E premte, 26.04.2024, 06:31 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Kosova dhe kontrasti simboleve shtetrore

E enjte, 17.07.2008, 08:00 PM


Skender Korça
Kosova dhe kontrasti simboleve shtetrore

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Të gjitha ngjyrat e një “spektri lëmsh” eksistojnë në Kosovë. Kosova është shëndërruar në një stadium të madh të dëshirave për të gjithë dhe për të gjitha simbolet që nxjerrin në pah një kontrast. Kosova është në realitet një “kopsht multietnik”, ku çdo qytetar i saj është një dëshirë-qejf bërës.
Mos të harrojmë, barabarsia si koncept është e drejtë njerzore, por pabarazia si numër është deformim matematik dhe jep të kuptosh se e barabarta matematiko-numerike me imponim, e pa dëshirë, është helm që prodhon kriza edhe më shumë midis etnive kolorite që po reflektojnë këtë kontrast në Kosovë, si të vetmin pa koncept. Kjo është Kosova. Çfarë po potencojmë në këtë prizmë?
Laramania e posedimimit të dokumentacioneve të udhëtimit, laramani e dy vendeve fqinje, atyre që u shkëputën dhe atyre që ishin okupuesi. Një kontrast tjetër, qytetari i Kosovës është ai i cili ka ruajtur kështu prezentimin e vet pa vetëdije me dokumentacionet e Serbisë, UNMIK-ut.Tash dhashtë zoti të krijojë identitetin e vet real , të shtetit . Kjo laramnani ka lënë nostaligjinë e mos hedhjës së dokumentacioneve të Serbisë ende, sepse Kosova po lejon të bëhet shkelja e shtetësisë se vet.
Ligji dhe aplikimi i tij janë ende sinteza e frikshme e reagimit të ndalimit të kësaj natyre kolorite dhe shumë domethënëse për shtetin e ri të Kosovës. Po ndale të huajën , ke fuqizuar tuajën. Në “kopshtin e dëshirave” ku ka kontraste ka : kontrast patriotizma, kontrast funksione, kontrast individ dhe kontrast ideologji, sepse bota e kontrasteve të detyron të mendosh se je i kontrastit dhe nuk e ke idenë e modifikimit unjisues që kërkon shteti. Është kjo e tërë nje kontrast politik me ate që e kemi menduar dhe synuar se do bëjnë shumica e pabarazisë nacionale në Kosovë, por shenja e multietnicitetit na doli më e madhe që po krijion këtë kontrast.

Laramania e trafikut në Kosovë. Një pjesë e populltaës serbe që ruan me fanatizëm targat e makinave: GL, UR, PR, KM etj..., kurse popullata tjetër e Kosovës me një propozim të detyruar ndërkombëtar në makina e tyre të gjithë kanë KS, e do të bartinin të gjithë edhe diçka tjetër sepse dëgjueshmëria tek shumica mbeti jo kontrast por thjeshtë dëgjueshmëri. Kjo është një dëshirë e imponuar dhe një mbajtje e detyruar dhe e pakontestuar kurrë nga shumica shqiptare ne Kosovë.
Kjo është edhë një kontrast që ka ndikuar në këtë kontrast simbolesh, jo vetem të tyre por edhe të politikës në përgjithësi... Kjo është pjesa e koloritit të simboleve, që me një analizë më të thelluar del më  e keqe edhe më e vrazhdë se sa ndikimi i vet politikës.
Një shembull të një unjësimi forcash, p.sh të shteteve aleate të NATO-s që ndihmuan Kosovën, simbolet e shteteve ruhen me kujdesin më të madh. Të huajt si përkthyes në këto forca, dallohen që në fillim, dallohen në pjesën e simboleve. Në Kosovë të unjësuar janë vetëm këto forca, kurse Republika e Kosovës nuk arrinë të detyroj të gjithë qytetarët e vet të janë të unjësuar njejtë para shtetit të vet dhe para ligjit të saj. Edhe kjo është një kontrast funksioni.
Pasaporta e re e Republikës së Kosovës, një kolorit i ri plus i simboleve edhe  një konstrast më i ri  që do krijohet në Kosovë, do ju jep shancin nga ky mos reagim deri tanishëm  i institucioneve të  Republikës së Kosovës të mos respektohet nga pakica serbe në Kosovë ky dokument për të vazhduar edhe më me avazin e “kopshtit multietnik e dëshiror”,sepse asnjë serb në Kosovë nuk do e marrë këtë pasaportë sipas kësaj logjike.

Andaj për të dalë nga kjo gjendje, Kosovës i duhet qëndrim: Respektim i detyrueshëm i simboleve të shtetit të Kosovës për të gjithë qytetarët e saj, ndalim i shfrytëzimit të pasaportave të Serbisë për qytetarët e Republikës së Kosovës, ndalim i kontrasteve të simboleve të huaja të targave të makinave të Serbisë, sipas qyteteve që janë në Kosovë me targa nga e kaluara. Flamujtë e pakicave të shfrytëzohen vetëm atëherë dhe domosdo krahas dhe bashkë me flamurin e shtetit të Kosovës, ndryshe do jetë provokim i rëndë i shtetit dhe populltaës shumicë në Kosovë.
Nëse nuk bëhet kjo të kuptojnë të gjithë se sa luftohen  funksionet e sistemit paralel serb në Kosovë, aq më shumë i jepet shanca e funksionit të tyre.
Nëse ke ndaluar këtë gjë të kësaj natyre nuk kë shkelur drjejtat e njeriut e as të pakicës por ke respektuar ato krahas saj edhe të drejtën e shtetit, sepse shteti është promotor i respektimit të drejtave njerzore dhe ligjëmrive të saj për të gjithë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora