Shtesë » Lajme
Takime nën Rrap - Shkup, 21, 22 dhe 23 nëntor 2015
E marte, 17.11.2015, 07:43 PM
Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar Shkup
Netët Poetike të Vjeshtës (XX)
(Ende nuk jemi në Dimër…)
T A K I M E N Ë N R R A P
Shkup, 21, 22 dhe 23 nëntor 2015
Ftesë
Znj.
Jeni i ( e ) ftuar të merrni pjesë në Manifestimin
Kulturor Tradicional Ndërkombëtar:
Netët poetike të Vjeshtës (XX)
(Ende nuk jemi në Dimër…)
T A K I M E N Ë N R R A P
Vendi: Shkup
Data: 21, 22 dhe 23 nëntor 2015
Ora: l5.00 – 17.00, akomodimi i mysafirëve në Hotelin: KLAN, Shkup.
Ora: 18.00 - Ora simbolike letrare:
N a b a s h k o i R r a p i
(Në restorantin “TIVOLI”, në Çarshi - përkarshi Skënderbeut, në Shkup.)
P r o g r a m i:
Data: 21 nëntor 2015, Shkup
Ora: 15.00 – 17.00, akomodimi i mysafirëve në Hotelin KLAN, në Çarshi - Shkup.
Ora: 17.00, Hapja e ekspozitës figurative e piktorit Afrim Shatku.
Ora: 18,00, Ora simbolike letrare, në restorantin “TIVOLI”, në Çarshi – përkarshi Skënderbeut, në Shkup:
N a b a s h k o i R r a p i
- Pano Taçi: Na bashkoi Rrapi, reciton artistja e mirënjohur e skenës të Teatrit Shqiptar: Silvana Bajçinovci.
- Fjala përshëndetëse: Kalosh Çeliku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar, në Shkup. Mirëseardhje në Shkup duke jua hapur derën krah më krah poetëve u dëshirojnë edhe personalitete të jetës kulturore – artistike.
- Të pret poeti – Ferid Abdiu, kantautor.
Marrin pjesë poetë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Italia, Franca, Bullgaria, Rumunia, Greqia, Spanja, Turqia, Bellgjika, Bosnja, Mali Zi etj. Dhe, Ferid Abdiu, kantautor nga Kërçova krah për krahu me artistin e maleve Shefket Latifi, i armatosur me instrumente burimore: fyell, kavall dhe gajde në përcjelljen e poezive.
II SOFRA POETIKE E RRAPIT NË MAL
Data: 22 nëntor 2015, në Shkup.
Ora: 10.00 – 13.00, Shëtitje e lirë nëpër Çarshi dhe matanë Urës Gurit. Dhe, me vargje në krah, dalje në Mal tek restoranti “PISHA”…
Ora: 13.00. Sofra poetike e Xha Derallës, në Mal: Hani, pini dhe rrëmbeni - Ali Asllani. Reciton: Him Koça. Dhe, humor e poezi satirike.
Ora:17.00. Ora poetike në restorantin “PIRIN”, tek Ura e Gurit, para këmbëve të Olimbisë me fëmijë në gji e prehër, në Shkup.
III ME POEZI DHE KËNGË DERI NË AGIM
Ora: 20.00, Portret përkujtimor letrar: Gani Xhafolli – miku i Rrapit.
Ora: 21.00, Poezia erotike – patriotike në Letërsinë Shqipe: Rruga e mistikëve për në Baba Tomorr.
Ora: 22.00, Nata e Madhe Poetike e shoqëruar me këngë qytetare, fyell, kavall e gajde. Dhe, Ferid Abdiu kantautor nga Kërçova.
Ora: 23.00, Me poezi dhe këngë deri në agim.
Natën e Madhe bëhet edhe përurimi i librave: Poezi dashurie (poezi) – Baki Ymeri, Ha - ha (haiku) – Radije Hoxha – Dija, Porta e Parajsës (poezi), së bashku me Dridhet fjala si fije bari (poezi) - Sami Sherifi, Shtëpia Publike (roman satirik) dhe Plaga e dhjetë me Hënën (poezi në gjuhën greke) të shkrimtarit Kalosh Çeliku.
Pasmesnate, ndahen edhe çmimet letrare: Çmimi letrar PANO TAÇI (poezi të egër), Çmimi letrar për poezinë më të bukur të lexuar gjatë këtij takimi, Çmimi letrar për vepër erotike, botuar gjatë dy takimeve, Çmimi letrar për vepër jetësore dhe Çmimi letrar MEHMEDALI HOXHA (letërsi për fëmijë), krah për krahu me Çmimet letrare speciale të Natës Madhe: Mikja e Rrapit dhe Miku i Rrapit.
- Pranimi i anëtarëve të rinj në LSHSHM – së.
Data: 23 nëntor 2015
Ora: 10.00, përcjellja e mysafirëve.
P. S.
Akomodimin e Hotelit dhe restorantit i mbulon Organizatori.
E-maili: stili97@yahoo.com
kceliku@yahoo.com
tel: 0038976467566
0038975840099