E premte, 26.04.2024, 10:04 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Islami politik në Iliridë

E premte, 02.12.2016, 09:17 PM


ISLAMI POLITIK NË ILIRIDË, NDËRMJET NDËRGJEGJËS DHE ERRËSIRËS

Nga Afrim Caka

ILIRIDA ka të tillë shqiptarë shumë të mrekullueshëm. Ka edhe shumë antikombëtar, dhe me të vërtetë, disa intelektualë e disa liderët politikë të mëdhenj në Iliridë kanë qenë dhe janë jo pakëz të çmendur e tradhtar - tradhtarë në sytë e popullit, duke mos e zgjedhur arsyen e shëndoshë, por fatëkeqësinë, marrëzinë, turpinë bashkë me vallen e skëterrës dhe  vuajtjet e një populli të tërë.

Një qeveri ka të drejtë të ndëshkojë gabimet e njerëzve, vetëm kur ato janë kundërshtim me kombin. Dhe ato janë krime vetëm nëse turbullojnë xhëmatin. Ndërsa xhëmatin e turbullojnë sapo fillojnë të frymzojnë fanatizmin politik. Pra, që të meritojnë tolerancën, xhëmati duhet të shmangin fanatizmin e vjetëruar turko-arabë.

Unë ju them:

“Jeta është e vetmja e vërtetë që ekziston. S’ka tjetër Zot, për veç jetës!”.

Jeta është një mrekulli, që jemi ne, që janë pemët dhe zogjtë etj...

A është me të vërtetë i mundur takimi ndërmjet diturisë dhe errësirës? Nëse po, pse liderët e islamit politik nuk e kanë bërë kurrë një gjë të tillë? Unë e quaj fetar njeriun që vazhdon të rritet në dashuri, në mirëbesim dhe që vazhdon të përhap dashurinë, lumturinë e vet nëpër gjithë qenien e tij pse jo edhe për të tjerët...

Ja se çfarë dua të themë kur flasë për një ndeshje apo takimi në mes Islamit politik dhe Demokracisë së brishtë, ndërmjet materjalizmit dhe shpirtërores. Kjo nuk është idea ime e materjalizmit, shpirtërores dhe fenomenit: bashkimi ndërmjet shpirtërores dhe realizmit. Të verbërit e tradhtarët dhe flakët e tyre përparojnë me shpejtësi, për pasojë nuk mund të bënin asgjë tjetër veçse të shikonin vetën e tyre se si po afrohej vdekja e sigurtë.

Dua të zhduket çdo llojë skizofrenie, çdo lloj ndarjeje ndërmjet materjes dhe shpirtit, ndërmjet fenomenit dhe profanizimit, ndërmjet kësaj bote dhe botes së vdekurve (botes tjetër). Islami politik i ndau shqiptarët në menyrë të paevitueshme, krijuanë një dualizëm në mendjen e shqiptarët e Iliridës si (Hasan Hajdarit nga Shkupi????), kjo është mënyra e islami politik për t’i shfrytëzuar shqiptarët e till.

Kjo është magjia e tyre. Këta injorantë mund ta bënin Perëndinë me katër kokë, këta mund ta bënin Perëndinë me qindra kokë. Është puna e tyre që të zgjedhin, kjo është loja e tyre. Dhe këta hoxhallarë flasin... duke helmuar mendjet e të rinjëve shqiptarë. Nëse shqiptaret e ILIRIDES janë të tërësishëm, dëmëthën të plotësuar me ide kombëtare, do të jenë përtej kontrollit nga islami politik. Nëse janë të frangmentuar nëpër xhami, domëthënë janë të hallakatur e të shpërlarë nga trutë, e gjithë forca e tyre mendore dhe dinjiteti i tyre do të humbë. Nëse këta shqiptar të Iliridës janë të mbrojtur në ashtu siç kanë lerë – natyral, jashtë ndikimit të të ashtuquajturve hoxhallarë apo imam si Sylejman Rexhepi e Shefqet Krasniqi, do të jenë të lirë, të pavarur, nuk mund të katandiseshin në turqë, arabë e skllavëri. Dhe ky religjion i vjetër i islamit politik, nuk bëjnë tjetër veçse të të degradojnë në beduinë shkretire.

Unë propozoj një religjiion të ri për shqiptarët e Iliridës. Nuk do të jetë islam politik: ky religjion nuk do të ketë asnjë emër. Do të jetë thjeshtë cilësia e të qenit shqiptarë i tërësishëm.

Ky religjion i vjetëruar ka dështuar. Shkenca ka hecur përpara. Është e nevojshme një sintez e nivelit të lartë, në të cilën ku nuk mund të ndeshen e të takohen islami politik me kulturen shqiptare. Por e rëndësishme është që të takohen shkenca dhe religjioni islam. Ky religjion, islami politik i vjetëruar ka dështuar sepse ka folur vetëm për botën tjetër (botën e vdekur)… Ky lloj predikimi nëpër xhamitë e ILIRIDËS të financuara nga shërbimet e huaja, e sidomos ajo turke, ka mbetur vetëm si filozofi, abstrakte, sepse nuk ka qenë mbështetur në shkencë. Pse shkenca nuk ka dështuar, sepse ka menduar për rrënjët e zhvillimit të njeriut. Religjioni i vjetëruar ka dështuar, sepse predikonte botën e të vdekurve shkëputjen nga bota që e rrethon, duke e lënë pas dore këtë botë, botën e civilizimit, sidomos botën iliro - shqiptare.

Përse Përendimi nuk vuan, sepse ka zhvilluar së tepërmi shkencën, kulturën dhe islami politik aziatik vuan, sepse ka zhvilluar tepër religjionin vjetëruar dhe primitiv. Sot Ilirada ka nevojë për një fetar shqiptar të ri, jo të islamizuar dhe i pa moderuar, në të cilën mund të bashkjetojnë të dyja komunitetet. Nuk ka parajsë tjetër… kjo Tokë është vetë Parajsa. Ata hoxhallarë që predikojnë materjalizmin kanë zgjedhur të pakuptimtën dhe gënjeshtrën, duke e bërë xhëmatin plotësisht të shurdhër e të verbër për sa i takon realitetit të vetëdijës. Rezulltati final është se këta hoxhallar e imam në Iliridë prodhojnë fetar të deformuar mendërisht. Kjo ka krijuar trishtim, frikë dhe errësirë të thellë në mendjet e xhëmatit dhe duket sikur kjo nuk ka fund tek shqiptarët e atjeshëm... Mos e dhashtë mendja e tyre???

Unë pyes, pse shqiptarët të besojnë në këta hoxhallarë antikombëtar! Sepse nuk kanë fituar përvojë as dje dhe as sot… Dhe çfarë sigurie kanë për të nesërmen??? Kush mund t’ju japë ndonjëherë siguri? Nëse e e djeshmja dhe e sotnmja janë të errësuara, e nesërmja nuk është tjetër veçse një shpresë e zbrazët drejtë varrit, një shpresë kundër çdo shprese, kundër çdo të ardhme. Kjo është pra ajo që i kanë mësuar e gjithë xhëmatin: të zhdukin vetëdijën kombëtare dhe të kenë besim te errësira...



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora