E premte, 02.12.2022, 11:09 PM (GMT)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Bekimi i bajonetës

E merkure, 21.02.2018, 07:38 PM


Bekimi i bajonetës

 

Mehmetali Rexhepi

 

një rikthim mund të bëhet atje

te ai Pirg Druri e kafkash

përderisa ëndrrat na shpien ende

*

Jirinej për çdo zbardhim nate

tymos e spërkatë lutjet me gjak

shtjellon liturgji së cilës i hedh

mëlmesë e narkozë hartash

dhe  e  mpreh    ndryshkurën  shpatë

harron se dhe  grigja e ti 

do të  kullosë aty  deri në asht

*

orgji para ikonës së Shën Marisë

sikur t`ia kishin verbuar sytë

masturbon në Manastirin e Graçanicës

mbi barkun e vizatuar të Simonidës

për një Krisht legjitim e Jerusalem të ri

*

Jirinej nën veladonin e zi

përzuri çdo  herezi

i rrethuar ikonash të  kishës

nuk sheh si e nëmin heshtas

mëshirën e bishës

*

grykësia dhe anusi në gojën e tij

le të zhvendoset kjo anatomi

pa frymëmarrje pa mushkëri

erëkeqja i është vardisur etnisë

krupë e vjellë më vjen në shqisë

*

bashkat e reve e përpijnë edhe këtë kundërmim

sikurse temjanin e shkopin e lutjeve me barot

nuk zbrazeshin rrufetë  pse lutej ai

kaltërsive të mia të  kishte veçse lot

*

nën atë veladon  nuk  hyri bardhësia jonë

mëkatet do t`ia falnim një nga një

mbase kishim hirësinë e lashtë

të ikonave të mbërthyera

akëcilat tinëzisht vigjilojnë

*

kthimi i tkurrur në shenjat e kuqe

gjithçka ishte (zh)bërë trup mbi trup 

urëkalimesh përmes  zorrësh  litarë

reuma kristalizoi krushqit me gjithë nuse

etnia gjymtyrët e mpira zvarrë

i shtrinte pos në  inserte ëndrrash

*

një rikthim te ajo klithmë e fëmijës

e qeshura e parë dhe e fundit e foshnjës

ngulur në bajonetë

cilit fjalor nuk i këlthet

*

më i zi se veladoni  vjen

ora e lutjeve të tija

për bekimin e dorës së bajonetës

të ngulej sa më  thellë

në shtatëzanësinë e fqinjës të shkretës

*

çatia e shtëpia kthyer së prapthi nën muranë

gjarpri i shtëpisë sorollatet dhe qanë

*

shfletojeni fjalorin e zverdhur të diellit

ajo llahtari shkrumbon çdo  faqe të  kumtimit

atij fjalësi të  mallkimit

nuk i shqiptohen fonemat prej tymit

*

një rikthim te ajo Mollë do të ndodh

mes për mes kakofonisë

“mollë e ndaluar” kishte ngjizë

lozën e njerëzisë

*

gjenet e dheut prej gjaku e fosfori  ngurtësuar

pigmentuan Mollën e Kuqe

armaturë kafkash çimentuan  llahtarinë

në një arkitekturë

Çele Kullë

*

pllajave të  zhveshura të ndërdymes

herë zgorre e Mollës

herë njomështi e stinës

 

Gjilan,  më 15 kallnor 2018



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora