Kulturë
Meri Lalaj: Bashkëshortë
E enjte, 19.03.2015, 08:53 PM
Bashkëshortë
Tregim nga Meri Lalaj
Arta hapi derën e apartamentit, u fut në korridor, lëshoi përtokë rrjetën me perime dhe filloi të zhvishej. Duke hequr shallin e pallton e duke zbathur këpucët po i fliste së bijës me zë përkëdhelës:
-Ku është vogëlushja, pupulushja e mamit?... Mos ka shkuar në pyll për këpurdha?.. O Bora, mami të ka sjellë karota prej lepurushit, bizele prej princeshës... dhe karamele nga të ketrit Fik...
Asnjë përgjigje. Por në kuzhinë dhe në aneksin e saj kishte dritë.
-Besnik! – Thirri Arta.
-Hajde, moj, hajde këtu... leri teatrot!... iu përgjigj vrazhdë i shoqi.
-Ç’ka ndodhur? -Pyeti Arta duke u futur në aneks.
-Ja, shikoje tët bijë e ke të sëmurë, ndërsa ti bredh lart e poshtë.
-Unë bredh Besnik?!... Të lashë shënim se po shkoja në mbledhje, pastaj bleva ushqime për nesër...
-Të mos vije në mbledhje!... Ç’është kjo mbledhje të shtunën pasdite?...
Arta u
përkul mbi vajzën duke e shtrënguar
-O, ma! O, ma! –Fliste e vogla e shtrirë në nim pranë sobës me buzët flakë të kuqe nga temperatura dhe sytë e zmadhuar e të shndritshëm. Vajza mezi merrte frymë. Arta i preku pulsin, rrahjet ishin aq të shpeshta sa nuk po i numëronte dot.
-Kur u sëmur? – E pyeti Besnikun.
-Në
drekë... pasi kishte ngrënë drekë
-
-Pak çaj me limon, po mezi e piu... dhe aspirinë. Tani duhet të shkoj në farmaci t’i fillojmë penicilinë. Duhej t’ia kishim filluar dy orë më parë...
-po mirë.
Lajmëro edhe Halimen që të vijë t’ia bëjë gjilpërën. Unë do ve shiringën që të
ziejë.
Besniku doli në rrugë i nevrikosur dhe shumë i mërzitur. Ai e donte fort Borën, vogëlushen e tij, e donte me shpirtin. Dridhej për të kur mendonte se mund t’i ndodhte ndonjë aksident apo të sëmurej. Ajo ishte fëmijë e shëndetshme, pat kaluar veç ato të foshnjërisë, jo dhëmbët, jo pak rrufë e diarre e asgjë tjetër. “Tani penicilinë!... I paskërka mbledhur gryka... Dreq, o punë!...”
Farmacia afër pallatit të tyre ishte e mbyllur me inventar. Besnikut i hipën xhindet, shau me vete e vazhdoi rrugën për në farmacinë në anën tjetër të qytetit. Nga që ish tepër i shqetësuar kapte ballin e shtrëngonte me dorë se donte patjetër ta largonte atë mendimin e keq, që nuk po i shqitej që nga çasti kur e kishte marrë Borën nga kopshti...
Besniku
kishte edhe katër vëllezër të tjerë. Dikur kishin pasur një motër të vogël, e cila
mori të ftohur papritur. Mjeku i
Arta i hoqi termometrin së bijës, për tri vija do të shënonte 41 gradë celcius. Ajo u tremb, por praktike siç ish gjithnjë, i vuri në kokë një pecetë të njomur me ujë e uthull. Vajza fliste përçart, shikimi iu shtrembërua dhe trupi i dridhej i tëri. Arta vendosi mbi sobë një çajnik me ujë që të vakej, pastaj mori dy çarçafë, njërin e shtriu përmbi nimin e kuzhinës, tjetrin e njomi me ujët e çajnikut. E zhveshi vajzën lakuriq dhe e mbështolli me çarçafin e lagur. Atë minutë në kuzhinë u fut Besniku, ai vështroi i alarmuar:
-Arta, mos u çmende? – i ulëriu. –Çfarë po i bën vajzës moj, se e plevitose...
Arta fare e qetë e hoqi Borën nga çarçafi i lagur dhe e mbështolli me të thatin.
-Ty po të flas, ç’janë këto eksperimente filmash, na u bëre edhe pediatre tani... Lermë ta marr Borën time...
Arta e shtyu Besnikun me shpatulla se ishte duke fshirë trupin e vogëlushes. Ai i inatosur e tërhoqi me forcë me të dyja duart, e ktheu me egërsi përballë vetes, ngriti pëllëmbën dhe e goditi në fytyrë. Ndërkaq rrëmbeu të bijën e filloi që ta veshë me ngut.
-Dhe dëgjove, ik, vajza është e imja... vetëm e imja! Ti ik... Shko ku të duash... nuk të shoh dot me sy, e torturove Borën time!...
Besniku
pasi e veshi vajzën e shtriu në minder. Arta rrinte pa lëvizur me duart e
kryqëzuara në gjoks. Ra zilja e derës. Erdhi Halimja, infermierja. I bëri
vajzës gjilpërën.
Arta e
përcolli Halimen deri tek dera e jashtme dhe u ul tek divani i kuzhinës. Që aty
shihte vetëm kokën e së bijës me syçkat mbyllur. Besnikun nuk e shihte se ish
më në brendësi të aneksit. Ajo donte të fliste me të dhe të çmbështillte atë
lëmshin e madh që i ish mbledhur në grykë e nuk e linte të mirrte frymë
lirisht, por
-Ti më përzure,... por unë nuk po iki, nuk do të ik! Jo vetëm sepse është natë e më duhet... t’u shpjegoj të tjerëve se jam grindur me burrin... se më ka goditur burri im... Por edhe sepse unë nuk kam se ku të vete... Unë nuk kam as nënë... as baba,... as motër e vëlla... Unë vetëm vajzën kam... (në asnjë mënyrë nuk mund t’i thosh: “Të kam edhe ty”) I kafshoi e nuk i la t’i dilnin fjalët e rëndomta: “Unë për hir të vajzës po qëndroj këtu!”
Kaloi një
copë herë e gjatë. Ata të dy nuk flisnin. Arta hodhi sytë nëpër shtëpi. Çfarë
rrëmuje! Çarçafë, ndërresa, tenxhere e lugë hedhur pa kujdes andej e këtej. Ajo
u ngrit ngadalë si e mpirë dhe filloi të verë rregull. Kishin kaluar
dymbëdhjetë vite qëkur Arta
Besniku ish gjithçka për të: nënë, babë, motër, vëlla. Ai i pat ndenjur pranë kur i kishin vdekur prindërit në fillim babai, pastaj nëna. Shpeshherë ai e përkëdhelte: “Çfarë po bën vajza ime e madhe?”
Njëherë
në kohët e para të martesës, kur u kthye një ditë Besniku në shtëpi për drekë,
e
-Hej,
çun-o – dhe
-Ç’bën aty, moj çapkëne?
-Ja, i vura një tel pak më të trashë siguresës se u këput, siç duket nga elektromotori i makinës larëse.
Ajo u hodh nga tryeza dhe ai e priti në krahët e vet duke i thënë “Vajza ime është e zonja për gjithçka!”
-
Në të vërtetë Artës i vinte përdorësh për të rregulluar me vida e pinca ndonëse ishte ekonomiste.
Vajza u qetësua. Besniku e mori në krahë dhe e shpuri në shtratin e saj në dhomën e gjumit. Arta bëri gati një supë e hodhi në dy pjata dhe bashkëshortët u ulën në tryezë për të ngrënë pa folur fare. Ajo u ngrit për të larë enët, kurse ai u fut prapë në dhomën e gjumit duke marrë një libër me vete. Arta vendosi të flinte vetëm në divanin e kuzhinës, kështu nxori një nënkresë e dy batanije, kur hyri Besniku.
-Arta, eja të flesh! – Zëri i tij ish i zbutur dhe jo urdhërues.
Arta u
shtri në anën e saj të shtratit, shoi dritën e natës dhe i ktheu kurrizin
Besnikut. Kur u zgjua në mëngjes po mendohej për atë që
Ai buzëqeshi:
-U zgjua vajza ime e madhja, -tha me zë ledhatues. –E vogla ka fjetur shumë mirë. –Dhe zgjati duart duke e mbështjellë në krahët e tij.