E premte, 26.04.2024, 12:52 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Dekriminalizimi dhe të përndjekurit politikë

E premte, 25.09.2015, 08:55 PM


Dekriminalizimi dhe të përndjekurit politikë

Nga Reshat Kripa

Ndoqa me vëmendje seancën e Komisionit te dekriminalizimit të Kuvendit të Shqipërisë. Dëgjoja ligjëratat e të dy palëve që theksin e vinin në përfshirjen ose jo në akte kriminale të ndonjë personaliteti, vetëm në periudhën pas përmbysjes së sistemit totalitar.  Kur bisedova për këtë çështje me një mikun tim me të cilin kam qenë në burg, ai m’u përgjigj me shprehjen e njohur të Shekspirit:

- Fjalë imzot, vetëm fjalë!

U ktheva në shtëpi dhe fillova të analizoj fjalët e mikut tim. Çuditërisht ato tingëllonin ende në veshët e mi dhe aty për aty mendova se ai kishte të drejtë. Para syve më dilnin diskutimet e deputetëve tyë majtë  dhe për çudi vura re se të gjithë i binin fyellit në të njëjtën birë. Nga të gjithë dëgjohej i njëjti avaz. M’u kujtua një propozim i shoqatës sonë, drejtuar komisioneve te dekriminalizimit dhe atij të reformes ne drejtësi, propozim që iu dërgua , për dijeni, edhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe  të Bashkimit Europian. Në këtë propozim theksohej nevoja urgjente e përjashtimit nga pjesmarrja në organet e drejtësisë  të ish gjykatësve, prokurorve, hetuesave, drejtuesve të organeve të Ministrisë së Brendëshme dhe Sigurimit të Shtetit në kohën e sundimit diktatorial, që mbajnë në ndërgjegjen e tyre vendimet makabre që çuan në marrjen e jetës apo burgosjen dhe internimin në kampet çfarrosëse të mijra vetëve dhe që edhe sot i shohim në krye të organeve të drejtësisë dhe atyre legjislativë. Pa përjashtimin e tyre nuk mund të ketë reformë të drejtë në drejtësi, nuk mund të ketë dekriminalizim. Për fat të keq, megjithëse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ky propozim, asnjë organ nuk ka denjuar të kthejë të paktën një përgjigje, madje nuk kemi dëgjuar asnjëherë që ky propozim të diskutohet në debatet e ndryshme midis deputetëve.

Përse kjo heshtje?  Mos mendoni se duke heshtur do ta kaloni këtë çështje në kalendat greke, për ta çregjistruar fare nga historia e kombit tonë? A thua se njëzet e pesë vjetët që kanë kaluar që nga shembja e madhe nuk kanë mjaftuar për të nxjerrë kuadro të reja, qofshin socialist apo demokratë, që të zëvendësojnë mbeturinat e komunizmit?

Para syve më dalin figurat e disa liderve të tyre, që dikur mbanin poste ministrash apo gjykatësish të institucioneve më të larta të sistemit të përmbysur. Më dalin figurat e disa “ekspertëve“, që çuan në plumb njerëz të pafajshëm, duke përfshirë edhe poetë të dëgjuar.

Si nuk keni turp! Si nuk keni moral! Vetëm disa ditë më parë ju pamë të organizonit farsën qesharake të Pezës,  duke himnizuar figurën e diktatorit? A nuk jeni ju që në faqet e gazetave dhe televizioneve na shfaqni lloj-lloj heroizmash të diktatorëve dhe sot paturpësisht lëpini ato që keni pështyrë duke u hequr si shenjtorë?

Ju ligjëroni mirë e bukur, po ne që i hoqëm mbi shpatullat tona tmerret e atij sistemi a nuk duhet të flasim? Apo duhet të rrimë dhe t’ju dëgjojmë juve që deri më dje ligjëronit sipas shkopit të dirigjentit diktator dhe që në një mënyrë apo tjetër e ndihmuat diktatorin të qëndronte në fuqi për një kohë aq të gjatë? Dëgjoni si është shprehur zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:

 

Nuk   ka   asnjë   vend   ku   komunizmi  ka  ardhur    pushtet  dhe    ketë  qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga   nazizmi,   as   nga   komunizmi,  por   nga   lakejtë   e  tyre    i  kanë  ndihmuar  rregjimet

ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.

 

Të hapen dosjet, thërrisni ju, dhe vini në krye të komisionit për verifikimin e tyre, njeriun që hija e dosjes e ka ndjekur në çdo hap të jetës së tij. Po zotërinj edhe ne jemi dakord që të hapen dosjet të gjitha pa përjashtim. Por më parë duhet të hapen dosjet e sigurimit të shtetit, të komiteteve të partisë, të gjykatave dhe prokurorive, të shefave të kuadrit dhe sekretarëve të partisë  në ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore, të shtypit, televizionit, artit dhe kulturës, si dhe çdo mjeti tjetër të  shpikur  nga  diktatura. Ju vetë me gojën tuaj pranoni se  ish  spiunët  sot  janë ish ministra, zëvendësministra, ambasadorë, gjyqtarë, prokurorë, shefa zyrash apo në nivelet më të larta të hierarkive partike dhe administratës shtetërore . Pse nuk i përmendni emrat e tyre? Për një gjë të tillë do t’ju falënderonim se në këtë mënyrë do pastrohej administrata shtetërore nga mbeturina të tilla, qofshin këta të djathtë apo të majtë. Por ju nuk guxoni se jeni vetë të përlyer. Hidhni një shashkë, e cila nuk dihet se ku do të përfundojë. Arsyen e vërtetë e dini ju më mirë se kushdo. Ju nuk mund të shkëputeni nga demagogjia komuniste, nga mentaliteti totalitar.

Ndaj të përndjekurit politikë janë ngritur në protestë kundër ringjalljes së sistemit komunist, nëpërmjet ndërtimit të një bunkeri pranë Ministrisë së Punëve të Brendëshme, apo veprime të tjera të ngjashme me të. Por kjo nuk mjafton. Ndaj, së bashku me shëmbjen e këtij bunkeri ata duhet të ngrenë zërin deri në kupë të qiellit për realizimin e gjithë kërkesave të tyre. Më lejoni t’i paraqes këto kërkesa:

 

1. Zbatimin  sa    parë      Rezolutës së Kuvendit të Shqipëris “Mbi ndëshkimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në vendin tonë”.

2. Dënimin nga Kuvendi i Shqipërisë të diktatorit të urryer Enver Hoxha, si shkaktarin kryesor të krimeve të kryera dhe heqjen e titujve dhe dekoratave akorduaratij nga kuvendi i periudhës komuniste

3. Dhënia e kompetencave të plota Institutit të Hetimit të Krimeve të Komunizmit për të shqyrtuar arshivat sekrete të shtetit  mbi krimet e rregjimit komunist në  Shqipëri, në mënyrë që t’i  analizojë dhe t’i publikojë ato.

4. Rishikimin e legjislacionit për ta bërë atë të pajtueshëm me rekomandimet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës.

5.  Hapjen e dosjeve të të gjitha niveleve, duke filluar pikë së pari nga ish-organet e diktaturës

6. Largimin    nga    administrata    shtetërore   e   të gjitha    niveleve      ish- sigurimsave, hetuesve, prokurorëve, dhe gjykatësve të implikuar në proçese gjyqësore të improvizuara

7. Rishikimin    e    teksteve    shkollore,   për    t’i zhveshur ato nga fryma komuniste që mbizotëron..

8. Rivlerësimin    e    figurave        shquara       rezistencës antikomuniste dhe ngritjen e monumenteve përkujtimore për ngjarje të shënuara të kësaj rezistence.

9. Hapjen    e   muzeve        vendet     ku    është   ushtruar    shumë  dhuna politike.

10. Caktimin e një date përkujtimore në kujtim të viktimave të këtij genocidi.

11. Gjetjen dhe rivarrosjen e eshtrave të të rënëve dhe caktimin e një varreze të veçantë për ta, jashtë verrezave ku mbizotëron ylli i komunizmit që vrau trupat e tyre

12.  Përfundimin sa më parë       ligjit    mbi   dëmshpërblimin financiar  të të përndjekurve politikë dhe zgjidhjen e problemit të letrave me vlerë.

13. Barazimin e statusit të të përndjekurve  me  atë  të veteranëve të luftës.

 

Por për t’ia arritur qëllimit të plotësimit të këtyre kërkesave, të përndjekurit politikë kanë nevojë për mbështetjen e të gjithë spektrit të djathtë të politikës shqiptare. Të përndjekurit politikë nuk janë vetëm për mbështetje në rast fushatash elektorale. Ata duan që edhe atëhere kur ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre, t’ju kenë juve të krah. Bashkimi bën fuqinë thotë që fjalë e urtë popullore. Le ta realizojmë këtë bashkim. Pa zgjidhjen e këtyre kërkesave, çdo zgjidhje tjetër do të ishte demagogji  dhe  llafe pa fund. Komunizmi nuk mund të luftohet, pa rehabilitimin e plotë të atyre që e pësuan më tepër nga ai sistem. Rehabilitimi do të kryhet vetëm nëse plotësohen kërkesat e mësipërme

Të përndjekurit deri më sot janë lodhur mjaft me fjalë boshe. Jo më kot miku im më tha:

- Fjalë imzot, vetëm fjalë!

Ne nuk  duam  vetëm  fjalë.  Duam  sinqeritet  dhe pastërti, duam vullnet politik dhe jemi të gatshëm t’iu përgjigjemi në të njëjtën mënyrë. Në të kundërt do të jemi gjithmonë në krye të revoltave për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Sa për ish-komunistët ekstremistë, ata meritojnë t’iu drejtohemi me vargjet e paharruara të poetit, ish-i burgosur politikë, Pirro Kuqi:

 

Ju që në shpirt na derdhët vrerin,

Ç’kërkoni ju në mesin tonë?

Ju natën qani për Enverin,

Kameleonë!

Kryetar i Shoqatës Antikomuniste

të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

Botuar në gazetën “55” Nr. 6233 datë 24 shtator 2015 dhe në gazetën “Kohaq Jonë” Nr. 226 (7426) dhe në mediat elektronike “Fjala e Lirë” , “Zemra Shqiptare”, “Tribuna Shqiptare”. Gazetat “Dielli” USA, “Bota Sot” Zvicër, “Koha Ditore” dhe “Kosova Sot” Kosovë, revista “Drini”, “Bota e Re” dhe në facebook datë 25 shtator 2015.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora