Shtesë » Lajme
Lush Palokaj: Mallkimi i një djaloshi
E enjte, 28.01.2016, 08:51 PM
MALLKIMI I NJE DJALOSHI - ÇMENDURI PER SHUMICEN E PAKISTANEZVE!
( Marrë nga ASIA PACIFIC)
Nga Lush Palokaj
Në Lahore të Pakistanit vonë gjatë një nate, Imami Shabir Ahmad(hoxha) duke u lutur në xhami e pa djaloshin 15 vjeqar i cili me dorën e majtë e mbante një pjatë. Në te gjendej dora e djathtë po sa e prerë e djaloshit.
AHMADi fare nuk u brengos. Doli nga xhamija dhe u largua nga katundi i Provinces Lindore të Punjab-it për t'i ikur pasojave.
Heret atë mbremje me 10 janar e kishte nemur djaloshin dhe i tha se je i mallkuar. Për akuzë të tillë njerezit denohën me vdekje në Pakistan. Madje edhe nese nuk ka fakte si në rastin e djaloshit.
Sipas deshmitarëve dhe familjës se djaloshit, Anwar Aliu femij i divotshem i një puntori të varfer kishte qenë duke i percjellë lutjet gjatë një tubimi në xhami në fshatin Khanaqah. Hoxha i luti të pranishmit që t'a ngrisin dorën të gjithë ata të qe nuk e donë profetin Muhamed. I habitur Anwari pa hezituar ngriti dorën.
E kuptoj gabimin kur e pa se vetem dora e tij ishte e ngritur dhe menjehere e uli. Jo vetem Ahmadi por edhe shumica e pjsmarreseve në xhami bertitën , "i mallkuar!" Ti je ai që nuk e do profetin !" Ai u larguar nga xhamia i turpruar.
Anwari , djalosh 15 vjeqar shkoj në shtepi, e gjet një kosë të mpreft dhe e keputi dorën e djathtë po të njejtën natë. Ja solli hoxhës - deshmi për një mekat jo të bërë me qellim por s'e kishte kuptuar se çka ka thëne hoxha.
Policija menjëhere reaguan. E zunë hoxhën dhe e burgosën por hoxhallarët vendas u ngtitën në protestë dhe e liruan. Mediat nderkombëtare reaguan duke e treguar ngjarjën rrenqethese gjatë fundjavës dhe Ahmadi te dielen e kaluar prap e arrestuan i akuzuar për terrorizëm dhe krime tjera.
" Nuk ka të dhëna se hoxha është i perzier në këto punë, akuzohet për ngacmim dhe ngritje emocionesh të populli për veprën e shemtuar të djaloshit, thot kryepolici Faisal Rana. E pakapshme, prinderit e djaloshit kundershtuan duke thënë se hoxha ka pasë të drejt dhe s'është dashte të denohej. " Jemi të lumtur që biri i ynë e do profetin Muhamed aq shumë," tha Muhammad Ghafoor babai i Anwarit në një intervistë telefonike. "Ne do të shperblehemi nga Allahu për këtë mirësi në botën e amshuar."
Edhe Anwari e pranon mekatin dhe nuk do qe hoxha të denohet. " Atë e bëra për hirë te profetit Muhamed," thot djaloshi.
Blasfemia është temë e ndieshme dhe ofendim shumë i ashper në Pakistan ku një mori ligjesh të ngatrruara denimin e saj e marrin si të shenjtë dhe s'ka shpresë qe i akuzuri të mbrohet ne gjyq. As deshmitarët nuk arsyetohën shpjegimin e ngjarjës - ligji qe e denon blasfeminë ka të drejtë në vetvete.
Gjykimët janë të pasukseshme edhe nese akuza eshte pa bazë, vjen në shprehje dhuna në arsyetimin e 'krimit."
Qeveritari i Punjab-it, Salman Taseer u vra nga truproja e tij në vitin 2011. Ai ka kritikuar ligjet e shtetit për blasfemi duke e mbrojtur një grua të krishter të akuzuar sipas rendit religjioz islam . Vrasesin e moren si hero kombëtar shume besimtarë pakistanez. Qelia e ti e burgut është shendrruar në vend peligrinazhi dhe për t'a nderuar atë vrasës një xhami mori emrin e ti .
Te henën e kaluar Pakistani ka hjekë ndalesën trevjeqare të You Tube e bllokuar nën arsyetimin se emitoheshin video anti -islame. Qeveria ka deklaruar se google pronë e You Tube-es është pajtuar me qeverinë për bllokimin e videove dhe web faqeve me permbajtje ofenduese.
" Jemi shendrruar në një shoqeri thellë të zhytur me gjera negative në emer të religjionit dhe prinderit mburrën me dergimin e femijeve të tyre në xhihad për të vdekur në emer të Allahut" thot I.A. Rehman, sekretar gjeneral i komisariatit per të drejta të njeriut në Pakistan. "Më se e nevojshme është që qeveria të bëj më shum në edukimin e të rinjëve kunder ekstremizmit.
Madje as në spital nuk ka shkuar Anwar Aliu pas amputimit të dorës se tij por në një klinikë të fshatit e ka mbeshjellur me fasha dorën e cunguar dhe drejt në shtepi. Prinderit vorrosen pjesën e prerë të dorës në varrezat e fshatit.
Raportim i Waqar Gillani nga Lahore dhe i Rod Nordland-it nga Kabul i Avganistanit.