E shtune, 03.05.2025, 06:41 PM (GMT+1)

Mendime

Hysni Osmanaj: Në Geghysen bien prap tupanat

E enjte, 12.10.2017, 07:23 PM


NE GEGHYSEN BIEN PRAP TUPANAT.

Nga Hysni Osmanaj

Geghyseni një fshat emërmadh i trevave dardane në Malsinë e Gjakoves eshte ne feste.…Është një dasem e madhe me ngjyrat tradicionale kuq e zi. Se Geghysenit nuk i janë ngrirë asnjëherë krushqit në rrjedhat e historisë. Karvani i tyre nisur nga lashtësitë e deri në ditet e sotme mrrini në trojet e veta stergjyshërore, duke na sjellur nusen më të bukur,te shumë pritur dhe te merituar, vlersimin e lartë NDERI I KOMBIT me motivacion : Fshatit Geghysen, “ Per kontributin e dhënë në historinë tonë kombëtare,në luften e pa reshtur për clirimin e trojeve shqiptare, për mbrojtjen e kufijve kombëtar, si dhe për shpirtin arsimdashës të këtij fshati të trashëguar ndër breza” Rrugëtimi i këtij Karvani....një udhëtim epik në kufijtë e legjendes, i dënjë për baladat e eposit të kreshnikve, frymëzoi edhe vet Homerin tonë At Gjergj Fishten në vargjet e kryeveprave te tij. Gjithë ky rugëtim është gjurëm gjaku ne themelet e trojeve të arbërit.Hapat e tij janë gurë kilomtrik në rrugen e historisë sonë kombëtare.E bash për këto dukuri te rrënjosura në fush betajat e përgjakura me barbaritë pushtuese ndër shekuj, ata u pagëzuan “Djemt e Geghysenit”, emër të cilin e mbajmë me krenari brez pas brezi… Në të gjitha momentet më kulmore te historisë, ku jane vendosur fatet e ekzistences tonë si komb, geghysenasit kan qënë pjesmarrës aktiv me fjalen, sakrificen dhe gjakun e tyre.Thirrja kushtrim ..Ooo.. priti djemt e Geghysenit, ishte tmerr për armikun dhe shpresë e mobilizim për luftëtarët e lirisë. Me të drejtë djemt e Geghysenit u quajten  pushke e parë në Lidhje të Prizrenit. Qëndresen dhe heroizmin e tyre ndër shekuj populli e ka perjetësuar në qindra vargje dhe ballada, që mbeten jo vetem deshmi e tyre, por dhe krenari për brezat që do vinë.

Kur e pyeten nje t’geghysenas, pse mbetët djem gjithmonë e nuk ditët të plakeni, përgjigja ishte, ishim te zene nga lufta në luftë, nga beteja në betejë, se  nje jetë që kishim e vumë në sherbim të atdheut…e nuk patem kohë të plakemi, bile harruam edhe të vdesim.

Historia e qytetërimit në  këto troje është e lashtë, sa vet toka e arbërit..cka dëshmohet në gojedhënat e shumta, në rrenojat e objekteve te kultit dhe kalave mbrojtëse. Në mesjetë kulmon si kryqëndër e principates së Pultit të Epërm, me prijës Pjeter Spanin, pjesmarrës ne Kuvëndin e Lezhes me 1444 dhe një nder aleatët më besnik të Skenderbeut.Në rezistencen e viteve 1840 ndaj reformave të Tanzimatit, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në betejat e përgjakshme ndaj ekspeditave turke dhe shovinistve serbo sllav për mbrojtjen e territoreve shqiptare nga coptimi, pasojë e vëndimeve te fuqive të medha të kohes,në kryengritjet e armatosura të viteve 1908-1910-1911 e deri në shpalljen e pavarsisë me 28 Nëndor 1912, geghysenasit i gjejme të rrjeshtuar si luftëtar dhe prijes të shquar, së bashku me kryengritësit e tjerë te Malsisë dhe Kosoves.

Qëndresa e geghysenasve ndaj invazionit dhe mizorive të ushtrive  serbo malazes  në vitin 1915, ndaj popullsisë së pa mbrojtur, ku u masakruan 16 burra te këtij fshati te pa armatosur dhe ne pabesi, është një ndër epopetë më te lavdishme të historisë së këtij fshati dhe gjithë Malsisë së Gjakoves. Terrorit të cetnikve të Cetines popullsia e zones, ju kundervu me shpirtin e vet luftarak dhe sakrificen sublime deri fyt me fyt dhe mjete rrethanore  për të mos dorzuar asnjë pëllëmbe të trojeve të veta. Heroizmi i geghysenasve në kët perballje të pa barabartë, ku invazoret lan dhjetëra te vrarë dhe te plagosur, pa arritur asnje objektiv te tyre, është i perjetësuar ne vargjet lapidare…Bini djem e bini cika/ Karadaki me petica/Geghyseni me sakica/..Ne vazhdim te traditave dhe virtyteve te parve, edhe në Luften e Dyte Botërore bijtë e Geghysenit kan dhënë kontribute të cmuara, duke qënë një baze e fuqishme e rezistences anti fashiste.

Popullsia e zones se Geghysenit krahas karakterit luftarak dhe atëdhetar, ështe  shquar për punë,e në vecanti per shpirtin e vet arsimdashes, për zvillim dhe progres shoqëror.

Dhënia e këtij titulli të lartë nuk është rastësi apo nje qokë e radhes. Por eshte një homazh dhe vlersim i merituar për gjithë ata burra dhe gra geghysenas, që nder breza, bënë sakrifica të panumërta, derdhen lumenjë  gjaku për  mbrojtjen e  trojeve të veta, shkruan historinë e tyre, duke i bërë nder kombit dhe shtuar ngjyrat e flamurit. Për qëndresen dhe kontributet e geghysenasve në rrjedhat e historisë mjafton të sjellim vetem disa tregues që nuk kan nevojë për komente.. Një  fshat me vetem 100 shtëpi,gur votra,  është  përfaqësuar me delegatët e vet ne tre Kuvëndet Historike te Kombit tonë, me 1444 në Kuvëndin e Lezhes, sic e tham, me Pjeter Spanin, me 1878 ne Kuvëndin e Lidhjes së Prizrenit me Qerim Delinë, dhe me 1912 në Kuvëndin e Vlores për shpalljen e Pavarsisë me Bekë Ahmet Gjonajn. Një fshat me 100 shtëpi, gur votra, gjatë periudhave të ndryshme historike ka dhënë gjithsej 44 dëshmorë, që prehen në altarin e kombit, shifer nga më të lartat për numërin e popullsisë.. Sot 44% e familjeve të Geghysenit mbajnë statusin e Dëshmorit të Atëdheut. Në Luften e Dytë Botërore, ne radhët e formacioneve partizane të ushtrisë antifashiste NcCl. u rrjeshtuan mbi 72 bij geghysenas, që luftuan me arëm ne dorë per clirimin e trojeve shqipëtare ndaj bishes nazifashiste dhe bashkepuntorve te tyre.

Janë vetem  shtatë dekada që  është hapur shkolla e parë shqipe në Geghysen. Numërohen qindra nxenes dhe nxense të arsimuar në bankat e saj,ku mbi 140 prej tyre  kan arritur të marrin edhe arsimin e lartë, kuadro dhe specialistë me vlera dhe kontribute në të gjitha fushat e jetes dhe veprimtarisë shoqërore, brenda dhe jasht Tropojes, një pasuri e rrallë e krijuar me shumë mund dhe sakrifica.

Ndaj sot kemi pse të jemi kaq krenar, kemi pse të festojmë dhe gëzojmë…Është dasma e Geghysenit dhe e gjithë Tropojes. Kan ardhur bashkëvëndas nga gjithë Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Kan ardhur shokë e miq, nipa dhe mbesa të shumtë…Shterngime duarsh, përqafime, lot malli dhe gëzimi…në këto raste edhe loti ka hijeshinë e vet…Kënga dhe vallja jehoinë nga shpati në shpat në kala kullat tona, nga Qarri i Bregit e deri në Qafë të Kolcit, nga kaltersitë e Valbones e deri në bardhësitë e bjeshkëve të Kunores, duke mbushur me gëzim dhe krenari zëmrat e gjithë geghysenasve kudo që ndodhen…Në kët ditë te madhe perulemi me respekt dhe nderim të pakufishem ndaj vepres së të parve tonë, që na bënë kaq krenar, që na dhan një emër kaq të madh. Mirnjohje dhe respekt për grupin e intelektualve, bij dhe bija geghysenas, që në vazhdim të evidentimit të vlerave të vëndlindjes, ideuan dhe realizuan projektin për marrjen e kësaj dekorate të lartë,NDERI I KOMBIT.  Dhe Dasma jonë do vazhdoi gjate..ajo nuk ka të sosur. Në Geghysen bien prap tupanat!

Shtator 2017.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx