mbas viteve ’90 bashkpuntor i revistës «Hylli i Dritës», ndërsa ka punue për vite me rradhë si mësues matematike në qytetin e Lezhës, tue formue me dashuni dhe pasion breza të tanë të rinjsh, për të cilët qe nji model virtytesh të nalta morale dhe qytetare.

* * *

I dashtuni Nush,
Nji ças i perdhimbëshëm por edhe ma i randë për mue me kethye në shtëpi pa të përshëndetë si shok i rinis me fjalë qi dalin nga zemra e gandueme.
Jemi njohtë kund perpara 75 vjetve mbrenda atyne mureve të Jezuitve në Shkodrën kreshnike, në Rrethin e Veprimit Katholik “Don Bosco”. Ti nxanës në Kolegjen Saverjane, un ndjekëshe Gymnazin «Illyricum» t’Etenve Françeskan. Na lidhi nji miqësi edhe ma e ngushtë me rrjellje te vend-lindjes të Prindvet t’onë, Shirokas.

Rrethi “Don Bosco” ishte qendra e trajtimit fetar-kultural por edhe me degë Filodramatike e Sportive.
Zoti të kishte pajisë me nji squetsi të posaçme; ndiqeshe spjegime mbi katekizem me at grupin moshatare tri vjetë mbi ne. U dallojshe per shqise e kuptim të shpejtë, u ndajshe nga tjerët sepse i aft me cilsue probleme mbas vetive tueja. Nuk ishim në gjendje me te ndjekë por këto cilësi tueja na i zbloi ma vonë At Pjetër Mëshkalla.

Rrethi kishte edhe skuadrën e foot-ball –it; n’at skuadër je kenë hylli i teknikës. Ndeshjet me Antonjan e me Oratorjan sjellshin me qinda shikues.

Në vjetin 1934 mbyllen Shkollat Fetare e të gjith ndoqëm Gymnazin e Shtetit. More maturen e si student i shkelqyeshem me bursë mbrrijte në Firenze ku u diplomove me notën ma të naltë në Mathematikë dhe pa bjerrë kohë shkruehesh n’Universitetin e Statistikës në Romë. U dallove aq sa me u emnue ndihmes profesor. Nji meritë e jashtëzakonshme.

Gjatë vjetve të studimeve n’Itali ke lanë emen per urti, ndershmeni, pervuejtni; per këta virtyte je kenë njoftë heret. Në Rrethin “Don Bosco” qarkullonte fjala: “ngjani Nush Radovanit”.
Shembulli i jetës s’ate nuk ishte i lehtë me u pervetesue. Kishe le’ me trashigue urti e pjekuni e virtytet ma shejte i a ke rranjosë femijve ne kohë të vishtira në atdhe.

Nuk i pështove stuhis së kuqe me asgjasimin e mbarë Klerit dhe shekullarve të vlefëshëm tuj pësue burgim e vuejtje pa u përkulë masave shnjerzore sikurse ajo për nji vjetë rresht në burgun e Maliqit me bukë e ujë.

Kur gjoja u suell kapitulli i mjerimit, me shpresë me e vorrosë të kaluemen, ndodhë e paprituna: njeriu ne sfera të nalta qeveritare, i trokllon derës s’ate, për me harrue të kaluemen tuj të kërkue këshillë e bashkëpunim. At godi’ nuk e more parasysh. Kishe tejpamje politike të shëndoshta.
Tuj u pasë marrë vesht me Suzin, bashkëshorten bujare, me zemër të këputun ke parapëlqye rrugën e mergimit të çilun nga fëmijët e tu.

I pari cak Campo Longhetto, nji konak e nji kopësht të cillin e përpunove me andje e, për ndo’i tërhekje të shatit mendja të fluturonte andej Detit.

Misjonin ma të vështirë e ma bujar të jetës sate me i dhanë fëmijve dhe nipave edukatën e gdhendun në mend e në zemër e plotsove ma së miri. Dashtnija e dhanun, e, jam dishmitar i lumtun, t’asht shpërblye me të dashtunit tuej për rreth teje në ditë gëzimi dhe të vuejtjeve tueja të bartuna me duresë shembullore për hatër të Zotit.
E tash vetëm për shembullësi nji grusht dhe’ Zarufet mbi trupin tand.

Pushojsh në paqë të Zotit mik i paharrueshëm Nush Radovani.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora