E premte, 26.04.2024, 08:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Muça: “Përtej heshtjes” që s'duhet të heshtim

E marte, 31.03.2015, 07:30 PM


“PERTEJ HESHTJES” QE S’DUHET TE HESHTIM

(Një vështrim mbi blemin studimor “Përtej heshtjes” të Sadedin Limanit mbi jetën e veprën e  Skënder Drinit)

Nga Vladimir Muça

Jam i nderuar që i jam kushtuar në mënyrë modeste një pjese të veprave të romancierit ekselent Skënder Drini, dhe që marr pjesë në promovimin e veprës “Përtej heshtjes” të studiuesit, përkthyesit, shkrimtarit Sadedin Limanit mbi jetën dhe veprën e shkrimtarin të madh në prozën moderrne shqiptare Skënder Drini. Jam i nderuar të them dhe unë diçka nga impresionet e mia, jo si ai bujku që ka pluguar krejt bahçen prozadorike, por si një yshje morale për kënaqësinë dhe horizontet e reja që më hapën veprat e Skënder Drinit, me nocionet moderrne, transplantuar aq bukur në një diversitet shoqëror, kulturor bio-shqiptar. Mendimi i ri estetik i Skënderit mishëruar në vepra, më hapën udhë në këtë tranzicion letrar, drejt një supstancialeje të re kohore.

Ky studim analitik, krahasimtarë, është një borxh që i ka Shkodra, studiuesit e ndershëm e të përkushtuar në shkencën humane të letrave, veçanërisht institucioni i kritikës ndaj këtij njeriu që pararendi moderrnitetin e prozës në letrat shqipe, me erudicionin mahnitës, siç e përkufizon Sadedin Limani: “… e vetë Engjell Shtjefnit”.

Kritika e sotme, në tërësi po kalon krizën e sajë të dithirambëve, nuk po del nga qerthulli ku e ka futur klientelizmi dhe kjo ekonomi e mbrapshtë librare e tregut. Në shuminë e gazetave vemë re reçenca të karakterit informativ e reklamativ e jo analiza të plota shkencore. Kjo është një shqetësim i madh për të gjithë krijuesit e studiuesit e vërtetë, në institucion e kritikës, sepse çdo ditë e më shumë vlerat po i marrin antivlerat e të ashtuquajturve përfaqsues të letërsisë “bestseller” siç janë botimet e karakterit monografiko-biografik e politik të Blendi Fevziut, Edi Ramës, Ben Blushit, Antologjive private dhe shumë e shumë biografëve, monografistëve të porositur.

Eshtë një ogur i mirë, që krahas botimeve studimore për Migjenin dhe De Radën nga Dr. Moikom Zeqo, të Akademik Alfred Uçit, Dr. Fatmir Terziut, Adriatik Kaullullit në posmortum me “Pemën e Jetës”, Anton Nik Berishës, Mandalasë, si dhe të përkthimëve të mendimit kritik të Umberto Ekos, Bodlerit, Cvajgut, Luis Borgesit, Bjelinskit, Dostojevskit, Gorkit, Luanaçarskit, prurja e re e mendimit kritik të Sadedin Limanit me studimin presticioz “Përtej heshtjes” mbi jetën dhe veprën e Skënder Drinit, është një dritësirë se, mendimi kritik shqipëtarë po gjen veten në një supstanciale të re kohore.

Sadedini me këtë vepër studimore, vjen disi i veçantë, natyral në konceptimin studimorë, vjen në formën më të plotë me kritikën tekstuale-krahasuese, ku prioritet vështrimor merr ajo, çka është në tekst, ku evidentohen debitet e prurjeve të reja. Autori i ka lënë mënjanë konceptet “bestseller”, evidenton vlerat në kontekste kohore e vendore, duke sjellë para lexuesit karakterin ekzistencial, natyralizuar në një vepër letrare.

Duke lexuar këto studime, përqasur aq bukur me realitetin kur jan shkruar veprat dhe realitetet që përjetonte vetë krijues Drini, më erdhi në mëndje një urtësi e Umberto Ekos: “…e vetmja forcë që vë në lëvizje intelektin filozofues është e vërteta.”

Siç duket Sadedin Limanin urtakja e Ekos e ndjek hap pas hapi, me të vërtetat në këtë blem studimor (them blem sepse studimi i veprës plotë të Mjeshtrit Drini ka shum hapsira studimore)

Gjatë analizave që u bën katër romanëve dhe jetës, autori i kushton një rëndësi të veçantë hapsirave të shprehjes dhe përmbajtjes. Gjithçka vjen si një ngulmim i autorit në raporte ndërvepruese, ndërmjet shprehjes dhe përmbajtjes të veprës letrare, duke shmangur prioritetet që ka sot rendja pas formës të shprehjes, kozmofonisë, idesë, qëllimit e mesazheve të një vepre letrare. Jo më kot Limani sjell në këto hulumtime sfidat romaneske të Skënder Drinit, me ndodhi të kahershme aktuale, por me novitete të reja moderrniste.

Tashmë, i kudondodhur mes nesh si një materie librare, Skënder Drini me romanet e tija na ka lënë si detyrë shtëpie, si një logaritme filozofike në jetën sociale, në një vend akoma në tranzicion shoqëror e letrar, në të gjithë shtrirjet kohore, me perspektivën e një prosperiteti në kuadrin global. Irracionalja aq shumë e dëshiruar nga Skënder Drini, patjetër do të shkojë drejt, një racionaleje, konkretizuar në ato monumentalizime ideore e mesazhe që përcjellin veprat e Drinit, aktuale në çdo kohë. Kjo ndodh e do të ndodhë, sepse Skënder Drini dijti të jetë simboli i dy jetëve krijuese, sepse demokracia ishte brenda qenies së tijë si shkrimtarë.

Ajo erdhi tek Ai si një çlirim i madh shoqërore që kish filluar ngjizjen vite e vite më parë.

Analiza studimore-tekstuale që Sadedin Limani i bën romancierit moderrn, është një punë skrupuloze, një angazhim i madh mirënjohës, për të nxjerrë në pah vlerat estetiko-stilistike të cilat janë kapriatat mbi të cilët duhet të vendoset proza moderrne shqiptare.

Nëpërmjet këtyre analizave, përqasjeve, Skënderi vjen me veprat e tijë si ai murgu i Atosit dhe Sadedin Limani si një demiurg i Tijë.

Më mirë se çdo titull nderi, bust, toponimitet, Skënderi me këtë libër memorial, është monumentalizim në mëndjet e zemrat e Shkodranëve e (ani pse se bënë Qytetar Nderi) por dhe tek lexuesit e studiuesit në mbarë trojet kombëtare, si një materie e pavdeksheme e letrave shqipe, e si një fluger do i tregojë brezave nga ku do të fryjnë erërat e prozës bashkohore moderrne shqiptare. Dramaciteti shoqëror është majaja që brumëzon në tërësi veprat e Skënder Drinit. Për natyrën optimiste të tijë, në kaleidoskopin e Limanit ky dramacitet vjen në aranzhim me një dramacitet lirik, hera-herës gjer në kufijt e tragjikës. Këtë të brendshme tragjike, të shpirtit të shkrimtarit, lexuesi në mënyrë kinematike, mund ta përjetojë në gjithë veprat definon studiuesi ynë i nderuar me këtë vepër madhore, për një shkrimtarë me vepra “ të denja edhe për antologji botërore”.

Skënderi me koshiencë të plotë asnjëherë “nuk e ktheu letërsinë si mjet i propogandës së diktaturës”. (S.L)

Për asnjë çast ai s’e pranoi dhe s’e jetoi me shpirt e penë soc-dogmatizmin që diktonte dogma e “Zeusit” por notoi në shtjellat e ideve të tijë si krijues. Notoi në ato rryma të ideve iluministe, me bazament të fortë nacionalist e ateist siç ja kish mekuar babai Riza që në fëmini me shembullin e tijë, me një psiko-pedagogji e didaktik të një nacionalizmi shoqëror e patriotik.

Kjo do ishte dhe majaja me të cilën do të brumëzohej një art i vërtetë, brenda të cilit, në çdo kapitull e në çdo pasazh do të dilnin në pah palimpsestet e shkrimtarit të Madh “si një niçean” i natyralizuar ne diversitetin social shqiptar.

Në konkludimin e studimeve e vëzhgimeve të mia, por dhe të studiuesit Limani “ personazhet dhe herojt e Drinit na paraqiten me përmasa të mëdha humane e mbihumane, ato ... na pasqyrjnë botën e brendëshme shpirtërore të trazuar gjer në tragjizëm” me një realizëm ekzistencial në të cilën jetonte shoqëria shqiptare. Ka një ndryshim të madh në ekzistencializmin drinian. Skënderi nuk u mbyll në atë kullën e Fildishtë, apo në “Kështjellën” e Kakës. Ekzistencializmi i tijë erdhi si promotorr i shumë ndjesive dhe hapsirave, sepse në trajtimin supstancial ai kishte udhërrëfyes sentencën e Vilhelm Raiht: “ Qëllimi ndodhet në majë të shtegut, ku që të arrish duhet të ngjitesh” (“Njeruc” Vilhelm Raiht)

Dhe Skënder Drini njihte vetëm ngjitje e ngjitje drejt panteonit të letrave shqipe, duke ndriçuar e ngrohur shpirtin e lexuesve.

Në librin “Përtej heshtjes” një heshtje nga ish kolegë, institucione kulturore e shoqërore, të kritikës së mirëfilltë, të heshtjes vlerësuese të një pune titanike mbi 60 vjeçare, Sadedin Limani me anë të vështrimëve realiste, skrupuloze, portretizon profilin e vërtetë të Tijë në përballje me absurdin e surrealen e dogmës të “Zeusit” mbret dhe në shkencën humane të letrare. Këtë portret prej romancieri të përmasave botërore, autori e jep me një sqimë studiuesi rigoroz, besnikëri mendimore, duke nxjerrë veçoritë dalluese të Drinit. Duke u marrë me një portretizim të tillë, ai njëkohësisht në sytë e studiuesve rigoroz, të dashamirësve të artit të fjalës, profilizoi dhe portretin e vet, si një studiues sa origjinal, aq dhe të spikatur në përqafimin e konceptëve të reja moderrne, të cilat vinë si rrjedhojë e inovacioneve romaneske, natyralizuar në  bio-diversitetin e vendit, në proçesin krijues.

Libri “Përtej heshtjes” në konceptet e reja, me refleksionet estetiko-interpretative, është një kontribut në ripërtëritjen e gjinisë analitike dhe të kritikës; institucionalizimin e sajë, si një domosdoshmëri e zhvillimëve kohore.

Nderi i qëlloi Sadedin Limanit, që me anën e këtij blemi studimorë monografik, t’i hipotekojë ato në altarin e prozës, si një materie librare që do të jetojë nër shekuj, si një vlerë e patjetërsueshme e Shkodrës loce, kësaj “dashnoreje” të kulturës e të letrave nër shekuj.

Me këtë vepër studimore dhe veprat monumentale, Skënder Drinin do e kemi gjithnjë pran nesh sikundër frymor, në një materie të re të pavdekshme librare.

Qoftë e lavdëruar dhe e nderuar Shkodra. Qoft i nderuar zoti Sadedin Limani!

Dyrrah 15.Mars 2015

Vladimir Muça

Shkrimtar Studiues

Emai: Vladimir_muca@yahoo.com



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora