E shtune, 12.10.2024, 02:30 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: A e dini gjuhën shqipe z. Kryeminstër?

E premte, 29.05.2015, 07:54 PM


A e dini gjuhën shqipe, zoti Kryeminstër?

Nga Reshat Kripa

Ndoqa me interes punimet e Forumit Ekonomik të Vienës, ku merrnin pjesë Kryeminstrat e Shqipërisë, Kosovës, Sërbisë, Malit të Zi, Bosnjes dhe Maqedonisë, si dhe mjaft  personalitete të tjerë te shquar të këtij forumi. Ndoqa fjalët e mbajtura për rrugët që duhet të ndiqen për afrimin e këtyre vendeve në gjirin e Europës së Bashkuar. Nuk jam specialist për këto çështje dhe nuk do të flas për to. Por më tërhoqi vrejtjen një veçanti që binte në sy për këdo shqiptar.  Të gjithë Kryeministrat pjesmarrës i mbajtën ligjëratat përkatëse në gjuhët e tyre dhe ishin përkthyesit ata që e përkthenin në gjuhën e secilit. Kështu edhe Kryeministri i Kosovës foli në gjuhën Shqipe. Por një gjë të tillë nuk e vumë re te Kryeminstri ynë. Përse? Mos vallë ai nuk e di gjuhën shqipe? Në të njejtën linjë me të shkoi edhe Ministri i Ekonomisë. Një fenomen të tillë tek këta zotërinj e kemi hasur edhe në takime të tjera ndërkombëtare. Mos vallë nuk e ka gjuha shqipe elokuencën e gjuhëve të tjera? Ndaj dua t’i pyes:

- A dini gjuhën shqipe, zoti kryeministër dhe ju zoti Ministër?

Hidhni   vështrimin     qytetet  e  vendit  tonë.  Kaloni  nëpër  rrugët  e  tyre  dhe  lexoni

reklamat e dyqaneve apo kinemave. Të duket vetja sikur je në rrugët e Londrës apo New Yorkut. Rrallë të sheh syri ndonjë reklamë në gjuhën shqipe. Dëgjoni fjalorin e përdorur nga gazetarët dhe analistët nëpër televizione apo gjithë të rinjtë tanë në përgjithësi. Dëgjoni deputetet dhe pushtetaret.  Mbizotërojnë fjalët e huaja dhe kryesisht ato angleze. Edhe në festivalet e ndryshme muzikore, që janë të pafund, mbizotërojnë këngët e huaja, madje do të thoja kryesisht të tilla. Përse  ndodh një gjë e tillë në vendin tonë?

Para shumë vitesh parlamenti francez miratoi një ligj që ndalonte përdorimin e gjuhës së huaj në emërtimet e reklamave e të tjera. A nuk është koha që një ligj i tillë të miratohej edhe te ne. Por kush duhet të jetë nismëtari i një inisiative të tillë? Dikush mund të thotë se duhet të jetë Akademia e Shkencave ose më mirë Instituti i Gjuhësisë. Edhe unë e pranoj se një nismë e tillë duhet nisur nga ata. Po kur ata e kanë harruar këtë  detyrë ç’duhet bërë? Mos duhet heshtur?

Në një shtet normal do të ishin organet shtetërore ato që do ta kryenin këtë detyrim, do të ishte Ministria e Arsimit dhe natyrisht edhe kreu i qeverisë. Por edhe ato e kanë harruar gjuhën shqipe. Kryeministri, për fat të keq, nuk e di gjuhën shqipe pasi nuk ka mundësi që në një takim ndërkombëtar si ai i zhvilluar në Tiranë kryeministrat e vendeve të tjera të flasin në gjuhën e tyre, ndërsa Kryeministri ynë në anglisht. Pra, të nderuar lexues, më ktheni një përgjigje për këtë çështje. Unë po ju pres.

Ndërkohë ndër mend më tingëllojnë vargjet e arta të poetit të madh kombëtar, At Gjergj Fishta:

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis',

trashigim, qi na la i Pari,

trashigim s'ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

qi përbuzë këtë gjuhë hyjnore;

qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,

flet e t'veten e lèn mbas dore.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora