E merkure, 04.12.2024, 08:47 AM (GMT)

Kulturë

Tefik Selimi: Dëshmi e një kohe të rëndë jete

E merkure, 21.02.2018, 07:14 PM


Një libër i rëndësishëm publicistik si dëshmi e një kohe të rëndë jete...

Nga Tefik Selimi

S’ka me librin, dritën e jetës! Libri është thesari më i çmuar i njeriut, i cili i ruan “fshehtësitë” dhe ngjarjet  e zhvilluara nëpër kohëra. Pse jo? Libri është pasuri e madhe e njerëzimit. Është dritare e botës. Pa libër, si pa sy si pa vesh. Vetëm me libër, njerëzit e mësojnë historinë dhe ecin përpara. Libri i shpalos dhembjet dhe krenaritë e një populli. Është e vërteta e rrugëtimit historik të një populli. Pra,  është “Bibla” që i ruan me fanatizëm ngjarjet, kohët dhe rrjedhat historike të një populli. Me një fjalë, është arkiv i të gjitha kohërave.

Ditë më parë, në vigjilje të 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në një audiencë me përfaqësim nga institucione të ndryshme të shtetit, është bërë promovimi i librit “Dëshmi për Kohën”, të autorit Islam Osmani, gjilanas. Libri në fjalë është një dokument i kontributit të dhënë nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit për Lëvizjen Popullore gjatë viteve 1990-1999, e cila, Lëvizje..., veproi në mënyrën më të mirë të mundshme mu në kohën e rëndë të popullatës, e cila bëri organizimin e celulave gjithë popullore duke kundërshtuar fuqishëm regjimin okupues barbar serbomadh.

Andaj, edhe ideja e trajtimit të temës “Kontribut i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit për Lëvizjen Popullore gjatë viteve 1990-1999, e dhënë nga Mulla Naim ef. Aliu, është një projekt jo vetëm i qëlluar e me vend, por edhe tejet i rëndësishëm e i çmuar për kohën. Populli e thotë hapur: “Ideja mund të jetë individuale, por puna duhet të bëhet kolektive”. Kjo kulmon me idenë e Mulla Naim ef. Aliut, i cili dha ide pesonale, por, në fakt, kjo ide e tij, u kurorëzua me një vepër dokumentare e publicistike mu në shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pra, projektin në fjalë, idejatori ia besoi Islam Osmanit, autor, i cili, me përkushtim e zell e realizoi dhe e kurorëzoi me botimin e librit me titull: “Dëshmi për kohën”. Jo vetëm kjo.

Ky libër me titull: “Dëshmi për Kohën” Kontributi i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit për lëvizjen gjithë popullore gjatë viteve 1990-1999, është i rrumbulakësuar nga 50 e më tepër paraqitje apo referenca të pesonazheve të periudhës në fjalë, të cilat “opinione”, ngërthejnë në vete një kohë të rëndë në prak të zhvillimeve drejt ndërtimit të shtetit tonë, Kosovës. Në librin në fjalë mund të gjejmë detaje të shumta nga procese të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar populli ynë shqiptar drejt rrugës dhe pritjes së lirisë. Janë këto personazhe të kësaj vepre dokumentare, të cilët kanë zhvilluar e organizuar aktivitete të ndryshme në  selinë e  KBI, me të  vetmin qëllim për të ardhur gjer në ditët e sotme në liri.

Që në fillim të këtij libr, Naim ef Aliu, pos tjerash, shton se, “Këshilli i Bashkësisë Islame hapi dyert e tij për institucionet e pavarura të Kosovës në komunën e Gjilanit, për të zhvilluar aktivitetin e tyre politik, po edhe ushtarak, kundër regjimit të atëhershëm serbosllav”(f.3). Kjo ishte një platformë e qartë për të formuar një vatër qendër, nga e cila organizohej, udhëhiqej, me të vetmin qëllim që në fund të jepte rezultatin e pritur me shekuj, pra - lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e popullit të Kosovës.

Ndërsa, Naim ef. Tërnava, myfti i Kosovës, në librin në fjalë, ai shton se, “Të gjendur në një situatë të tillë okupimi, me plot dhunë, terror e vrasje, popullata shqiptare nisi ta shfaqë papajtueshmërinë dhe filloi organizimin brend vetës për t’u përballur me pushtuesin serb, i cili kishte suspenduar institucionet autonome të Kosovës. Kishte mbyllur shkollat dhe  fakultetet, kishte nxjerrë shqiptarë nga puna dhe kështu praktikisht ia mohoi popullatës shumicë shqiptare edhe të drejtat elementare për jetë”(f.5).

Pra, ky Këshill i BI-së të Gjilanit luajti një rol të madh në vitet 1990-1999, ku është vuar në shërbim të kauzës kombëtare, si xhamitë, mejtepet e gjer objekti i Medresesë në Gjilan, të cilat vende u shndërruan në objekte shkollore, e ma vonë edhe vende ku është zhvilluar aktivitetet kulturore e humanitare. Këtu pati strehë edhe Ushtria Çlirimate e Kosovës.

Autori i veprës, Islam Osmani, në shënimin e  tij, pos tjerash, ka shtuar se, “libri  përmban dëshmitë dhe vlerësimet e mbi 50 personaliteteve aktivistë, politikaj, bartës kryesorë të aktivitetit politik-patriotik të kësaj periudhe, të cilët, aktivitetin dhe rolin e hoxhollarëve të KBI-së së  Gjilanit e vlerësojnë si një kontribut shumë të çmuar për çështjen kombëtare” (f12). Ky autor e falenderon kryetarin e  BKI-së së Gjilanit, Mulla Naim ef. Aliun,  të cilit i lindi ideja për hartimin e kësaj teme, ku projektin në fjalë ia besoi autorit të librit. Pra, këtu ishte fjala.

Hasan Bunjaku, gazetar, krijues dhe publicist, gjilanas, pos tjerash, ka shtuar se “Për brezat e mëvonshëm, e gjithë kjo që do të pasojë më poshtë, mbase edhe do të dukej një “imëtësi”, por që, në atë kohë të pakohë, kur nuk dihej se çfarë sillte muzgu e si gdhinte agimi, kur për asgjë, njerëzit burgoseshin e merrnin dënime drakonike për një veprim që sot  do të konsiderohej i natyrës kundërvajtëse, madje edhe me nga pesëdhjetë vjet heqje lirie, Këshilli i Bashkësisë Islam, i Gjilanit, selinë e vet e ndau me Kryesinë e Degës së Lidhjes Demoktratike të Kosovës në Gjilan. Pra, kjo Seli u shndërrua në sallë “Kuvendi”,  sallë e subjektit të Degës së LDK-së... (f.13, 14).

Edhe  i pari i Gjilanit, z. Lutfi Haziri, kryetar, në opinionin e  tij, ka shtuar se, “Nuk duhet ta harrojmë në asnjë mënyrë njerëzit që kanë kontribuar duke filluar nga kyretarët e Këshillit të BI të Gjilanit, prej Hafëz  Jashar ef. Poqinci, hafëz Avni ef. Aliu, Mulla Nuhi Hajrullahu, Mulla Sulejman Osmani... et., dhe gjithë imamët e fshatrave që kanë  funksionuar në kuadër të Bashkësisë Islame...”(f.28). Ai ka cekur Mulla Nysret Hajdarin, i cili është martirizuardhe ka rënë dëshmor në aktivitetin e tij për liri të Kosovës. Në këtë drejtim, edhe Mulla Rifat Jashari, nga  Zhegra, e shumë të tjerë, kanë qenë oranizatorë të denjë të aktiviteteve të përbashkëta të këtyre organizimeve e veprimtarive atdhetare për liri. Në fund, z. Haziri ka shtuar edhe këtë se, “ky brez i hoxhollarëve gjilanas, me punën e vet e kanë vulosur veprimtarinë e këtyre prijësve të mëdhenj dhe njëherësh e kanë vërtetuar atë se në emër të Zotit dhe për atdheun i kemi bërë punët e mira për këtë vend (f.29)”.

Të tilla shkrime janë edhe sa të tjera të aktivistëve dhe imamëve gjilanas, të cilët, për këtë periudhë mjaft të rëndësishme kohore, ata, si një, rrëfyen e dëshmuan pa kursyer ga vetja. Kështu, opinione të tilla rreth periudhës në fjalë, patën, si: Basri Musmurati, Ismajl Kurteshi, Zenun Pajaziti, Ahmet Isufi, Fatmir Rexhepi, Shemsi Syla, Musa Qerimi, Sadudin Berisha, Xhemajl Xhemajli, Halil Bllaca, Bejtush Isufi, Gjylshene Berisha, Dr.  Xhavit Hajdari, Arben Mehmeti,  Fadil Kajtazi, Shefik Surdulli, Nexhmedin Ymeri, Hasan Bunjaku, Sabit Rrustemi, Ilmi Musliu e dhjetra të tjerë.

Sa i përket libri në fjalë “Dëshmi për kohën” mund të shtojm edhe këtë se, nga ana teknike, libri në fjalë është përgatitur në mënyrë solide. Por, autori i këtij shkrimi ka një vërejtje të vogël, se ballinës së librit i mungon autori! Kjo çështje, sado e vogël që dukej, ajo pak e  zbeh punën e  botuesit. Populli e ka thënë troç e me vend: “Çka shkruhet në letër, mbetet në vepër”!  Sidoqoftë, vepra e ka lexuesin e vet. Është një dokumentar që shënon një kohë të rëndësishme, tonën. Libri ka 220 faqe teks. Është me foto kolor etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora