E premte, 26.04.2024, 11:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Safet Hyseni: Arti i mirëfilltë të ndrit mendjen

E hene, 20.03.2017, 08:26 PM


Arti i mirëfilltë të hap sytë e të ndrit mendjen

Nga Safet Hyseni

Arti është bukuria e shpirtit e bartur tek truri e shprehur me anë të shkrimit, brushës, dhe mjeteve të tjera. Me këtë rast poeti i mirënjohur në letrat shqipe Xhelal Ademi i përgjigjet në mënyrën më të civilizuar një turme të xhindosur e sajuar politikisht për qëllime të caktuara. Me një rast kur Franca bije disa gjeneral i japin lajmin Napoleon Banapartit edhe atë me frikë të madhe “ra Franca”, por i madhi Napoleon i pyet: “A punon Tetari në Paris”, ato i thonë “po”! Atëherë gjenerali thotë: “Jo nuk bie Franca”. Nëse politikanët shqiptar në IRMJ dështuan turpshëm nuk ka dështuar truri i krijuesit dhe identiteti i mirëfilltë shqiptar siç është letrari, poeti e romansieri Xhelal Ademi, i cili nuk është i vetëm. Turmës së xhindosur që me sajesën politike i dhanë dhe një gjuhë të tillë të sajuar në fillim me 25 shkronja e më pas duke ia shtuar mezi i arritën 29 iu jep një leksion të bukur qysh në strofën e parë, një leksion civilizues për t’i zbut siç bënin poetet në antikë duke recituar vargje nëpër turmat barbare.

Seç bërtet kaq i xhindosur, zëri yt ngjason në qyqe

Se me turma ke vendosur, nëpër sheshe t’më bësh gjyqe

Po jan hapa me gabime, pse marshon drejt një golgote

Nëse ti s’do gjuhën time, pse t`më duhet gjuha jote.

Këto turma të udhëhequra nga ca mjekrosh kinse akademik duke mbajt nga tre nënshtetësi nëpër valixhet e tyre moti janë ndërsyer kundër një gjuhe që ka vënë themelet e civilizimit njerëzor qysh më lutjen e parë që ka bërë njeriu te Orakulli i Dodonës. Ata qysh me krijimin e  kinse një “Enciklopedie” fyen bashkëqytetarët e tyre që për fat të mirë i kanë fqinjë dhe do duhet të mësonin nga to e jo të vjedhin, se e vjedhura herdokur del në sipërfaqe dhe ndot siç ndotin hedhurinat që i hedh lumi jashtë për tu derdhur në det i pastër. Derisa strofa e parë kësaj turme iu jep një grusht të fort qytetërues e dyta ua sqaron deri në një fije peri me vargun e fundit që mund të quhet dhe varg apologjik “E s`përbën kërcnim për ne, asnjë dallgë në fund të gotës.” Dihet që fundi i gotës nuk ka dallgë, se vera është pirë, andaj kjo turmë e lazdruar me gotën e rakisë e dalldisur nga ca melez të mbarsur me treshe donë të bëjë çudira. Mjeshtëri i vargut Xhelal Ademi ka dëshmuar për identitetin e tij të lart kombëtar, diapazonin që zotëron ne historinë e përgjithshme dhe filozofinë e krijimit të mendimit për një të ardhme të sigurt. Poetët e mirëfilltë me identitet kombëtar janë pararendës të proceseve të mëdha, ndërsa Xhelal Ademi është shumë larg logjikës se politikës injorante të subjekteve që në mënyra të ndryshme e kanë futur kokën nën zgjedhë. Metaforat në strofën e tretë nëse nuk mund të bindin turmat injorante duhet të zgjojnë nga gjumi ata që janë bërë lypës duke kërkuar mëshirë për të jetuar në kurriz të popullit. Strofa e tretë më shumë do duhet të vrasë inferioritetin e asaj klase politike që tash 30 vite po e nëpërkëmbin gjuhën dhe alfabetin e tyre.

Gjuhën shqipe net të vona, nuk e sollën prej një pusi

Erdh me krojet nga Dodona, që ta fliste dhe Zeusi

S`ke faj, kokën e ke bosh... se nga lisi tash ke zbritur

Dhe po ngutesh të ndalosh, gjuhë që zotrat e kan rritur…

Xhelali me siguri e din se kur sllavët erdhën në viset Ilire nuk e dinin se çka është jonxha dhe e hanin, dhe më vonë pëlcisnin nëpër fushat e mbjella me jonxhë. Andaj metafora e ti “se nga lisi tash ke zbritur” nuk është fyerje por është dritësim i dyanshëm, i turmës dhe i atyre që tash 30 vjet i janë nënshtruar kësaj turme turpshëm. Nëse edhe këto vargje nuk e dritësojnë dhe nuk hapin udhë për lypsët shqiptar për të kuvenduar shqip me gjuhën e Zeusit, dyshoj se maskarallëku i tyre është ndotje që me shpërthye do helmoj të gjithë hapësirën.

 

Protesta në IRJM kundër gjuhës shqipe

 

(Viti 2017 pas Krishtit)

 

Seç bërtet kaq i xhindosur, zëri yt ngjason në qyqe

Se me turma ke vendosur, nëpër sheshe t’më bësh gjyqe

Po jan hapa me gabime, pse marshon drejt një golgote

Nëse ti s’do gjuhën time, pse t`më duhet gjuha jote.

 

Kur të flas e kur të shkruaj, ty u deshka të t`marr leje

Mos më bë që tash të druaj, pse jetoj kaq afër teje

A s`merr vesh që ec mbi re, zëri yt për turp të botës

E s`përbën kërcnim për ne, asnjë dallgë në fund të gotës.

 

Gjuhën shqipe net të vona, nuk e sollën prej një pusi

Erdh me krojet nga Dodona, që ta fliste dhe Zeusi

S`ke faj, kokën e ke bosh... se nga lisi tash ke zbritur

Dhe po ngutesh të ndalosh, gjuhë që zotrat e kan rritur…

Xhelal Ademi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora