E diele, 28.04.2024, 12:29 AM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Pyetje dhe koment për Vettingun

E marte, 24.10.2017, 07:33 PM


PYTJE DHE KOMENT PËR VETTINGUN

Leksion gjithëkohor

NGA NEBI DRAGOTI

Bukur…Edhe pse vonë, zbatimi i proçesit të Vettingut është shans i ngritjes në këmbë të shtetit ligjor shqiptar dhe funksionimit të tij, ku, ku do të pastrohet sistemi i drejtësisë, politika, administrate dhe do të vihet në efiçencë të plotë çdo strukturë, çdo institucion, ku populli do të shpëtojë një herë e mirë nga të ecurit rrumpallë, do të shpëtojë nga drejtues skizofrenë e sharlatanë korrupsionistësh, nga kultivues të bimëve narkotike dhe trafikantë mafiozë të llojeve të ndryshme të ndyra, që dëmtojnë vendin dhe shoqërinë.

Çudi: pse opozita e 2017-ës nuk flet për reformën në drejtësi dhe Vettingun? A është kjo kërkesa aktuale që kërkon zgjidhje, që shteti të bëhet shtet??? Kjo është plaga më e madhe. Me shërimin e saj, pastaj, sherohen edhe plagët e tjera. Pse këtë aksion nuk po e mbështet gjithë politika shqiptare? Kjo stonon. Heshtja është e qëllimshme duke bërë zhurmë në media e parlament për largim të vëmendjes për ta nënvlerësuar, gjer, edhe në dështim. Kujdes, kujdes këtu! Pse-në duhet ta zbërthejë ata që komandojnë Vettingun. A do ta justifikojnë këtë besim dhënë në emër të popullit? Ta shohim. Atëherë: cilët janë këta drejtues të kësaj historie, që nuk do të harrohen në vite? A janë partizanë të devotshë për  çlirim dhe Rilindje të dytë? Arritja me sukses i këtij proçesi është vërtetë Çlirim, është vërtetë Rilindje. A do të jenë të pavarur dhe nuk do të tërhiqen pej kapistre nga politika? Politika edhe në këtë proçes do të orvatet, se edhe kjo ka fajet e veta: dikush më shumë e dikush më pak, por secili duhet të marrë dënimin për të çdëmtuar zullumin që ka bërë. Nga do të nisi e para fshesa e hekurtë e Vettingut? A është studiuar programi për zbatim? Qeveria dhe partitë politike të zhvishen krejtësisht për të mbështetur drejtësinë. Mbarë politika duhet të ketë prioritetin filozofik, të dinë rëndësinë se sa vlerë ka për vendin dhe ekonominë ky zhvillim. Politikani nuk është tërë jetën politikan, as deputet, as drejtor, prandaj, kush  është i inkriminuar është mirë të largohet vullnetarisht nga kjo fushë, ku ka xhvatur padrejtësisht, sepse, edhe nëse nuk e bën këtë, populli, që i di të gjitha, do të bëjë denoncimin. Denoncimet që do të bëjë populli në ç’ adresë do të dërgohen dhe si do të godasë shpata e drejtësisë mbi shkelësit? Edhe kësaj pyetje drejtuesët e Vettingut duhet t’i jenë parapërgatitur që të dalin me sukses. Sa do të zgjasi ky proçes? Kuptohet: të zgjasë sa të jetë nevoja veç të kryhet më së miri. Patjetër, shkelësit do të bëjnë tentativë për shpëtim duke manipuluar, se kjo është natyra e fajtorëve. Bosët e vënies së pasurisë në rrugë të padrejta bëjnë trasferta në bangat e huaja, ku Vettingu me ivestigime në shumë rrugë duhet t’i nxjerri lakuriq. Gjithë valuta e fituar nga ky proçes dhe vlerat e tjera të sekuestrimit (toka, vila, automjete qindramilionshe) , duhet t’i kthehen pasuri Bangës Shtetërore. Vettingu, në këtë prizëm, me këtë proçes fuqizon dhe pastron shtetin. Zbatimi i këtij proçesi është luftë e ashpër që nuk bëhet me armë, është luftë që nuk ka vrasje e derdhje gjaku. Shkon shprehja: “ Padejtësit që kanë bërë shkelësit, do t’i vjellin nga hundët” qofshin peshq të mëdhenj apo të vegjel. Me këtë shprehje, këtu, lemë suksesin e korrur nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe zhvillimi i proçesit të Vettingut, që është i shumëpritur nga populli. Ky zhvillim le të jetë prozhektor ndriçimi mbi Shqipërinë edhe në të ardhmen.

Tetor, 2017.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora