E marte, 30.04.2024, 02:58 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Disa krahasime të dy botnave të sotme

E shtune, 12.07.2008, 07:40 PM


Selim Hasanaj
DISA KRAHASIME TË DY BOTNAVE TË SOTME

Nga Selim Hasanaj

Si zakonisht, edhe sot derisa pija kafen e mengjesit shfletojë ngadal titujt e gazetës VERDENS GANG dhe disi më zgjojë kurreshtjen e lexuesit nji titull që thoshte: " U PAJTOVA ME VRASËSIN, E TRADHTOVA BIJEN TIME DHE   SHKELA BETIMIN E DHANË" Fillova të lexojë dhe pash se ishte fjala per historinë tronditëse të nji 25 vjeqarje nga Tønsberg i Norvegjisë të cilen me 2001 e kishte mbytë mizorisht burri i saj me 79 therje thike. Që në leximin e fjalive të para të artikullit në fjalë mu kujtua ngjarja e tmershme dhe artikujt që i pat shkrue shtypi lokal dhe ai qendror në Norvegji atë kohë. Tani lexojë nji intervistë të zhvilluar nga gazetari i VG-së me babanë e viktimes 65 vjeqarin H.G. i cili diten e tragjedisë që i kishte ndodhë kur dhëndrri i vretë atij të vetmin fëmijë që kishte , dhe ky ishte betue se do të hakmerret per bijen e vetë  dhe do ta vras dhëndrrin. Jeta i ishte bë ferr dhe jetonte me ankthin se si do ta bëjë vrasjen per ta shpague vdekjen e së bijes. Një ditë në tryezen e ngrënjes derisa ky me bashkshorten plakë dhe të dermuer nga dhembjet per të bijen , ballafaqohet me pyetjen e nipit 7 vjeqar: gjysh , a ka babi bukë atje në burg, sa keq nese ai është i uritur?!
Ishin këto fjalë të nipit , djalit të vajzes të cilen babai i tij e kishte mbytë mizorisht që e detyruen H.G. të ndryshojë mendje dhe të nesermen së bashku me nipin shkonë në burg ku i ndodhej dhëndrri dhe vendos ta falë ate. Krejtë kjo i dha H.G. inspirim që ky të ulet dhe per më pak se tre muaj per herë të parë në jeten e vetë të shkruej nji liber , i cili si duket do jetë bestseler i vitit në Norvegji. Liber ky që thërret per falje e jo per hakmarrje
Pra unë sonte do shkruej poashtu i inspiruar nga historia e dhëmbshme e  norvegjezit H.G. dhe familjes së tij. Por unë do shkruej per popullin tim dhe prapambetjen e tij  primitive.
Nuk e dijë pse histori të tilla zgjojnë tek unë ndjenjen e keqardhjes, herë herë të mllefit, të dhembjes, të deshprimit dhe të gjitha këto shumëherë e vrasin ndjenjen e krenarisë se kush jamë unë, kush është populli im dhe krenarinë se unë i perkas atij  populli. Andaj duke u nisë nga shembulli i norvegjezit H.G. krahasojë se si do sillej një shqiptarë, kushdoqoftë ai, edhe babai im sikur dhëndrri alkoolist ti mbyste vajzen ( të vetmin fëmijë) dhe pas vetes ti linte vajza djalin të lindur nga bashkshortësia me vrasësin ? A do të kishte pranue ndonjë shqiptarë ta merrte fëmiun e vajzes , ( babai i të cilit kishte mbytë vajzen ) dhe të kujdesej , ta rrisë e edukojë atë? Pergjigjëja është kuuurrr JO. Jo sepse doket dhe zakonet të mbjellura në shpirtin dhe zemrat tona janë akoma të kohrave të shek 13. kur errsira anadollake me pushtimin e vetë ndryshojë gjithcka në trojet tona Pellazgo-Ilire dhe humanizmi dhe urtësia e jonë tradicionale e dikurshme u shendrrue në egersi të racave të Anadollit dhe edhe sot e kësaj dite në 70-80% të rasteve nuk ka dallim në mes shqiptarit dhe kurdit, shqiptarit dhe arabit, shqiptarit dhe persianit, shqiptarit dhe somalezit etj, etj. Andaj te shqiptari nji rast i tillë tragjik do kulminonte edhe me një tragjedi. Fëmiu do perbuzej nuk do pranohej nga askush i familjes së nënës  me motivacionin islamistooriental: HAJT MORE PO AI ËSHTË GJAK I ATI PISI. Me doktrinen banale orientale do harrohej se së pari femiu është plotësishtë i pafajshem per vepren që babai i tij e ka bë dhe se  babai i tillë me një veper të tillë në radhë të parë ka denue dhe mbytë per së gjalli femiun e vetë , dhe shqiptarët  të brymosur me traditat  e ligjeve të sheiratit anadollak per shkak të të cilave kan shkelë KANUNIN E VETË TË MREKULLUESHEM , por edhe ligjet e shtetit sot, bëjnë krimin tjeter duke e perbuz një krijesë të pafajshme, një krijesë që në realitet ka pësue në radhë të parë dhe më së shumti. Unë si njeri dhe si SHQIPTAR , sinqerisht e pranojë se shumëherë, dhe per shumcka u marr lakmi norvegjezve, suedezve, gjermanve, danezve, sllovenve etj, etj popuj këta të Evropës së krishten dhe të zhvilluar. Unë ndjejë keqardhje sepse sot nuk kamë shumë nga ajo që është SHQIPTARE  që është identiteti im të ju prezantojë miqve të mijë norvegjez këtu në Norvegji, atyne slloven kur jamë atje, atyne gjerman, suedez , danez etj. Jo sepse nuk po e kamë të lehtë të dallojë origjinalen, tadicionalen, burimoren nga ato të imponuarat, të detyruarat, të cilat i solli dhe i la si kujë josheruese pushtimi anadollak i osmanlinjve.
Themë kështu sepse kamë pas rastin të shofë disa darsma të kurdve, arabve, turqve, somalezve, pakistanezve etj popuj këta të fesë islame dhe quditrishtë i tërë riti zhvillohej pothuej besnikrisht ashtu në format primitive të bestytnive dhe apsurdeve po sikur te neve shqiptaret. Andaj cka ti them unë miqve të mijë të Evropes së krishten. Tu tregojë dicka që ata perditë e shofin dhe dëgjojnë te  popujt tjerë të viseve tjera nga kontinentet tjera, a do më besojnë ata se unë nuk po i genjejë?! Por cka ka mbet origjinale nga shqiptari pas pushtimit barbar dhe mizor të osmanlinjve? Unë mund të them asgjë.
Sot e per cdo ditë faqet e gazetave janë perplotë me artikuj per aksionet e kamikazve vetvrasës musliman në Azi e Afrikë. Janë perplot me fotografi trishtuese të shkatrrimeve dhe trupave të njerzve të pafajshem të vrar. Në TV shef njeriu cmendurinë e percjelljes së kufomave të vrara në Palestinë, Liban, Afganistan, Irak etj. Turma cmendurakesh bartin në krah kufomen ndersa turmat tjera shkojnë para dhe prapa duke u cjerr, duke piskat sa krejtë kjo njeriut normal që percjell nga anash jo vetem se nuk i zgjonë ndjenjen e keqardhjes per të vrarin, por perkundrazi i zgjonë neveri dhe kalon faqen e gazetes nese është duke lexue, ndrron kanalin në TV nese është duke i shique.
Tani unë pyes veten; a nuk jemi edhe neve të tillë . Neve bartim kufomen në krah dhe turma e njerzve " SOLIDAR " që kanë ardhë në varrim shkojnë si delet kur i kap zhegu dhe të trulosura pothuej vrapojnë dhe mbyllin tërë rrugen. Disa tjerë qeshen e zgervallen thuese janë në darsem, disa pijnë duhan po sikur turqit neper bakallhanet e veta ku njeriut i zihet fryma.
Dje isha në sherbim të djalit tim Petritit dhe per ti ndihmue atij së bashku me mikun tim S. I. i ngava një maune nga Oslo deri në Haugesund  ku duhej ta ngarkojmë maunen me një porosi nga një zonjë që shperngulej nga Haugesund në Oslo. U mahnita me natyren e bukur që ka Norvegjia veqanrishtë nga ana Jug-prendimore e sajë. Që nga koha e fëminisë time kur nga bjeshket tona të thata dhe në majet e Rusolisë kur së bashku me babain shkonim e nxirrnim borë dhe ate e sillnim në tbane per ta perdorë per ujë derisa veronim me dele gjatë muajve të veres, dje edhe në malet e Vest Agderit preka boren në pikë të veres pas shumë vitesh dhe paksa u permallova sepse i perkujtova ditet e feminisë time  dhe Bjeshket e Thata të Dardanisë. Kur mbrrim në Etne, vend ky i vogël mu kujtue se aty jeton me familjen e tij miku im A. B. nga fshati Pozhar i Dukagjinit dhe derisa puntoret ngarkuan maunen unë shkova të ai.  Pasi u pershendeta me familjaret e tij e luta atë të dalim diku në ndonjë lokal. Ai na qojë  në një kafe restorant të një turku ose kurdi. Aty ishte një lokal i mirë dhe pamja e tij nga jasht na terhoqi mue dhe A. B. të ulemi aty. Pas pak vjen një grue e mbuluar dhe me një shamijë dhe me një norvegjishte të dobët na pyet se cka dojmë. Kamriere e mbeshtjellur me shamijë, cfar paradoksi. Isha i uritur dhe porositem një picë. Ajo ashtu e mbështjellur na pyeti a dojmë hallall picë. Unë ju pergjigja se du një picë AMERIKANE dhe një birrë RIGNES të Norvegjisë. Iku pa folë por lëshojë një ofshamë të ndjeshme. Mu dhimbs e shkreta. Ishte temperatura diku 22-23 gradë që per klimen në Norvegji është nxehtësi relative dhe  mue e A. B. na shkonin djerset vadë ndersa ajo e mbështjellur me veshjen arabe sherben si kamariere në lokalin e dikujt nga familja e vetë në majet e bjeshkve të Norvegjisë në fshatin Etne.
Derisa hanim picen dhe unë freskohesha dhe shuaja etjen me birren e shijshme RIGNES më ranë në sy disa turma njerzish të veshur bukur , burrat me kostume dhe kollare ndersa grat me veshjet festive elegante. Perballë ishte një Kishë. Pash se të gjithë shkonin aty. Mendova se ndoshta dikush kryen ceremoninë e kunorzimit dhe të veshurit bukur dhe elegant janë darsmor. Por jo , kishte vdek dikush dhe ata njerz të civilizuar me nji kulturë njerzore ( e jo shtazarake) ashtu në heshtje dhe qetsi , të rregulluar dhe veshur bukur dhe me pedantri kishin shkue ta percjellin të vdekurin në boten tjeter. U mora lakmi. Varrim që len mbresa, të mbetet në kujtesë. Bane tash krahasimin Selim burri me njerzit e fshatit malor të Norvegjisë dhe traditen e tyne të ritit mortor me " TRADITEN"  e popullit tand. Mu kujtue qershori i vitit të kaluar kur në Ørje të Norvegjisë vdic i persekutuari në burgjet e diktatures së Enver Hoxhes, i ndjeri Sytki Hoxha me origjinë nga Gjakova e Dardanisë. Mbajë mend se sa i pata lakmue fatit të z. Sytki i cili tanë jeten e kishte pas ferr  dhe kishte lanë testament të shkruar që kur të vdes ti vejnë një mangall me prush mbi varr që ta ngroh shpirtin e tij të merdhirë neper birucat e Burrelit dhe burgjeve tjera staliniste, por fatmirsishtë ai vdic në Norvegji dhe e varrosen miqet e tijë ( nuk kishte pasardhës as familje, pos bashkshortes) norvegjez si dhe disa intelektual shqiptarë të rrethit dhe nacionalist të ardhur nga shtetet tjera si nga Suedija Z. Zenel Peposhi, Murteza Bajraktari etj. dhe nuk pat nevojë të vihet në jetë porosia e testamentit të z. Sytki sepse ate e varrosen me dinjitet dhe respekt ashtu si duhet percjell njeriu per në boten e amshuar diten e fundit të jetës. Trupin dhe shpirtin e tij e ngrohu prania e sinqertë dhe emocionet e miqve të tijë. Nuk pat nevojë per mangallin me prush.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norway



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora