Mendime
Atjon Zhiti: A jemi gati për atë që duam?
E marte, 07.04.2015, 07:00 PM
A JEMI GATI PËR ATË QË DUAM?
- në vënd të Traktatit të Parë –
Nga Atjon Zhiti
A është
vërtet vëndi im i gatshëm për atë çka aspiron dhe a e ka kokën midis
shpatullave të veta, të cilat duhet të mbajnë peshën e përgjegjesisë së
ambicies dhe të veprimit të duhur apo e ka zhytur mes reve në një qiell
ëndrrash? Një përgjigje e njëanshme
nuk do të duhej, sepse o do ishte disfatiste ose optimiste në mënyrë
trashanike, se ashtu siç ka faktore pozitivë ka dhe negativë. Unë kam një si
kumt, të marrë herët.
Kur isha fëmijë,
një ditë vere do te më ndodhte diçka, e cila do ngelej gjithmonë e gërvishtur në kujtesën time. Isha “mysafir” në shtëpinë e një miku të tim eti dhe papritshmerisht na ndodhi që një harabel a diçka e ngjashme të përplasej në dritaren, nga e cila po vështronim mendimet tona. Zogut të vogël i ishte thyer krahu dhe, po prapë papritshmërisht, zbulova se një nga pasionet e tashmë mikut tim e jo vetem të tim eti, ishte ornitologjia dhe detyrimisht dinte gjithka mbi zogjtë e se si të kuronte krahun e atij. Si çilimi më dukej pabesi e madhe ndaj natyrës që një krijesë kaq e brishte të mos lihej e lirë mbas kurave dhe me insistimin e kokëfortit ngulmoja në çrobërimin e tij, aty në çast dhe pa e ditur mora mësimin e parë mbi vendin tim.
Me një çiltersi e thjeshtesi të hatashme m’u shpjegua se do të ishte mizori t’i jepej liria në ate gjendje atij zogu të pambrojtur dhe i pamundur për t'i permbushur nevojat vetes. Më përpara se liria, duhej ndihma, kurimi dhe kujdesi, mbështetja e plotë si para lirí ose si pjesë e lirisë utilitare. Këtë po e ndjeja si fëmijë, por si më i rritur, e kam të qartë se liria e vendit tim është e para dhe më e çmuara.
Faktorët
pozitivë i njohin e i kemi dëgjuar shumë herë, si pozita gjeografike, pasuria natyrore, klima, fakti qe jemi popull i ri e energjik dhe që ka plot hapësira për investime etj, etj.
Por përsëri më lind një pyetje tjetër që a jemi ne ata, të cilët kanë krijuar këtë pozitivitet apo thjesht është nje dhuratë, të cilën o e kemi shfrytëzuar shumë pak ose e kemi shfrytezuar keqazi? Ndërsa faktorët negativë kërkojnë një listim më të gjatë, por do të zgjedh për t’i diskutuar e që me duken më të dhembshmit, sipas meje. Jemi një popull që na duhet më shumë kujtesë dhe si rrjedhojë edhe më shumë ndërgjegje që vjen prej saj, që të jemi më të ndërgjegjësuar mbi atë çka na ndodh rreth e rrotull e ky nuk është një proces i jashtem, të cilin ne duhet ta kërkojmë tek e nga te tjerët gjithmonë, por është një udhëtim i brendshëm. Mua më duket e habitshme si populli im është i gatshëm për të pranuar ofendime, shtypje e padrejtësi. Vendi ynë që nga rënia e perandorisë romake perëndimore, e cila ndërtoi teatro, anfiteatro, rrugë, tempuj e shkolla ku kanë studiuar “ars militaris” emra si Cezari e Augusti, vazhdon deri më sot, në 2014 të jetë prehë e depredimeve të barbarëve, prehë e nepotizmit, prehë e korrupsionit, prehë e inkompetencës së burokracisë dhe administratës, është dhe prehë e një demokracie fiktive, shpesh të munguar. Por ajo çka do të ishte më e dhimbshme, do të ishte nëse shqiptari nuk do të bënte asgjë për të ndryshuar. Duket sikur premtimi i pambajtur e abuzimi i vazhdimtë ndër vite ndaj vetes dhe vendit, i pozitës janë kthyer në rutinë dhe ajo çka është fatale është fakti se si mirësia e integriteti intelektual të duken si risi. Sot globalizimi na ka kthyer në një “mega-qytet”, dhe ne hidhmërisht duhet të kuptojmë se jemi një rrethinë e erret e saj, që ka plot mundësi përmirësemi, që ka bërë hapa përpara e nuk është më geto, por është ende rrethinë e largët, gjithsesi.
Gjatë viteve të fundit,
po t’i
hidhet një sy qendrës e rrethinës botërore, shohim se si ka tentativa të
vazhdimta për përmiresim, e cila është gjë tipike e egoizmit pozitiv të
njeriut, ndërkaq shohim lidera që arrestohen, psh kryeministri në Kroaci për
korrupsion, në Gjermaninë-lider të Europës ministra dorëhiqen nga politika për
skandale që u kanë ndodhur me diplomat, etj, etj, ndërsa ne bëjmë sikur jemi
shumë engjellorë për të reaguar denjësisht mbi imazhe, video, shantazhe,
kriminalitet e vjedhje, jo vetëm në bankën e Shqipërisë tonë dhe mekatarët
gjithashtu janë tepër naivë për të ditur se ç’bënin e ç’bëjnë e jo më për të
pranuar fajet e tyre. Shohim qeveri diktatoriale në vendet e magrebit që
rrëzohen, shohim një popull të tërë të ngrihet që të mos eci me ritmet e korrupsionit
e padrejtesive në
Duket
sikur në atdheun tonë rregullat e natyrës dhe ato primordiale të njeriut nuk
funksionojnë si kudo, sepse ne si qenie njerëzore jemi të aftë të prodhojmë
histori dhe ky është një proces shumë i rëndesishëm në evoluimin e vetë njeriut
dhe të prodhosh histori, do të thotë të kesh kujtesë. Ne kujtesën kolektive e
kemi të mangët, të dëmtuar keqazi, në disa fraksione mungon totalisht dhe nuk
kemi bërë më të rëndësishmet për ta rikuperuar dhe nuk bejmë atë që duhet për
të tashmen. Një mungesë e tille sjell pengesa të tjera dhe ngadalëson procesin
tonë evolutiv si popull. Shqiperise, e po flas për atë realen, nuk duhet t'i
mjaftojnë kryengritja e Skënderbeut e dalim tek Lidhja e Prizrenit, te Ismail
Qemali e zbresim te dhjetori i '90-s dhe pavarësia e Dardanisë. Duhet të
ndërgjegjësohemi e së bashku duhet të bëjmë një kryengritje morale, të
vazhdimtë. E ardhmja është e sigurtë, po po, është e sigurtë që do vijë, ajo
nuk vonon, por duhet t’i shtrëngojmë më
______________________
Atjon Zhiti
Student në Filozofi,
Universiteti “Sacro Cuore”
Milano