Kulturë
Përparim Hysi: Se...
E merkure, 12.08.2015, 06:19 PM
Se...
"Vet i pate fajet
Shkove pas rrospajet..."
Popullore dibrane
Tregim
Nga Përparim Hysi
Se ti e pate fajin. Se më vërvite "dorashkën" për dyluftim dhe unë, kur ka dasëm, nuk shkoj për shkarpa. Se dhe mua aq më hante hunda për sherr, sa kisha nevojë pë fre se sa për shtyrje. Se unë nga mendimet dhe veprimet jam paksa napoleonian,që, nëse iks predhë është nisur për të më vrarë mua, edhe njëqind pashë nën dhe, po të fshihem, do më vrasë që do më vrasë. Se, siç kam vënë re dhe në raste analoge, sikur në gene kam pak gjak arab, se arabët thonë:- Mos e kërko aventurën, por mos iu shmang asaj, po të doli në rrugë.
* * *
Se ky
"sherri" ynë filloi në plazh, këtu e dyzet vjet më parë, por blana e
atij "sherri" në faqen time është, ende,e freskët. Se ne kabinat i
kishim, pothuaj, ngjitur dhe në të gjitha radhët ( e kush nga brezi ynë nuk i
kujton këto radhë me brengosje!), hera sikur na vendoste, sado në njësh kolonë,
por përbri. Se ti, ngaqë doje burrin shumë, u kishe dalë radhëve për zot. Se
dhe unë nuk e haja thatë: ngaqë kisha afeksion për time shoqe, i kisha marr vet
përispër të gjitha radhët. Se sa të bezdishsme qenë ato radhë, s'kam pse ndalem më shumë. Se shkoje në radhë dhe do të qe si
me fat, që të ktheheshe me mallin që do bleje. Se qe si rregull i pashkruar,
por i pranueshëm nga të gjithë:
* * *
Se,sa erdhi mishi, i premë muhabetet dhe sy e vesh u bëmë andej nga kasapi, Llahu.
Se, sado
ju, gratë, përpiqeshit ta futnit në kular,Llahun, këtij i qe regjur lëkura dhe
as që tundohej nga pekulet tuaja. Se
filloi shitja e mishit dhe, kur po afrohej radha jonë (të shtatët, de), plasi
dhe sherri. Se, sikur doli nga fundi i dheut,një nga ato të bëra me dorë.
Veshur si për sfilatë, me një tualetë që
binte në sy dhe me një paturpësi që,sa të grricte nervat aq dhe të vinte poshtë
me atë portret aq impozant, çau mes radhëve si një gjeneral madhor shtabi mbi
një regjiment ushtarësh dhe, kur u afrua tek Llahu (kasapi që nuk ua varte
teneqenë fare grave), foli:- Më bëj një kg mish, por këtu (aty qe gjithë tule)
dhe, ndërsa Llahu zbatoi urdhërin si një ushtar i bindur para komandantit, ajo
hodhi lekët dhe, si mori pakon e mishit, u largua me të njëjtin pompozitet. Se,
sa mori rrugën nga
-
Se më kujtohet mirë që të thashë:- Sije, ajo"edepsëska" ishte e bukur.Qe si prodhim jashtë serie dhe unë, para të bukurës, bie në gjunjë dhe dorëzohem, Se, kur flas, hajde dhe më mbaj mua. Se e vazhdova dhe më tej ligjëratën dhe të thashë:- Se dhe unë, po të isha kasap, kështu do kisha bërë: do ia jepja mishin pa radhë dhe do t'ia zgjidhja. Se, moj Sije, këtë do kisha bërë dhe me ty, se je si një lule e çelur. Se, kur pashë që të mbulojë një të kuq sikur kishe bërë faj, vazhdova: se pas lindjes së fë mijës sikur ke fituar një kthjelltësi qieilore dhe, o Zot, lutem si mund që t'i vë buzët e mia mbi ato të tuat që janë si luleshege. Se unë e kisha kaluar me kohë Rubikonin dhe turpin e kisha ngrënë me bukë. Se, tek vazhdoja me ato pekulet e mia në adresën tënde, pashë që ti gati po dridheshe nga gjithë kjo trysni sulmesh. Se të ndodhi si me atë lulen e brishtë që befas goditet nga një breshër kokërrmadh. Se, sado që po çapiteshim me hapabreshke, pothuaj kishim arritur para kabinave. Se, kur më the, mirë u pafshim,e mbaj mend mirë që ta ktheva:-Ardhsh më e bukur se sa sot!
* * *
Se e mbaj
mend mirë:se qe mbasdite dhe unë isha vetëm në kabinë. Se nuk e di se si e kishe
mar vesh që imeshoqe me gjithë fëmijë