E premte, 26.04.2024, 03:05 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pellazgia - Kultura e Vinçës!

E marte, 17.05.2016, 08:07 PM


Pellazgia - Kultura e Vinçës!

Nga Fahri Xharra

E vërteta ishte se në vitin 1854 (pas disa zbulimeve në Shqipëri ) , historiani dhe filologut gjerman Georg von Hahn megjithë të dhënat e pakta, arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi "shqiptar" dhe e identifikoi me pellazgjishten.”

Pra Kultura e Vinçës në anët tona qenka zbuluar më herët se në Vinça afër Beogradit sepse sipas burimeve serbe  : Kultura e Vinçes është quajtur sipas lokalitetit Vinça - Belo Bërdo , e cila gjendet në anën e djathtë të Danubit , 11km nga Beogradi në vitin 1908 nga profesori i universitetit të Beogradit dr. Milivoje Vasiç-i    (????????? ??????? ?? ??????? ?? ?????????? ????? - ???? ????, ???? ?? ?????? ?? ?????? ????? ??????, ? ???? ?????, 11 km ???????? ?? ????????, ?? ???? ?? ?????????? ??????? 1908. ???????? ??????????? ???????????? ?? ?????? ?????, ?? ???????? ?? ??? 400 m². Ca ????? ?????????, ?????? ?? ??????? ??? ?? ????? ???????? ????. 1924. ??????, ???????? ?? ?????????? ??? ????????, ???? ?????????? ???????????? ?????????.[2] ????????? ?? ?????? ???? ?????????? ??????, ?? ????? ?????????? ?????? ??????? ??????? ??????? ??????? ? ???????????? ???????. ) Përkunder asaj që Kultura pellazgjike e vjetër deri në 9000 vjet e mbulon një territor shumë të madh; por emrin me të cilin e njef bota këtë epokë historike e mori nga gërmimi  “ i parë” në VINÇA !

S`kemi çka të bëjmë : Jemi të vonshëm !

Shkrimi pellazg i Vinçes

E keqja në këtë mohim të vetvetes është që dikush tjetër po i rritë vjetërsinë vetes , dhe po e “merr” përsipër djepin e djepin e civilizimi

Ja një titull i një botimi serb :   “???? ?????????? ??????? ???????- ?????????? ?????? ???????” ( Tetë mileniume të prejardhjes serbe-  Origjina serbe më e vjetra)

Dhe ne prapë vazhdojmë me heshtjen tonë !

Harta e shtrirjes se kultures pellazgjike e quajtura e Vinçës

Ja se  çka  shkruante Aristidh Kola për Kulturën e Vinçes ; “Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.

Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit, ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias, (Kosturit -M.Q.) ku bashkë me një vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta. E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan. Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan... "qytetërim të Vinçës", sepse në fshatin Vinëa, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të parë të dhënat për atë qytetërim.

Veç fakte e gjetje për atë qytetërim - dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët - ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX - M.Q.), por askush nuk mund t‘i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të "Albanesische Studien", në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënat e pakta, Hahn arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi "shqiptar" dhe e identifikoi me pellazgjishten.”

Dhe, ne prapë e heshtim një kulturë të stërlashtë !



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora