Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Amerika për shqiptarët dhe këta për të
E diele, 22.10.2017, 10:37 AM
Amerika për shqiptarët dhe këta për të
(Pjesë nga fejtoni im i publikuar vite më parë me titull,,Ç kanë bërë shqiptarët për popujt e tjerë të botës)
Nga Reshat Nexhipi
Në vend të hyrjes
Sipas Prof. Leonard Foks dhe Gjek Gjonlekaj, gjatë vitit 2009 llogaritej se në ShBA jetonin 1 milion e 14 mijë shqiptarë (Fak
ti, 30 janar, 2010). ,,Ska shqiptar që mos jetë pro Amerikan,, -thuhet në një tekst të internetit, duke shtuar se ,,Kjo,veç tjerash, u dëshmua me pritjen madhështore dhe të paimagjinueshme të Bushit në Shqipëri, në kohën e Sali Berishës,,. Lidhur me këtë, gazeta prestigjioze ,,The Nev York Times,, shkruante: ,,Shqipë ria është vendi më proamerikan në Evropë e ndoshta në botë, është një vend ku Bushi është më i sigurtë se sa në SHBA,, Atë
here, shtroj pyetjen: A vallë e kemi hak ne shqiptarët të hymë pa viza në SHBA? Përgjigjja reale duhert të jetë ,,po,,.
Evidentimi i emrave të shqiptarëve më të shquar që kanë kontribuar për Amerikën
S ka, ose rrallë ka popull në botë, i cili, sipas numrit të përgjith
shëm të popullsisë, t i ketë dhënë Amerikës figura të shquara, siç është kombi shqiptar. Numri i shqiptarëve të hyrë në historinë e Amerikës, përmes profesioneve të ndryshme, është shumë i madh, prandaj, do përmend vetëm disa prej tyre, me famë botërore, sipas rendit alfabetik:
Alan Shepard, kozmonaut i parë amerikan si i tillë dhe i pesti që zbriti në Hënë, më 1971 ku barti edhe flamurin shqiptar-thu
het në një shkrim të internetit.
Diogardi, kongresmen i shquar, të cilin në një rast,, Demaçi i Strugës,,-Shpëtim Pollozhani e ka quajtur legjendë e gjallë.
Donald Leka, shpikës ose një ndër shpikësit e sistemit për lexi
min e kompjuterit nga largësia- thuhet në një shkrim të gazetës Koha, 4 korrik, 2008,
Ferid Murati, mjek nobelist, nga ana e Gostivarit,
Georg Tenet, një kohë ka qendruar në krye të CIA-s,
Rexhis Filbin- ,,Ylli dhe ginisi shqiptar në ekranin amerikan,,-thuhet për këtë person nga nëna shqiptar, në Faktin e 21 tetorit, 2009 dhe shtohet se ,,Njihet në tërë botën si udhëheqës i shquar i shout: “Kush do të bëhet milioner”, përmes përgjigjeve të sakta deri në 1 milion dollarë,etj.,
Robert De Niro, artist me famë botërore i cili ka deklaruar se nga babaj është shqiptar,
Sten Dragoti, regjisor i shquar i Holivudit,
William Gregory, astronaut i shquar dhe plot të tjerë nga fusha të ndryshme të jetës, siç është edhe arkitekti i shquar Qemal But
ka, firma e të cilit qendronte në dy ish ,,binjaket,,madhështore të Njujorkut, etj.
Xhon Belushi dhe i vëllai, artistë me famë botërore.
Evidentimi i emrave të amerikanëve më të shquar që kanë kontribuar në çështjen shqiptare
Për kontributin e pallogaritshëm të Klinonit dhe bashkëshortes së tij, pastaj të senatorit Bob Dolit, Gondoleza Rajs, Klarkut, Riçard Hollbruk, lidhur me pavarësinë e Kosovës, është shkru
ar dhe dihet mjaft, prandaj në vazhdim do përqendrohem shkur
timisht në kontributin e disa të tjerëve, sipas rendit alfabetik të tyre. Megjikthatë, nuk mund mos përsëris faktin se Bob Doli ishte mik i ngushtë i kongresmenit të shquar shqiptar-Diogardit, me të cilin përveç pavarësisë së Kosovës, aktualizuan edhe çështjen e Çamërisë. Poashtu nuk mund të harroj fjalët e Klintonit se amaneti i ,,Nënës së tërë botës,, pra edhe të Amerikës, lidhur me Kosovën, u realizua, gjë që, sipas meje, vlen edhe për amanetin e ,,Babajt të kombit amerikan,,-Vashingtonit, me nënë shqiptare, që do të thotë-amanet i dy ,,prindëve të Amerikës,, të gjakut shqiptar. Dhe kur jam te Klintoni dhe Vashingtoni, interesant është biseda e tij me gazetarfine shquar amerikan cili nxori në shesh origjinën e të dytit se pikërisht amaneti tij inkurajoi vendimin për bombardimin e Serbisë(internet: mnvr.org-Amaneti shqiptar i George Washingtonit)
Charlote Reid, kongresiste amerikane, gjatë v.1967, ka organi
zuar një takim midis përfaqësuesëve të Lidhjes Kosovare në Va
shington, të udhëhequr nga prof.Luan Gashi, sekretar i përgjith
shëm i asaj lidhje dhe disa kongresmenëve amerikanë- shkruan dr.Riza Sadiku.
Daniell Fried, drejtor ekzekutiv i Institutit Amerikan të Paqës, ka thënë “Kosova paraqet një rast unik në botë dhe se zgjidhja për statusin e saj nuk do të jetë precedencë që mund të aplikohej edhe në rajonet e tjera të botës.Sipas fjalëve të tij, Kosova nuk do të jetë precedencë as për Republika Sërpskën, as për Osetinë Jugore, Abhazinë, Pridnesrovljen, apo Çeçeninë”.
Eliot Engel. Deputet: “Nuk kam takuar asnjë popull tjetër në botë që të jetë aq pro-amerikan sa shqiptarët”..
Eriksoni, misionar: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se Shqiptarët. Ata përbëjnë një element të fuqishëm burrërie e trimërie. Mblidhen me besnikëri më të madhe dhe japin jetën për fjalën e dhënë…Ata janë intele
gjentë, fisnikë, seriozë, mikëpritës, besnikë deri në vdekje,,. (dr. Mustafa Ibrahimi, Emigracioni shqiptarë nga Maqedonia në Çikago..f.24)
Gerald R. Ford. Nihat Bakalli nga Njujorku, njofton se ky ish-president ,, I ka pritur miqësisht shqiptarët, anëtarë udhëheqës të Ballit kombëtar e të Lidhjes Kosovare dhe ua ka dëgjuar me shumë kujdes ankesat,,.
Gordell Hull, Sekretar i Shtetit amerikan, i cili më 10 dhjetor 1942 bëri Deklaratën historike, me anë të së cilës, i siguronte Shqipërisë indipendencën e saj, sipas Kartës së Atlantikut.
Hygh Grant, ish-ambasador, në varrimin e mbretit Zog, më 19
61, e ngriti lart figurën e tij.
Judu Van Dam, femër nga Miçigani i Sh.B.A. Pas ngjarjeve të v. 1997 dha kontribut të madh në përmirësimin e situatës mjek
sore, shëndetësore përmes paisjes të Spitalit të Shkodrës me bazë materiale, rinovimit të tij, hapjen e Fakultetit të infermirisë, etj.
Milfred Faruell, sipas Zenepe Dibrës ishte dhuruesja më bujare e Shkollës Teknike Shqiptaro-Amerikane të Tiranës(1921-1933)
Pol Vilijams. Profesor i drejtësisë në Universitetin e Vashingto
nit, i cili ishte angazhuar në përpunimin e projektit për Kushte
tutë të re të Kosovës, me të cilën Kosova përkufizohet si shtet i pavarur dhe sovran-thuhet në një shkrim të internetit dhe shtohet se ai i dha ndihmë të madhe PDSH-së në përgatitjen e platfor
mës për negociatat shqiptaro-maqedonase pas luftës të v.2001.
Serge dr. Daucet, shkencëtar: Leka i Madh dhe Aristoteli janë stërgjyshë të shqiptarëve.
Toma Lantosh, kongresmen amerikan i cili në vitin 2004 para
qiti përpara Kongresit Amerikan Rezolutën e 28 që i kërkonte SHBA-së të deklarojnë hapur mbështetjen për Pavarësinë e Kosovës,, (“Fakti, 14.2.2007)
Thomas Countryman, përfaqësues diploamtik në Athinë ,,mb
rojti interesat e shqiptarëve në shtetin helen”, si dhe çështjen came,,- thuhet në Faktin” e 17 nëntorit,2006.
Xhejms Perdju, diplomat i shquar, i cili erdhi në Maqedoni në cilësinë e lehtësuesit lidhur me negociatat shqiptaro-maqedonase
pas luftës së v.2001. Ai, pranoi kërkesën e palës shqiptare (PD
SH-së),për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet maqedo
nase- thuhet në një shkrim të internetit.
Xheni Shugërman, studiuese e folklorit shqiptar nga SHBA-të: “Shqiptarët janë një popull besnik dhe mikrpitës... Ata të Pres
pës, por edhe të tjerët, të vendosur në SHBA, përmes kultivimit të këngëve dhe valleve të mrekullueshme, brez pas brezi, ruajnë identitetin e tyre, gjuhën e bukur dhe zakonet e dasmave”. (“Fak
ti”, 6 korrik 2006)
Xhon Keri. Senator amerikan i cili bashkëpunonte me mjaft shqiptarë të dalluar, siç ishte edhe Anton Athanasi, për të cilin, me rastin e vdekjes të tij, veç tjerash shkruante se, ai “Jetoi ëndë
rrën amerikane dhe për asnjë minutë nuk harroi se nga kishte ardhur. Me një preardhje të thjeshtë nga Shqipëria,Antoni mundi të realizojë andërrën e çdo emrigranti, duke punuar dhe arritur të bëhet një institucion kombëtar”, etj.
Xhon Menzis. Ish shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë, i cili ka deklaruar: “Kosova e meriton pavarësinë”. (“Fakti”, 13.01.2006) Në të njëjtin tekst është vendosur fotografia ku shihet Mekejni me lobin shqiptar.
Xhonson, president i SHBA-ve, i cili, në një rast, kishte ftuar Fan Nolin në Shtëpinë e Bardhë për të mbajtur ligjerata për Shekspirin, me rastin e 400 vjetorit të lindjes.
Xhorxh Fred Uiliams. Ambasador amerikan, i cili, veç tjerash, ka shkruar: Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh, emri Homer ka të bëjë me fjalën shqipe i mjerë, Athina me e thënë, Zeus me Zot, Odise me udhëton, Akil me qiell..
Xhorxh Fred Uiliams.. ,,Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur nga raca pellazge dhe jetojnë sot në tokën e të parëve të tyre, flasin gjuhën e pellazgëve.. nuk është për tu çuditur që pushteti otoman ndalonte gërmimet në tokën shqiptare, që mund t i kujtonte popullit të saj lavdinë e dikurshme etj.
Xhorxh Fred Uiliams “Nuk ka popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët”-ka thënë në një rast dhe se ,,Është tragjedi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katan
disej në këtë gjendje , e cila meriton të quhet skandal i qytetrimit evropian...,,
Rezime
Nga sa u tha më sipër del konkluzioni se shqiptarët, Amerikës,
veç tjerash, i kanë dhënë dy astronautë dhe po aqë artistë të Holivudit-të katër me famë botërore, një nobelist, një kongres
men dhe një drejtor të CIA-s kurse Amerika ka kontribuar tepër për të krijuar shtetin e Shqipërisë dhe për pavarësinë e Kosovës. Lidhur me këtë të fundit, në një shkrim të internetit thuhet se amerikanët janë pro shqiptarë, veç tjerash edhe për shkak se ua ka lënë amanet ,,Babaj i kombit amerikan,, që çliroi këtë vend nga Anglia-Vashingtoni, sepse nëna e tij ka qenë shqiptare nga ana e Pejës,,. (internet: mnvr.org-Amaneti shqiptar i George Washingtonit)