E diele, 10.11.2024, 06:04 PM (GMT)

Sport » Sporti

Sporti shqiptar: pa rekorde dhe pa rezultate

E marte, 19.08.2008, 06:45 PM


Nga Ardian Ndreca

Rasti ma i fundit asht Olimpada e Pekinit, rezultatet e skuadrave tona olimpike janë të papërfillshme dhe nuk zanë asnji vend me randësi. Drejtuesit dhe trajnerët herë mbas here shfajësohen tue thanë se pjesmarrja asht e randsishme e ndërkaq ajo pjesmarrje po bahet asgja ma shumë se diçka simbolike, mbasi vetëm vendet e fundit e të parafundit mund të kapen prej sportistave tanë. Krahasimi mes sportistave shqiptarë dhe shumicës së sportistave europianë asht si ai mes diletantave dhe profesionistave. Por nuk kemi nevojë me shkue në Pekin për me pa se nuk jemi kurrkund, mjaft me pa aktivitetet sportive në Europë, në të gjitha sportet, por në veçanti në futboll. Dikur, në kohën e komunizmit, thoshin se futbolli shqiptar s’ka sukses me skuadrat e hueja pse me talona dhe me trajtimin që kanë sportistat tek ne nuk fitohet jashtë. Ky pohim kishte padyshim nji të vërtetë por megjithatë, jo pak herë kemi fitue, tue nisë tek Kupa ballkanike e 1946 e deri tek fitoret e skuadrave tona gjatë viteve ’80 kundër Austrisë së Vjenës, Celtikut, Barcelonës etj. Ka disa emna të futbollit shqiptar si Loro Boriçi, Dodë Tahiri, Abdulla Stërmasi, Besim Fagu, Medin Zhega, Osman Mema, Paulin Ndoja e shumë të tjerë që kanë mbetë të paharruem në kujtesën e sportdashësve shqiptarë. Sot që kanë mbarue talonat e pesëorëshat, që s’ka ma probleme me pagat e lojtarëve profesionista, të cilat s’kanë të krahasuem me pagat e asave që nderuen futbollin tonë, me zor barazojmë me ndonji kalë të coftë e rrallëherë fitojmë ndonji ndeshje – por nuk mbërrijmë kurrë me u kualifikue në nji aktivitet me randësi ndërkombtare siç psh. kampionati europian. Gjithmonë ndihet e njejta histori: e kanë shitë ndeshjen ose arbitri ishte i shitun. Pra, sido të shkojë puna, përveç skuadrës kundërshtare, të gjithë të tjerët janë të shitun, përfshi edhe ata që lagin barin e stadiumit! Ka diçka që nuk ec në sportin shqiptar në përgjithsi e në futbollin shqiptar në veçanti.Besimi dhe dashunia që tregojnë tifozat shqiptarë nuk justifikohen gati asnjiherë prej atyne që na përfaqsojnë. Ndërkaq drejtuesit e federatës nuk kanë tregue kurrfarë zelli për me ndryshue gjendjen. E vetmja gja që dihet mirë asht se futbolli asht pjesë e biznesit ku përqendrohen interesa
të mëdha ekonomike, e ata që kontrollojnë këto interesa deri tashti s’kanë qenë në gjendje me ba diçka konkrete për arritjen e rezultateve ma të mira. Dihet që sporti kërkon sakrifica
të mëdha, orë e orë stërvitje dhe punë për me arrit rezultate të nalta, por e gjithë kjo bahet vetëm në qoftë se ekziston pasioni dhe talenti. Shumë herë tue pa lojtarët
shqiptarë dhe trajektoret e shpejta të shkëlqimit dhe të ramjes së tyne në harresë, na vjen me mendue se edhe kur asht talenti mungon pasioni i mirëfilltë për sportin. Mungon dëshira me sakrifikue vetveten dhe me dhanë maksimumin në fushë. Kah ana Sporti shqiptar: pa rekorde dhe pa rezultate tjetër shitja e ndeshjeve apo rezultatet
e caktueme në tavolinë janë gjana të turpshme që s’kanë asgja të përbashkët me sportin, bile damtojnë randë figurën e sportistit. Numri i tifozave shqiptarë ka ra disi kohët e fundit e fajin për ketë gja e ka së pari federata jonë. Ka ardhë koha me dhanë rezultate
pse s’mund të ecet ma me demagogji: trajnerat e ndihmësat, lojtarët dhe drejtuesit – të gjithë kanë përgjegjsitë e tyne. E në qoftë se nuk do të merren masat e duhuna, mbas pak
vitesh rrezikojnë mos me u shkue ma kush në stadium, e tifozat shqiptarë rrezikojnë me u kthye në tifoza të skuadrave italiane, gjermane, angleze etj. – pse kombtarja jonë mbetet deri tashti nji skuadër që s’asht në gjendje me fitue gati me asnji kombtare europiane, përjashto ndoshta Qipron apo Bosnjë Herzegovinën!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora