E shtune, 03.05.2025, 08:16 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Mashtrimet e IPKO-se!

E merkure, 04.10.2017, 06:22 PM


Mashtrimet e IPKO-se !!!

Nga Zejdush Kastrati

Nuk isha i vetmi,qe  u ankova, per here te trete, ne sportelin e ankesave ne seline qendrore te Ipko-se ne Prishtine.Kishte edhe shume klinete tjere qe prisnin ne radhe,por perjetimi im, si klient, nga kjo kompani ,  eshte, je vetem zhgenjim, ne sherbim jocilesor, me produkte e saja qe ofron,por edhe (mos)komunikimi  me klientelen, ne rast nevoje ,kur kerkon ndihme, si dhe  komunikimi zhvates me mesazhe, qe vijne nga numri 049700700 !

Para 45 dite ,po ne kete seli,bera  nje ankese,  meqe jam parapagues,i nje pako, te tv-internetit,dhe ,kam probleme te medha me shfrytzimin e internetit,por kohe pas kohe, edhe me  programet televizive.Me premtuan se shume shpejt ky problem do zgjidhet.Prita disa dite ,por kot,andaj edhe nje here tjeter, u ankova, ne sportelin, e kesaj selie.

Me thane, se sot, skadon afati i pageses per kete muaj, andaj paguaj menjihere,me qellim, qe ekipi, kur te dali ne teren, te jete pagesa e kryer.Ok, pagova, ashtu si me thane.Dy dite me vone, nje kontraktues privat i Ipko-se,me thirri ne telefon, dhe me tha, qe diten e nesereme, ta pres ne shtepi,pa me konsultuar fare se a kam kohe apo jam i zanun.E prita, hiq me pak ,se 1 ore, para shtepise, dhe posa erdhi, filloi te ankohet ne komunikacionin e sterngarkuar,sikur qe une te isha fajtor !

Hyri brenda ne shtepi, beri nje matje, dhe tha, se problemi eshte ne furnizim nga jashte shtepie, dhe me premtoi, se kete pune, do ta kryejne gjithesesi, nje dite tjeter.

Kaluan mbi dhjete, dite dhe difektet, ishin te njejta.Permes telefonit kontakues, 04970700,qe eshte i vendosur, ne Veb faqen e kesaj kompanie,(per mua  mashtruese), tentova te kontaktoj me dikend nga servisi,  ku, disa dite, rend, thirra me se paku, nga 10 here ne kete numer telefoni, por gjithnje, paraqitej sekretaria, e cila, mte udhezonte, te shtypi numrin  nje apo dy, pastaj te prisni, me arysetim, se  linja eshte e zene, dhe kjo perseritej me dhjetra here ...!

Kuptohet ,i mllefosur, vendosa,  ta padise kompanine  per mosofrim te sherbimeve sipas kontartes, por  po diten kur pergatita lenden, per ta dorezu prane Gjykates, me erdhi edhe nje “sihariq” nga kjo kompani.Permes telefonit 049700700, me erdhi nje sms me kete permbajtje :”Te nderuar,ju keni 2 dite per te shlyer borgjin e fatures 1059808 me shume 23.50 eur.Ju lutem ta beni pagesen.Ju faleminderit”!

Serish, u drejtova ne kete kompani,  (mashtruese), dhe kerkova te takohem me ndonjerin nga personat pergjegjes,gje qe arrita ta bej fal nje miku, te cilit , iu rrefeva, per te gjitha  cka perjetova ,gje qe i kishte, te skanuara, edhe ne kompjuter,por edhe ai, fillimisht, deshi  te me mashtroj, duke thene, se i kam borgj pa paguar muajin e fundit,por kur i tregova faturen dhe numrin serik te kuponit,atehere, tha se  mesazhi eshte i perpiluar nga  ata larte, dhe eshte standard, qe i dergohet te gjitheve si paralajmerim se kane borgj,por, te ju, qenka  bere nje gabim, qe mund te ndodh ,por pa qellim, dhe me premtoi se  me rastin do te merren personat me kompetent ne kete kompani(per mua  mashtruese,dhe fare serioze ) ne nje kohe sa me te shkurter...!

E publikova kete rast personal, me te vetmin qellim,se, me siguri, edhe shume kliente tjere, qe prisnin ne radhe para sportelit te ankesave, por edhe shume te tjere, qe kerkojne ndihme permes telefonit 049700700, jane viktima te kesaj kompanie  e cila menaxhohet nga hajna  dhe mashtrues  nga me te ndryshmit,te cilet me para te pista e te dyshimta,kane ba monopol ,dhe po rjepin e vjedhin popullin e mjere, ne emer te sherbimeve te cilat,jane, nene cdo nivel !

E dij se vonon,por,  I P K O ,shihemi te vendi !

Me 2.10.2017

Prishtine



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx