E enjte, 28.03.2024, 03:45 PM (GMT)

Sport » Sporti

Presidenti Topi dekorohet me "Urdhrin Olimpik"

E diele, 01.06.2008, 01:57 PM


KOKSH i ka uruar dje rruge te mbare delegacionit olimpik, qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Lojerat Olimpike Pekin 2008 dhe nuk ka ngurruar t'u beje nje ftese per pjesemarrje ne delegacion edhe Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Ylli Pango. Por, ajo qe ka qene surpriza e vertete e dites se djeshme, ishte nderimi i Presidentit te Republikes, Bamir Topi, me "Urdhrin Olimpik" me kete motivacion: "Per kontributin e padiskutueshem ne promovimin e Levizjes Olimpike Shqiptare dhe te Sportit ne Shqiperi". Pas ekzekutimit te Himnit Kombetar dhe atij olimpik, gjate nje ceremonie te vecante, kreut te shtetit iu dorezua trofeu i larte nga presidenti i KOKSH-se, Hysen Domi, i cili vuri ne dukje kontributin e vazhdueshem e te cmuar te Presidentit Topi ne mbeshtetje te Levizjes Olimpike Sportive ne vendin tone. Presidenti Topi pershendeti Asamblene e 13-te vjetore te KOKSH-it dhe shprehu mirenjohjen per nderimin e larte qe iu be duke iu drejtuar te pranishmeve me keto fjale: "Eshte nje fjale qe po realizohet "ex tempora", nga ky moment. Une, pergjithesisht, jam mesuar qe te jap medalje per te tjeret, jap dekorata, keshtu qe me duket disi ceremoni e vecante kjo, kur te tjeret me vleresojne", ka deklaruar i emocionuar kreu i shtetit ne castin e marrjes se dekorates. Me pas, i pyetur nga gazetaret e pranishem rreth pershtypjeve te tij menjehere pas marrjes se "Urdhrit Olimpik", Presidenti Topi iu pergjigj keshtu interesimit te tyre: "Besoj se t'i perkushtohesh sportit nuk eshte thjesht pasion, se paku per personin tim, pasion, i cili ka sunduar gjate gjithe jetes sime. Keshtu qe e konsideroj nje vleresim te vecante qe Komiteti Olimpik, Asambleja, me nderoi me cmimin e vecante "Urdhri Olimpik". Ne fund, Presidenti Topi e mbylli duke i uruar Shqiperise medalje: "Shqiperise, natyrisht, i uroj nje perfaqesim sa me te gjere, sa me kompleks, sa me te larmishem dhe patjeter nje kompeticion, i cili te na sjelle me shume medalje sesa heren tjeter"!. Por, vec momenteve te bukura, konferenca e djeshme ka sjelle edhe peshtjellim sepse eshte mesuar qe notari i ftuar per ne Lojerat e Peknit, Sidni Hoxha, nuk do te jete pjese e delegacionit kuqezi, pasi, duke qene se notari nuk ka marre pjese ne Boterorin e Notit 2007, ka pasur nje konflikt lidhur me emrin e sportistit qe duhet marre. FINA (Federata Nderkombetare e Notit) pret qe gjithcka te zgjidhet dhe i ka lene kohe FSHN-se te gjeje nje rrugedalje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora