E premte, 26.04.2024, 04:40 AM (GMT+1)

Mendime

Ferit Ramadani: Argatët e privilegjuar shqiptarë te dioqezës së telefëve!

E marte, 15.07.2008, 06:00 PM


ARGATËT E PRIVILEGJUAR SHQIPTARË TË DIOQEZËS SË TELEFËVE!

Nga Ferit RAMADANI

Shkrimi i poetit, patriotit, luftëtarit , Rrahim Sadiku, më ka nxitur të dal dhe të denoncoj jo vetëm një mellas që vepron në Kosovë, por si soji i tij , ka gjithkah në përmasën shqiptare ku kthetrat e robërisë së sllavëve ngritën perandorinë për një shekull! Të tillë dallkaukë që deri dje mbushnin faqet e gazetave , revistave, në Kosovë dhe në Maqedoni ka akoma ! Ata e kanë përmutur pamjen e tyre prej servili qyshkur bëheshin shehira të sistemit kriminal federalist, dhe bënin përkushtime për kriminelin Tito!

Në këtë kohë, kur janë ndërlikuar rrethanat, ata shfrytëzojnë gjithë boshllëkun e një rregullimi, i cili do të flasë për kritere të drejta të vlerësimit ! Por, dihen të gjithë ata që duan të shtihen se janë të sojit të liberalëve, apo demokratët që u stërvitën në poligonet e UDB-es. Kot shpurdhin !

Edhe linja e këtij shkëlqimi të mellasit, që kërkon shkëlqimin, sipas praktikës dhe teorisë së boshtit të përshtatshmërisë ortodoksiste, ka marrë një hov denoncues, pa dashur të pranojë realitetin, e pastaj , sipas ditarit të “ sukseseve” që e patën në të kaluarën dhe e parapëlqejnë edhe për në të ardhmen, na ka mundësuar ne shqiptarëve të flasim për listën përfundimtare të një bilanci tragjik i cili, gjithmonë në faturën e llogarisë sonë ka marrë tatimin e vlerës së shtuar të lirisë, gjakut dhe jetën e shqiptarëve, edhe atë, vazhdimisht nëpër shumë dekada e ka këmbyer si dhuratë ngushëllimi, për ta siguruar njëherë e përgjithmonë lumturinë e klasës shtypëse të sojit ortodoks sllav, dhe argatët e privilegjuar shqiptarë të dioqezës së telefëve!

Për gjithë këtë veprim të kriminalizuar sistemor , prej të cilit, mbrohen, gjithë rruzulli tokësor, veçmas përmasa më e madhe e civilizimit dhe e orientimit demokratik evroamerikan, që është mobilizuar gjithmonë si të mbrohet e të dalë imune nga ai virus kanceroz, shqiptarët e kanë të pamundur ! Kjo flet për realitetin e ndërthurrjeve koloniste ku gjejnë mbështjen Bruqat ! Ata që gatuajn pogaqen e vëllazërim bashkimit me sërboderrat , barabarësinë dhe lirinë, e cila, vetëm trumbetohet! Në realitet ishte dhe është, murtajë ogurzezë e robërisë, dhe antivlerë njerëzore, prej nga bëhej përçarja, jobarazia, dhe dhuna që veproi me çdo metodë, kundër mirëqenies shqiptare!

E pozicionuar kështu ajo, përgjithmonë u përpoq dhe përpiqet që shqiptarëve t’ua falë katandinë, me një fjalë , t’i zhbëjë nga territori i vet, nga e drejta natyrore dhe legjitime e, gjithsesi përpiqet t’i paaftësojë edhe nga kreacioni i prodhimit, i konsumit, i administratës, i politikës, i kulturës...!

Në vend të profileve si Rrahim Sadiku, krijues, patriot dhe luftëtarë, të dalin ganecët si Bruçat, Buçat, Kucat, ...!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora