E marte, 08.10.2024, 12:22 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Arrestimi i zotit Hajredin Fratari

E marte, 28.10.2014, 08:30 PM


Flluskat e sapunit

Arrestimi i zotit Hajredin Fratari

Nga Reshat Kripa

A i keni parë flluakat e sapunit? Ato i fryjnë fëmijtë dhe pasi lodrojnë disa minuta në ajër pëlcasin dhe nuk lenë asnjë gjurmë. Kështu ndodhi me një minisri të kryeministrit Edi Rama që arrestoi  biznesmenin e njohjur Hajredin Fratari, pa patur asnjë provë fajësie për të. Ky nuk është rasti i parë i kësaj qeverie prepotente që ka në bazë të veprimtarisë së saj veprimet arbitrare. Por, si përfundoi kjo çështje? Pa mbushur 24 ore prokuroria e liroi atë si të pa bazuar në ligj. Çfarë mbetet për Ministrinë e Brendëshme dhe ministrin e saj zotin Tahiri për këtë arrestim të paligjshëm? Normalisht, në një vend demokratik ai duhej të jepte dorëheqjen, ashtu siç veprohet në vendet demokratike por, për fat të keq, një gjë e tillë nuk njihet në vendin tonë. Ministri “i nderuar” vazhdon të qeverisë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Përse duhej arrestuar Hajredi Fratari? Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendëshme që kreu arrestimin, për mos pezullimin e punimeve deri sa t’i rinovohej leja e ndërtimit. Në rregull deri këtu. Por a paraqiste ndonjë rrezikshmëri shoqërore që duhej arrestuar? Unë nuk e kuptoj se ku qëndron kjo rrezikshmëri. A nuk do të ishte më e arsyeshme që procesi i tij të vazhdohej në gjendje të lirë pa krijuar këtë precedent që nuk është parë në asnjë rast tjetër? Por hakmarrja e verbër e një anarshisti që është në krye të pushtetit, nuk e harron se dikur ky biznesmen e ka akuzuar atë apo përfaqësuesit e tij për një ryfshet prej një milion dollarësh. A thua është kjo arsyeja e vërtetë e këtij arrestimi?

Kush është Hajredin Fratari. Një nga martiret që, kur në vendin  tonë sundonte diktatura më e egër e sundimit komunist, guxoi të ngrihej kundër saj, ta kundërshtonte atë dhe të paguante pasojat e këtij kundërshtimi. Shumë vite burg do të pësonte. Do t’i kalonte ato nëpër kampet e ferrit të Spaçit, Qafës së Barit e të tjera deri sa, më në fund, do të shikonte dritën e lirisë.  Mendonte se me përmbysjen e madhe erdhi dita që të gëzonte prodhimet e saj. Nuk u aktivizua në problemet politike. Mendoi se e ardhmja e tij ishte në biznesnin privat. Kështu filloi biznesin e ndërtimit, gjithmonë me ndershmëri e përkushtim. Gjatë të gjithë kohës, me aq sa i krijoheshin mundësitë, ndihmonte në ringjalljen e historisë së nacionalizmit shqiptar. Një shembull i qartë, në këtë drejtim, është financimi i projektit për lëvizjen nacionaliste në Mallakastër ku pasqyrohej përpjekja e kësaj treve për një Shqipëri demokratike, të lirë dhe të pavarur, ku pasqyroheshin martirët e kësaj treve demokratike.

Një gjë e tillë do të binte në sy të qarqeve më të errëta të kombit tonë. Ato, si paraardhësit e tyre, menduan se me arrestimin e tij do të shuanin frymën nacionaliste të kombit shqiptar. Por gabuan. Vëreni qëndrimin e këtij kombi kundrejt ngjarjes së fundit mbi ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri në Beograd. Të gjithë, si një zë i vetëm u ngritën në këmbë për një Shqipëri etnike ashtu siç u thërriste flamuri i ngritur në mes të Beogradit.

Por qeveria që drejtonte shtetin dhe, në mënyrë të veçantë, kreu i saj, ishin të një mendje tjetër. Ata donin përulje me armikun e tyre të përjetshëm, pasi koka e tyre ishte kryeqendra e shtetit sllav. Dhe kryetari i shtetit shqiptar nuk kishte se si të mos i përgjigjej padronit të tij. Arrestimi i fundit e vërtetoi më së miri një gjë të tillë. Ai donte zhdukte çdo shenjë të nacionalizmit në Shqipëri.

Në këto çaste më vijnë ndër mend vargjet e një poeti të madh: “Por nuk u shuejt ende jo shqyptaria!” Shqyptaria do të rrojë ndër shekuj. Atë nuk mund ta pengojnë krimbat që i dalin rrugës. Por një aksiomë të tillë nuk arrijnë ta kuptojnë drejtuesit e shtetit shqiptar. Ata, ose trashëgimtarët e tyre, që pa iu dridhur dora, nënshkruanin ekzekutimin e një poeti të pafajshëm, nuk mund të pranojnë që në vend të ekzistojnë pasardhësit e idealeve të këtij këtij poeti martir, që punojnë dhe luftojnë për një Shqipëri demokratike, ashtu si të gjitha vendet e botës së lirë. Kjo është e paaritshme për mendjet e tyre të mykura.

Sidoqoftë, më së fundi drejtësia triumfoi. Hajredin Fratari është i lirë. Prokuria nuk gjeti asnjë provë për arrestimin  e tij. Kjo tregon agresivitetin e qeverisë shqiptare karshi shtetasve të vetë, një kopje e shtetit të së kaluarës së hidhur që u përmbys në vitet 90-të. Por kjo kopje nuk mund të sundojë më në vendin tonë. Koha e saj ka perënduar. Bashkë me të të ka perënduar edhe koha e idhujve të saj. E drejta do të triumfojë mbi gënjeshtrën.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora