E premte, 26.04.2024, 09:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Magjistari: Të kujtohet...?

E merkure, 18.01.2017, 07:43 PM


Ilir Magjistari

Të kujtohet...?

-leter e paderguar-

proze

Te kujtohet?

Me more ne telefon e me zerin qe dridhej shqiptove:

-Je per nje caj te ngrohte?

Sigurisht qe keto ftesat nga ty per pijet e ngrohta ,mezi I pres.Por edhe te ftohta ,ne vere, ahahah.Me qeshi e gjithe brendia ime dhe te kerkova koordinatat e vendit dhe te kohes.Ndjeva qe heshte nje hop.

-Jam akull,me gjej nje vend te ngrohte.

-Ne zemren time! Me te sigurt se kaq, nuk di.-nxitova te te pergjigjem a thua se e prisja cdo kerkoje.

E dija qe te pelqente nje thenie e tille,por nuk do doje ta beje veten.

-E di,por nuk eshte koha tani,fillove ti?Kam ftohte te them…

E ndjeva ate padurim per tu ngrohur dhe degjova …

-Na gjej nje vend me oxhak !

-Oxhak?

-Te lutem…

Ooo…,u ndjeva ngushte.

-Ne rregull,mbylle telefonin tani e rri ne pritje.

-Vertet? Do mundesh?

-Nuk e di,ja te mendohem .

Qyteti yne eshte I ngrohte edhe ne dimer,dhe lokalet me oxhak jane te rralle,per te mos thene qe nuk ka fare.

Per nje moment, nisa te qesh me vete, dhe mu kujtuan mbreterit qe I jepnin trimit qe I kerkonte doren e se bijes per grua,ca detyra e misione te pazgjidhshme.

-Po nuk thone kot qe me te pyetur gjendet Stambolli.E gjetaaaaa !

-Ke? Stambollin? –qeshe ti matane ,aty larg ku ngricat te kishin mbeshtjelle.

-Jo Stambollin jo,oxhakun.Po nisu shpejt se u ndez tamam si duhet.

-Pse? Si duhet?-ngacmove ti.

-Si zemra ime,prush !

-Ohu…prap ti me keto?

-Nxito ,te pres.

Dhe ne kohen qe te prisja ty,si gjithnje kujtoj ate ankthin e pritjes,ato ngateresa qe aq shpesh I bej ne bisede nga nxitimi.Dhe ve buzen ne gaz,sepse shpesh I ngateroj fjalet dhe historite me njera tjetren,I le pergjysem .Ti tashme e di kete dhe me nje buzeqeshje me ngacmon pa fund,derisa te kujtohem qe kam nisur nje bisede ,pa mbaruar te paren.

Shpesh e di qe shpesh, enkas me nderpret qe te ngaterohem ne tangon e sapo nisur.

E mban mend qe dikur nga emocioni hodha sheqerin e kafes tek tavlla e duhanit? Qeshje pa fund,e un nuk kisha asnje justifikim,I mbetur keq.

Me mbetet te te kujtoja se kur u takuam pas shume vitesh, ishte vere teper e nxehte.Une kisha marre nje akullore dhe teksa te pashe se largu gati bertita nga malli.E dije gjithe c’ndjeja per ty ,e pasi u takuam me pyesje gjere e gjate per kohen qe kishte kaluar.E ndjeva qe per nje cast me pua e me pas akulloren qe qante trishtueshem mbi doren time.Isha aq ngushte,sepse edukata nuk me lejonte te vazhdoja te haja akulloren ,por edhe te shkeputesha nga ty nuk doja.

Ti shihje curilin e shkrire te me shkonte deri ne bryl e vazhdoje te flisje e pyesje akoma edhe per gjera pa rendesi me nje buzeqeshje te lehte ne gjithe fytyren,mjaft te me shihje ne veshtiresi te skuqur.E kur une vendosa ta hedh…ti me qeshe plot nur e ngacmim e the:

-Ika se me presin,do takohemi e flasim serish,mjaft qe te kesh akullore ne dore –dhe me shkele syrin djallezisht.

Ktheva koken pas, dhe pashe ne kosh akulloren e shtremberuar…

Por sot ndihem mire dhe qete nga prania jote duke te shijuar me sa mund gjithe cme afron qenja qe e quaj te krijuar enkas per mua.

-Nuk dua te merzis ,por…

Dhe gjithnje gjendet nje fraze sa per te mos mare ne sy takimin,nje fraze qe ose mua ose ty do te merzisi.

Te kam thene,sa here te kam thene shiko deri tek une,mos shih pas meje.Sepse jo gjithshka aty eshte e bukur.Ka enderra te parealizuara,ka endra te realizuara jo mire…ka mungese drite vende vende e une nuk dua qe ti te merzitesh,te nisesh ato pyetje keqardhese qe nuk kane fund.Mesohu te shohesh sa te duhet Ty.

Pastaj…me kap ankthi I ikjes tende dhe nisin e permbysen shume gjera,nganjehere duke folur edhe me duar nga nxitimi,bie edhe filxhani I kafes apo cajit.Me dhemb ajo pyetja :

-Ikim tani? Ndenjem shume.

…sepse s’di cte them me.

Po perseri kam nje ndjesi te mire…,jam bere si ato qenjet e eksperimentit te Pavllovit,qe teksa ndahemi e di qe me prêt nje puthje aq e bukur,edhe me e bukur se ajo kur takohemi.

Por kur ikim ne drejtime te ndryshme,me duhet te te them se nuk ndihem mire,me vijne ca te dridhura qe nuk e ndaj dot nese jane nga te ftohtit apo nga mosqenja jote prane.

E me duhet te te them se pas pak do te te marr ne telefon e te te them:

-Eshte ftohte,shume ftohte .Di ndonje vend me oxhak?Ta ndezim e te rijme perballe njeri tjetrit deri sa te fiket.Pastaj ndezim …

Po vishem e vij per tek ty



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora