E diele, 04.12.2022, 02:51 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kadri Abazi - trim i Karadakut

E premte, 10.06.2016, 06:18 PM


KADRI ABAZI – TRIM I KARADAKUT

 

N’ fshatin Brezë, o,  të Karadakut ,

Një sakicë ,o,  është skuq prej gjakut ,

Që i preu kokën , o, serb  xhelatit –

N’ mbrojtjet t’ nderit , në  mes të  fshatit !

 

Fshati Brezë , o,  djep heroik –e ,

E ka rritë , o, një trim kreshnik !

Kadri Abazin , o,   trim mbi trima ,

Që luftoi , o,  porsi vetëtima !

 

N’ histori , o,  të kësaj epoke –

Qëndron biri i kësaj toke !

E kujtojmë, o, Kadri Abazin ,

Që ia ndali serbit avazin !

 

Kadri Abazi , zemër fshatare –

I doli zot një motre shqiptare !

Për t’ ia ruajt moralin e  nderit –

Ia këputi kryet serb oficerit !

 

Një oficer i Serbisë gjakatare –

Kish zgjedhë vajzën ma t’ bukur  shqiptare !

Kish zanë shkas , o,  për ta  ndalua –

Mizorisht  me e përdhunua !

 

Kadri Abazi , zemër pishtare –

Dëgjoi britmat e motrës shqiptare :

“A ka shqiptar që më ndihmon –

Nga dora e shkaut të më shpëton ?!”

 

Mori sakicën  e shtëpisë ,

Drejt te motra ishte  nisë –

Oficerit  serb t’ policisë ,

Ia  këputi  kryet n’ mjedis t’ malësisë !

 

Pas këtij akti , o,  madhështorë –

Shpëtoi motrën dhe shumë malësorë !...

Kurrë s’ i ra n’ dorë policisë –

30 vite  ishte  arratisë !

 

Qëndroi n’ malet e Karadakut –

Kombit t’ vet , o , i doli hakut !

Aktin e Kadri Abazit –

E përjetësuan banorët e fshatit !

Përmbi varr , o,  afër xhamisë –

Një sakicë , o,  ia kanë kurdisë !

Një sakicë , o,  të larë me gjak –

Mbi kokë t’ serbit që mori hak !

 

Gjilan, më 03.06.2016.       Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora