E premte, 26.04.2024, 06:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Nuk do të jemi më popull fukara!

E hene, 12.02.2018, 09:03 PM


NEBI DRAGOTI

NUK DO TË JEMI MË POPULL FUKARA,

HAJDE T’IA MARRIM KËNGËS TRALALA…

Fejton

…Unë ia plas të qeshurës hahahaaa,

se s’do të jemi më popull fukara.

Jo se është dëshira ime, por është e gjithkujt, i madh e i vogël qoftë. Qesh se jemi lodhur shumë me vettingun dhe me reformën në drejtësi. Na u tha fyti duke kërkuar. Shyqyr, shyqyr që na erdhi dita, se hekurat në duar e në këmbë i kemi pasur dhe  asnjëherë nuk kemi qënë në të drejtën tonë, se…se peshqit e mëdhenj ta përplasnin me bisht në surrat dhe gjithë të mirat i kishin për vete: lekët, pronat, dy-tre vila në vendet piktoreske, por edhe jashtë shtetit e makina lluksoze e vlera të tjera të parrëfyera. Depozita bankare siguruar e kamufluar bukur këtu e nëpër botë.nga pasuria e Shqipërisë. Të fuqishmit, bosat, korrupsionistet, kriminelët si dallkaukë, edepsëzët jetë përrallore bënin. Shinin a nuk shinin me pasurinë e popullit.

Të qeshurës  hahahaaa unë ia plas:

nuk do të jemi më popull barkjashtë…

Në rrjetë do të tunden peshqit e mdhenj qeveritarë, do të tunden edhe ata që kanë bërë pazare me territorin e vendit. Pasuria e Bankes Shqiptare do të tejfryhet, do të mbushet plot e përplot edhe me floririn që nuk dihet ku shkoi. Do të kthehet pasuria e grabitur, ku është e ku nuk është dhe do të vihet në shërbim të popullit dhe vendit. Nuk kanë ku e fshehin. Edhe në dhe ta kenë futur , do ta nxjerrin gjallë a vdekur. Syri, veshi, mendja e popullit të gjitha t’i tregon me gisht. Kështu shpëtojmë.

Nuk do të jemi më popull fukara,

hajde t’ia marrim valles tralala.

Uzurpatorët, dështakët, dhelpërakët e politikës shqiptare nga drejtimi i popullit duhet të largohen sa më parë. Të zhduken edhe nga skena politike për njëqindenjë të zeza arsye.

Të largohen vetë edhe qetë…

S’ shpëtojnë dot nga kjo rrjetë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora