E shtune, 27.04.2024, 11:19 PM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Prizreni, është në Kosovë apo në Turqi?!

E marte, 29.11.2016, 10:30 PM


Prizreni, është në Kosovë apo në Turqi?!

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

Vendosja e Flamurit Turk krahas Flamurit Shiptar në festën e Ditës së Flamurit gjegjësisht Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Prizrenit ishte provokacion i rëndë dhe i papërballueshëm për shqiptarët. Me këtë rast nuk dua të mbaj ligjëratë historike rreth rrugës së përgjakshme që kaloi Flamuri Kombëtar Shqiptar deri në ditët e sotme, por ishte Perandoria Osmane ajo që e gjakosi për afër pesë shekuj këtë Flamur dhe nuk lejoi përdorimin e tij, ashtu siq na mbajti të pushtuar po për pesë shekuj me radhë. Ata që morën një vendim të tillë do të duhej të largoheshin nga postët e tyre për këtë turp, si dhe publikisht tu kërkojnë falje shqiptarëve. Organet e drejtësisë, do të duhej te merreshin me këta sahanlëpirësa që morën vendimin e turpit e jo të arrestohen ata që e larguan Flamurin Turk dhe në mënyrë simbolike të them se e çliruan Flamurin Kombëtar Shqiptar për të dytën herë. Ne jemi për raporte të mira e miqësore me të gjitha shtetet të cilat sillen miqësisht me ne, por jo edhe me ata që mundohen të na ripushtojnë, por tani me mjete "demokratike".

JU pushtetarët servil të Prizrenit, sqaroni popullit, cilat ishin shtytjet që iu detyruan ta bëni këtë turp?!

Shpjegonu popullit, a lejon Turqia "Demokratike"që miliona shqiptarë që jetojnë sot në Turqi ta përdorin në Festën e Flamurit-Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, Flamurin Kombëtar Shqiptar? Unë them që as nuk guxojnë të deklarohen se janë shqiptarë bile!

Mos harroni: 28 Nëntori, është Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar e jo dita e Flamurit Turk.



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora