E marte, 27.07.2021, 12:12 AM (GMT+1)

Mendime

Reshat Kripa: Të përndjekurit dhe të drejtat e njeriut

E premte, 04.07.2014, 07:55 PM


Të përndjekurit politikë dhe të drejtat e njeriut

Nga Reshat Kripa

Në njerën nga frazat e tekstit të Deklaratës së Pavarësisë Amerikane thuhet:

Ne i konsiderojmë këto të vërteta si  krejtësisht të qarta se të gjithë njerëzit janë krijuar me të drejta të barabarta, se Perëndia u ka falë atyre disa të Drejta të pamohueshme, ndër të cilat janë Jeta, Liria dhe Mundësia për të ndjekur suksesin dher lumturinë.

Mesazhi i kësaj fraze është se natyra dhe jo qeveria të gjithë njerëzve u ka falur të drejta themelore dhe të pamohueshme dhe se qeveritë krijohen prej tyre me të vetmin qëllim për t’i shërbyer atij në mbrojtjen e këtyre të drejtave. Sa më e afërt të jetë një qeveri me të drejtat e popullit të vetë, aq më demokratik do të jetë vendi.

Kjo aksiomë është një tregues i qartë i shkallës së demokratizimit të vendit. Më lejoni të paraqes disa mendime lidhur me mesazhet e kësaj fraze.

Para disa ditësh, më në fund, Komisioni Europian miratoi dhënien e Statusit Kandidat vendit tonë, vendim të cilin ne e përshëndesim sinqerisht. Ky ishte një vendim  që në kushte normale duhej të ishte fituar me kohë, por ne jemi mësuar që të jemi të vonuar në të gjitha kohërat. U vonuam në shpalljen e pavarësisë në krahasim me komshijtë tanë. U vonuam në lidhje me përmbysjen e komunizmit në krahasim me vendet e tjera të Europës Lindore. U vonuam edhe tani me fitimin e Statusit kandidat për në Bashkimin Europian. Në rast se forcat politike, që drejtojnë vendin tonë, do të kishin mundur të gjenin gjuhën e përbashkët për një problem kaq madhor, atëherë ky status do të ishte fituar me kohë.. Nuk dua të akuzoj një forcë të caktuar politike apo një tjetër për këtë çështje, por dua të them se më së fundi fitoi vullneti i një populli të tërë që, për vite me rradhë,  ka ëndërruar për një Shqipëri europiane dhe demokratike, për një Shqipëri ku të mbizotërojnë parimet e shprehura në Deklaratën e Pavarësisë Amerikane. Me kënaqësi ne sot mund të mburremi se më në fund, me fitimin e statusit, po realizohen parimet e shprehura në vitin e ndryshimit ta madh, kur populli i tërë thërriste: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” apo :E duam Shqipërinë si Amerika”.

Janë pikërisht këto parime për të cilat ky popull u sakrifikua për gati një gjysmë shekulli deri sa e shporri pergjithmonë kuçedrën e kuqe që e kishte zaptuar. Para syve te mi më dalin të rënët në këtë betejë të paparë në historinë e njerëzimit, më dalin mijrat e të burgosurve, internuarve, dëbuarve, më dalin burgjet dhe kampet e tmerrshme të punës së detyruar apo të internimit, më dalin qelitë e errëta të sigurimit të zi të shtetit komunist, më del humbja e personalitetit të njeriut dhe zëvendësimi i saj me të ashtuquajturin “Njeriu i ri socialist”, që sot është shndërruar në një politikan pa skrupull, në një trafikant femrash, fëmijësh, droge, në një vrasës me pagesë apo të tjerë tipa të kësaj natyre. Shkrimtari i madh amerikan Mark Tëain ka thënë:

Patriotizëm do të thotë të duash atdheun tënd gjithmonë, por të mbështetësh qeverinë vetëm kur ajo e meriton.

Praktika e këtyre njëzetekatër vjetëve ka treguar se jo gjithmonë kemi qëlluar në shenjë. Një gjë e tillë bie në sy, më tepër, në premtimet që janë berë për çështjen e kthimit të pronave pronarëve të ligjshëm dhe sidomos në trajtimin e të përndjekurve politikë dhe dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist. Lidhur me këtë, në përgjithësi, në vendin tonë është ndjekur taktika e lënies në heshtje të së kaluarës së errët, në mënyrë që ajo të harrohet Në të kundërt, kohët e fundit kanë filluar të ndihen zëra që kërkojnë të rehabilitojnë  sitemin  e  përmbysur. Rastet  e  shfaqura    ditën  e  dëshmorëve  apo  në përvjetorin e Kongresit të Përmetit ku, në sytë e pushtetarëve, u shfaqën portretet e dikatorit të rrëzuar, ku fëmijë të pafajshëm ishin instruktuar të nderonin me grushtin, simbolin e komunizmit dhe ku disa përfaqësues të lartë forcash politike predikonin për të ashtuquajturën “ditë e çlirimit”.

Përse ndodhin fenomene të tilla në vendin tonë? Kjo ndodh sepse, në kundërshtim me vendet e tjera ish socialiste, nuk është dënuar ideologjia komuniste. Madje, për më tepër ajo sapo vjen dhe po propagandohet më tepër. Një gjë e tillë është në kundërshtim me parimet demokratike të Deklaratës së Pavarësisë, që përkujtojmë sot.

Në vitin 1996 Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës, miratoi rezolutën numër 1096 “Mbi masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve të mëparëshme komuniste totalitare”, rezolutë e firmosur edhe nga delegacioni ynë në këtë asamble. Por, çuditërisht, mungoi publikimi i saj në shtypin shqiptar. Përse? Askush nuk përgjigjet.

Më 25 janar 2006, me nismën e deputetit suedez Goran Lindblad, Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës, miratoi një rezolutë tjetër, atë me numër 1481 “Nevoja për ndëshkimiun ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste” edhe kjo e firmosur nga delegacioni ynë. Më 30 tetor 2006 Kuvendi i ynë miratoi rezolutën përkatëse “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”. Çuditërisht deputetët socialist dolën nga salla në çastin e votimit të saj. Përse? Askush nuk përgjigjet.

Kambanat e alarmit fillojnë të bien. Në muajin mars 2010 një delegacion i Kombeve të Bashkuara i kërkon Shqipërisë të dënojë krimet e komunizmit. Që një delegacion i Kombeve të Bashkuara të kërkojë dënimin e krimeve të komunizmit duhet që ai t’i ketë parë gjurmët e kësaj murtaje dhe kjo njëzet vjet pasi Shqipëria pretendonte se kishte përmbysur komunizmin. Përse? Askush nuk përgjigjet.

Më 14 dhjetor 2010 me anën e një letre të nisur nga  ana e ministrave të jashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë, me nismën e Ministrit të Jashtëm Lituanez, zotit Audronius Azubalis. drejtuar Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë, zonjës Vivian Reding, letër që Komisioni i Be-së, të cilit i ishte drejtuar ajo, kishte marrë përsipër shqyrtimin e saj me seriozitetin më të madh. Letra në fjalë përmbante propozimin për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit. Për fat të keq, në këtë dokument mungonte firma e Ministrit tonë të jashtëm. Ministër i Jashtëm ishte Ilir Meta. Përse? Përsëri askush nuk përgjigjet.

Ç’duhet bërë? Përgjigja është një e vetme, ajo që përmendëm më sipër, zhdukja  e  pasojave    rregjimit  komunist.  Për sa më sipër shtroj pyetjet e mëposhtëme:

1. Kur do të organizohet konferenca kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të përndjekurve, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga komunistët? Aq i vështirë qenka organizimi i kësaj konference, kur në vendin tonë organizohen me dhjetra të tilla për çështje që nuk mund të krahasohen me ato të të përndjekurve politikë si për shembull mbrojtja e të drejtave të romëve apo homoseksualëve?

2. Kur do të fillojë puna për gjetjen e të vrarëve dhe të zhdukurve me ose pa gjyq për arsye politike? Kur familjarët e tyre do të kenë një varr ku të vendosin një tufë me lule apo të derdhin dy pika lot?

3. Kur do të dënohet diktatori Enver Hoxha si ideatori, frymëzuesi, dhe ekzekutuesi i  sistemit më diktatorial të Europës Lindore?

4. Kur do të rishikohen datat dhe simbolet e sistemit komunist    shënojnë  instalimin diktaturës komuniste? Kur do të hiqen  këto data nga protokollet zyrtare shtetërore? Sa do të vazhdojë të qëndrojë në varrezat e dëshmorëve të kombit ylli komunist në një kohë kur gjembat e atij ylli vranë edhe martirët tanë që prehen atje? Dhe të tilla simbole, për fat të keq, i gjen në çdo skaj të atdheut tonë.

5. Kur   do     hapen  dosjet  e  ish  bashkëpuntorëvë    sigurimit    shtetit  për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës qëndrore apo lokale, si dhe të mediave audio-vizive apo të shkruara?

6. Kur do të bëhen publike dokumentat që dëshmojnë krimet e regjimit komunist, përfshirë edhe dosjet e krijuara në ish institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike si Sigurimi i Shtetit, Gjykatat dhe Prokuroritë dhe Komitetet e Dëbim- Internimeve?

7.  Kur do të bëhet rishikimi i historisë dhe i teksteve të librave shkollore, në mënyrë që të mos helmohen më nga propaganda komuniste fëmijtë tanë? Kur do të hapen muzeumet, kthehen në muze burgjet e tmerrshëm, ngrihen memorialet në nderim të shqiptarëve që u vranë nga regjimi totalitar?

   gjitha   këto   kërkesa   janë   pjesë      rezolutës        miratuar      Kuvendin   e Shqipërisë në vitin 2006 që, për fat keq, ende kanë mbetur në letër.  Atëhere çfarë pritet që të  zbatohen?  Mendoj se, sa më parë, duhet të gjenden rrugët për zbatimin e tyre. Ne sot paraqitemi në prokurori dhe në gjykatë për ndonjë problem dhe nuk janë të rralla rastet që para të gjejmë hetuesit tanë apo bijtë e tyre. Një fenomen i tillë ndodh edhe në disa institucione të tjera, ku ndeshim njerëz të këtij kallëpi. Madje farsa ka arritur deri aty sa një pjesë e tyre janë dekoruar nga presidentët e republikës për “merita të veçanta”.

Shoqata e jonë është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit me qendër në Berlin. Për çdo vit kjo shoqatë zhvillon kuvendet e saj, ku pjesëmarrësit vizitojnë burgjet dhe kampet e kthyera në muze. Në vitin 2009 ky kuvend u zhvillua në Tiranë por ne, në ndryshim me vendet e tjera,  nuk kishim asnjë burg apo kamp ku t’i shpinim pjesëmarrësit.

Të nderuara zonja dhe zotërinj!

Sot jemi mbledhur për të përkujtuar 238 vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së. Në këtë ceremoni do të donim të kishim prezent ambasadorin e SHBA-së, zotin Alexandër Arvizu, por ai na njoftoi se agendën e kishte të zënë. Donim edhe ndonjë përfaqësues tjetër të asaj ambasade, por asnjë nuk u paraqit. Para syve të mi më del figura e ambasadorit amerikan të viteve të përmbysjes së madhe, të nderuarit zotit Ëilliam Rajerson, i cili gjendesh shumë pranë të përndjekurve politikë duke pirë kafe me ta në shtëpinë e ish kryetarit të parë të shoqatës tonë, të nderuarit Osman Kazazi. Unë kam besim se SHBA do të jenë gjithmonë pranë shtresës tonë.

Luftëtari i shquar i të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë i njerëzve me ngjyrë, Doktor Martin Luter King, ka thënë:

Ajo që është më e rrezikshme nuk është vetëm njeriu i keq, por dhe heshtja e njerëzve të mirë.

Ndaj ne nuk duam të heshtim më.

Kumtesë mbajtur në konferencën shkencore mbi 238  vjetorin  e  shpalljes    Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora