E shtune, 27.04.2024, 12:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Në ëndrrën e kaltërsive

E shtune, 07.11.2015, 05:33 PM


Shahin Ibrahimi

 

Në ëndrrën e kaltërsive

 

Ishe mes nesh për bukuri 

Të mori pa të lajmëruar

Çishte ky fat ugurë zi

Për këtë zemër të përvëluar .

 

Si  gjithmonë të shihja mirë

Të përshendeta dhe atë ditë

Zemra jote nuk shprehu dëshirë

Dorën ngrite, të shkëlqyen sytë.

 

Fati i gremisur të mbërtheu 

Ty, në ëndrrën e kaltërsive

Pikëllim loti,  malli të ktheu

Fatlum në mes të dashurive.

 

Vdekja ziliqare lakmon

Dhimbja  përvëluese kafshon

Njerëzit kur veten e rregullojnë

Si lë, që ëndërrat ti shijojnë .

 

Mallit  tënd do i vë zjarrin

Në shpirtin e trazuar më dallgë

Me kujtimin tënd do marr zallin

Për të larguar të shkretën brengë. 

 

Pikëllimi, lot malli në sy

Rrjedhin ngadalë faqeve

Hidhërimin tonë për ty

Engjëjt do e shetisin maleve.

 

Pse vallë fati mizor merr

Lë në dëshpërim shum zemra

Imagjinatën e tij e quajmë tmerr

Jetët tona i quan lodra .

 

Na jep kujtimet e tua në trastë

Të zbehura vinë me dashuri

I mer me forcë në dashtë

Veç imazhi mbetet i freskët në sy .

 

Vdekja të mori,  por i gëzur ike ti

Megjithëse me jetën s`ngopesh asnjëherë

Gëzimin e parë të freskët ke në sy

Me të rri afër, mbaje në prëhërë.

 

Menduan se të shtuan  jetë

Me një përkushtim të pa parë 

Në spitalet moderne më të shtrenjtë

Me përkujdesje, respekt familjar .

 

Varkën, mbi lumin harbut, jetë

Era e fatit i ndryshoi drejtim

Tashmë që ti, ta shijoje i qetë

Të mori,  na futi në dëshpërim.

 

Fati në jetë sna ka buzëqeshur

Më çorbë na ka ushqyer 

Më në fund me një kupë mbushur

Me zeherin tënd për të na lyer .

 

Përmallshëm,  nderojmë kujtimet

Ti nuk le asnjë dëshirë

Ti ishe idhulli i mëshirimit

Fjala jote për ne, ishte yndyrë .

 

Shiu që bie i krypur do jetë

Si loti që ne  të dhurojmë

Kujtimi jonë kufij sdo ketë

Me të faqeve do të kujtojmë.

 

Mosha jotë s`ishte për të na lënë

Tani,  ne të donim për çdo gjë

Të përcollëm, por s`do të harrojmë

Fole ke bërë,  ti në zëmrën tonë.

 

Kushtuar shokut të fëminisë GËZIM ISLAMIT.


Rrugë për etje      

 

Përmbrënda kishin zemrën e vrarë

Me vete trastën me bukë thatë

Fytyra ju shprehte vetëm marazë

Të mërzitur ngjiteshin në malë.

 

Të frikësuar shikonin për rreth

Donin ta njihnin mirë atë vënd

Por çdo hap trishtimin mbjell

Për herë të tjera ta mbanin mënd.

 

Tokat djerrë dhe shtëpitë pa njerëz

Në fshatrat e thella të vëndit tonë

Se s`punonin, që të jetonin me djersë

I till ishte ky fshat kufitar malor.

 

Varfëria i verboi, lanë dhe ç`kishin

Ashtu si ne që ikëm me bukë thatë

Për mirë u larguan se njerëz ishin

Njëri u mbyt në det, tjetri u bë qytetar.

 

Kudo që shkojnë djersën e tyre hanë

Qetësi e gëzim, s`ju ka zemra e shkret

Djersën që derdhin mes tyre e ndajnë

Përsëri kthehen, se dheu i huaj si tret.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora