Mendime » Radovani
Radovani: 28 Nandori asht vetem ky
E diele, 27.11.2016, 06:38 PM
Nga Fritz RADOVANI:
28 NANDORI 1912 ASHT VETEM KY...
?28 NANDOR 1912 DEKLARATA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË, u nënshkrue në Mbledhjen e Parë të Kuvendit Kombëtar të Vlonës. Pjesa shqip u hartue nga Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali. U shkrue nga Shefqet Dajiu.
?(Foto Marubi – 1937) Kjo paraqitje e dokumentit asht një montim nga Lef Nosi me rastin e Ekspozitës së 1937, mbasi firmat nga Mustafa Kruja e poshtë, tek dokumenti origjinal i Deklaratës ishin në pjesën e mbrapme. Dokumenti asht i shkurtë, i shkruem me dorë, dhe i nënshkruem nga të gjithë Delegatët e Kuvendit.
?PERMBAJTJA E DOKUMENTIT:
"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme".
?DELEGATËT E ASAMBLESË KOMBËTARE ISHIN NGA:
Berati, Çamëria, Delvina, Durrësi, Dibra, Elbasani, Gramsh-Tomorricë,Gjinokastra, Janina, Kosova, Gjakova, Plava-Gucija, Kruja, Lushnja, Mati, Ohri e Struga, Peqin, Përmeti, Pogradeci, Tepelena, Tirana, Skrapari, Shijaku, Shkodra e rrethueme nga malazezet, Vlona dhe Kolonia Shqiptare e Bukureshtit.
?Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipnia u mblodhën në Kuvendin e Vlonës. Ismail Qemali (thonë) u kthye në Shqipni dhe në krye të një Asambleje Kombëtare shpalli Pavarësinë e Shqipnisë në qytetin e Vlonës më 28 nëntor 1912.
?Në të njëjtën kohë u krijue edhe një qeveri e përkohëshme.
?Nenkryetar i Qeverisë së Vlonës u zgjodh Don Nikoll Kaçorri...
?Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 edhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Shtetit Shqiptar të cunguem nga fqinjët dhe turqit pra, ju njoh “Pavarsia”.
***
?A janë të plota dhe të sakta këta dokumenta që botohen tashti?!
– Jo vetem nuk janë të plota, po as të sakta...
?Dominojnë mendsitë anadollake të maskueme nga fallsifikatorët sllavokomunistë.
Dominon “injoranca” per me mbulue qellimet antikombtare dhe pasunimin pa ligjë!
?Festa e 28 Nandorit fillon me Gjergj Kastriotin në Krujë me 1443 dhe jo, në 1912...
Pse nuk botohen materialet historike origjinale të periudhës së Pavarsisë?
Kush kerkoi “Pavarsi nen suazen turke”...?! E shka u tha Luigj Gurakuqi ?!
?Pse nuk fshihen perfundimisht fallsifikimet e bame në Historinë e Shqipnisë?
?A ka lidhje Pavarsia ynë me ngjarjet e Dedë Gjo’ Lulit dhe Memorandumin e Gerçës?
Asht fshi Historia e lavdishme e Maleve të Veriut, me i lëshue vendin Esad Toptanit.
?Hiqet nga zyret e nalta Gjergj Kastrioti, se “qeveria punon per me hy në suazen turke”!
Edhe Festat e Mëdha të Flamurit, perditë punohet me i njollosë me tradhëtarët!
?Rinia Shqiptare thërriste: “E duem Shqipninë si gjithë Europa!!”... Edhe “Rilindja”...
Do ta shihni neser dokumentin se ke kerkon me “Ringjallë”!!..