E premte, 26.04.2024, 09:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Homazh për një Dëshnicar

E marte, 17.01.2017, 07:39 PM


Homazh për një Dëshnicar Përmetar i nderuar dhe nga Gramshi

Nga Shyqyri Fejzo

Takimi im i parë ka qënë në Tiranë. Na e prezantoi Novruz Koci.Atëhere Emnaku kishte marrë emrimin per ne Puke. Takimin e dyte e kam bere ne Puke, në seksionin e Financës e Kontrollit, ku ishte emruar e punonte.Ma riprezantoi shoku im I ngushte ish shefi I bujqesisë të Pukës Profesor-Doktor Sulajman Sula. Ai u cudit kur I thashë se “nuk ka nevojë për prezantim ,se ne njihemi”. Jeta dhe ngjarjet u rrokullisën të tilla që Emnaku im do të fejohej e martohej në viti 1969 me shoqen tonë, Sekretaren e Komitetit të Rinisë, vajzën e emancipuar e të njohur të Gramshit, Afërdita Tabaku. Më vonë, kur u martuan, përsëri të papritura. Unë, familjarisht mora zgjerim strehimi në pallatin 5 katësh në hyrje të Gramshit kur vjen nga Elbasani, po aty, një kat më lart mori hyrjen dhe familja e re, cifti Shyqyri Haxhia e Afërdita Tabaku.  Nisur nga njohja e vjetër dhe ajo  e re, shoqëria e miqësia jonë erdhi duke u forcuar vazhdimisht.Në themel ishin jo vetëm njohjet e vjetra e të reja,por edhe fakti që kishim të njëjtin profesion, economist, si dhe na afroi më shume gjuetia e peshkut e gjuetia me armë. Me Afërditën ne njiheshim prej kohësh.Na kishin afruar e njohur detyra të ndryshme si ato shtetërore dhe ato shoqërore. Si sekretare e Parëe Rinisë atë e shqetësonte midis të tjerave dhe jeta e rinisë në institucione. Si e tillë, ajo vjen e deleguar në organizatën tonë të rinisë, ku unë bëja pjesë, po ashtu dhe Ingjinier Kudret Bashllari, Liljana Vogli, Novruz Koci,e Fejzi Collaku. Ky I fundit ishte dhe sekretar I organizatës të rinisë. Ata, Fejziu dhe Kudreti, më parë kishin qënë një organizatë dhe tani ato po bëheshin një me org. e rinisë të Kom. Ekzekutiv.Ngrihet e diskuton Fejziu. Në substancë ai tha.

“Ne, unë dhe Kudreti, kemi bërë një jetë rinie shumë aktive. Mbledhjet I kemi bërë të rregullta, në klub, në zyrë, në restorant, në ndërmarrjen pyjore, në stacionin e pyjeve Liqeni I Dushkut, në stacioni pyjore Skënderbegas e kudo. Direktivat që vinin nga Komiteti I rinisë unë I kam shtruar në masë.(Fejziu në këtë rast drejtonte gishtin tregues te Kudreti).Masa I ka kuptuar detyrat dhe I ka zbatuar drejt edhe pse nga njëherë me hu kurrizit. Se, shoqja sekretare, unë në organizatë kam pasur një masë pak të vështirë. Me vështirësi I kuptonte detyrat. Pa le për ti zbatuar! E shikoni masën që kam pasur unë? Ka dy vjet që nuk i ka paguar kuotat. Ka shkelur disiplinën. Ky është… Aty I revoluar ngrihet Kudreti. “ Ky shoqja sekretare më ka marrë kuotat e një viti të rinisë gati njëherë në muaj. I merrte dhe I pinte birrë.Ky duhet të përgjigjet se gjithnjë ka pirë me kuotat që më merrte mua. Kështu ka qënë sekretari im I rinisë, menjë fjalë ky, Fejziu. Sa herë takoheheshim më thshte” Jemi që jemi, e bëjmë një mbledhje rinie?” “ E bëjmë” I përgjigjesha unë. E kisha sekretar. Është e vërtetë se me shtronte detyra, herë me letra, herë pa letra, me gojë. Unë  e dëgjoja, se e kisha sekretar. Në fund më thoshte “Jemi që jemi këtu, pa më paguaj ato kuota ti, se ke një vit pa paguar”. Edhe kur kundërshtoja, më thoshte.” Do e hash ti. Për kuotat do të përjashtoj nga rinia.Dhe po u përjashtove nga rinia, puthu dhe me ingjinierllëkun tënd edhe me punën tënde.” Unë i paguaja. Ai me ato ja shtronte me meze e me birrë pastaj. Kjo punë bëhej cdo muaj. Kjo, shoqja sekretare është historia e kuotave të mia”. Ngrihej gjithë inat Fejziu.Gjoja I inatosur.Disa fije baluke I bini mbi ballë.I binte tavolinës sikur të ishte në gjyq. “Për ty unë do hap një cështje penale.Të akuzosh prokurorin e rrethit se të ka vjedhur kuotat! A e shikon shoqja sekretare me cfarë mase kam punuar unë?”

Por, në këto kushte Afërdita “nuk e humbiste rrugën në oborr”. Me shumë lezet e kulturë e me pak të qeshur, ajo e kthente gjendjen në normalitet duke pranuar në heshtje cdo crregullim që pretendonte e sajonte Fejziu e Kudreti. Ajo kishte nje pervojë e kulturë të mirëë për problemet

organizative dhe dinte të komunikonte me cdo lloj shtrese e individi. Edhe këto veprimtari kanë qënë njohjet me Afërditën.Me kalimin e kohës Fejziu u transferua në Librazhd prokuror. Por edhe që atje e bëri njëherë Kudretin “për ujë në zemër”. Kudreti kishte qënë në Korce dhe kthehej me autobus nga Korca ne Elbasan e pastaj Elbasan Gramsh. Në atë kohë transporti ishte I vështirë se pak mjete kishte Këto linja autobusësh kishin nga një herë në ditë udhëtim. Autobus I Korcës ndalon pak në qytetin e Librazhdit. Qëlloi që Fejziu e kishte parë Kudretin në autobus. Largohet menjëherë dhe gjen një polic. I thotë. “hajde me mua” dhe e con afër autobusit. “shiko atë djalin atje në radhën e tretë që është me fësh fëshe kafe”. “ Po e pashë shoku prokuror” I përgjigjet polici. “Shumë mirë. Shko tani dhe shoqëroje e ma sill mua në zyrë. Mos e prek. Kërkoi pasaportën. Si ta ketë dhe mos e ketë, me vehte, ti shoqëroje e sille te unë”. “Si urdhëron shoku Prokuror” përgjigjet polici. Kur ai i kërkoi pasaportën Kudretit, ai kërkoi nëpër xhepa, po nuk e kishte me vehte. “Jam kryeingjinieri I ndërmarrjes pyjore Gramsh” I thotë Kudreti. “hajde, hajde me mua, se ta tregoj unë pyjoren ty” I hakërrehet polici. “Po aman ore se më ikën autobusi e mbetem këtu” këmbëngul Kudreti. “Hajde, hajde se ta gjejmë ne vendin ty” vazhdon polici. Ai e shoqëron Kudretin tek zyra e prokurorit, Fejziut. “Falemnderit shoku polic.Ke kryer një detyrë të mirë.Do I them dhe kryetarit tënd” e përgëzon Fejziu. Sa pa prokurorin Kudreti, I thotë.”Po cfarë bën o Feskë! Po shokë jemi a cfarë djall jemi? Po më le këtu në Librazhd more se iku autobusi.” Nuk ka gjë, jo do rrish me mua sot. Më ke lënë pa qerasur me meze e birrë tri herë në Gramsh.Ma drodhe. Më ke pa paguar prej dy vitesh dhe kuotat e rinisë. Mbasi të mi paguash këto atëhere do të liroj të shkosh në Gramsh. E more vesh?” Dhe ashtu bëri. E mbajti në Librazhd dhe e nisi të nesërmen.

Këtë copë tregimi e bëra të tregoj se në cfarë ambient punohej e cfarë humori e gazi prodhohej nga disa njerëz. Kur erdhi dhe Shyqo Haxhia, rrethi I intelektualëve u shtua më shumë. Ky rreth u bë edhe më I madh e vital për variacion jete e humori. Ne në atë kohë na lidhte gjuetia të djelave. Gjuanim edhe peshk në Devoll e Tomorricë edhe lepur, guhak, thëllënxë nga njëherë  dhe derr. Shyqoja ishte një gjahtar virtyoz.Kur shkonim për gjueti ai kujdesej që cantën ta kishte plot. Në inventar gjeje jo vetëm bukën, djathin, qepën e krypën, por edhe sallamin, konservat,pak raki, fruta, kafe sheqer, ujin, kuptohet, shkrepse e cakmak. Pushimi që bënim, dreka që hanim, shoqëruar edhe me ndonjë  guhak,mullenjë a gushakuq që piqnim në hell ishte nga më të këndëshmit. Bukën e theknim në një zjarr bubulak që në vendet e gjuetisë bëhej I madh se nuk mungonin drutë.Njëherë buka  e Shyqos afër zjarrit, po lëshonte tym e ishte gati të digjej.

-Tu dogj buka o emnak!-

-C’ke me bukën time ti? Unë vetë e kam lënë ashtu- Ishte përgjigja.

Në gjueti me armë vrisnim lepuj po edhe trembnim. Trembeshin shumë kur u shtinim ne. Pikë dhjamë nuk u mbetej në kurriz. Ndonjë herë na pati gënjyer dhe dhelpra. Njëherë e ndoqëm në dëborë, pas gjurmëve, nga stacioni I pyjores tek liqeni I dushkut, në qafë të Kuratës, nëpër shkëmbij e shkurre. Mbas dite vonë e vramë. Na gënjeu se na gënjeu. Na doli qen. Ore të gënjen dhelpra. Njëherë tjetër në Grabovë sipër vramë 6 rosa. Ne I dinim të egra. Po I egër ishte I zoti tyre që na ndoqi me një dru në dorë deri në fshatin tim në Shënepremte. Aty, unë si vendas I dija të fshehtat e pyllit e shkëmbijve dhe ai nuk na gjeti dot. Njëherë tjetër ishim në Jancë mal. Ndejtëm për darkë e fjetëm te Refat Tabaku. Ekujtojmë me shumë respect e dashamirësi atë familje shumë mikpritëse. Të nesërmen u nisëm drejt Gramshit nga Brasniku. Emnaku im shtinte e vriste lepuj.  I vrau dy copë.Unë shtjer e vetëm I trembja atë ditë. Një lepur I trembur nga zagarët u hodh nga një monopat e u përplas në një rrugë traktori ku po shkonim ne. Nuk patëm kohë të heqim armët nga krahu.Emnaku im një të kërcyer bën dhe I vuri këmbën në qafë. Kur shikoj këpucët e tij, ishin si zinxhirë traktori. Me ato këpucë ai e gozhdoi lepurin në vend. “Merre emnak. Unë nuk harxhoj fishekë për këta veshgjatë” më tha. Një herë tjetër ne të dy kishim dalë për guhakë në kocimaret e shëmitrës. Gjuajtëm disa herë. Mund të ketë qënë ora 10 a 10 e gjysëm. Dëgjohet një zhurmë e madhe në pyll. Shtie emnaku që ishte nja njëqind metro mbi pozicionin tim, në mes të pyllit. I vjen e I del papritur në pritë një derr shumë I madh I plagosur nga Selim Lazja, Stefan Gavani e llazi Angjeli, që larg nga Zadiasi. E gudulisi dhe emnaku me sacme guhaku shumë afër 4-5 metro. Aty e kam kritikuar Emnakun se ai derr kishte ardhur të ankohej se ata të uzinës ja kishin bërë lëkurën shoshë në sacma e nuk e mbajtën dot., e ne nuk e pritëm miqësisht.

Nuk harrohet dhe një gjueti peshku që kemi bërë në Tomorricë. Mirë thonë se “kali I botës të shtie”. Kështu ndodhi edhe me ne. Atë ditë morëm makinën e kryetarit të Komitetit (Se edhe shoferi I tij ishte gjahtar peshkatar I thekur) dhe shkuam afër zyrave të PTT Kërpicë. Aty u zveshëm, e teshat I futëm në bagazhin e makinës. Me të mbathura banje e atlete në diellin e Korrikut me rrjeta në krah, filluam të gjuajmë. Shoferi na tha “ikni përpara se unë do siguroj makinën e ju gjej në lumë.” Ne të dy muarëm një përrua rrëzë një mulliri pak larg Lumit Tomorrica, se aty kishte peshk. Kryetar I Komitetit kishte dashur makinën dhe I thotë punonjësit të postës “I thuaj shoferit të niset urgjent në Gramsh” Kuptohet, shoferi zbatoi porosinë dhe harroi që në bagazh ishin teshat tona. Kështu ne të dy, në ditën e gjatë të korrikut, me këmbët abitën shumë që ne të dy bënim banjo, po banjo të vecantë, jo banjo dielli, po “banjo hëne” Te punishtja e grumbullimit gjetëm disa letra amballazh cimentoje dhe sajuam pantallona të shkurtra, duke I qepur me tela.Nga mesi e lart ishim të zveshur picidak. Ja futim një vrapi lart, dalim në bulevard dhe vrapin e lamë te shkallët e pallatit. Unë e pata më lehtë se isha në katin e dytë. Emnaku u ngjit në në ujë e kokën në diell, gjuajtëm gjithë ditën nga Sotira në Gramsh. Erdhëm buzë mbrëmje tek ura e Trashovicës. Po tani, si të hynim në qytet? Te ura na panë disa kalimtarë  e kalimtare dhe u hhyrjen e tij një kat më lart. Kështu u mbyll një gjueti e paharruar peshku.Këto grimca gjuetie që janë dhe grimca jete nga më pikantet, për mua janë të paharruara.Nuk ka si ta harroj shokun, mikun tim, emnakun tim të dashur. Ne së bashku për gjuetinë kemi ngjarje sa të shkruash një libër të tërë. Por unë do të ndalem në një anë tjetër. Në kulturën, edukatën respektin për njerzit që kishin ata si familjarë për të gjithë, sidomos për  njerëz në nevojë. Po të kishte një hall ndonjëri e sidomos gratë, Afërdita do të bënte cmos që ti a zgjidhte. Nuk kishte distancë me njerzit ajo. E takonin në zyrë, në shtëpi, në rrugë, e kudo.Ajo do I dëgjonte me kujdes dhe do këmbëngulte në të gjitha instancat për ta zgjidh problemin. Të njëjtën gjë bënte dhe Shyqo në linjën e tij. Detyrat që ka pasur, si shef financës të rrethit etj. I jepnin kompetenca për kushte komode, por ai asnjëherë nuk donte të dukej si kokosh. Komunikonte me vartësit si shokë, me argument, pa bërë lëshime për ligjin, po vetëm për ti vënë në punë normalisht. Ai ishte shef I financës të rrethit, në atë kohë isha drejtor I  degës  të bankës shtetit Gramsh. Bëhej analiza vjetore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Bankës. Menduam të niseshim një ditë përpara së bashku. Edhe pse ishte janar, koha ishte e mirë.” Me se do shkojmë?” e pyeta unë.”Dhe pyet!” mu përgjigj. “Do të shkojmë me kuqo derr mustaqe ziun”. Kështu I thoshte ai një motociklete që unë e përdorja në Bankë. Dhe ashtu bëmë. Në qafë Krrabë, pas Gracenit, pa vajtur te kilometric 29 është një vend I drejtë. Po ecnim me shpejtësi mesatare. Kishim vënë të dy kapella në kokë.Ai kap kapellën time me dy duart dhe ma rrasi në fytyrë. Nuk po e shifja më rrugën dhe duart I kisha të zëna me gas e timon të motocikletës. “Po cfarë bën o emnak?” I them I revoltuar e I friksuar. “Ti duhet ta mbash mend dhe symbyllaz këtë rrugë se e ke bërë kaq herë” më tha duke ma ngritur kapelen dhe  e pashë mirë rrugën.Nuk kisha devijuar shumë.. Është e cuditëshme se sa hera shkoja në atë rrugë,(pa u bërë tuneli) do e kujtoja ngjarjen kur eca symbyllur ndonjë kilometër.Po  Emnaku e kishte zgjedhur rrugën e drejtë për të më bërë këtë shaka të këndëshme dhe atëhere nuk kishte mjete në qarkullim si sot të cilat mund të na rrezikonin.. Një ditë erdha në Tiranë nga Korca. Kohën e kisha të kufizuar, por e gjeta mundësinë që emnakut ti bëj një telefonatë. E ftova të pimë bashkë një kafe. E priti me kënaqësi ftesën. E lamë të takohemi para kafe “EUROPA”, prapa monumentit të Sulajman Pashës. Ne kishim shumë vite pa u takuar. Unë ika në emigracion ku punova mbi 5 vjet. Kur u ktheva u vendosa në rajonin e Korcës. Shyqoja kishte shkuar më parë  në vend takim dhe po shikonte kur do të vija. Ishte me flokë të thinjur si dhe unë. Mundohej të më kapte I pari me sy. Por unë I kisha ardhur afër pa më parë.-Ti, pale prêt të shikosh emnak me flokë të zes, po si te unë dhe te ju, bora na I paska zbardhur flokët.- U përqafuam me mall. Ndejtëm pak bashkë dhe bisdeuam gjatë e.gjërë.

Vitet e fundit Shyqon dhe Afërditën, të paktën në fb. I kemi parë  të lëvizin në disa zona brenda vendit dhe jashtë vendit. Në një rast diktova se ata kishin ardhur në Pogradec, në Drilon. Kishin bërë disa foto të bukura aty të cilat dhe I publikuan në fb. Përfitoj nga rasti dhe ju kujtoj se nuk ndodheshim as 40 kilometra larg nga njëri-tjetri. Indirekt I kisha ftuar të vinin një vizitë në fshatin ku banoja, ne Pendavinj. Mora përgjigje në fb. “Të falenderojmë për ftesën. Emnak, duhet të kuptosh se sot nuk ka miq budallenj” E kuptova. Nuk donin të vinin pa planifikuar e pa njoftuar më parë. Shyqi nisej nga thënia popullore se “miku është budalla”. Si në shoqëri dhe familje, ka qënë komunikues i përsosur, gojë ëmbël, një njeri që kishe dëshirë ta dëgjoje e vlerësoje mendimet e sakta që jepte. Ai ishte në gjendje të komunikonte me njerëz më të moshuar, me bashkëmoshatarë, me puntorin, me intelektualin e kuadrin, bariun, nxënësit e shkollës e fëmijët. Ne saje te njohjes e kultures qe kishte, emnaku i “vinte jastek fjales”, si thote populli. Nuk ishte rastësi që ai kishte miq e shokë të shumtë në  Tiranë, Elbasan,Skrapar Përmet, Pukë, Lushnjë, Korcë,Pogradec e Librazhd etj. si dhe jashte vendit. Në shumë raste ne kishim miq të përbashkët, si Selman Bllacën, Aleksandër Kostën, Mihallaq Peshkatarin etj. Në këto mardhënie Shyqo dallohej për një karakter universal e shumë dimensional. Ai kurrë nuk krijonte probleme, por vetëm I zgjidhte ato.

Ndalim një moment edhe në një problem tjetër. Duket si anësor, por nuk është tamam ashtu. Ëshë fjala për këngën dhe vajin. Ato nuk ndahen kurrë nga njëra tjetra. Ato vazhdojnë gjatë gjithë jetës. Kur nuk mund të qajmë, këtë rol e merr kënga. Kënga shqiptare është vaji për burra. Na qan zemra kur nuk mund të qajnë sytë. Shyqo këndonte bukur.I merrte ato këngët përmetare  për bukuri.Po edhe këngët e Gramshit I këndonte saktë e bukur. Në sofrat mikpritëse të rrethit të Gramshit ku rakia shpërthen “vullkan”, ai bëhej edhe krijues në moment për këngën, duke I lidhur me gjendjen, situatën apo problemet që kishte I zoti I shtëpisë “xhamadan kopsitur, më qënke I ditur”, ti moj fletë e arrës, të keqen e fjalës” etj ishin krijime të castit.. E patëm dëgjuar Shyqon dhe Afërditën që Emnaku im” nuk ka kënduar po mësoi këtu, në Gramsh” Unë këtë nuk e besoj. Kënga mbase ka jetuar në shpirtin e këtij njeriu  dhe kur u krijuan kushtet, shpërtheu. Ne kemi  kënduar në të gjitha zonat e Gramshit. Por në disa raste, kur vinte Gëzim Voda, apo kur binte rasti të ishte në muhabet dhe Besim Mehmeti, Shyqoja atëhere e tregonte vehten këngëtar virtyoz përmetar.Ishim në Hamburg të Gjermanisë te familja e djalit tonë Pleuratit. Data 24 Gusht 2015. Mua nuk më rrihet pa hyrë në internet e pa parë fb. në të. Shikoj një lajm kobëzi që kishte shkruar Afërdita Haxhia në fb. Ajo njoftonte për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, babait të dy djemve Shyqyri Haxhisë. Nuk mbaj mend se si u bëra. Isha ngjethur e mpirë I gjithë. Mu tha pështyma në gojë dhe nuk më dilnin fjalët. E shikova e rishikova lajmin disa herë. U binda që kjo ishte e vërtetë. Kur vërshuan ngushullimet drejt fb.të Afërditës,  kjo kishte marrë fund. U ula të shkruaja. Nuk mundja ta bëja.Një ngërc po më zinte fytin.Mendja  e duart nuk më bindeshin.Virgjili I lashtësisë ka thënë.”Gjithkush ka kohën e vet për të jetuar. Jeta për të gjithë është e shkurtër dhe e papërsëritëshme. Të ngresh lart emrin tënd me vepra, vetëm kjo është arritje e vitytit. Shyqoja dhe Afërdita I dhanë shumë Gramshit dhe nuk muarën gjë nga Gramshi, me përjashtim të një familje të konsoliduar, dy djem të mrekullueshëm dhe respektin e mirënjohjen e gjithë banorëvë, qytet dhe fshatra. Shyqoja ishte me origjinë nga krahina e Dëshnicës së Përmetit. Ai ju përgjigj detyrave që I u ngarkuan duke punuar në Rrethin e Gramshit. Por Dëshnica e Përmetit ka qënë dhe mbetet një krahinë që ka nxjerrë burra të mencur e fisnikë. Edhe Shyqyri Haxhia, I cili para se të ndahej nga jeta shkoi në krahinë, u shmall me njerëzit e vendin, bën pjesë në ata njerëz me botë të pasur shpirtërore, me kulturë dhe edukatë. Ai renditet krahas njerëzve emblemë të Dëshnicës, si Nuri Dragoi, Gëzim Voda, Ramadan Ismaili, Abaz Demiraj, Et hem Selfo, Nuredin Nurce e dhjetra të tjerë.



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora