E premte, 26.04.2024, 01:12 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Protestat e ndara ndihmojnë pushtetarët

E hene, 22.08.2016, 06:20 PM


Protestat e ndara të subjekteve politike, ndihmojnë pushtetarët !

Shkruan: Florim Zeqa

Protesta e ndara të subjekteve politike, përveqse ndihmojnë pushtetarët, favorizojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.

Një thënje e urtë popullore e thotë; " Kurbani nuk mbahet natën e Bajramit", andaj edhe protesta e paralajmëruar e Levizjes Vetëvendosje me 1 Shtator, pikërisht në ditën kur pritet që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të votohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi,...përveqse e vonuar, mund të bëhet vetëm një shkas për trazira dhe dhunë, por jo edhe pengesë për votimin e Demarkacionit.

Demarkacioni mund të pengohet në brendi të kuvendit, jo me dhunë por me votën e deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës.

Çështja e shënjimit të kufirit me shtetet fqinjë, përvqese politike dhe shtetërore, është gjeografike, historike, kulturore dhe etnike, ngase përcakton vijën ndarëse dhe identitetin gjeografiko-nacional mes dy shteteve.

Si e tillë, është çështje me rendësi kapitale për vendin dhe u përket të gjithë qytetarëve. Andaj, për pengimin e Demarkacionit sipas variantit qeveritar, duhet të shfrytëzohen të gjitha format e demokratike të protestimit dhe demonstrimit të pakënaqësive para datës 1 Shtator,...të unifikuar të gjithë si një trup i vetëm, në të kundërtën, çdo formë e protestimit parcial, të ndarë në grupacione dhe parti politike, jo vetëm që nuk do ta pengoj ratifikimin në kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi,...ndihmon pushtetarët dhe favorizon grupacionet politike dhe parapolitike, ushqen krimin e organizuar dhe korrupsionin endemik në vendin tonë.

Sa më shumë ofrohet dita e votimit në kuvend (1 Shtatori), aq më tepër po shtohen kërcënimet e liderëve të partnerit të koalicionit qeverisës drejtuar deputetëve të partive të tyre,...këto forma të shantazhit politik të së kaluarës komuniste, janë një ogurë i zi për të ardhmen demokratike të vendit dhe një dëshmi më shumë se varianti qeveritar i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, s'është gjë tjetër veqse një pazar politik i liderëve tonë shtetëror, një kontrabandim i territorit të vendit për interesat e tyre personale dhe kënaqjen e orekseve grabitëçare të fqinjëve tanë.

Përndryshe 1 Shtatori është një test i radhës për deputetët shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nëse janë në shërbim të qytetarëve dhe vendit të vet apo kanë shitur shpirtërat e tyre për interesa të djallit (liderëve partiak), për përmbushjen e egove personale për privilegje dhe pasurim në dëmë të vendit dhe në kurriz të qytetarëve.

Po i kthehem edhe një herë titullit të shkrimit, për protestat e ndara të subjekteve politike. Shqetësues për proceset e ardhshme demokratike në vend, mbetët edhe injorimi i protestës së 19 Gushtit të Ballit Kombëtar Demokrat nga ana e mediave publike, një pjesë e partive opozitare dhe shoqërisë civile.

Protestat e ndara të subjekteve politike për të njëjtën "kauz" janë sa të  palogjikshme, po aq edhe të dëmshme dhe pavlerë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, në pengimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe në veri,...luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të shumta negative në vendit tonë.

Vetëm unifikimi i faktorëve politik opozitar, shoqërisë civile dhe qytetarëve pa dallime partiake, fetare dhe ideologjike mund të shpëtoj vendin nga humbja e rreth nëntë mijë hektarëve tokë të bekuar të vendit dhe largimin e shpejtë të kësaj klase kusarësh politik.

Në të kundërtën, vendi përveqse rrezikon tkurrjen territoriale dhe humbjen e sovranitetit politiko-juridik, rrezikon të mbetët gjatë nën udhëheqjen e oligarkisë aktuale në pushtet, nga e cila gjithnjë e më pak po na mbetët shtet!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora