E premte, 26.04.2024, 10:31 AM (GMT+1)

Mendime

Ndue Dedaj: Hoxha i Pukës dhe kryqi i Nënë Terezës

E merkure, 01.11.2017, 08:46 PM


HOXHA I PUKËS DHE KRYQI I NËNË TEREZËS

NGA NDUE DEDAJ

Sa herë që në rrjetet sociale të zë syri ndonjë etiketim përçmues apo fyes të të dikujt për shkak të përkatësisë fetare, të vjen ndërmend një gjest i lartë i shumë viteve më parë. Hoxha i Pukës, Hafiz Elez Hoxha (1910-2002), simbol të urtësisë e tolerancës, mik i Migjenit në rininë e tij dhe mësues mejtepi, priti Nënë Terezën në vitin 1991, kur shenjtorja e ardhshme u ngjit në bjeshkë për të vizituar shtëpinë e motrave të saj në ato anë. Një çast ajo hoqi nga qafa kryqin dhe ia dhuroi Hoxhës diturak duke iu drejtuar mirësisht: “Ndonëse nuk e mbani të varur, siç e kisha unë, ruajeni për kujtim ose jepjani ndonjë të krishteri të devotshëm”. Hoxha, me pamje filozofi, duke e marrë kryqin i tha nobelistës së famshme se simbolet fetare janë shenja të paqes dhe mbarësisë së njerëzimit. Sa herë shkon në Pukë sheh mes parqeve të blertë se mos është ngritur diku busti i këtij hoxhe fisnik, jo thjeshtë nga ky gjest fetarie, që nuk është as i pari e as i fundit mes prijësve të besimit të krishterë e atij mysliman, por nga një jetë e tërë e kushtuar fesë, diturisë, paqes, kudo ku hoxhë Elezi shërbeu, në Pukë, Delvinë, Kukës, i cili në vitin 1945 zgjedhet kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pukës, për t’u goditur rëndë politikisht më vonë, si të gjithë klerikët e tjerë pas Luftës së Dytë Botërore, duke vuajtur shumë vite burg.

Janë të shumta mesazhet e dhëna nga klerikët e besimeve të ndryshme për harmoninë fetare, çka përbën një antologji shqiptare më vete, ndonës ende e paformësuar në ndonjë botim. Anton Harapi thoshte: T’i diftojmë botës se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtenë e njiheri shqiptarë të njimendët”. Sigurisht, në fillimet e pranisë së dy besimeve, katolik dhe mysliman, shinat nuk kishin qenë të shtruara, përkundrazi kishte patur dhunë mbi banorët për të lënë fenë e të parëve, laramanizim, kriptokatolikë (besimtarë të fshehtë) etj., si në Gjakovë, Stubëll, ku Prendi në sytë e autoriteteve osmane bëhej Shpend. “Me një fe të imponuar, myslimanët e Veriut praktikonin dy besime, një për t’i bërë qejfin pashait dhe autoriteteve turke dhe tjetri, i tyre, që praktikohej në shtëpi; thënë ndryshe, ata festonin Bajramin, por dhe faleshin për Shën Nikollën, apo bënin kryqin duke iu lutur Virgjëreshës Mari. (L. Rama, “Shqip”, 20 janar 2016.) Një lurian kur shkoi ushtar ishte katolik, me emrin Bibë, por në ushtri e ndërroi emrin në Habib, gjithashtu dhe fenë dhe në shtëpi u kthye mysliman. Por gruan e mori katolike nga Selita, dhe nga katër djemtë e tij, më të voglin deshi ta mbante në fenë e tij të vjetër, po s’mundi. Të gjithë iu bënë myslimanë. (Dhosi Liperi, Mitologjia Skënderbeane, botimet “Emar”, 2015.)

Harmonia fetare, veç vetëdijes shqiptare të besimtarëve, ka dashur shumë përkushtim nga udhëheqësit e fesë, kohë pas kohe, pasi nuk ka qenë gjithnjë e qetë jetesa mes katolikëve dhe myslimanëve. Mjafton të shohësh se si në romanin “Bardha e Temalit”, pas konfliktimit me armë të dy të rinjve shkodranë, Sulejman Cafit dhe Aradit të Vlashajve, është gati të ndizet një sherr fetar kolektiv. Por është një burrë plak i myslimanëve që i drejtohet Mulla Hasanit si një profet: “Edhe të krishterët kanë lindur po nën këtë qiell, ashtu si dhe ne, gjaku që u rrjedh në rremba është po ai gjak që na rrjedh edhe neve; ata nuk janë më pak shqiptarë se ne... Dëgjomëni mua, lëreni punët të venë ashtu si kanë vajtur gjer më sot!” (P. Vasa, Bardha e Temalit, Tiranë 1999, fq. 215.) Ky është testamenti i rilindasit me dy emra, njërin katolik (Pashko Vasa) e tjetrin mysliman (Vaso Pasha), që shërbeu si në Perëndim mes të krishterëve, si në Lindje mes myslimanëve, i cili vazhdon të jetë i keqkuptuar dhe sot për vjershën e tij fort të njohur “O moj Shqypni”, shpesh duke e nxjerrë jashtë kontekstit e marrë si një testament ateist apo antifetar të tij. Sidomos në përiudhën e formimit të kombit shqiptar, ashtu si shumë zhvillime të tjera progresive, nisi të kultivohej dhe një (mirë)kuptim ndërfetar i admirueshëm. Bashkëjetesa fetare ishte domosdoshmëri dhe detyrim moral ekzistencial ndër shqiptarë, çka solli dhe tolerancën mes feve, besimtarëve dhe institucioneve të tyre.

Në këtë mënyrë toleranca fetare bëhet gjithnjë e më e dukshme, me respekt të ndërsjelltë për besimin e tjetrit. Duke folur për cilësinë e bashkëjetesës si një frymë përbashkuese në Tiranë, studiuesit sjellin dhe një fakt interesant, atë të katolikut Stefan Herceku, i cili në gushtin e vitit 1891, ku hodhi themelet e një shtëpie të re, pasi kishte thirrur famullitarin për t’i bekuar ato, ftoi më pas dhe tre hoxhallarë për të kënduar duanë po përmbi ato themele. Studiuesi Artan Kurti sjell argumente për bashkëjetesën dhe lidhjet martesore me fè të ndryshme në trevën e Matit, që i përshkruan me mjeshtri Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri) në një shkrim të tijin të titulluar “Zakon i mirë në Mat”, dekada më parë: “Në Mat gjindja s’kanë fanatizëm. Është gjë e ditur që atje bëhen martesa ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve, japin e marrin çupa në të dy anët. Një çupë myslimane që martohet me një të krishterë, në dashtë mbetet në fè të parë, në dashtë bëhet e krisherë, ashtu edhe çupa e krishterë. Krushqit shkojnë mirë midis tyre dhe këto krushqì bëhen jo me pahir, por me dashjen e të dy anëve. Pra, s’është e rrallë të gjejë njeriu atje kushurinj me të dy fetë. Këtij zakoni ne i themi “i mirë”, se tregon se në atë vend, të krishterë e myslimanë, shkojnë mirë. Pse të mos shkojnë mirë? A s’janë që të dy palët shqiptarë, a nuk kanë qenë njëherë që të gjithë me një fè?...” Udhëtari gjerman Karl Shtainmetc në fillimet e shekullit XX, në veprën e tij Nga Adriatiku në Drin të Zi, përshkruan me simpati tolerancën dhe moderacionin e myslimanëve të Shkodrës, Matit, Lurës etj. Sipas studiuesit Idriz Xhomara, edhe pse shpesh herë është Lura që merret si model i tolerancës fetare, shembulli më domethënës është ai i fshatit Zajs në Selitë, nga fiset e të cilët vetëm njëri ishte mysliman, Cara. Po ashtu në fshatin Baz, dikur bajraku i Rranzës, është një fis Daçi me të njëjtin mbiemër, ku një pjesë janë katolikë dhe një pjesë mysliman. Ishte traditë vajtja e miqve, kumbarëve në festat respektive, Pashkë apo Bajram, duke përjetuar kënaqësi për pjesëmarrjen e tyre. Numërohen me gishtat e dorës ndër breza rastet e hasmërive midis dy komuniteteve (katolik e mysliman), ndërkohë që kanë qenë jo shumë të rralla brenda të njëjtit komunitet.

Kronika e shkruar dhe e pashkruar e mirëvajtjes mes besimtarëve të besimeve të ndryshme është e spikatur. At Zef Pllumi kur kthehet nga këneta e Maliqit (kampi i Orman Pojanit), e para shtëpi ku trokit në Shkodër ishte ajo bashkëvujetësit Xhabir Dibra, ku “ndërsa po hajshëm ato gjellë të shijshme, mendojshem me vedi: Sa i lum asht i vorfni, kur e bâjnë vlla. Ungjilli duhet jetue e jo veç predikue. Ajo ishte nji familje myslimane: kurrgja nuk dijshin për Krishtin, as Ungjillin. Edhe unë vetë e pashë se pak dij për Islamizmin. Ungjilli i vërtetë jetohej edhe prej atyne që nuk e njofin”, kur kishte dashuri mes njerëzve dhe çaste lumturie në tokë. (At Zef Pllumi, “Rrno vetëm për me tregue, Tiranë 2006, f. 245.) Po At Zefi ka përcjell një tjetër kujtim të çmuar nga burgu: “Kur bahej ndonjë debat në diskutimet që zhvillonin të burgosunit mes besimeve të ndryshme, për problemet filozofike apo teologjike, Hafiz Ali Tari, ndër fetarët ma të kulturuem të fesë myslimane, u thonte të gjithëve në mënyrë të preme: “Kjo çeshtje qëndron kështu, sepse kështu ka thanë edhe Pjetër Meshkalla!” Tradita vazhdon të shfaqet në gjeste dhe episode tepër fisnike, që ata që i kryejnë i kanë me njet, si i thonë, dhe jo për t’i kapur kamerat. Muezini i xhamisë së qytetit të Klinës tregonte se Mikel Quni për çdo festë të Bajramit pastron vullnetarisht xhamat e xhamisë, ndonëse është i besimit katolik, duke u bërë kështu shembulli më mirë i tolerancës ndërfetare në Kosovë. Në një reportazh të televiziv gazetares së Top Channel” Klodiana Kapo thuhet: Në fshatin kufitar Hot të Malësisë së Madhe, aty ku numërohen mbi 500 shtëpi katolike, jeton bajraktari mysliman i këtij fshati, Ermir Bajraktari, në tokën e të cilit ngrihet edhe kisha e fshatit në dedikimn e Shën Nikollit. Malësorët e respektojnë dhe e nderojnë këtë burrë, si bajraktarin e fundit të Hotit. Ai është ndër kryesorët që ftohet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndryshme dhe faljen e gjaqeve.” (Gazeta Bota sot”, 26 korrik 2015.) A nuk kishte qenë Jaku, një katolik që i kishte dhuruar tokë hoxhës për të ndërtuar xhaminë Gjakovës e kështu emrin e tij e kishte marrë vetë qyteti? Shehi i Tiranës në vitet ’30 i çonte vajzat e tij në shkollat katolike për të mësuar, pasi e kuptonte se dija ishte kryesore dhe se feja nuk ishte ndarëse po bashkuese. Andaj ashtu siç kemi Vinçens Prennushin, Prend Doçin, Ndoc Nikajn, Mikel Koliqin e Simon Troshanin; Fan Nolin, Visarion Xhuvanin e Atenagorën, kemi dhe Hafiz Sabri Koçin, i fundmi i një plejadë paraardhëse hoxhallarësh atdhetarë, mësues, poetë e dijetarë, si Hoxha Tahsini, Hoxhë Kadri Prishtina, Hafiz Ali Ulqinaku, Hafiz Ibrahim Dalliu, Said Najdeni (Hoxhë Voka), Hafiz Ali Korça, Dervishi i Luzhës (Malësia e Gjakovës), Mulla Idrizit Gjilani, Sheh Ibrahim Karbunara etj.

Por nuk është vetëm historia jonë unike e bashkëjetesës fetare, duke nisur nga familja. Edhe në ditët e sotme ka jo pak martesa të djemve katolikë me vajza myslimane dhe anasjellta, një vazhdë martesore çiftesh dy besimesh. Njerëzit me besime të ndryshme kanë rrojtur nën një çati, si në Lurë masivisht, ku njëri vëlla ishte katolik e tjetri mysliman, po dhe në treva të tjera, çka përjashton çdo përçmim të fesë së tjetrit. Dhe jo vetëm për këtë, nuk ka vend për etiketime të zhargonit të vjetër kaurr”, turk” (për muhamedan) etj. Vetëm mungesa e formimit qytetar, kulturor sjell marri të tilla. Sidomos në kushtet e radikalizmit islamik në Kosovë, dënimit të imamëve të vetëshpallur të dy xhamive në periferi të Tiranës për mbështetje të terrorizmit etj., nuk na lejohet bjerrja e një traditë të vlertë ndër shqiptarë, përkundrazi ajo duhet të shërbejë si busull në udhën për kah e ardhmja në shoqërinë globale.


OPINION

FETARIA UNIKALE E LURËS

(ose bashkëjetesa e dy besimeve nën një çati)

 

NDUE DEDAJ

1

 

            Lura ka patur fatin e lum si asnjë krahinë tjetër e Shqipërisë të ngërthejë brenda saj dy vlera më të vërtetë fundamentale, njërën që ka të bëjë me mrekullinë e natyrës (vendi më i bukur jo vetëm shqiptar, por mbase dhe i gjithë rajonit ballkanik) dhe bashkëjtesën fëtare brenda shtëpisë si rrallëkund tjetër në botë. Në të dyja këto ajo është dy herë simbol, i bukurisë natyrore dhe i harmonisë fetare.

Ka qenë zakon në botën shqiptare nderimi i vendeve të shenjta, paçka se cilit besim i përkisnin. Rëndësi kishte që ishte vend i shenjtë, vakuf/vakëf. Aty nuk merreshin gurë, nuk priteshin dru, thjesht aty meditohej fetarisht. Nëse nuk ishte i fesë tënde, ishte i fesë së tjetrit. Në një fshat jo larg Peshkopisë, në vendin e një ish-kishe të vjetër, njerëzit nuk presin dru, e ruajnë toponimin kishtar siç ka qenë dhe pse tashmë aty të gjithë janë të besimit mysliman. Banorët e një fshati afër Lezhës me paratë e tyre rikonstruktojnë kohët e fundit teqen e vjetër monument, në respekt të vendit të shenjtë, dhe pse ata tashmë janë të gjithë të besimit katolik. Kjo është traditë, kulturë, qytetari. Është folur e shkruar jo pak kohët e fundit rreth kishës së Malit të Bardhë në Kurbin, ndërtuar dhe me kontributin vullnetar të myslimave të fshatit. Por ky nuk duhet parë si një zbulim. Ata njerëz kanë kremtuar gjithnjë të kremtet fetare të njëri-tjetrit, pa e ndërruar fenë, si Shën Mëhillin etj. Kjo vetëm i ka bërë më miqësorë e vëllazërorë mes tyre. Por nuk është vetëm Malbardhi i tillë. Imzot Frano Illia në vitet ’60 shkruan se “në Vinjallë tashti s’ka asnji katolik”, por “vinjallasit megjithëse muhamedanë, e lusin festën e Shën Nikollit, atë të Shna Prendes e deri tash vonë edhe me miq si katolikët. Të shtunën e madhe të Rrëshajve, (njëlloj) si katolikët, në mjesditë i lëshojnë qetë, fillon festa. Tradita të tilla kanë mbetë qyshë se kanë qenë katolikë. Vinjallasit kanë devocion të veçantë për Shën Nikollin e kishën e tij në katund të vet.” (Frano Illia, Famullia e Milotit, 2006, f 118.) Por mund të shohim dhe më thellë në histori. Në botime të hershme shkruhet se në malësitë shqiptare bie në sy “devotshmëria e disa grave myslimane ndaj së Lumes Virgjin, që agjërojnë të shtunave në nderim të saj dhe sjellin lule e facoleta përpara figuës së Shën Mërisë.” (A. P. DI Venezia, Histori Serafica, f. 343; cituar sipas P. Vinçenc Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, f. 205.) Ky është pranimi i tjetrit sipas kodeve shqiptare të mirëkuptimit dhe do të ishte e gabuar të shpjegohet me “feja e shqiptarit asht shqiptaria”, që nuk i lëviz presja nga konteksti kulturor dhe rrethanat historike kur është shqiptuar. Studiuesi amerikan Robert J. Stevens, ashtu si Durham e të tjerë, shkrun se “shqiptari nuk është fanatik në lidhje me fenë dhe feja e tij nuk nënkupton kombësi.” (R. Stevens, “Zhvillimet politike në Shqipëri 1920-1939”, Tiranë 2004, f. 9.) Shqiptaria si ndjesi e lartë kombëtare nuk e përjashton përkatësinë fetare të akcilit, ajo nuk është fe, për të nuk ka institucion kulti. Ndaj është mirë që me ligjërimet patriotike të Rilindjes të mos teprohet duke i konfonduar me ligjërimin socrealist të djeshëm a këtë të sotmin, pasi është më shumë se një shekull në mes. Por të vazhdojmë ndërleximet fetare shqiptare.

2

Kohët e fundit është bërë e re kisha e Lurës dhe kujdestari i saj pë tre vitet e ndërtimit ka qenë një mysliman. Lura është shembulli unikal në botën shqiptare ku dy besimet bashkëjetojnë brenda një shtëpie. Gruaja myslimane e burri katolik, njëri vëlla katolik e tjetri mysliman, nipi mysliman e daja katolik etj. Nuk është e rastit që Imzot Nikollë Kaçorri ishte biri i një gruaje myslimane. Teksa prifti tjetër i përmendur i fillimive të shekullit XX nga Kurbini, Dom Pashk Lalpepaj (“Turku”), rridhte nga një familje muhamedane. Dhe nuk është vetëm Lura e tillë, por dhe disa zona të tjera ku si të thuash pikëpritën besimet: katolik dhe mysliman, si në Selitë, Mat, Pukë, Malësi e Madhe, Lezhë, Gjakovë etj. Ndoshta Lura s’mund të jetë ndryshe, porse e përveçme në gjithçka, si mbretëresha e bukurisë shqiptare me shtatë kupa të argjenda në duar dhe me të papërsëtitshmin, endemikun, Zambakun Shqiptar (Albanicum Lilium). Lura, si një ëndërr që të gjithë duan ta shohin dhe si një magji që të gjithë duan ta prekin. Lura që mund të krahasohet vetëm me veten. Me kisha e njëhërësh xhami. Me një kanun të vetin. Relacioni e saj me besimin është unik. Lurasit, kudo që shkonin, kur i pyesnin: “a je katolik, a mysliman”, përgjigjëshin: “jam i luras”. Kjo nuk i heq asgjë përkatësisë fetare, por dëshmon kryekrejet identitetin e tyre të racës.

Po si funksiononte marrëdhënia e saj ndërfetare? Ja si na e përshkruan shtëpinë e Vladit një 70-vjeçar i asaj dere. Shtëpia jonë është e njohur në Lurë. Herët ishin të gjithë të besimit katolik. Njëri nga djemtë e saj, Kola, e mori gruan myslimane, nga fisi Haldedaj, dhe pati me të tre djem, Matën, Bibën e Bushin, i pari mysliman dy të tjerët katolikë. Dhe kështu vazhduan në këtë familje të madhe dhe breznitë, një brezni myslimane dhe dy të tjera katolike. Jetonim në të njëjtën shtëpi, kullë. Mata festonte bajramin me të tijtë (gruan dhe fëmijët), Biba dhe Bushi pashkët me të vetët. Kur Mata mbante ramazan, të tjerët i bënin shërbimet e argjërimit, përfshi dhe pjesa katolike e shtëpisë që përkujdesej. Vetëm prej familjes së tij nuk mbahej derr dhe nuk futej mishi i derrit në shtëpi. Edhe mbasi shtëpia e madhe u nda, familjet katolike të rrjedhura prej saj përsëri nuk mbanin derr, por e blinin mishin e derrit në pazar. Prej atëherë Vladajt ishin disa katolikë dhe disa myslimanë. (Elez Vladi, Rrëshen, tetor 2014.) Mirëkuptimi, pranimi i fesë së tjetrit pa kurrëfarë meraku, bashkëjetesa e njerëzve me besime të ndryshme shihet dhe në mënyrën se si ndodhi ndarja e familjes në dy besime. Kur e shoqja i tha Kolë Vladit se fëmijën e parë donte t’ia linte në fenë e saj (myslimane), ai iu përgjigj “po” dhe e mbajti fjalën. Kështu kishte ngjarë me të gjitha familjet dybesimshe të Lurës. Na familjen Mariseni (Koçeku) tre vëllezër: Gjoni, Kola dhe Biba ishin katolikë, kurse Daliu, po vëlla me ta, ishte mysliman, të katërt të një nëne dhe një babe. I lurasi ishte i ndërgjegjshëm se besimi në jetën e tij nuk mund të ishte asnjëherë prishës, përçarës, ndarës. Edhe pse feja myslimane ishte futur nga pushtuesi otoman, me konvertim të katolikëve, shpesh me dhunë, shqiptari kishte ditur ta “përshtaste” atë më kodet e veta të harmonisë, siç mund kishte ngjarë herët dhe me besimet e tjera. Dukuria e martesës së vajzave myslimane me katolikët dhe e kundërta shtrihej dhe përtej Lurës. Princi i Mirditës fqinje, Prengë Bibë Doda, ishte nip myslimanësh në familjen e Ajazit në Lurë. Vajza ishte e bukur dhe Kapidanit i ra në kokë, o me e marr, o s’ka. Atëherë njerëzit e saj thanë: “Princ deshe e princ more.” Natyrisht jo gjithëhere martesa të tilla kanë qenë të lehta, ka patur madje dhe rrëmbime vajzash, kthim të gruas myslimane në besimin e burrit etj. “Nip myslimanësh (i shtëpisë së Vladit) ka qenë dhe Imzot Nikollë Kaçorri. Nëna e tij, Hana, myslimane, u martua me Vokërr Kaçorrin në lagjen Fang të Krejë-Lurës dhe pati dy djem Ndrecën dhe Nikollën. Kur Don Nikolla mbaroi shkollën, dajat e tij i shkuan me lodër, curle dhe një ka hullie përdore. Vëllai i tij, Ndreca, iu tha: “Po ne nuk kemi dasëm?” “E po ky asht ba prift e kjo asht dasma e tij, prandaj kemi ardhë me e urue.” (Elez Vladi, Rrëshen, tetor 2014.)

“Jemi të përzier” thonë në Lurë. Edhe myslimanët kanë marrë gra te katolikët, si te Rajtajt në Krejë-Lurë, por dhe në Fan etj. Kështu Doçi katolik ka marrë grua myslimane nga Tharri në fisin Cara, i fisit Koleci në Lami të Madh ka marrë në Gjikolaj, mysliman i shtëpisë së Vladit ka marrë grua katolike po në Selitë (Mirditë), e cila ishte dhe vetë një zonë e përzier në pikëpamje të besimeve, pasi dy fshtrat e saj që shkojnë me Matin, Lami i Madh dhe Gjoçaj ishin me popullsi myslimane, kurse Zajsi, Tharri dhe Mërkurthi me banorë katolikë, dhe pak familje myslimane (Cara, Simoni). Teksa në vitet e “socializmit” është krijuar një marrëdhënie më e gjerë martesore mes shqiptarëve të besimeve të ndryshme, me martesat e përziera katolikë/ortodokës e myslimanë, çka vazhdon dhe sot e gjithë ditën, zakonisht pa u konvertuar gruaja në besimin e burrit.

Po nuk është vetëm Lura. Dhe nuk janë bërë vetëm vonë lidhjet martesore myslimanë - katolikë, por dhe herët. Princi i Mirditës Bibë Doda kishte marrë një vajzë myslimane për grua nga Lura............... Në familjen myslimane Marku në Reç të Dibrës martohet një grua katolike nga Mirdita fqinje. Xhelal Marku, pasrardhësi i saj, gazetar shumëvjeçar në TVSH, tregon: “Siç ma kanë treguar historinë e gjyshes time, Hane Mena (Vladi), njerëzit e saj, ajo ka qënë mbesë tek Kapidani i Mirditës - Gjomarku në Orosh. Emri i nënës së gjyshes time ka qenë Prena Gjomarkaj, por që e thirrnin Prena Mirdita. Ajo ishte martuar me një burrë fisnik, të zgjuar e trim të fisit të Bajraktarit të Lurës, që quhej Kros Mena. Nga martesa e Kros Menës me Prena Gjomarkajn, lindën vetëm tre vajza: Dava Mena, Hane Mena (gjyshja ime) dhe Hike Mena. Kjo martesë jo e zakontë mes dy fiseve të mëdha e të njohura: Gjomarkut e Menës, që ishin të feve të ndryshme (katolik e mysliman), erdhi pas një lidhje mes tyre, ku thuhet se Kapidani ra në hasmëri me dikë dhe i kërkoi Menës, që ta strehonte deri në sqarimin e kësaj çeshtje. Kështu për dy vjet Kapidani u prit me bujari e besë nga Bajraktari i Lurës - Mena, kohë që u desh për të bërë marrëveshjen (pajtimin) për hasmërinë që kishte Kapidani. Kur Kapidani do të largohej nga kulla e Menës, i thotë të zotit të shtëpisë reçiane se unë për mikpritjen, bujarinë dhe besnikërinë tuaj do t’ju bëj mik pa asnjë kusht dhe iu dha një vajzë, Prenën, që e mori për nuse Kros Mena. Ajo do të ishte gjyshja ime, e cila ka qënë një grua me emër e me zë jo vetëm në Lurë, por dhe në Dibër. Ajo mbante allti në brez, luftonte krah për krah me burra, kuvendonte me burra dhe pinte kafe dhe duhan me çibuk po në mexhlise burrash. Ndaj atë nuk e shihje kurrë në kuvend me gratë. Krejt e veçantë. Ajo kishte dhe një portret të bukur si artiste filmash, që i ngjante Marie Logorecit. Kaq shkurtimisht për Hane Menën, gjyshen time të nderuar.” Por historia  tipike luriane-reçiane e ndërbesimeve në një familje nuk do të ndalej këtu. Xhelali shton: “Unë sot në shtëpinë time kam në bashkëjetesë tre fe: katolike (djali familjarisht me nusen dhe tre fëmijtë), myslimane (jam unë me dy vajzat e mia) dhe ortodokse, që është gruaja - Lefteria. Tre fe brenda një shtëpie, ku festohen të gjitha festat fetare të gjitha besimeve.” Unë këtë e kam quajtur si uniteti i trinive, pasi nuk është një rast i vetmuar, por një dukuri. Kështu një zinjë myslimane nga Shqipëria e Mesme ishte martuar në një familje, me vjehrrin katolok e vjehrrën ortodokse.

 Apo nuk është gjysma katolik e gjysma mysliman dhe vetë emri Xhelal Marku? Herët katolikë e më vonë të konvertuar më myslimanë, si plotë të ngjashëm në Mat, Dibër e Kukës, me emra myslimanë e mbiemra katolikë. Po ashtu Gjon Deda, ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Mirditës, ka qenë katolik, kurse vëllai i tij Islam Moriseni ishte mysliman, apo brenda një shtëpie tek Doçi, ishin gjysma myslimanë dhe gjysma katolikë. Po përmend disa emra: Halit Doçi, Skënder Doçi, Ali Doçi, Bib Doçi, Kol Doçi, Ded Doçi, Zef Doçi, Lek Doçi etj. Kjo është familja shqiptare.

Ashtu siç ka ndodhur dhe e kundërta, në disa familje katolike në Mirditë, mbiemri është mysliman: Haxhia, Beqiri, Xhaferri, Sinani etj. Shpjegohet pse ka ndodhur kjo...

 

3

Konvertimi si proces kuptohet më shumë se nga letrat nga kujtesa e brezave, deri atyre të sotëm, që e trashëgojnë këtë nga gjyshërit. Në Kukës apo Burrel intelektualë të lexuar të thonë se konvertimi nuk ishte ndonjë gjë e dëshiruar nga paraardhësit e tyre, se ai u krye me shpatë mbi krye, porse ata asnjëherë nuk i kanë harruar rrënjët katolike, duke treguar detaje interesante rreth kësaj mbijetese. (S. Dida, P. Palushi, A. Kurti)

 

Se si shqiptarët sillen me vendet e shenjta e tregon peligrinazhi biblik te Kisha e Shna Ndojt, ku venë besimtarët pa dallim... Apo në Rubik ku së voni kemi një simbol gjithëfetar, i vetmi në Ballkan, i krijuar para dhjetë vjetësh, në një gurë të gdhendur si kupë, në oborrin e kishës njëmijëvjeçare të Rubikut. Ka një lexim të vetin, mjaft domethënës, që bashkon në një tre fetë Abrahamite.

 

Laiciteti është kundraja jonë shtetërorë që shërbehet dhe nga besimet, priftërinjtë, imamët etj.

 

Idriz Xhumara e shpjegon si një një rastësi ose rrjedhojë e martesës me dy gra, e pranuar nga islamizmi. Kuptohet që ka ekzistuar një marrëveshje që femijët që do të lindin do të kishin përkatësinë fetare të nënës.

 

Një qytet i vjetër shqiptar si Shkodra, ndër emblemat e qytetërimit shqiptar, ka ndërkohë varreza katolike dhe varreza myslimane, në njëfarë mënyre “lagje katolike” dhe “lagje mysilimane”, por këto të fundit po i vëmë në thonjëza, pasi nuk janë zyrtare.

Nuk po e sjellim këtë fakt për të hapur debat, nëse duhet të vazhdojmë dhe në të ardhmen kështu apo jo? As të tërheqim vëmendjen se si do t’i përgjigjej kësaj pyetje para nxënësve mësuesi i “lëndës së fesë” në shkollë? As të vërejmë ato komunitete qytetare, ku katolikë, myslimanë, ortodokës, njerëz të besimeve të tjera dhe jobesimtarë varrosen në të njëjtat varreza publike pa kurrëfarë problemi etj., pasi kjo do të ishte një analizë më vete.

Vetëm një pyetje do të kishim sa më sipër, si ndodh në një familje të përzier (burri mysliman, gruaja katolike apo e anasjellta) kur ata vdesin? Ku varrosen? Njëri në varrezat katolike, tjetri në ato myslimane? Kanë patur jetën bashkë, a thua do t’i ndante vdekja?

Ende më tej, si ndodhte dikur në Lurë, në familje të tilla të laramanizuara në aspektin e besimit, burri katolik-gruaja myslimane?....

Shënim: Do të dëshiroja vetëm dëshmi, fakte si ka ndodhur e ndodh dhe jo komente. Meditim po… por dhe reflektim, kulturor, social!

 

 

Genci Hoti: Duke qene se i kam shetitur ato vende mund t'ju them: Lura perpara 1920 ka qene ekstremi verior i Mirdites, por ishte qeveria e Zogut qe e futi Luren ne Diber. Ka nje menyre per te zbuluar se me ke ka qene Lura perpara 1920: te merret per baze Kanuni. Lura nuk zbatonte Kanunin e Dibres dhe as te Skenderbeut. por Lura nuk zbatonte as Kanunin e Lek Dukagjinit, karakteristike kjo e pjeses tjeter te Mirdites. Kanuni qe vepronte ne Lure quhej "Kararet e Dheut" dhe kjo e ndryshon pak situaten. Ekzistenca e katolicizmit nder ato ane ja heq te drejten Dibres per ta pasur Luren si pjese etnografike te saj. Por vete Dibra ne shtetin shqiptar eshte nje krijese etnografike pas 1913, atehere kur e lane pjesen me te madhe te saj jashte territorit te shtetit shqiptar dhe keta te fundit per te mos e harruar lavdine e dikurshme te Dy Dibrave, krijuan Dibren e Madhe dhe Dibren Shqiptare. I moren Sllatinen dhe Slloven Kalase te Dodes, Luren Mirdites, Sinen dhe lindjen e lugines se Masdejes Matit dhe, pasi e bashkuan me Bulqizen, formuan Dibren shqiptare. Dmth historikisht Lura ka qene e Mirdites, por politikisht sot Lura eshte e Dibres. Nuk e di a jeni i kenaqur Dom Gjergji!

 

Vokerr asht emen mirditor, ashtu si Kacorri qe jane banore te Rreshenit. Duket se mirditoret jane katolike Kosove te zhvendosun per me i shpetu fushatave gjakatare turke te ndermarruna ne reprezalje ndaj shqiptareve qe perkrahen Austrine ne luften e saj ndaj Turkise per çlirimin e Ballkanit ne shek 17. Lufte e cila deshtoi se shqiptaret mysliman nuk deshen çlirim si katoliket, dhe kontraditat e tyne i bane Austriaket dhe Serbet te terhiqen ne pamundesi me gjete korridor lufte ne Shqiperi kunder Turkut. Sidoqofte origjina kosovare e mirditoreve asht nje hipoteze, por qe mu personalisht me duket e besueshme sepse ato fushatat turke paten per objektiv vrasjen ose konvertimin e shqiptareve. Pra nevojitej zhvendosje me shpetu, edhe pse nje pjese e mire e shqiptareve te Kosoves u konvertu per me shpetu lekuren

 

KISHA “MYSLIMANE” E MALIT TË BARDHË

 

Në një fshat, banorët e të cilit janë në masën 95% myslimanë, është festuar Shën Mëhilli në kishën e fshatit. Fshati quhet Mali i Bardhë, dhe është në Kurbin. Në link thuhet se kanë qenë vetë banorët e fshatit, ata të besimit myslyman pra, që para disa vitesh kanë pritur si mik të rrallë Rrok Mirditën, dhe i kanë kërkuar që mbi themelet rrënoja 700 vjeçare të kishës së vjetër të Malit të Bardhë, të ngrihej një kishë e re. Dhe e kanë bërë këtë me ndihmën edhe të imzot Mirditës. Në këtë kishë të re ata festojnë si ritual të përvitshëm festën e Shën Mëhillit. Në këtë festë marrin pjesë të gjithë, dhe bëhen pjesë e meshës, uratave, përshpirtjeve dhe lutjeve në Krisht për një jetë më të mirë.

Ka akoma. Ata kanë kërkuar që në fshatin e tyre të ketë dhe xhami. Këtë gjë ia kanë kërkuar autoriteteve të komunitetit mysliman, dhe kësisoj të mund të falen e luten në të dy dyert e Zotit, si një nga fshatat më të veçantë të Globit. Kjo ndodh veçse në Malin e Bardhë të Kurbinit!

Ne gazeten online http://kosova.albemigrant.com/?p=35610 jepet edhe fotografija qe ka ba intelektuali Gjergj Marku ku shihet plaku musliman tu i ndeze qirijt Shen Mhillit( http://kosova.albemigrant.com/ëp-content/uploads/2011/10/Festimi-Shen-Mhillit-1.jpg ). Aty jepet edhe fotografija e autorit te lajmit Gjergj Markut. Ky fenomen nuk ka randesi se si deklarohen fshatart kur te regjistrohen. Randesi ka qe fshatart e Malit të Bardhë të Kurbit, nuk harrojne rrajte e tyne euro-kristjane dhe respektojne njikohesisht besimin fetar musliman. Kjo ka randesi te madhe nga pikpamja historiko-sociologjike. Fshatart e ketij fshati respektojne fene muslimane, por nuk kan asimilueligjin arab Sheriatin Islam, i cili denon me vdekje ata musliman qe lane besimin islam dhe aqe ma "keq" bahen kristjan. Kjo tregon se ne kete fshat shqiptarë jane ruejt ndjenjat thellesisht euro-shqiptare. Nuk asht e rastit qe pikrisht nga Kurbini ka qene nji nder farkëtaret e shpalljes se Pamvarsise nga pushtuesi aziatik turk-osman ne Vlone me 28 Nandor 1912. Ky ishte dom Nikoll Kaçorri i lindun ne Kurbin, me babë katolik dhe nanë muslimane. Ky atdhetar i madh asht lane qellimisht ne harrese, per shkak te "fajt" te tij të madh qe u ba prift. Kur po bahej monumenti i pamvarsise ne Vlone, shoku Ramiz Alia dha udhezimin te mos vehej figura qendrore e pamvarsise Dom Nikoll Kaçorri, sepse ishte prift katolik. Ne fakt ky prift vdiç ne Vjene ne vitin 1917 ku kishte shkue per kurim nga smundja e marrun ne burgun e Stambollit, mbas denimit te tij nga turqit per atdhetarizem. Vetem Bashkija e Durresit i ka ba nderimin perkates nenkryetarit te qeverise se Vlones Dom Nikoll Kaçorrit tue i ba nji monument, ne nji shesh me randesi te qytetit dhe tue i vue emnin e tij rruges qe te qon ne Kishen ku ai ka sherbye (shih fotografine ketuhttp://kosova.albemigrant.com/?p=35638 ). Ne asnji pikture rreth Pamvarsisenga turqit nuk asht vue Kaçorri. Edhe nga fotografite e asaje kohe asht hjeke Kaçorri. Keto fakte tregojne se shqiptarizmin e vertete e gjeme kryesisht neper male aty ku nuk i shtrini kthetrat pushtuesi turk. Vetem keto malcore, te pa ndotur nga influencat osmane, mund te rradhiten ma shpejt ne rrugen e perparueme te botes ku mbrohen te Drejtat e Njeriut.

 

MARGJELA E BIBË DODËS - PRINCESHA E MIRDITËS
Nikollë Loka, revista "MIrdita", Nr.7, f.48-52

Hidja e Hasan Ajazit, princesha e ardhëshme e Mirditës

Margjela e Bibë Dodës kishte lindur në familjen njohur të Ajazëve të Lurës. Ajazët ishin bërë mysliman vonë, në periudhën kur për shumë arsye, pjesa më e madhe e popullsisë nuk qëndroi më gjatë në besimin e krishterë. Bibë Kolë Ajazi qe i martuar me një muhamedane, me të cilën pati tre djem: Hasanin, Aliun e Metën. Nuk vonoi dhe Biba vdes, atëherë drejtimin e punëve të shtëpisë e merr djali i madh Hasani, i cili u martua me motrën e Dedë Vladit në fshatin Pregjë - Lurë.
Hide Ajazi lindi në Arrë Mollë në vitin 1848. Ishte vajza e vetme e Hasan Ajazit; shtatlartë, e shëndetshme, me bukuri dhe zgjuarsi natyrore. Sipas traditës, prijësit e Miridtës martohen me vajza myslimane nga familje të njohura, një traditë që vjen që nga koha kur Lura ishte katolike. Nga kjo traditë nuk bëri përjashtim as Bibë Doda, i cili pas vdekjes së gruas së parë, lindur në Shkodër, u martua me Hiden e Hasan Ajazit, që pas martesës u pagëzua me emrin Margjela. Bibë Dodë Pasha bëri të pamundurën për tu lidhur me Hasan Ajazin, që ta pranonte miqësinë e tij, por nuk pati rezultat. Pengesa kryesore ishte feja. Atëherë Biba hyn në marrëveshje me një njeri të afërt të Hasanit, që e lidhi direkt me Hiden. Në bazë të këtij plani ajo u martua me Bibë Dodën, pa patur pëlqimin e familjes.Kjo ngjarje e acaroi stituatën dhe Bibë Doda që i vlerësonte Ajazët preferoi ta zgjidhte sipas zakonit, duke marrë dajën e cucës, Dedë Vladin dhe shkoi te miku, ku sipas zakonit, ra në gjunjë dhe i kërkoi dorën e vajzës Hasanit, i cili mbasi u hodhi një vështrim djemëve që i kishte pranë tha: “Koka e ulun nuk pritet”. Me atë rast, Dedë Vladi i kishte thënë: “Cuca jote e mbesa ime kish lindur për një Pashë dhe një Pashë, or mik të mori”. 
Pas helmimit të Bibë Dodës nga turqit, në vitin 1868, Hidja e pagëzuar me emrin Margjelë dhe e njohur gjërësisht si Princesha e Mirditës, mbeti vetëm me djalin Prengën dhe vajzën Davën. Pranë saj shkoi i vëllai Stafa dhe nipi Limani që iu gjetën në çdo moment. Falë ndihmës së familjes së saj dhe mbështetjes nga pjesa më e madhe e krerëve të Mirditës që nuk pranonin të shkilet Kanuni, Prengë Bibë Doda, atëherë fëmijë, u njoh si Kreu tradicional i Mirditës. Me këtë rast, autoritetet osmane vepruan me djallëzi, duke e dërguar djalin e Bibë Dodës në Shkodër, gjoja për ta mbrojtur dhe për ta shkolluar, duke i hequr Miridtës trashëgimtarin e ligjshëm të fronit kapidanor. Në ato kushte, Stafa la në Shkodrër Limanin pranë Margjelës dhe Davës dhe vetë shkoi në Stamboll për t’u kujdesur për Prengën dhe qëndroi me të nipin disa vjet rrjesht. 
Prengë Bibë Doda me dajën, Staf Ajazin u vendosën në lagjen Saralitas të Stambollit, ku u mbajtën nën mbikqyrje nga autoritetet osmane. Stafa drejtonte ekonominë dhe fliste në emër të Princit, duke qenë këshilltar e kujdestar i tij. Ndërsa Prenga, që më parë kishte marrë studime private në Shkodër nga arbëreshi Leonardo di Martino, që kishte qenë për do kohë sekretari i babait të tij, vazhdoi shkollimin në Robert Kolegj, një shkollë amerikane që ishte themeluar pak kohë më parë, në vitin 1863 dhe jepte arsim të zgjedhur. Në atë shkollë mësohej anglisht, frëngjisht dhe gjuhë amtare, kur numri i nxënësve arrinte shifrën e njëzet e pesë vetëve. Ka të dhëna se këtë numër e kishin arritur dhe shqiptarët dhe prandaj kishin patur dhe një mësues për gjuhën shqipe. Përveç gjuhëve që përmendëm më sipër, nxënësi mësonte dhe një gjuhë tjetrë sipas dëshirës: turqisht, gjermanisht, bullgarisht ose armenisht.

Ndikimi i Margjelës në vetëqeverisjen e Mirditës

Vendin e zbrazët, që la Bib Doda, Margjela, e veja e Bib Dodës, donte t’ia kalonte të birit, Prengë Bibë Dodës, i cili akoma nuk kishte mbushur moshën. Si kujdestar për djalin e saj ajo deshi kapidan Gjonin dhe pak e nga pak e veja e Bib Dodës ia arriti qëllimit të saj. Mirditasit në një mbledhje të plotë në Shën Pal u shprehën se Prengë Bibë Doda ishte Kreu i tyre dhe deri sa të rritej i vunë si kujdestar kapidan Gjonin. Duke pretenduar se nuk mund ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve në Shën Pal, qeveria turke e emeroi Kapidan Gjonin kajmekam, në vend të Prenk Bib Dodës. Meqenëse mirditasit nga ana e tyre nuk e njohën këtë emërim, kajmekam Gjoni u detyrua të largohet qysh në prill nga posti i tij. 
Sipas Kanunit, gruaja e Bibë Dodës nuk kishte të drejtë të vendoste për punët e Krahinës, sidoqoftë, si nëna e Kapidanit trashëgimtar dhe e veja e Kapidanit pyetej dhe mendimi i saj ndikonte shumë në vendimet e krerëve. Margjela ishte një grua shumë e zgjuar dhe po kaq e vendosur, e pajisur nga natyra me një nuhatje të hollë politike dhe dinakëri femre…Dora e saj ndihej kudo kur bëhej fjalë për aspiratat kapidanore të djalit të saj. Në të vërtetë, Margjela shihej si një aktore e rëndësishme politike në zhvillimet që priteshin të ndodhnin në Shqipëri, prandaj rreth saj ka informacione në kancelaritë europiane që kishin konsullata në Shkodër. Konsulli austro-hungarez njoftonte Vjenën se “qëndrimi i Margjelës është bërë më i fshehtë. Ajo mbulon me kujdes të frikshëm çdo influencë që përpiqet të ushtrojë mbi mirditasit nëpërmjet njerëzve të afërt të saj. Hapat e saj nuk mund të kontrollohen aq lehtë dhe nuk japin asnjë pikëmbështetje të përcaktuar për pjesëmarrjen e saj në ngjarje politike. Për shkak të miqësisë që kishte me francezët, ku vetë Perandori Napoleoni III ishte kumbara i djalit të saj, francezët i siguruan mbështetjen dhe mbrotjen e nevojëshme. Pas vrasjes së Dedë Tucit, konsullata franceze, ndërhyri në mbrojtje të vejës së Bibë Dodës. Konsulli Lë Rée jo vetëm mori masa konkrete sigurie për shtëpinë e saj. Me këtë rast, familja e Bibë Dodës, Margjela dhe Dava u strehuan në konsullatën franceze në Shkodër. Këtë rast u mundua ta shfrytëzonte mareshali Mustafa Asim Pasha, i cili prej kohësh synonte t’i izolonte të gjithë pjestarët e familjes së Prengë Bibë Dodës dhe në një rast të përshtatshëm t’i largonte njëherë e mirë nga Shqipëria. Pas largimit nga konsullata franceze, vizita e pare e saj ishte bërë tek zëvendëskonsulli rus, Krillov, ku u parqit atje në shoqërinë e konsullit francez Lë Rée, vizitë që le të kuptohet se ambasada ruse në Stamboll i ka sjellë shërbime asaj franceze, e cila dihet se siguron mbrojtjen e familjes së Bibë Dodës. Porta nuk qëndroi duarlidhur dhe u përpoq ta akuzonte dhe i kujtoi asaj se nëpërmjet kapidan Markut kishte siguruar bashkëpunimin e mirditorëve në komplotin kundër Gani Beut, duke i kujtuar se Gani Beu, pas kthimit nga Greqia ishte strehuar te Kapidan Marku. Përballë intrigave të turqëve ajo qëndroi e fortë dhe në një rast kishte deklaruar: “Çdo ndërhyrje nga jashtë në çështjet e brendshme të mirditorëve, ata do ti bëjnë rezistencë aq të fuqishme… 
Si kundërshtarë të rusëve, austro-hungarezët i ndiqnin me kujdes lëvizjet e Margjelës dhe në njërën anë informonin autoritetet në Vjenë dhe nga ana tjetër, mbanin lidhje me të, duke i shprehur miqësinë e shtetit të vet. Në raportin që konsulli austro-ungarez në Shkodër i dërgon Vjenës bëhet fjalë për dredhitë e Margjelës së Bibë Dodës dhe rolet e shumta që luan në marrëveshjet me Francën, Rusinë, Malin e Zi, si dhe me agjitacionin helenik. Vic Vardell, këshilltar i Qeverisë Perandorake të Austro-Hungarisë i kishte dërguar një letër princeshës Margjelë, ku e falenderon për skulpturën që i kishte dërguar. Kjo do të thotë se Margjela përpiqej të fitonte sa më shumë përkrahje nga shtetet e huaja për çështjen e djalit të saj dhe të Mirditës dhe përveç zyrtarëve francezë që shërbenin në Shkodër, me të cilët qëndronte më afër, me përfaqësuesit e shteteve të tjera mbante marrëdhënie të balancuara. Kishte rënë në sy një afrim i konsullit austro-hungarez me familjen e kryetarit të mirditasve. “Mëma Princeshë”, u vizitua nga konsulli austro-hungarez në banesën e saj në Orosh dhe njëkohësisht i biri, Prenga në Stamboll u porosit të vizitonte ambasadorin austro-hungarez. Me këtë rast, qeveria austro-hungareze i kishte dhënë familjes së Bibë Dodës një ndihmë mujore prej dymijë piastrash. 
Roli i Margjelës i kishte bërë përshtypje princeshës Helena Gjika e cila në një letër për Jeronim De Radën shkruan: “Zoti Lejcan ka publikuar në buletinin e fundit de Societe de Geographie të Parisit (prill-maj) një shkrim mbi mirditasit, që sipas tij janë bujq aktiv dhe luftëtar të zotë. Personazhi më me ndikim është gjithmonë princesa e vjetër, nëna e Bibë Dodës. Kur udhëtari frëng ka vizituar Mirditën, Kapidani Mark (është fjala për Marka Gjonin) kryente funksionin e regjentit, pasi pasuesi i Dodës (Bibë Pashës) është vetëm 12 vjeç”.

Princeshë Margjela në përshkrimet e At Marçin Çerminjskit

Pas vdekjes së Bibë Dodës, qeverisjen e Mirdtës e mori vejusha e Princit të vdekur që është nëna e Prengë Bibë Dodës së internuar, një grua me aftësi dhe cilësi të jashtëzakonëshme. Mirditorët e konsiderojnë atë si eproren e tyre. Asaj i paguajnë detyrimin dhe kohë pas kohe, dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të marrë mendime prej saj për çështje të rëndësishme të bashkësisë së tyre. Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri e kam njohur këtë personalitet të veçantë. Në atë kohë, Princesha Bibë Doda gjendej në rezidencën e saj, në Kallmet. Atje vajta me kalë, sepse çdo mundësi tjetër udhëtimi është absolutisht e pamundur, përveçse me këmbë. Pallati është i vogël dhe me kate. Ka një oborr të gjërë dhe një kopësht anash, plot me lule dhe pemë që bënin hije. Të gjitha këto janë të rrethuara me mur. 
Disa mirditorë nga grupi i rojeve të nderit, ishin ulur allaturka mbi barin e kopështit, nën hijen e rrapit të madh. Ata kishin një veshje mahnitëse me ngjyra të çelura, të qepura me art të shumtë. Belin e kishin të lidhur me breza, pas të cilëve dalloheshin pistoletat dhe jataganët me doreza të argjendëta, të zbukuruar me gurë të çmuar.
Kur u paraqita, të gjithë u çuan më këmbë dhe më bënë një nderim të veçantë, me plot shije dhe falenderim. Në fytyrat e tyre u shfaq habia, por edhe burrëria, shenjë kjo e forcës dhe e lavdisë së tyre. Dy mirditorë kërcyen për të më mbajtur kalin dhe më ndihmuan për të zbritur. Princesha, që ishte njoftuar për ardhjen time, më priste në pragun e hyrjes për në dhomë. Kishte shtat të hijshëm dhe ishte veshur me një kostum kombëtar që nuk ndryshonte nga ai i grave të tjera mirditore. Ndonëse ka ngulur në tokë gjashtë kryqe për familjarët e saj të humbur, që jetës së saj i kanë dhënë shumë vuajtje, ajo nuk e shfaq brengosjen.

Një grua e jashtëzakonëshme

Margjela e Bibë Dodës vdiq në vitin 1913 në Shkodër dhe u varros po aty. Ishte një grua e jashtëzakonëshme që mundi që me dinjitetin e një princeshe të mbronte për 37 vjet rrjesht pozitën e djalit të saj dhe bashkë me të dhe trashëgiminë e Bibë Dodës. Margjela ishte ekuvalentja femërore e burrit të vet, e pajisur me zotësinë, zgjuarsinë dhe vendosmërinë e nevojëshme për të udhëhequr. Nëse formalisht ajo nuk u përzie në vetëqeverisje, ndikimi i saj në vendimet që morën mirditasit qe i madh, si nëpërmjet krerëve, ashtu dhe përmes të birit. Margjela arriti ta shohë të birin në Atdheun e çliruar nga turqit dhe t’i gëzohej pozitës së privilegjuar të familjes së saj për të cilën kishte punuar dhe sakrifikuar aq shumë.

Zef Ahmeti (FB). Rasti i kundërshtimit të varezave dhe ndërtimit të kishës në Llapushnik më kujton rastet e ngjashme që kanë ndodhur gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, raste këto të një natyre të ngjashme. Sa për Ilustrim po e paraqes këtu vetëm një rast nga libri i Engelberg Deutsch "Das Kulturprotektorat im albanischen Sidlugesgebiet" që jam duke e përkthye sipas kohës që gjejë dhe vullnetarisht (natyrisht me të drejtat e perkthimit):

X. NGA PËRDITSHMËRIA E PROTEKTORATIT TË KULTIT NË SHQIPËRI

Në përditshmërinë e protektoratit të kultit hynin kërkesat për subvencione për jetesën e klerit, përkrahjet për ndërtimin e kishave, famullive e shkollave si dhe për mirëmbajtjen e tyre, përfaqësimin përkatësisht përkrahjen para organeve osmane për shkak të ankimeve për pengimin e ushtrimit të fesë nga ortodoksët apo myslimanët, për shkak të shikanimeve institucionale në rastet e përdorimit të kambanave të kishës, dëmtimet e rrugës së kryqes apo kryqit në varreza apo në çështjes e doganimit dhe tatimit.

Barazia juridike
Vetëm ekzistimi i ligjeve moderne është i pamjaftueshëm sepse këtu është i rëndësi pranimi dhe implementimi.

Arrestimet arbitrare
Në shtator të vitit 1879 ishte arrestuar dhe burgosur përkohësisht shërbëtori i imzot Raffael-it, ipeshkëv i arqipeshkvisë së Durrësit, me arsyetimin se, zotrija i tij kishte qëndrim pro austriak.

Përndjekja e fanëve katolik
Në vitin 1866 në Prizren nën administrimin e Mutesarif Nasif Pashës ishte iniciuar një përndjekje kundër fanëve. Mbas një intervenimi energjik arrihet që të zhvendoset në vitin 1867 si dërgimi i një komisioni special nën Afif Beun që do të shpie në disiplinimin ushtarak të fajtorëve.
Marshall Mehmet Aliu që kishte për detyrë të iplementimin, dhënien e rajoneve të shkëputura Malit të Zi sipas vendimit të Kongresit të Berlinit, vritet në Gjakovë në fillim të shtatorit 1878 nga simpatizantët e Lidhjes (së Prizrenit vër. e përkth.), pasi që më herët tre Redif-batalionet shqiptare ishin rebeluar, çarmatosen dhe shpërbëhen. 
Në maj 1879 një koloni e fanëve (20 familje) të fshatit Skifian përndjeken nga vendbanimi i tyre,
“sepse 5.-6. Familjet myslimanë, banorë të njëjtit fshat, nuk donin ta pranonin prezencën e tyre me arsyetimin se, në atë vend ishte një xhami.”

Nazif Pasha në vitin 1879 kthehet si vali i Kosovës në atë rrethinë dhe përkrahte përsëri një lëvizje kundër fanëve dhe klerit të tyre. Konsulli Jelinek raporton në korrik 1879 nga Prizreni se, në aktet e dhunës kundër elementit katolik ndjekej me gjasë një qëllim i dyfishtë: në njërën anë përndjekja e fanëve nga Gjakova e më vonë pa dyshim edhe prej Prizrenit dhe rrethit të Pejës e në vend të tyre për t`i vendosur refugjatët nga Serbia e Vjetër (Altserbien), e në anën tjetër fandezët si shtyllë e elementit katolik të mbrojtur nga Austro-Hungaria dhe për të thyer ndikimin austro-hungarez këndej por njëkohësisht edhe për të demonstruar kundër hyrjes së trupave të monarkisë në Novi Pazarin e Sanxhakut.
Pas rasteve të vrasjes së dy fanëve nga ana e turmave nga Gjakova e më vonë edhe përndjekja e fanëve nga fshati Skifian që mbeten pa u dënuar, kjo kishte qenë inkurajuese për aktet e tyre të dhunës. 
Me 8 korrik 1879 vritet refugjati Hysni Beu nga Bosnia gjatë dhënies së kohës së besës nga myslimanët e Gjakovës. Edhe pse organet e dinin se kush ishin vrasësit e refugjatit nga Bosnia, rasti shfrytëzohet për t`i rifilluar aktet e dhunës kundër fanëve. Arrestohen 86 fandez dhe ata mbahen në një dhomë të vogël arresti për 34 ditë në Gjakovë. Tre vdesin gjatë mbajtjes së tyre në burg. Fanët lirohen kur dy mysliman të maleve , që nuk kishin qenë pjesëmarrës në krim, ishin etiketuar si vrasës nga nxitësit dhe u ishin lënë në dorë zakoneve popullore. Kjo masë e ndërmarrë kishte për qëllim që fanët të nxiten për vetëmbrojtje nga dëshpërimi e pastaj për t`i shpallur të hapura fillimin e vrasjeve.
“Pasi që edhe kjo përpjekje kishte dështuar, fillojnë plaçkitjet dhe me 20 korrik fillohet me fshatin Raçë të Gjakovës.” 
Shtatë shtëpi të fanëve plaçkiten krejtësisht ndërsa familjet përndjekën.
Zaptijtë dhe personat e afërt me administratën përhapnin thash e theme se: Austria me ndërmjetësimin e konsujve dhe priftërinjve kishin porositur vrasjen e Beut nga Bosnja!
Konsulli Jelinek mendonte se organet lokale në atë kohë merreshin pak me punët e tyre administrative e më shumë me nxitje. Ai udhëhoqi bisedimet e Nazif Pashës me fanatikët e mëdhenj Mullah Zekën dhe Shaban Beun nga Peja si dhe kontaktonte me Komitetin e Lidhjes (së Prizrenit vër. e përkth.), që ashtu edhe si më herët, u kishte lënë në dispozicion telegrafin dhe ndërmjetësonin komunikimin e letrave të Komitetit të Lidhjes. 
Për shkak të një lajmi telegrafik për përndjekje brutale të fanëve nga një band plaçkitësish prej 400 vetash që vepronin në rrethinën e Gjakovës, konti Zichy në Kosntantinopol ishte autorizuar me 3 gusht 1879 që të vihet në mbrojtje të fanëve. Njëkohësisht kërkohet ndihmë nga Berlini dhe Londra. Te dy vendet pranojnë. Anglia mbase edhe dërgon një konsull në Prizren. Me gjithë urdhrave kategorik nga ana e Portës, dëmet e Raçit ende edhe në fund të shtatorit nuk ishin dëmshpërblyer. Kajmaku i Gjakovës, Kohreman Beu, edhe pse kjo nuk ishte e vërtetë, njofton Prizrenin se, pasuria e plaçkitur u ishte kthyer fanëve.
Deri në shtator 1879 ikin 10 familje të pasura katolike nga qyteti i Gjakovës por edhe 50 familje fanë ikin po ashtu e vendosen përkohësisht jashtë rrethit të Gjakovës.
Me 8 shtator dy fanë nga Novosela dhe Skivjani sulmohen dhe vriten nga myslimanët e fshatit Ereç gjatë rrugës sa ishin duke shkuar për në meshë në qytet. Kajmaku kishte deklaruar se ishte i pafuqishëm për t`i dënuar fajtorët. Famullitari i Gjakovës, don Pietro Dodiq (Pjetër Doda) kishte ikur ndërsa mbrapa kishte lënë dy kapelanët. Turqit i lejonin vetës të sulmonin edhe gjatë mbajtjes së ceremonisë së meshës. Përndjekësit kryesorë të katolikëve në Gjakovë ishin një grup prej nëntë vetash!
Pas skadimit të besës atyre u kanosej përndjekja e përgjithshme. Agjentët e qeverisë serbe u kishin propozuar fanëve të shpërngulen në rajonet e reja të fituara nga Serbia, Nishi dhe Prokupja, ku atyre do t`ju ndahej troje dhe banesa.
Fanët përbënin një popullatë vendore prej 800-900 familje që ishin si tokë punues më të mirë e më të kërkuarit të Shqipërisë. Në kohë luftash nga ata kishte 600-800 trupa jo të rregullt e që vlerësoheshin sidomos për disiplinën e tyre. Qeveria serbe ata do u kishin shërbyer sikur bujq po ashtu edhe si roje kufiri në rajonet e reja të fituara e për këtë edhe kishte interesim të madhe që ata të përfitoheshin për projektin e shpërnguljes. Një interesim të ngjashëm duhet të ketë pasë edhe Porta e Lartë që të pengoj emigrimin sepse ata nuk do të humbnin vetëm një element relativ të qetë por edhe paguesit më të mirë të tatimit nga Sanxhaku i Prizrenit si dhe mbrojtësit besnik.
“Ruajtja e një faktori me vlerë dhe besnik për ne në mes të popullatës arnaute rebele e të egër të Gjakovës, aktualisht korrespondon, meqë garnizoni i monarkisë do të marrë në mbikëqyrjen në Novi Pazar, edhe më shumë se më herët me interesat e qeverisë së monarkisë e cila në çdo situatë mund të llogaris tek fanët e që nuk mund të pranoj që fanët, ky fis të shtyhen në krahët e Serbisë, për shkak të mungesës së seriozitetit të aplikimit të dënimeve nga organet turke dhe paaftësisë së qeverisë së Portës.”

Pas pranimit të raportit nga Lippich ministri i jashtëm Andrássy autorizon përsëri ambasadorin austro-hungarez në Konstantinopoj për t`u aktivizuar përsëri për fanët dhe katolikët e Gjakovës.

Ibrahim Beu- një nxitës fanatik
Një nxitës fanatik ishte komandanti i xhandarmërisë ad honores, Ibrahim Beu, që jetonte në Shkodër. Në vitin 1902 përpiqej të aktivizoj një demonstratë të myslimanëve fanatik kundërt një kishe françeskane në ndërtim e sipër; me sa duket ai kishte nxitur edhe disa familje muhaxhirë të fshatit Shirokë të Shkodrës për të ngritur ankesë kundër mbajtjes së procesionit vjetor që mbahej në fshatin gati tërësisht katolik. Ibrahim Beuduhet të ketë qenë edhe shkaktari që myslimanët nga Ibalja dhe Sapa kishin dashur ta parandalonin ndërtimin e një rezidence verore (të ipeshkvit vër. e përkth.).

A ishte e lejueshme të këndojnë katolikët nëse mund t`i dëgjonte ndonjë mysliman?
Në fshatin Zusi, jasht qytetit të Shkodrës, ndodheshin mbetjet e kishës së Sh`Levrini-it ku për çdo vit ishte mbajtur mesha në ditën e Shën Anës (St. Annen).
Me 26 korrik 1903 kur një grup katolikësh prej 50-100 personash po ktheheshin nga mesha në drejtim të qytetit, mbi katolikët vërsulet me fyerje të shumta një mysliman me emrin Harap Isufi nga lagjja e Tepës së Shkodrës; prej katolikëve disa të rinj kishin kënduar dhe se Harap Isufi i kishte dëgjuar dhe gjykuar si të palejueshme që katolikët të këndojnë në afërsi të një myslimani.
Rasti ndodhë te një livadh në breglumin e Bujanës që shtrihej jashtë qytetit por edhe larg nga pazari. Meqë në afërsi ndodheshin vend shitjet e mishit, ku të gjithë ishin mysliman, ata i kishin dalë në ndihmë bashkbesimtarit që po bërtiste.
Të gjithë i kishin pasur thikat e tyre në brez. Dhe një fjalë e pamatur nga ana e katolikëve do të kishte mjaftuar t`u shkaktuar një masakër. Për këtë arqipeshkvi Guerini ishte ankuar te Valia. Harap Isufi ishte ftuar nga policia por ai nuk kishte pranuar asgjë e për policinë kjo kishte qenë e mjaftueshme. Konsulli gjeneral Ippen kishte dashur një dënim frikësues për ketë provokim të çmendur. Mirëpo argani turk kishte vlerësuar
“se katolikët me këndimin e tyre kanë shkelur vullnetin e lartdhamadhërisë së tij Sulltanit dhe për këtë e meritojnë dënimin; një padrejtësi tjetër ishte vlerësuar ajo nga ana e ipeshkvit se, ai nuk e kishte lajmëruar me kohë mbledhjen e besimtarëve në kishën e Shën Anës (St. Annen)!”

Për ta mënjanuar dënimin për Harap Isufin, Valiu kishte deklaruar se, arqipeshkvi ka deklaruar me 26 korrik, kur ai kishte ngritur padinë, që kësaj radhe do të mjaftonte një tërheqjeje e vërejtjes, dhe se një gjë e tij atij (Isufit) u është bërë. Këtë ia kishte kumtuar Valiu edhe ipeshkvit me shkrim me 1 gusht. Arqipeshkvi Guerini e kishte vënë në dyshim këtë.
Për një dënim më të ashpër, siç e kishte kërkuar arqipeshkvi, kompetente ishte gjykata, kishte menduar Valiu. Ippen këtu kishte parë varrosjen e qasjes më të mirë në ketë rast. Provokimi i Harap Isufit nuk mund të klasifikohej si nxitje për trazirë, ndërsa një shkelje e pengimit të qetësisë publike, kodi penal turk nuk e njihte. Vepra është dashur të dënohet menjëherë në aspektin administrativ policor.
Sipas informacioneve të arqipeshkvit, katolikët e Shkodrës ishin shqetësuar, sepse kërcënimet e sigurisë personale nga myslimanët viteve të fundit kishin ndodhur disa herë, ndërsa nuk ishin dënuar kurrë. Në vitin 1879 kishte ndodhur një masakrim i vogël i katolikëve, 1899 këmbyesi i parave Tom Luli vritet, më 1902 fisniku katolik Pjetër Çaba, e për asnjërin prej këtyre rasteve nuk ishin arrestuar apo dënuar vepër kryesit mysliman.
Gjykata për aferën Harap Isufi kishte filluar ta hetoj për ofendim të fesë katolike. Dy dëshmitar kishin dëshmitar para gjykatës se, i akuzuari në ditën e pretenduar nuk e kishte lëshuar fare dyqanin e tij. Gjykatësi hetues kishte kërkuar nga arqipeshvi t`i jep emrat e atyre katolikëve që në ditën e ngjarjes kishin qenë dëshmitarë. Katolikët nuk kishin dashur të dëshmojnë kundër myslimanëve. Ata kishin frikë, me të drejtë. Lidhur me rastin e vrasjes së Tom Lulit në vitin 1899 si dëshmitar ishin lajmëruar dy vullnetarë katolikë që sipas deklaratës së tyre kishin ngarkuar dy mysliman të kenë kryer veprën. Ndërsa gjykata kishte akuzuar vet dëshmitarët katolik si të dyshuar si rezultat ata mbesin në paraburgim për 4 javë. Dhe kjo ishte arsyeja pse arqipeshkvi nuk donte t`i jepte emrat e dëshmitarëve katolik.
Arqipeshkvi dhe besimtarët tani frikoheshin se do t`ua kthejnë situatën e do të përndjekën për shpifje dhe për mosdhënien e dëshmisë. E kjo ishte edhe arsyeja pse e kishin kërkuar ndihmën për mbrojtje nga konsullata gjenerale.

Truallin ose jetën
Arqipeshkvi Czarev në vitin 1883 njofton për tentimin e hoxhës Aidin për t`ia marrë një truall fanës Lesci i Gionit (Lleshi i Gjonit) nga Zllakuqani, një fshat pesë orë larg nga Peja. Meqë ai juridikisht nuk ia kishte arritur ta realizoj qëllimin, hoxha u kishte dhënë dy zaptive (Genzila dhe Genzedria) nga 2.00 piastër që ata ta vrasin nipin e Lleshit me emrin Zef. Gemzedria ishte vrarë nga Zefi gjatë për ta vrarë atë. Nën udhëheqjen e Gemzila xhandarët djegin gjitha ndërtimet e Lleshit. Meqë nuk kishin arritur ta arrestojnë Zefin, ai kërkohet gjithandej e njëkohësisht sulmoheshin edhe të krishterët e rrethit të Pejës. Natyrisht se konsullata obligohej të aktivizohej.

Myslimanët shesin tokën e uzurpuar të kishës
Në fund të shkurtit 1907 konsulli Kral kërkon nga ambasadori i monarkisë në Konstantinopoj të aktivizohet. Dy fisnik mysliman nga Lezha, Suleiman dhe Jusuf Beu, uzurpojnë një truall që i kishte takuar një kishe katolike e me këtë kishin provokuar popullatën katolike dhe klerin në atë masë sa, që ekzistonte frika e gjakmarrjes.
Beu, edhe pse pronar jo i sigurt i tokës, ai atë ia kishte shitur njëfarë Dodë Lloshit. Famullitari i Lezhës, Patër Severino Luschai (Seferin Lushaj) kishte protestuar te kajmaku dhe kishte kërkuar anulimin e shitjes dhe kthimin e saj kishës.
Pas intervenimeve të sipërpërmendura, por të pasuksesshme, të Kral-it, konsulli e kishte këshilluar priftin që çështjen ta ndjek edhe me ligj. Gjykata e rangut të parë në Lezhë kishte vendosur t`u mbetet uzurpatorëve. Gjykata kishte vendosur në bazë të dy shëshmitarëve të palës së të paditurve e të anshëm, përderisa dëshmitarët e palës paditëse nuk kishin dëgjuar fare dhe as kundër dëshmitë tjera nuk ishin pranuar. 
Se a kishte intervenuar ambasada austro-hungareze në Konstantinopoj dhe se a ishte vendosur në favor të kishës, nuk kemi mundur ta kuptojmë nga dokumentet që i kemi parë.

Top of Form



Prend BUZHALA:

DEKALOG (SHKRIMOR) PËR SKËNDERBEUN, HERO KOMBËTAR, Klinë 2015

1. 
Vula e Skënderbeut: nuk ka simbole fetare, por është e mbështetur në traditën autoktone iliro-pellazge-arbërore. Edhe simbolet tjera të shtetit të Skënderbeut, janë të mbështetura në këtë traditë. Shqipja dykrenore, është simbol antik, pra simbol i lashtësisë dhe i trashëguar nga arbërit (Flamuri i përdorur nga Pirroja). Ylli me tetë e me gjashtë cepa është simbol i diellit (simbol ilir a i besimit ilir). Vetë Fan Noli e dëshmon këtë, kur shkruan te Historia e tij për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, ashtu sikundër e sintetizon këtë tek vargjet e tij proverbiale (poezia "Hymn i Flamurit"). 
Skënderbeu kishte një vetëdije të fortë autoktone për lashtësinë (shih edhe simbolet te përkrenarja e tij)...
2.
Edhe në vula e shkresa zyrtare , në letrat e kancelarive të huaja që i janë drejtuar atij si kryetar i shtetit arbëror/shqiptar, haset titulli zyrtar i Skënderbeut: “Zot i Arbërisë" (Dominus Albaniae)”, Arbëria është emër etnik shqiptar e shtetëror e jo emër fetar, sado që Perandoria otomane arbërorët i identifikoi me krishterimin... 
3. 
Kujtesa popullore ndër shekuj e ka ruajtur emrin e tij si simbol harmonie, uniteti dhe guximi, si shenjë mbrojtëse të etnisë, të shqiptarisë. Prandaj janë krijuar nga kjo kujtesë popullore edhe gojëdhëna, tregime e këngë popullore, pa dallim feje. Madje, figura e tij, pa dallim feje, është trajtuar nga shkrimtarët e të gjitha trojeve, e jashtë tyre, si te arbëreshët e Italisë.
4. 
Gjergj Fishta thotë: “…Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t’cilen luftoj kundra turqve, qi ishin mysliman, luftoj edhe kundra venedikasve qi ishin t’krishtenë. Prandej t’gjith shqyptarët e vërtetë, pa ndërlikim partiet e besimit, do ta nderojnë Skanderbegun si nji fatos t’komit e do t’u bahet nam me kremtue emnin e punët e tij. Skanderbegu asht ideali i liris e i pavarsis s’Shqypnis”. 
5. 
Në ushtrinë e tij Skënderbeu kishte luftëtarë të besimit të krishterë, katolikë e ortodoksë, si dhe të besimit mysliman. Mysliman ishte vetë Skënderbeu dhe nipi i tij, Hamzai. Të gjitha dëshmitë e kohës flasin për Familjen Kastrioti (të Gjon Kastriotit), si simbol e shembull të unitetit arbëror-kombëtar (le të themi: etnik, pra), ku fëmijët e pjesëtarët e familjes së tij kishin emra katolikë, ortodoksë, myslimanë. Kurse ambasadorë në vendet e shtetet katolike, ai dërgonte edhe arbërorë ortodoksë. Si shembull i kësaj harmonie, ai ruajti emrin e krishterë (Gjergj) dhe emrin me prejardhje myslimane (Skënderbe) për ta ruajtur unitetin arbëror të popullit të tij. Do theksuar se te shembulli i unitetit e harmonisë etnike, popullore (e kombëtare) arbërore, ai përfshinte edhe pjesët jashtë shtetit të tij (si arbërorët e islamizuar në pjesë të madhe kah Manastiri)... 
6. 
Mjafton të lexohet Fjalimi i tij i ardhjes në Krujë (nga Barleti, Noli e nga gjithë historianët), ku nuk mban një Fjalim Fetar (sikur të kishte qenë ashtu, atëherë Barleti prift do ta kishte shënuar me devotshmëri). Por, në përfundim të Fjalimit përmendet së pari fjala FLAMUR e mandej vjen fjala Perëndi:
"Ngrehni pra flamurin përpara, dhe rrëfehuni burra si ngahera. Perëndia, si gjer tani, ashtu edhe paskëtaj, do të na ndihmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë. 0 Burrani!" (Përkthimi i Nolit). 
7.
Skënderbeu, me një vetëdije të fortë autoktone-etnike, u ngrit mbi dallimet fetare. Vetë Perandoria otomane kishte përbërje fetare të ndryshme (vasalët e krishterë bizantinë e sllavë në kuadër të Perandorisë otomane, që luftonin kundër Skënderbeut). Dihet se aleatët më të ngushtë të sulltanëve otomanë ishin krerët e kishave greke e e sllave, mbasi gëzonin privilegje e të drejta juridike, fianciare e fetare nga sulltanët. 
8.
Skëndërbeu ka luftuar edhe kundër ushtrive të krishtera. Kështu , në vitet 1447-1448 ai luftoi kundër ushtrive veneciane dhe më 1460-1461 kundër trupave të princit të Tarantit në Italinë e Jugut. 
9.
Prandaj, për shkak të vizionit të tij UNIK HSITORIK, ai mbetet figura më përfaqësuese shqiptare... para të cilës përkulen kombet, shtetet, personalitetet ushtarake, intelektuale etj. 
10. 
Koncepti për heroin, në CIVILIZIMIN EVROPIAN, ka traditën e vet të përdorimit (ndryshe se ç’e trajtojnë këtë koncept vendet e Lindjes që qëndron krejtësisht i ndryshëm e që krijon moskuptime). Në frymën e konceptit antik, evropian, kombëtar dhe modern, Skënderbeu është hero kombëtar.

SHTOJCË DEKALOGU PËR SKËNDERBEUN 
(në dhjetë pika të tjera):

a)
Ndodhi islamizimi, por nuk ndodhi braktisja e figurës së Skënderbeut, nuk ndodhi braktisja e flamurit të Skënderbeut; shqiptarët e islamizuar e morën pikëpamjen europerëndimore të ndarjes së fesë nga shteti, kur i krijuan shtetet e tyre (Shqipërinë më 1912 e Kosovën më 2008). 
b)
Islamizimi masiv i shqiptarëve nuk e zbehu kujtesën historike për Skënderbeun për pesë shekuj rresht, ani se emri i Skënderbeut, po të përmendej nga arbërori a shqiptari, dënohej edhe me heqje koke, nga regjimi despotik sulltanor.
c)
Ashtu si te çdo komb, edhe tek shqiparët ka ekzistuar ndërgjegja etnike e përbashkët e që është vatra e kombit shqiptar. Madje, vetë krijimi i i "fesë së shqiptarit - shqiptaria" e konfirmon këtë, kur u krijua realiteti i ri historik i copëzimit fetar nga ana e Perandorisë, apo copëzimi administrativ-politik me anë të vilajeteve. 
d)
Kronikat otomane (si kronikani otoman Kevëm), kur e nisën ushtrinë e tyre kundër Skënderbeut, thonë se e nisën me "flamurin e islamit për në vendin e shqiptarëve" (shih librin "Ludta shqiotaro-turke në shk XV: burime osmane", Tiranë 1968, fq 112), pra, përmendet si emërtim i perbashkësisë gjeo-politike e etnike. Kronikani tjetër otoman i viteve 1439-39, thotë se "ai sulltan vullnetmadh...duke i qëndruar besnik ajeteve të zotit dhe lartësimit të flamujve, ka pasur për qëllim që të mposhtë të pabindurit dhe të pafetë kokëfortë, dmth popullsinë shqiptare" (po aty, fq 149), pra përdoret emërtimi etnik "popullsi shqiptare". Në letrat e sulltan Mehmetit flitet për "të pafetë shqiptarë", dmth përdor emërtimin etnik; këso kronikash (nga vetë taborri armik), ka sa të duash, që dëshmojnë me forcë këto të vërteta, ashtu si ka edhe nga arkivat evropiane.
e)
Pra, arbërorët kishin një vetëdije të përkatësisë së gjuhës, të territorit, të përbashkësisë, të gjakut, të fesë së përbashkët, të identitetit të përbashkët evropian me popujt tjerë evropianë, (si përkatësi e përbashkët civilizuese). Skënderbeu mbajti Kuvendin e Lezhës (morën pjesë përfaqësues edhe nga Kosova e Maqedonia e sotme), ku u bashkuan te kjo VETËDIJE E PËRBASHKËT krejt princët arbërorë, pra kishin edhe VETËDIJEN SHTETFORMUESE kastriotiane. 
ë)
Ka ekzistuar një VETËDIJE E PËRBASHKËT ETNIKE, një vetëdije e pëbashkët për lirinë. (Koncepti për LIRINË, është koncept evropian që dallon nga ai në Orient)... Islamizimi ndodhi në krejt tokat shqiptare, pra te krejt popullata, e jo në mënyrë të parcializuar (dmth tek klanet, fiset etj etj), Perandoria otomane i veçoi shqiptarët si bashkësi unike që i takon krejt një hapësire nacionale shqiptare, kundër të cilëve dërgoi ushtrinë dhe ideologjinë e saj me anë të shpatës. 
f)
Mjafton të shihen kronikat e kohës (veprat historiografike, dokumentare, letrare etj) se si e kanë quajtur Skënderbeun... Ka prirje antihistorike që të paraqitet Skënderbeu si figurë jokombëtare SOT (dhe dje), mbasi nuk paska pasur në atë kohë komb, (ani se krejt emrat që janë përdorë në atë kohë, përdoren edhe sot; gjuha shqipe e asaj kohe flitet edhe sot, trojet e atëhershme janë këto të sotmet, ndërgjegja etnike e përbashkësisë është kjo e sotmja)... 
g)
Përpjekja për eliminim të figurave historike nga historia jonë, për t'ia mohuar popullit tonë trashëgiminë historike, materiale e shpirtërore (sepse ato të drejta tashmë po uzurpohen nga Serbia nëpërmes manastireve e nga ideologjia neo-otomane e ku shqiptarët sot na qenkan qiraxhinj, -paraqitet kësisoj që nesër duhet ose nënshtruar, ose dëbuar... 
gj)
Dëshmi se shiptarët ishin një KOMUNITET A BASHKËSI UNIKE, janë luftërat 35-vjeçare kundër Perandorisë otomane, nga një ushtri e fortë arbërore unike (e të gjithë arbërorëve), se Arbëria e kohës së Skënderbeut e kishte elitën e përbashkët, më të shkolluarën e më të arsimuarën në Evropën juglindore (Ballkanin e sotëm), si Pal Engjëllin (ministër i jashtëm), Dhimitër Frangun (financa), Gazullorët si ambasadorë, që ishin edhe profesorë universitetesh nëpër mbretëri e shtete evropiane të kohës, ushtarakët e lartë e të formuar... 
h) 
Vetëdija kombëtare moderne e shek XIX, është e hershme e që i ka rrënjët në vetedijen kombetare etnike të atyre shekujve.

foto e Prend Buzhala

 

Bottom of Form

 

 

 

Ndaj nuk është e rastit ajo që shkruan Ernest Koliqi në një letërs drejtuar At Jak Marlekës në vitin 1952: “Tri forca ka katoliçizmi: klerin, që ruan tharmin e vjetër iliro-thrak dhe mbështetet paprà në parimet e shëndosha të Perëndimit; parinë e Shkodrës, që ka traditë të shkëlqyeshme shqiptaro-venetiane, prandej një trashëgim bujarie e jete zotnijsh të një shkalle të naltë; malet që kanë ruajtur gojëdhana ma të çmueshme.

Luigj Gurakuqi, me shoqatën Ora e Maleve, dijti me shkri në një sintezë të harmonishme tri degët e katolicizmit, dhe, të mos kishin ndërhy si gjithmonë të huajt, Shqipnija mbarë do të shihte dobi prej kësaj pune. Në kohën e vet Ora e Maleve, dijti të bahet qendër tërhjekse jo vetëm e katoliçizmit, por të forcave ma të shendoshta të shqiptarizmit. Punën e Orës së Maleve e kemi nisë Patër Anton Harapi, Nush Topalli e unë. E di mirë si lindi e si u zhvillue...” (Ernest Koliqi, 1952.)

 

 

 

 

 

MIRDITA, Zef., Krishtenizmi ndër shqiptarë, Drita & Misioni Katolik Shqiptar në Zagreb, Prizren - Zagreb, 1998. 443 f.

Prof. Dr. Zef Mirdita në shkrimin e këtij libri ka bërë për postulat në parathënien e tij, fjalët e Papa Leonit XIII, në letrën e datës 18 korrik të vitit 1882, dërguar studentëve të historisë së Universitetit

Gregorian të cilëve u thotë se “Prima est historiae lex, ne quid falsi dicere audeat, deinde ne quid veri non audeat” “Ligji i Parë i historisë është, që mos të guxohet të thuhet diçka e rrejshme, pastaj mos të guxohet të heshtet e vërteta” (f. 46). Nuk është e lehtë të shkruhet një libër rreth historisë dymijëvjeçare të krishterimit, dhe aq më tepër për krishterimin shqiptar. E themi këtë, për faktin se krishterimi në trojet shqiptare ka kaluar një persekutim të pashoq, që prej fillimeve të tij e deri në fund të shekullit të XX. Dymijë vjet krishterim vijimisht të pandërprerë edhe për shkak të këtij persekutimi, kanë lënë domosdo edhe honet, gollet, zbrastitë dokumentare me të cilat do të mund të ndërtohej në mënyrën më të mirë të mundshme një histori sa më reale dhe e besueshme. Edhe përkundrejt kësaj, Zef Mirdita me eurudicionin, aftësinë hulumtuese të burimeve arkivore dhe atyre dokumenatre të botuara, metodologjinë sistematizuese dhe shqyrtuese kritike të tyre, ka arritur të ia dalë mbanë dhe të na japë një monografi model të kësaj gjinie. Mirdita ka shkoqitur profesionalisht identifikimet anakronike joshkencore të identifikimit të fesë me kombin, parë këto në aspektin aksiologjik të historisë dhe vetë thelbit të saj si shkencë si dhe në aspektin e teologjisë së krishterë.

Monografia “Krishtenizmi ndër shqiptare” është botuar me rastin e 2000 vjetorit të Krishterimit. Ajo është monografia më e plotë që është botuar deri me sot bazuar në të dhënat arkeologjike dhe dokumentare, pjesë e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore. Libri prej 443 faqesh jep një pasqyrë të plotë të historisë së besimit të krishterë të popullit shqiptar përgjatë 2000 vjetëve në territoret shqiptare. Autori e ka nisur veprën e tij me një hyrje në historiografinë kishtare, duke e parë atë si një shkencë e cila merret me të kaluarën e jashtme dhe të brendshme të Kishës dhe vetë këtë të fundit si vepër hyjnore, si një sistem hierarik e sakramental të themeluar nga vetë Jezu Krishti, ndaj dhe objekti i historisë kishtare është “Historia e Mbretërimit Hyjnore në Tokë”. Po këtu trajton çështje të periodizimit të historisë kishtare, fillimeve të saj, trajtimin e saj si lëndë teologjike, qëllimet e njohjes së saj, burimet (veprat e etërve kishtarë apo patristikës, Dekretet papnore, biografitë e papëve, aktet e koncilëve kishtare, ligjet civile dhe konkordatet, aktet e martirëve dhe të shenjtërve, simbolet, liturgjinë dhe ritet, rregullat dhe rregulltarët, mbishkrimet, shkencat teologjike si: dogmatika, morali, pastorali dhe e drejta kanonike) dhe kronologjinë historike të ngjarjeve sipas ndarjeve të njohura dhe të pranuara si zgjidhje të drejta, metodat e studimit si dhe një vështrim të shkurtër rreth historiografisë kishtare shqiptare.

Pjesa e parë (f. 75-140), i kushtohet periudhës parakostandiniane deri në vitin 313, kur perandori Kostandini i Madh me origjinë dardane nga Nishi, legalizoi veprimtarinë e Kishës së krishterë. Autori dëshmon një njohje të thellë qoftë teorike në aspektin doktrinal, qoftë historik, në qasjen burimologjike të të dhënave, të cilat i bashkërendon dhe i mbarështon duke kaluar kujdesshëm kohën dhe veprimtarinë e themeluesit të kishës Jezu Krishtit në Perandorinë Romake, popullin hebre dhe bashkësinë e parë kishtare në Jerusalem, Koncilin e Apostujve, ndarjen e kishës prej Sinagogës dhe themelimin e krishterimit romak nën primatin e Pjetrit, veprimtarinë e Palit Apostull prej fillimit të jetës së tij misionare nga misioni i parë deri tek ardhja e tij në Romë dhe martirizimi i tij si dhe salvimi dhe përndjekja e kishës dhe e të krishterëve nga ana e perandorëve romakë. Nga kjo pjesë Mirdita konkludon se “...krishterimi nuk ka qenë religjion i mirëseardhur në Perandorinë Romake. Për më tepër, sidomos kur është fjala për trevat e Illirikumit, ai u përndjek në mënyrë të pamëshirshme, pikërisht nga perandorët e gjakut ilir, stërgjyshërve të shqiptarëve. Nuk është kjo, pra, fe që ilirëve ua solli pushtuesi, por kjo është fe e dëshmuar me gjakun e martirëve, qoftë të klerit apo të laikëve”. (f. 139).

Pjesa e dytë me titullin “Krishterimi ndër shqiptarë që nga fillimi e deri në ditët tona”, merr në shqyrtim krishterimin si pjesë përbërëse e historisë kombëtare shqiptare që nga shekulli i IV i erës së krishterë e deri më sot. Njohës në themel i historisë së kombit shqiptat, Mirdita pohon se feja e krishterë u përhap në popullin shqiptar falë udhëtimit apostolik të apostullit Pal nëpër Iliri bazuar kjo në Shkrimin Shenjtë. Kjo sipas tij nuk është feja e përhapur nga romakët, por është fe e lindur dhe zhvilluar mes popullit shqiptar falë predikimit misionar të apostujve. Ky fakt përcaktohet nga autori si vendimtar në përhapjen e krishterimit në trevat shqiptare, pra “Krishtenizmi tek ilirët është i kohës së apostujve” (f. 145). Këtu autori në lidhje me origjinën e ilirëve kundërshton pikëpamjet e historianit gjerman Schramm, sipas të cili bartësit e kristianizmit të shqiptarëve janë besët një fis trakas që ka jetuar në trevën midis Maqedonisë, Serbisë dhe Bullgarisë, dhe se ata mund të jenë paraardhësit e shqiptarëve, pra sipas tij shqiptarët kanë origjinë thrakase. Këtë tezë e hedh poshtë Prof. Zef Mirdita kur thotë se: “Nëse pranohet mendimi e tij, atëherë si të kuptohet martirizimi i Florit dhe Laurit në Ulpianë që është i kohës së Trajanit, pra fillimit të shek. II të erës kristian”. (f. 145, shënimi 2 në fusnotë). Megjithëse krishterimi i kësaj kohe në viset shqiptare shpeshherë nën trysninë e ngjarjeve politike të kohës ka vuajtur jo pak prej herezive dhe skizmave, si pasojë e grindjeve juridike dhe doktrinale që zhvilloheshin midis Romës dhe Konstandinopojës, antagonizmit mes Romës dhe Bizantit, por edhe sulmeve të barbarëve dhe sllavëve, ndihmave dhe presioneve të perandorëve bizantinë të kryepeshkopëve të Ohrit, Kisha shqiptare gjithmonë i ka mbetur besnike Kishës së Romës, dhe këtë fakt historik e dëshmon më së miri Kisha italo-arbëreshe e ritit oriental, e cila ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm ekumenik si urë lidhëse mes Kishës Katolike të Perëndimit me atë të Lindjes. Kjo vazhdimësi dëshmohet qoftë me ndarjen e Perandorisë Romake në Lindje dhe në Perëndim në vitin 395, qoftë në skizmën e vitit 1054. Kisha e krishterë ndër shqiptarë qoftë ajo e ritit romak, qoftë ajo e ritit lindor, kryesisht në shekujt XIV-XV, bëhet një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e pavarësisë dhe identitetit etnik të shqiptarëve. Për këtë një meritë të veçantë ka veprimtaria e rregulltarëve benediktinë, domenikanë dhe françeskanë dhe sidomos përballimi i sulmeve osmane nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), i cili për shkak të aleancës së besueshme me papët e asaj kohe, u bë edhe pararoja e krishterimit evropian në shekullin e XV, i cili duke mbrojtur kauzën e krishterë të Evropës, mbrojti njëkohësisht qytetërimin evropian perëndimor dhe bashkë me të Kishën e krishterë. Me vdekjen e Gjergj Kastriotit (1468) shuhet edhe liria e popullit shqiptar. Fillon kështu përndjekja e përgjakshme e të krishterëve, shoqëruar me konvertimin e dhunshëm në islamizëm. Mirdita konkludon qartë se “Populli shqiptar nuk e përqafon islamizmin për shkak të bindjes religjoze, por në rend të parë, për shkak të arsyeve politike dhe ekonomike.” (f. 183), së cilës i shtohet edhe mungesa e klerit dhe formimi i dobët intelektual dhe fetar të tij. Fillon po ashtu këtë kohë edhe shpërngulja e të krishterëve në Siçili e Kalabri në Itali dhe krijimi i diasporës shqiptare atje e cila mbeti e lidhur pazgjidhshmërisht me nderimin e Zojës së Shkodrës, Zojën e Këshillit të Mirë. Në të tilla kushte, kur mbajtja dhe praktikimi i besimit të krishterë ishte një sakrificë, lind fenomeni i kriptokatolicizmit, (mbajtja fshehtas e besimit të krishterë dhe paraqitja publike e besimit islam). Kisha katolike shqiptare për të shpëtuar vetveten detyrohet të strehohet në male në zonat më të thella. Me themelimin e Kongregatës së Propaganës Fide (1622), rifillon ringjallja e kishës ndër shqiptarë për të mbërritur në vitin 1703, kur më interesim e drejtpërdrejtë të Papës Klementi XI (Giovanni Francesco Albano-s), organizohet Kuvendi i Arbënit, i cili shënoi riaktivizmin e klerit në çështjet dogmatike, kanonike, baritore e morale, për tu pasur me konçilet e tjera të mbajtura në vitet 1871 dhe 1895. Kësaj gjendjeje ringjallje falë ndikimit austro-hungarez, i shtohet edhe ardhja e misionarëve jezuitë, hapja e Seminarit Ndërdioqezan, themelimi i shtypshkronjave, daljes së gazetave dhe revistave katolike, hapjes se shkollave, kolegjeve, seminareve, daljes së botimeve të shumta, studimeve etj. Kemi gjithashtu një vështrim rreth kishës italo-shqiptare (arbëreshe).

Besimi i krishterë shihet i plotë duke përfshirë Kishën Katolike dhe Kishën Orotodokse, parë kjo si një aspekt i rëndësishëm ekumenik i sugjeruar nga Koncili II i Vatikanit, i cili i sheh këto kisha si simotra nga aspekti sakramental dhe institucional.

Një pjesë e rëndësishme i është dhënë padyshim në monografi kontributit të arbëreshëve të Italisë (Kalabrisë dhe Sicilisë) në çështjen kombëtare shqiptare në aspektin arsimor dhe kulturor, bazuar në veçorinë unike të besimit të krishterë në ritin bizantin, të lidhur me Selinë e Shenjtë. Në fund hidhet një vështrim mbi komunitetin e krishterë në SHBA, si dhe periudhën e persekutimit nga ana e regjimit komunist (1945-1990), shoqëruar kjo edhe me një kronologji të titulluar “Komunizmi “shqiptar” dhe kisha”.
Pjesa e tretë e monografisë e titulluar: “Roli i rendeve dhe klerit dioqezan në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare”, merr në shqyrtim kontributin që kanë dhënë rendet kishtare dhe institucionet e kishës Katolike si në shërbimin baritor ashtu edhe në arsim, kulturë dhe sidomos në mbrojtjen e identitetit dhe integritetit territorial dhe politiko-shoqëror të shqiptarëve. Për të njohur më mirë institucionet e kishës dhe rendet e ndryshme të saj që kanë vepruar në Shqipëri, autori merr në shqyrtim bazilianët, benediktinët, dominikanët, françeskanët, jezuitët dhe selezianët.

E nis me rendin e lashtë të bazilianëve me themelues Shën Bazilin e Madh rreth viteve 300-379, urdhër karakteristik për Kishën Lindore, ekzistenca dhe aktiviteti i të cilit në Shqipëri lidhet me kuvendin e Shën Gjon Vladimirit (Elbasan), atë të Ardenicës dhe Apollonisë (Fier), Mezzojuzos (Sicili) dhe Abacinë nullius i Grotaferratës në Romë. Shto dhe Himarën.

Benediktinët shihet se u përkasin kuvendet e Shën Segjit dhe Shën Bakut, Shën Kollit (të dy në Breg të Bunës), Shën Gjoni i Drishtit, Shën Pali i Pultit, Shëlbuemi i Rubikut, Shën Llezhdrit në Orosh, Shën Prendes së Kurbinit, Shën Anastasit në Kep të Rodonit, Shën Mëhilli i Rotecit, Shën Mërinë e Ndërfanës (Mirditë) etj.

Dominikanët edhe ata kanë një prani të hershme e cila pret të dokumentohet më tej, ndërsa përbën fenomen më vete prania e françeskanëve që nga koha e Shën Françeskut me një atktivitet të dendur misionar, politiko-diplomatik, arsimor, kulturor, letrar e shkencor që i ka dhënë personalitete të nderuara botës shqiptare si At Shtjefën Gjeçovi, At Gjergj Fishta, At Marin Sirdani, At Justin Rrota, At Donat Kurti, At Luigj Marlekaj, At Bernardin Palaj, At Pal Dodaj, At Ambroz Marlaskaj, At Anton Harapi, At Gjon Shllaku, At Benedikt Dema, At Martin Gjoka, At Leon Kabashi, At Filip Mazrreku, At Paulin Margjokaj etj. Jezuitët ndonëse erdhën vonë, krijuan edha ata si françeskanët një paralele të rëndësishme misionare dhe kulturore në kishën katolike në Shqipëri ku spikasin At Anton Xanoni, Ndre Mjedja, At Giacomo Jung, At Domenico Passi, At Fulvio Cordignano, At Giuseppe Valentini, At Mark Harapi, At Gjon Karma, At Daniel Dajani, At Pjetër Mëshkalla etj. Pastaj vijnë në shqyrtim rregulltaret: stigmatinet, servitet dhe vincencianet. Kleri dioçezan ose shekullar ka pjesën e vet në këtë monografi përvijuar nga relacionet e ipeshkvinjve shqiptarë dërguar Propagandës Fide përgjatë shekujve XVII-XVIII, kler që luajti rol mjaft të rëndësishëm në përhapjen e besimit, gjuhës shqipe, arsimit dhe kulturës shqiptare. Janë pjesë e kësaj ndihmese Imzot Pal Engjëlli, Marin Barleti, Dom Gjon Buzuku, Imzot Pjetër Budi, Imzot Frang Bardhi, Imzot Pjetër Bogdani, Imzot Gjon Nikollë Kazazi, Lukë Matranga, Nikollë Keta, Jul Variboba, Dom Engjëll Radoja, Imzot Prend Doçi, Dom Ndue Bytyçi, Dom Ndoc Nikaj, Dom Lazër Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Imzot Frano Illia, Kardinal Mikel Koliqi, Dom Simon Filipaj, Fan Noli etj. Pjesa e fundit me titullin A maiora mala vitanda, (të ndalojmë të keqen më të madhe/të shmanget e keqja më e madhe), është një lloj qasje kulturore e orientimit politiko–kulturor të shqiptarëve. Në fund libri është pajisur me një indek të emrave dhe të nocioneve si dhe listën e papëve që nga Shën Pjetri e deri tek Gjon Pali II. Lista e shkurtesave, 46 përmbledhje dokumentare me burim të botuara si dhe literatura e jashtëzakonshme me 455 njësi bibliografike të shqyrtuara e bëjnë këtë vepër një punë shkencore model, jo vetëm për specifikën e argumentit, shtrimin fakteve, por mbi të gjitha për sjelljen e të dhënave dhe shqyrtimin kritik të tyre në mënyre origjinale. Me këtë vepër enciklopedike i është vënë një gur themeltar, që deri më sot i kishte munguar historiografisë shqiptare, ndaj ribotimi i saj do të duhej të ishte një nismë e mirë në shërbim të lexuesve dhe studiuesve që kanë pjesë të interesimit të tyre historinë.


Prof. Dr. Zef Mirdita lindi më 13 mars 1936 në qytetin e Prizrenit. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik e kreu në Ister. Studimet e larta i përfundoi në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Zagrebit ku edhe u diplomua në filozofi më 8 korrik 1965. Me 8 shkurt 1966 kthehet në vendlindje dhe emërohet profesor në gjimnazin e Prizrenit, ku jep lëndën e historisë dhe të sociologjisë. Krahas punës në gjimnazin e Prizrenit, jepte ligjërata për studentët e filozofisë në Universitetin e Prishtinës rreth historisë dhe albanologjisë në shqip dhe serbisht. Në Janar 1967, emërohet në Fakultetin Filozofik të Prishtinës si asistent në degën e historisë së kohës së vjetër dhe gjuhës latine. Në vitin 1968 paraqiti tezën e doktoraturës me temë: ”Dardanët dhe Dardania në antikë” të cilën e mbrojti me sukses më 03 nëntor 1972 dhe me 20 prill 1973 i jepet titulli “Doktor i shkencave historike” në universitetin e Zagrebit), dhe po atë vit i jepet titulli “docent” në fushën e historisë. Një vit më pas (më 1974) u specializua ne Katedrën e Historisë së Kohës së Vjetër pranë Universitetit të Romës “La Sapienza”. Në vitet 1976-1977 kreu specializimin fushën e historisë në Heidelberg (Gjermani). Me 1978 është asistent profesor, me 1983 profesor ordinar i lëndës Historia e kohës së vjetër. Nga viti 1980-1990, për 10 vjet ka qenë anëtar i Komitetit Nacional të Jugosllavisë për ballkanologjinë, ka qenë anëtar i redaksisë kosovare për Enciklopedinë e Jugosllavisë.
Më 3 prill 1991 emërohet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në vitet 1991-1992 kreu një tjetër specializim në fushën e historisë në Mynih të Gjermanisë si bursist i fondacionit “Alexandër von Humboldt”. Në vitin 1993, largohet nga Kosova për shkaqe politike dhe punësohet në Institutin e Historisë në Kroaci si këshilltar shkencor ku qëndroi rreth 4 vjet, pasi me 1997 fillon punë në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Osijekut, ku jep lëndën e historisë së kohës së vjetër. Ka marrë pjesë në shumë kongrese shkencore ndërkombëtare në Beograd, Ankara, Bukuresht, Insbruk, Dubronik, Mostar, Palermo, Prishtinë, Sofje, Zarë, Shtutgard, Zagreb. Eshtë autor i gjashtë librave dhe rreth 100 studimeve shkencore të ligjëruara dhe botuara në organe dhe revista të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në Ballkan dhe Evropë. Ka botuar këto libra shkencorë: Dardanci i Dardania, Zagreb, 1972, Studime dardane, Rilindja, Prishtinë, 1979, Tiranë, 1982, Antroponia e Dardanisë në kohën romake, shqip-gjermanisht, Prishtinë, 1981, Mitet dhe mitologjia në antikë, Prishtinë, 1988, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Drita & Misioni Katolik Shqiptar në Zagreb, Prizren - Zagreb, 1998, Religion und Kulte der Dardaner und Dardaniens in der Antike, Zagreb, 2001/ Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardanise në antikë. Unioni i Bashkësive Shqiptare në Republikën e Kroacisë, 2001.

 

_____________________________________________________________

Pjetër Meshkalla ishte një dijetar që pyetej nga të gjithë për të thënë fjalën e fundit. Si i thonë për t’iu vënë gjerave kapak. Nuk fliste kush pas At Pjetrit. As në liri, as në burg. Cilido të kishte qenë rangu i biseduesve, qofshin dhe ish-kryemnistra. Ai shërbeu në Shkodër dhe në Tiranë.

Ja çfarë shkruan për Té, i nderuemi Prof. Arshi Pipa: “...në kjoftë se kam shpetue nga burgu i Burrelit e jam sot i gjallë, i detyrohëm lutjeve të njerëzve si, Padër Meshkalla e të tjerëve, të cilët kujtoj se kanë kontribue në determinimin e fatit tem.” (Intervistë e dhanun për revistën “Kumbona e së Diellës” Shkodër,1993). 

Në pranverën e vitit 1940, kur Shqipnia ishte e pushtueme nga Italia fashiste, e cila veç tjerash kishte dhunue edhe Flamurin tonë Kombëtar, P. Meshkalla bashkë me At Gjergj Fishtën (që ndodhej për vizitë në famullinë e Tij, në Tiranë), u folën nxanësve që ata mos me përshëndetë në mënyrën fashiste. Për këte Ai asht konsiderue “i padëshrueshëm” nga autoritetët fashiste. Kujtimet e nxanësve të Tij pasunojnë veprën atdhetare të periudhës së pushtimit fashist, nazist e ma vonë atij sllavo-komunist, për të cilat vepra kanë shkrue e do të shkruajnë, mbasi ata nuk e harrojnë asnjëherë mësuesin e tyne P. Meshkallën. Madje, ata në shênjë nderimi për veprat e Tija, me rastin e katër vjetorit të vdekjës i kanë ndertue edhe vorrin, ku sot prehën eshtnat e Tija. Pikëpamjet e Tija politike janë kenë të shprehuna haptas prej Tij dhe të njohtuna prej të gjithëve.

Ai ishte kundër cilësdo lloj diktaturë. Ishte antifashist dhe, këte, përveç faktit sipërm, e vërteton edhe qëndrimi i Tij atdhetar dhe i premë kundër disa veprimeve në lidhje me ndonjë jezuit italian në Shkodër, gja për të cilën u transferue në Tiranë nga eprorët jezuit, në vitin 1937.

Ai qëndroi në mendimet e Tija edhe në Tiranë, këte e vërteton letra që Ai i ka dergue Vatikanit për largimin e Delegatit Apostolik nga Shqipnia, për pikëpamjet e tija fashiste dhe antishqiptare. Ndoshta, për këte komunistët e quajtën “fashist”!...

Ai ishte kundër nazizmit dhe për këte flet fakti i strehimit të popullsisë së Tiranës, në refugjion pranë qelës së Tij, kur, ata po ndiqëshin nga forcat gjermane. Ishte P. Meshkalla, ashtusi shumë klerikë tjerë, tue perfshi këtu edhe misionarët Don Alfons Tracki e At Zef Maksen (të dy të pushkatuem nga komunistët si agjenta të nazistëve gjermanë), sepse, u dolën me gjoks përpara ushtarëve nazistë, madje, edhe ndaluan reprezaljet e tyne kundër shqiptarëve.

Ai ishte kundër diktaturës komuniste dhe këte e vërteton gjithë jeta e Tij e martirizueme. Në vitin 1945, Ai u takue në një shtëpi të Tiranës me Mehmet Shehun, që njihëj një ndër terroristët e grupeve vullnetare të Spanjës, që në vitin 1936 dhe ishte P. Meshkalla, Ai, që i tha troç ndër sy se çfarë do të bajnë komunistët në Shqipni, posa të forcojnë paksa pozitat shtetnore. Kur, P. Meshkalla, i tha: “Ju, do të kërkoni me zhdukë Fenë me dhunë, se, ky asht parimi i parë i komunistëve, aty ku ata marrin pushtetin dhe, Kishat e Xhamijat ju do ti këtheni në klube dhe kinema.” Mehmeti, iu përgjigjë: -“Kjo asht vetëm propagandë e atyne që nuk e donë pushtetin tonë popullor dhe, kërkojnë me na armiqësue me popullin, kjo nuk do të ndodhin kurrë në Shqipni!”...Më tregonte dhelpninë e Mehmetit për me mujtë me hjekë një ashkël në kokën e P. Meshkallës, në lidhje me shkëputjen e Klerit Katolik Shqiptar nga Vatikani dhe Papa. Përgjigja e P. Meshkallës merrët me mend cila ishte!...

Persekutimi komunist ne shkencat albanologjike

24 Qershor 2010 - 20:43 

Kolec Topalli

Persekutimi komunist në shkencat albanologjike, published in Hylli i Dritës, Shkodra, 1 (2010), p. 8-17      

Fotot e personazheve dhe versioni ne anglisht i esese mund te gjenden ne faqen e Prof Dr. Robert Elsie     

Lufta e klasave dhe persekutimi komunist veproi në të gjitha shtresat e shoqërisë. Ato qenë shumë të ashpra sidomos ndër intelektualë që ishin shkolluar jashtë shteti e kishin kulturë perëndimore. Frika e regjimit komunist nga intelektualët demokratë që mund të mendonin ndryshe nga dogmat zyrtare, pati si pasojë përndjekjen e tyre, arrestimet, internimet, torturat e pushkatimet, që ndërprenë për një gjysmë shekulli lidhjet shpirtërore e kulturore të shqiptarëve me botën e qytetëruar perëndimore. Shembujt që vijojnë flasin qartë për këtë.
Bernardin Palaj e Donat Kurti i dhanë thesare kulture kombit tonë. I pari qe mitologu më i shquar shqiptar, i quajtur nga gjuhëtarja Desnickaja “njohësi më i mirë i maleve tona”, poet e prozator. I lauruar në Innsbruck të Austrisë, profesor i greqishtes e latinishtes në Liceun “Illyricum”, i burgosur më 1924 si kundërshtar i monarkisë, tërë jetën ia kushtoi albanologjisë. Pas njoftimit që kishte dhënë Shtjefën Gjeçovi më 1905 se “ndër malet tona fshihet një thesar i paçmueshëm i epikës shqiptare”, ai së bashku me Donat Kurtin gjurmuan e mblodhën, sistemuan e botuan qindra kangë kreshnikësh, të cilat i botuan në revistën “Hylli i Dritës”, që çmohej si më e mira në Ballkan. Dhe shpërblimi që mori për këtë punë vigane qe burgosja e tij më 1946, torturat më çnjerëzore derisa vdiq në burg në moshën 50 vjeçare. Një bashkëvuajtës i tij dëshmon: “E kishin lidhur duarsh me tel të ndryshkur te pisha në oborr ku qëndronte pezull, aty ku lidheshin të burgosurit pasi i rrihnin për vdekje. Pastaj e lanë të ngujuar nën shkallë në një vend të qelbur. E kjo zgjati për muaj e muaj, derisa iu helmatis gjaku e vdiq nga tetanozi. E varrosën në fund të oborrit, por eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë. Vdiq i akuzuar si agjent i të huajve, ai që i kishte dhuruar kombit visaret e tij më të shtrenjta, të cilat nga dijetarët e huaj janë krahasuar me eposet më të mëdhenj të Europës, me “Iliadën” e grekëve, “Kangët e Rolandit” të francezëve dhe “Nibelungenin” e gjermanëve. 


Donat Kurti qe mbledhës i zellshëm i folklorit, i quajtur Anderseni shqiptar. I lauruar në Universitetin “San Antonio” të Romës ku iu dha titulli “doktor i shkencave”, njohës i shkëlqyer i 7 gjuhëve të huaja, u vlerësua nga Norbert Jokli “ndër prozatorët më të mëdhenj shqiptarë”. Por edhe ky pati të njëjtin fat si bashkëpunëtori i tij. I burgosur që në vitet e para të vendosjes së diktaturës, u dënua me vdekje, dënim që më vonë iu shndërrua në burgim të përjetshëm. Dhe kaloi 17 vjet në burgjet dhe kampet shfarosëse komuniste. Ironia e fatit deshi që ai të vdiste i harruar, i vetmuar e në heshtje të plotë, pikërisht në ditët kur në Tiranë mbahej një simpozium për ciklin e Kreshnikëve.
Një tjetër albanolog pati një fat edhe më të rëndë. Lazër Shantoja qe mbledhës folklori, publicist, kritik letrar, poet e prozator, përkthyes i talentuar i Gëtes, Shilerit e Hajnes. Por ai që për mbrojtje të demokracisë kishte provuar burgun që në vitet ’20, ai që bisedonte me ditë e me muaj me Faustin e Ëilhelm Telin, e pësoi keq nga diktatura. I arrestuar në shkurt të vitit 1945 u torturua kaq shumë sa luste zotin ta shpëtonte me vdekjen e tij. Kur e pa për herë të fundit e ëma duke u zvarritur pas hekurave me këmbët të gangrenizuara, iu lut rojeve ta vrisnin, që të mos vuante më. Dhe e pushkatuan pas një gjyqi farsë që i dha dënimin me vdekje.

I fundit që e pa trupin e tij të vrarë, dëshmon: “E kishin coptue. Ishte me kambë e me krahë të gjymtueme. Ia kishin pre me sharrë. Kofsha e djathtë ishte e ajun tej mase, sa dukej më e madhe se trupi, dhe dukeshin gjithkund gjurmë plagësh të bame me gjithfarë mjetesh. S’kishte mujtë me qindrue në kambë dhe e kishin pushkatue me një breshërimë plumbash brenda në varr. Gurë e dhé mbuluen trupin e tij të gjymtuem, për të mos u gjetur kurrë vorri i tij”. Vepra e tij, e shpërndarë në revista e gazeta të kohës, u botua në një vëllim me rreth 700 faqe, 60 vjet pas vdekjes së autorit. Duke u çmuar përtej kufijve të Shqipërisë, kam pasur rastin të jem i pranishëm në Romë para 4 vjetësh kur u përkujtua me nderim të veçantë në një konferencë shkencore, organizuar posaçërisht për të.


Një tjetër shkencëtar, intelektual-albanolog, që u vra nga diktatura në ditët e para të vendosjes së terrorit komunist, qe Nikollë Gazulli. Ai ka lënë Fjalorin më të mirë krahinor të fjalëve të rralla, me shpjegime e sqarime të shumëllojshme dhe me një pasqyrë të gjerë të parashtesave e prapashtesave të shqipes, që e bëjnë atë një thesar të paçmueshëm në fushë të leksikografisë. Qe nismëtar edhe në fushë të leksikografisë onomastike, duke botuar të parin “Fjalor onomastik” shqiptar në revistën “Hylli i Dritës”, ku trajtohen edhe probleme historike e etnografike. Nga informacionet që kemi, ai kishte mbledhur edhe 2000 fjalë të tjera, fati i të cilave nuk dihet. E me gjithë këto kontribute, emri i tij nuk u përmend asnjëherë në studimet albanologjike. Së shumti lejohej të citohej vetëm titulli i veprës me shkurtime, por kurrsesi autori i saj. E kjo ndodhte sepse ai u pushkatua pa gjyq në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist. I rrethuar nga bandat komuniste, u vra si martir në një shpellë ku ishte strehuar për t’iu fshehur terrorit të kuq, një Bajram Curr i kohëve tona, i mbetur edhe ky pa varr, ai që në luftën për demokraci në vitet ’30 kishte vuajtur 4 vjet në burgun e Gjirokastrës dhe ishte liruar falë ndërhyrjes së Norbert Joklit, Gjergj Fishtës dhe Aleksandër Xhuvanit.


Mark Dushi qe një tjetër mbledhës i zellshëm i folklorit, i leksikut të rrallë, i toponimeve, të dhënave historike, mitologjike, legjendave etj. Ka lënë në dorëshkrim disa vepra, që ruhen në Arkivin e Shtetit dhe presin një dorë të kujdesshme t’i nxjerrë në dritë. Një monografi e tij, që u botua si vepër postume, “Tirana dhe rrethinat e saj”, përmban të dhëna dhe argumente arkeologjike, etnologjike, gjuhësore dhe etimologjike me interes shkencor për të njohur kryeqytetin dhe rrethinat e tij. Dhe shpërblimi i gjithë kësaj pune qe burgosja e tij nga diktatura, torturat mizore, dënimi me vdekje dhe pushkatimi në moshën 46 vjeçare.


Fate të njëjta patën edhe shumë dijetarë të tjerë, që për punën e tyre u shpërblyen me burgje, internime e persekutime të tjera. I tillë është rasti i tre orientalistëve të shquar: Mykerem Janina, Vexhi Buharaja dhe Tahir Dizdari, që të tre njohës shumë të mirë të gjuhëve perëndimore e lindore, të vjetra e të reja, filologë, përkthyes e transkriptues të shumë veprave me vlerë shkencore e letrare.


Mykerem Janina qe ndër specialistët më të mirë të osmanishtes, njohës i përkryer i dokumenteve historike dhe i paleografisë, përkthyes i “Defterit të Sanxhakut Shqiptar” të historianit turk Inalçik. Ai kishte nisur aktivitetin botues që në vitet ’30, por u burgos dy herë gjatë jetës së tij me akuzën stereotipe “për agjitacion e propagandë”. Kaloi rreth 15 vjet në burgje e internime. Në burgimin e dytë ishte afër moshës 80 vjeçare.


Vexhi Buharaja ka lënë një vëllim shumë të madh materialesh dokumentare osmane, që janë me rëndësi të dorës së parë për studimin e historisë së Shqipërisë. Duke i përkthyer në gjuhën shqipe, ai solli pranë nesh veprat e frashërlinjve, “Besën” e Samiut dhe “Ëndërrimet” e Naimit, si edhe disa kryevepra botërore të poetëve persianë. Por ky intelektual me potencial të madh shkencor, që punoi 10 vjet në Institutin e Historisë, u pushua nga puna në vitin 1975, për të kaluar vitet e pjekurisë më të madhe shkencore në vetmi të plotë larg çdo aktiviteti shkencor.


Tahir Dizdari është autor i fjalorit më të madh e më të mirë të orientalizmave në gjuhën shqipe, ku jepen shpjegime të shumta për huazimet turke, me argumente leksikore e gramatikore, etnologjike, letrare e etimologjike, dhe me krahasime me gjuhët e tjera të Gadishullit Ballkanik, gjë e bëjnë atë me vlera të paçmueshme jo vetëm për albanologjinë, por edhe për orientalistikën e ballkanologjinë. Por e gjithë kjo punë e stërmundimshme, për të cilën ai punoi gjithë jetën, nuk u botua sa qe gjallë autori, dhe pa dritën e diellit 33 vjet pas vdekjes së tij. E kjo për arsyen e thjeshtë se Tahir Dizdari ishte burgosur më 1951 si antikomunist, ai që për ndjenjat e tij patriotike e demokrate ishte internuar nga fashizmi në vitin 1939.


Fat të tillë patën edhe helenistët, latinistët dhe përkthyesit e tjerë, faji i vetëm i të cilëve ishte se kishin studiuar në shkolla perëndimore dhe nuk pajtoheshin me diktaturën. Guljelm Deda, që Orlandon e çmendur të Ludovico Ariostos e bëri të flasë shqip, kaloi një jetë të tërë në burgje e internime, ai që për 17 vjet punoi për të përkthyer 40 mijë vargje të rimuara në gjuhën shqipe. Edhe kur u lirua, për të nuk kishte punë tjetër veç të thyente gurë në malin e Taraboshit. Këtë fat pati edhe Mark Dema, përkthyesi i talentuar i “Eneidës” së Virgjilit; Veniamin Dashi, përkthyes i shumë veprave me karakter albanologjik nga studiuesit gjermanë. Edhe këta të shpërblyer me shumë vite burg dhe me anonimatin e përjetshëm. Mithat Araniti përktheu nga gjermanishtja vepra kapitale për albanologjinë. I tillë është Fjalori etimologjik i gjuhëve indoeuropiane me tre vëllime i etimologëve me përmasa botërore Alois Ëalde dhe Julius Pokorny, një kopje e të cilit gjendet në Muzeun e Durrësit. Dhe shpërblimi i kësaj pune qenë vitet e pafund të burgut e të internimit.


Një tjetër njohës i thellë e përkthyes i letërsisë klasike, Gjon Shllaku, shqipëroi kryevepra botërore: “Iliadën” e Homerit, veprat e Eskilit, Sofokliut dhe Euripidit, “Gjeorgjikat” e Virgjilit dhe “Këngët e Rolandit” të eposit francez. Ka lënë në dorëshkrim “Fjalorin latinisht-shqip” dhe “Fjalorin greqisht shqip”. Për të gjitha këto, u shpërblye me burg disavjeçar. Nikollë Dakaj, përkthyes i talentuar, gjuhëtar, poet kritik letrar e folklorist, pasi kaloi disa vite në burgjet komuniste, u detyrua të fitonte bukën e gojës duke punuar në fabrikën e tullave, atje ku mes gropave të baltës mund të gjeje njerëzit më të kulturuar të kohës, sepse ky ishte vendi i caktuar nga diktatura për ata që kuvendonin me Homerin e Virgjilin, me Danten e Petrarkën, për ata që ishin shkolluar në perëndim dhe tentuan të ecnin kundër rrymës zyrtare.


Një tjetër përkthyes i talentuar, qe edhe Mark Harapi, që na dha në shqipe kryeveprën e Manzonit “Të fejuemit”, njëri nga intelektualët më të kulturuar të kohës, që kishte refuzuar të qëndronte për të dhënë mësim në Universitetin e Romës, vetëm që të kthehej në atdhe. Ai qe i pari që transkriptoi veprën e Bogdanit “Cuneus prophetarum” duke e pajisur me shumë komente e shënime gjuhësore. Dhe shpërblimi i kësaj pune qe dënimi me 20 vjet burgim, prej të cilave bëri 10 dhe pas këtyre edhe 5 vjet të tjera internim. Deri sa vdiq jetoi me lëmoshën e bamirësve të rrugicës ku banonte.


Këtë fat pati edhe klasiku i fundit i traditës së përkthimeve greko-latine, që u nda prej nesh para para pak ditësh. Pashko Gjeçi përktheu rreth 40 mijë vargje nga gjuhët klasike e moderne, duke na dhënë në një shqipe të dlirët e të pasur “Odisenë” e Homerit, “Faustin” e Gëtes, “Hamletin” e Shekspirit, “Andromakën” e Rasinit, poezitë e Leopardit e të Karduçit, dhe mbi të gjitha trilogjinë “Komedia Hyjnore”, së cilës i kushtoi 20 vjet të jetës së tij. Dhe si shpërblim, u burgos që në vitet e para të vendosjes së diktaturës, duke vuajtur për disa vjet në burgjet e tmerrshme komuniste dhe në kampet e shfarosjes, atje ku në hyrje mund të shkruhej si në portën e ferrit të Dantes: “Këndej kalohet në qytetin e mjerimit / Këndej kalohet në dhimbjen pa kufi / Këndej kalohet te njerëzit humbun shqimit / O ju që hyni mbrendë keni mbarue”. Dhe shumë që hynë në këto burgje, nuk dolën të gjallë, por vdiqën burgjeve të Burrelit e të Spaçit, ose kënetave të Maliqit e të Bedenit.
Nëpër burgjet e diktaturës kaloi një pjesë të mirë të jetës edhe përkthyesi i talentuar në gjuhën frënge, Isuf Vrioni. Ai që bëri për vete edhe vetë francezët me përkthimet e tij në një frëngjishte elegante, kaloi 16 vjet në burgje e kampe shfarosëse, dhe kur doli s’andejmi, la në burg emrin e tij, që nuk mund të shënohej në asnjë libër, revistë a gazetë. Ishte i dënuar i përjetshëm edhe kur doli nga burgu i vogël në burgun e madh. Ai mbeti anonim deri në vitet ’90.
Një shembull tjetër i këtij persekutimi është Frano Illia, ky Shtjefën Gjeçov i dytë, i cili pasionin e tij për të mbledhur doke, zakone, tradita e fjalë të rralla të shqipes, e pagoi me një kalvar të vërtetë vuajtjesh të pafund, sepse atëherë kur më 1967 dorëzoi për të botuar “Kanunin e Skenderbeut”, e thirrën, jo për t’i botuar veprën, por për t’i vënë prangat në duar dhe pas 7 muaj torturash në qelitë e Sigurimit të Shtetit, me një gjyq farsë, ku nuk munguan as duartrokitjet, e dënuan me vdekje, dënim që iu kthye në 25 vjet burgim, prej të cilave bëri 20 vjet.
Gjergj Fishtën, të madhin e letrave shqipe, të quajtur “Homeri shqiptar”, kryetarin e komisionit të hartimit të alfabetit, njërin nga themeluesit e “Komisisë Letrare”, e shpëtoi nga ferri komunist vdekja e parakohshme. Por ai s’mund të hidhej në harresë aq lehtë, sepse vepra e tij e botuar në të gjallë të poetit, njihej e deklamohej prej shqiptarëve nga Veriu në Jug. Ja përse ai ishte një rrezik potencial për diktaturën. Prandaj edhe i vdekur nuk i shpëtoi persekutimit mizor dhe hakmarrjes makabre komuniste: eshtrat e tij u zbuluan, u nxorën nga varri dhe u hodhën në lumin Drin. Në çdo vend të botës prehjet e fundit të poetëve kombëtarë ruhen me fanatizëm si relikte të shenjta e si vende nderimi e pelegrinazhi. Varri i Dantes ruhet në Ravena prej afro 700 vjetësh; varri i Shekspirit ruhet në Stratford prej 400 vjetësh. Edhe varri i De Radës ruhet në Maki të Kozencës prej më se një shekulli nga arbëreshët që patën fatin të mos e jetojnë ferrin komunist. Vetëm në Shqipërinë e diktaturës një poet kombëtar lihet pa varr. Qenka e thënë që të mëdhenjtë e këtij kombi të mos prehen të qetë pas vdekjes, por t’u nxirren eshtrat nga varri, nga të huajt për t’i shndërruar në hajmali; kurse nga vetë shqiptarët për t’i hedhur në lumë. Dhe atë që s’arritën t’ia bëjnë sa qe gjallë, e bënë me veprën e tij. Ajo ishte e ndaluar të lexohej, të komentohej, të mbahej në shtëpi. Njihen plot raste kur intelektualë të arrestuar janë akuzuar se kanë lexuar Fishtën, se kanë folur për të, se kanë fshehur “Lahutën” e shumë akuza të tjera të kësaj natyre. Shteti i diktaturës sllavo-komuniste nuk mund t’ia falte kurrë poetit të madh himnizimin e luftës që bënë shqiptarët “mos me nda tokat e Shqipnisë, për me ngopë klyshët e Rusisë”. Ndërsa si kryetar i komisionit të hartimit të alfabetit të shqipes, ai nuk u përmend asnjëherë dhe për shkak të tij e të ndonjë anëtari tjetër të anatemuar, fotografia e komisionit të këtij kongresi nuk u bë e njohur asnjëherë gjatë 50 vjetëve.
Viktor Volaj, gjuhëtar leksikolog, profesor i gjuhës shqipe, latine e greke në gjimnazin “Illyricum” të Shkodrës, kaloi shumë vite nëpër kampe internimi. Ai qe komentatori e shpjeguesi më i mirë i veprave të Fishtës, për të cilat punoi shumë vite nën mbikqyrjen e poetit të madh. Ai qe edhe autor i sa veprave të tjera, që humbën në vitet e diktaturës pa mundur të shohin dritën e botimit. Prandaj ai u quajt “akademiku i madh pa vepra”. Me nxitjen e Xhuvanit e të Çabejt, ai kishte mbledhur e dorëzuar në Institutin e Gjuhësisë 1200 fjalë e shprehje të rralla shqipe si kontribut për “Fjalorin e madh të shqipes”, por emri i tij nuk përmendet askund.
Nikollë Mazreku, ky njohës i mirë i historisë, gjuhës e letërsisë, njëri nga latinistët më të shkëlqyer, ka lënë shumë dorëshkrime, ndër të cilët një vëllim për heroin kombëtar, Skëndërbeun. Ka mbledhur shumë fjalë të rralla, që i ka përdorur me mjeshtri në vargjet e tij poetike. Mbrojtës i flakët i racës dhe kulturës shqiptare, ai shkroi me pseudonimin Nikë Barcolla pamfletin e famshëm kundër skandalit të Cordignanos. Për të gjitha meritat e tij diktatura e shpërbleu me 25 vjet burg dhe 12 vjet në internim.
Në bankën e të akuzuarve u rreshtua edhe Marin Sirdani, historian, folklorist e shkrimtar, mbledhës i pasionuar i legjendave, këngëve e gojëdhanave, gjurmues i fjalëve të rralla e toponimeve, autor i veprave “Skanderbegu mbas gojëdhanash”, “Për historinë kombëtare”, “Shqypnia e shqiptarëve” etj. Kishte lënë në dorëshkrim disa mijëra faqe gjatë një periudhe 50 vjeçare punë të palodhshme, por ato u dogjën e u zhdukën nga kriminelët e Sigurimit të Shtetit. Vëllai i tij, Aleksandër Sirdani, një tjetër mbledhës e studiues i folklorit dhe i fjalës së rrallë shqipe, që ka lënë me mijëra faqe dorëshkrim, u torturua në mënyrat më çnjerëzore dhe trupin e tij të dërrmuar nga torturat e shëtitën nëpër Koplik për t’i futur tëmerrin qytetarëve. Pastaj e vranë duke ia shpuar trupin me cfurk deri sa e rrokullisën në një gropë të zezë.
Dijetarë të tjerë u lanë në heshtje, vepra e tyre nuk  vlerësohej e nuk botohej. Këtë fat pati gjuhëtari i madh, që tërë jetën ia kushtoi albanologjisë, Selman Riza. Ai që ishte internuar në Ventotenë prej fashizmit për idetë e tij demokratike në mbrojtje të lirisë së vendit, ai që ishte internuar nga regjimi titist jugosllav për përpjekjet e tij për një Kosovë të lirë, ai që kishte ndërruar burgje e kampe internimi po aq sa edhe vende pune e banimi, u persekutua egërsisht nga diktatura komuniste e Tiranës: u dëbua nga Instituti i Gjuhësisë e u internua në Berat. Dhe ashtu siç u la në heshtje për vite me radhë vepra e tij e pabotuar, ashtu qe edhe dita e varrimit të këtij kolosi të albanologjisë. 

Një fat të tillë pati edhe gjuhëtari Justin Rrota. Për autorin e sa studimeve në fushë të gjuhësisë, për dijetarin që solli në vendin tonë veprën e parë të shkruar në gjuhën shqipe, “Mesharin” e Gjon Buzukut, askush s’kujtohej nga zyrtarët e regjimit, prandaj vdekja e tij kaloi në heshtje, ashtu siç u la edhe vepra e tij, që bëri gjumin letargjik 50-vjeçar në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë, për t’u zgjuar e për të parë dritën e botimit vetëm pas shembjes së diktaturës dhe vendosjes së demokracisë.
Për 50 vjet me radhë u mbuluan me heshtje edhe emrat dhe veprat shkencore të personaliteteve më të shquar të diasporës: Martin Camaj, Namik Resuli, Arshi Pipa, Karl Gurakuqi, Mustafa Kruja, Tajar Zavalani, Zef Valentini e shumë albanologë të tjerë, emrat e të cilëve ishin bërë tabu në regjimin komunist.
Martin Camaj është albanolog ndër më të shquarit, për më tepër shkrimtar e poet ndër më të talentuarit. Në fushë të albanologjisë ka lënë një varg veprash për historinë e gjuhës shqipe, për gramatikën e dialektologjinë, për etimologjinë dhe të folmet arbëreshe, për tekstet e vjetra, folklorin e letërsinë. Ai qe shtyllë e emigracionit, që mbajti të gjallë studimin e gjuhës shqipe dhe traditën shqiptare në Itali, Gjermani e kudo që shkoi. E megjithëkëtë, nga regjimi totalitar mori epitetin “tradhëtar”, sepse mundi të shpëtonte nga ferri komunist e të dilte në botën e lirë, duke mbetur tërë jetën një shqiptar i vërtetë. Edhe pas vdekjes mbeti i tillë. Kam pasur rastin të vizitoj varrin e tij. Është më i thjeshti në varrezat e Lengriesës në Gjermani: një copë shkëmb i pagdhendur, që bashkëkombasit e tij e kishin sjellë nga malet e Dukagjinit për t’ia vënë te koka këtij shqiptari të madh, që vdiq në dhé të huaj pa mundur ta vizitonte qoftë edhe një herë të vetme atdheun e tij.
Një tjetër albanolog që mundi të shpëtonte nga Shqipëria e rrethuar me tela me gjemba e të dilte në botën e lirë, qe Arshi Pipa, studiues gjuhe e folklori, kritik letrar, estet, poet e përkthyes. I arrestuar menjëherë pas vendosjes së komunizmit, mundi të arratiset pas lirimit nga burgu. Profesor universiteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku emigroi, ai drejtoi disa revista shkencore e letrare dhe botoi disa libra e artikuj me vlerë për kulturën shqiptare; por emri i tij deri në vitet ’90 nuk mund të përmendej, dhe të gjitha botimet e tij mbetën të panjohura.
Namik Resuli qe filolog, gramatikan, historian i letërsisë, studiues i teksteve të vjetra, drejtor i Institutit të Studimeve Shqiptare në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Ai ka transkriptuar “Këngët e Milosaos” të De Radës dhe vepra të tjera të letërsisë së vjetër dhe arbëreshe. “Gramatika e shqipes” që hartoi, është ndër më të mirat në llojin e saj. Por punën e tij më të madhe ia kushtoi transkriptimit, komentimit dhe botimit të veprës më të hershme të shkruar në gjuhën shqipe, “Mesharit” të Buzukut, me të cilën punuan shumë dijetarë të vendeve të ndryshme për vite me radhë, madje, edhe pas botimit të saj 10 vjet më vonë nga Eqrem Çabej, vepra e të cilit mbeti e kyçur në depot e Institutit të Gjuhësisë, e cilësuar si “vepër me përmbajtje fetare”. Shembulli më i fundit për këtë është vepra me 800 faqe “Das albanische Verbalsystem in der Sprache des Gjon Buzuku” e botuar më 2004 prej akademikut Ëilfried Fiedler, i cili është mbështetur te botimi i Namik Resulit. E me gjithë këto vlera të mëdha për albanologjinë, emri i tij mbeti tabu, dhe vepra e tij qe dënuar për 50 vjet me shkronjën R, që do të thotë “rezervat”. Atij nuk iu lejua asnjëherë të shkelte në atdhe.
Një tjetër albanolog i shquar, vepra e të cilit nuk u vlerësua kurrë në regjimin totalitar, qe Zef Valentini, shqiptar nga shpirti e zemra, ndonëse jo nga kombësia. Ai qe historian, etnolog, gjuhëtar, profesor letërsie, bashkëpunëtor dhe drejtues revistash shkencore e letrare në Shqipëri e jashtë saj, anëtar i disa akademive. Njohës i shkelqyer i gjuhës shqipe, i historisë dhe etnologjisë, ai qe një mbrojtës i flakët i racës shqiptare dhe i vlerave kulturore të popullit tonë para botës së qytetëruar dhe një pikë referimi për studimet shqiptare. Edhe kur u largua nga Shqipëria, vijoi studimet dhe botimet në fushë të albanologjisë duke punuar në Universitetin e Palermos e duke drejtuar Institutin Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare.

Punoi sa për një institut të tërë. Vepra e tij madhore “Acta Albaniae Veneta” përmban 27 vëllime me dokumente për historinë mesjetare të Shqipërisë. E ndërsa shkriu jetën për vendin tonë, asnjëherë gjatë 50 vjetëve diktaturë s’mundi të shkelte në të. Emri i tij ishte kthyer në tabu dhe askush s’mund t’i referohej. Dhe atë që regjimi komunist s’arriti t’ia bënte këtij dijetari, që u largua nga Shqipëria një vit para vendosjes së diktaturës, ia bëri veprës së tij, që qëndroi e burgosur për 50 vjet, e dënuar edhe kjo me shkronjën R.
Dhe në mbyllje të kësaj kumtese bëj pyetjen: “Cili ka qenë faji i të gjithë këtyre?”. Faji i tyre ka qenë i njëjtë me fajin tim kur diktatura komuniste në moshën 10 vjeçare, më 1949, më internoi në kampet shfarosëse me tela me gjemba, në Turan e në Bënçë të Tepelenës dhe në kështjellën e Ali Pashës në Porto-Palermo të Himarës. Faji i tyre ishte i njëjtë me fajin tim, kur më 1990, ndërsa isha mësues fshati larg familjes, sigurimi i shtetit emrin tim e kishte vënë në listat e zeza të vdekjes, të publikuara pas fitores së demokracisë.

Populli që harron historinë e vet, e dënon veten me përsëritjen e saj. Të mos e harrojmë tragjedinë kombëtare të 50 vjetëve komunizëm, të martirizimit, kryqëzimit dhe torturimit të një populli të tërë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora