E diele, 28.04.2024, 12:37 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Anatomija e një komploti (2)

E diele, 13.07.2008, 06:19 PM


ANATOMIJA E NJË KOMPLOTI (2)

INISIATIVË PËR DISKUTIM PUBLIK

Nga Abdullah Prapashtica

Për arsye se Republika e Kosovës po hynë në një fazë më me rëndësi për të ardhmen e saj dhe për të ardhmen e Kombit në tërësi, është e domosdoshme që çdo hap në drejtim të vendosjes së marrëdhënieve të rregullimit të brendshëm dhe përcaktimit të marrëdhënieve të jashtme të vendit tonë të analizohet mirë dhe të merr mbështetjen e opinionit publik. Me që këto moment kritike po afrohen dhe tendencat negative komplotiste po bëhen gjithnjë e më të dukshme po shihet si e domosdoshme që autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të ju drejtohet:

I
THIRRJE
PRESIDENTIT Dr. FATMIR SEJDIU

- PËR SHPËRNDARJEN E PARLAMENTIT DHE PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE TË REJA

II

Thirrje

Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës
- për vlerësimin e tëra akteve juridike të institucioneve të përkohshme dhe për shfuqizimin e të gjitha atyre që paraqesin shkelje të së Drejtës.

III

Thirrje
Institucioneve Ndërkombëtare

- që marrëveshjet me Republikë e Kosovës të realizohen me institucionet e rregullta që do të dalin pas zgjedhjeve të para dhe pas miratimit të Kushtetutës së re të Vendit ton të miratuar në referendum.


Nuk është në rregull e as korrekte që institucioneve shtetërore të ju japin leksione qytetarët për përmbushjen e obligimeve të tyre. Por, kur ato vet i harrojnë dhe i anashkalojnë obligimet e veta, qytetarët kanë të drejtë dhe obligim që të ua kujtojnë ato. Fundja e fundit pasojat e gabimeve të pushtetit i ndjejnë së pari vetë shtetasit. Sepse kështu, institucionet e papërgjegjshme e vejnë në lojë edhe jetën e gjithë njerëzve edhe jetën e tërë vendit!

Gjendja e krijuar është shumë e rënd! Ka qenë e udhës që pas shpalljes së pavarësisë, menjëherë të organizohen zgjedhjet e reja, të cilat do të ju jepnin fund qeverive provizore e të përkohshme dhe do të krijonin institucione të rregullta, por kjo nuk po ndodh.

Institucionet e përkohshme kanë pas kompetenca vetëm deri në aktin e shpalljes së pavarësisë dhe një hapësirë të shkurt kohore deri në konstituimin e institucioneve legjitime, jo më gjatë se tre muaj . Kjo hapësirë kohore do të ishte e nevojshme për krijimin e mundësive për organizmin e kushteve për krijimin e institucioneve të rregullta të cilave ju dihet fillimi dhe fundi i mandatit.

Ndërsa me sjelljet dhe veprimet e veta Presidenca, Parlamenti dhe Qeveria e përkohshme po sillen sikur të kenë mandatin e përjetshëm, edhe pse edhe vet e dinë se sa pak votues kishin pas vete në zgjedhjet e kaluara të organizuara nga OSBE-ja! Pos kësaj ato po sillen tepër larg e jashtë kufijve të kompetencave të veta reale. Si duket për shkak të motiveve abuzuese korruptive të disa klaneve mafioze politike vendore dhe ndërkombëtare me shumë ju konvenon mandati i pakufishëm qeverive të përkohshme se sa krijimi i institucioneve me mandat të rregullt me kontroll shoqërore! Sepse mundësia për manipulime është e pa kufijshme.

Këto institucione provizore të përkohshme nuk kanë pas kur far kompetencash as për hartimin e Kushtetutës as të Ligjeve, as për caktimin e simboleve, të flamurit e himnit dhe as për krijimin e institucioneve shtetërore të rregullta në as një dimension. Megjithatë, Republika e Kosovës po ballafaqohet me imponimin e dhunshëm të një rendi juridik të dyfishtë edhe me nxjerrjen e akteve juridike edhe me krijimin e institucioneve të rregullta ilegale nga ana e këtyre organeve të përkohshme e jo legjitime me përkrahjen e BE. Nga ana tjetër Serbia përmes të kolonive serbe po krijon në Kosovë pushtetin paralel në partneritete me UNMIK-un! Kjo nuk është zgjedhje, por me këto veprime qëllimisht edhe me shumë po komplikohet statusi i Kosovës!

Po pretendohet, që duke e vu në fuqi SUNDIMIN Kushtetutës e Ligjeve DISKRIMINUESE të Ahtisarit, që janë në kundërshtim me parimet elementare demokratike dhe me parimet elementare të DREJTËSISË kombëtare e ndërkombëtare Republika e Kosovës dhe Populli Shqiptar të vehen para aktit të kryer me një ligjimitet falso të miratuar nga institucionet e përkohshme jo kompetente nën diktatin e huaj të jashtëm. Tani po shihet çart se UÇK-ja u çarmatos dhe se Ekonomikja Kombëtare e Kosovës u privatizua (u likuidua) me qëllim që Kosovës pastaj ti imponohet një diktaturë e re vasale!

Takimet e liderëve të institucioneve të përkohshme me liderët ndërkombëtar të rangjeve Evropiane e Botërore në terminet për tu fotografuar, potera për investime e donacione dhe zhurma e medieve me të cilat po krijohet autoritete të rrejshme fiktive i tyre , janë përpjekje të cilat bëhen që të mashtrohet opinioni shqiptar se “do të bëhet mirë”. Me do miliona euro që do ti bëjnë pik e pesë mes veti vasalët vendor me feudalët e BE duan ti hedhin hi syve popullit të varfër që ai mos të hetoi vazhdimin e pushtetit kolonial të UNMIK-ut me emrin e ri te EULEKS-it. Nuk është e rastësishme që u la (koha gjatë vapës verore) 15 Qershori për të hyrë në fuqi Kushtetuta e Ahtisarit dhe që gjatë Korrikut dhe Gushtit 2008 të ndërmerren masat për zbarkimin dhe konfigurimin e strukturave (polic, gjykatës, administrator ekonomik e pushtetar të BE) të pushtetit aneksionist të BE në vendin ton me qëllim që këtu të rrinë ?! ??...1 vit më shumë se perandoria osmane...” (citat nga deklarata e Xhemi Shija - 1999)! Kur të vjen vjeshta dhe fillojnë hallet e popullit të përgatitjes për dimër, do të fillon “nata polare” politike e BE, e cila të pasurit do i pasuron edhe me shumë dhe të varfrit do ti varfëron edhe me shumë! Shekulli po fillon me një mashtrim kur shqiptari për fatkeqin e vet do ta fajëson vetëm vetveten, sepse në çdo akët juridik shtypës do të gjendet nënshkrimi i një vasal vendor që mbi kokën e vet e ka nga një usta të huaj! Në realitete Kombi i ynë po mbetet i ndarë në 6 shtete dhe nën diktatin e huaj! Kosova po mbetet e ndarë nga shteti Amë Shqipëria dhe e ndarë në sundimin e Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe e copëtuar nga brenda edhe me “decentralizimin” e Ahtisarit! Ky është statusi real i sotëm i Kosovës derisa opinionit i prezantohet një status i imagjinuar joreal.

Po e përsërisë: Nëse kjo dukuri pranohet në heshtje dhe nëse askush nuk reagon kjo lloj tiranie ilegale do të legalizohet edhe formalisht edhe juridikisht dhe në vendin ton do të fuqizohet SUNDIMI I LIGJEVE TË HUAJA në emër të këtyre institucioneve të përkohshme! Me këtë Republika e Kosovës do shndërrohet në Republikë të Ahtisarit! Por, ky projekt i tyre do të dështoi nëse ati i prehet rruga.

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës e ka për detyrë që të e bënë vlerësimin juridik të të gjitha akteve juridike të këtyre institucioneve filluar nga Deklarata e Pavarësisë e 17 Shkurtit 2008 dhe Kushtetuta e Ahtisarit e 9 Prillit 2008 e deri te aktet tjera ligjore e nënligjore që i kanë nxjerr këto institucionet të përkohshme dhe ti shpall të pavlefshme, pjesërisht apo në tërësi, të gjitha ato akte që janë në kundërshtim me kompetencat e këtyre institucioneve të përkohshme, me parimet e së Drejtës dhe në kundërshtim me interesat madhore nacionale! Pra, pritet nga Gjykata Supreme që sa më par të e thotë fjalën e vet!

Pasi që këto institucione provizore dhe të përkohshme po harrojnë se janë të tilla dhe po veprojnë sikur të ishin institucione të rregullta, dikush duhet me kohë të ua përkujton këtë! Sepse ato po jetojnë dhe po veprojnë me iluzionin e pushtetarëve të përjetshëm. Kjo ëndërr e tyre duhet të merr fund sa më par! Mandati i Presidencës, mandati i Parlamentit dhe i Qeverisë së përkohshme, është e udhës dhe duhet të përfundon me dorëzimin e mandatit te institucionet e rregullta me solemnitet e jo me detyrim!

Që mandati i tyre të përfundoi me solemnitet e jo me detyrim, pas shpalljes së pavarësisë ata duhet të bëjnë ato veprime që deri me tani nuk kanë bërë!

Cilat ishin dhe janë detyrat e institucioneve të përkohshme?

Pra, menjëherë pas shpalljes së aktit të pavarësisë këto institucione do të duhej të organizonin një referendum me të cilin populli do të vendoste me shumicën e votave të zgjedh vet formën e rregullimit të brendshëm shoqërore e shtetëror. Nuk është e drejtë e institucioneve të përkohshme as e Ahtisarit dhe askujt tjetër, por është drejtë e popullit që të përcakton rregullimin e brendshëm të shtetit se a do të jetoi në Monarki, regjime oligarkike, në sisteme të importuara moniste apo pluraliste, apo me një sistem demokratik autentik kombëtar. Me këtë duhet të vehen bazat juridike kushtetuare të rregullimit të brendshëm shoqëror e shtetëror.

Pasi që definitivisht të vendoset rregullimi i brendshëm shtetëror e shoqëroro atëherë në bazën e ati rregullimi organizohen zgjedhjet e reja për institucionet të cilat do të merrnin kompetenca legjitime për udhëheqjen e vendit drejtë hartimit të një Kushtetute të bazuar në atë që u tha më lartë dhe në baza të cilës institucionet do të miratonin Ligjet përkatëse. Kjo do të është bazë juridike e krijimit dhe të veprimit të Presidencës, Parlamentit, Qeverisë dhe Ministrive e Institucioneve Vendore e Lokale përcjellëse. Nëse ndodhë që në zgjedhje e reja të rregullta e të ndershme votat i fitojnë të njëjtit njerëz dhe të njëjtat subjekte politike që janë sot në pushtet provizor , atëherë autoritetin e tyre më nuk mundet të ve askush në pikëpyetje.

Ndërsa, praktika e deri tanishme duhet të ndërpritet sa më shpejt, sepse kjo nisëm e gabuar që shteti e institucionet e ti të krijohet nga kulmi e me plane të huaj nuk është e pranueshme. Duhet të veprohet sa më shpejt që vjeshta të mos të zë Republikën e Kosovës me këto institucione të përkohshme provizore.

Në Republikën e Kosovës është arritur një diferencim në mes dy taborreve politike kryesore.
- Në njërën anë janë ata që janë përcaktuar për Planin e Ahtisarit që e ve Republikën e Kosovës me një pavarësi të rrejshme nën vasalitet të BE ku diskriminohet Populli Shqiptar e minoritet tjera dhe ku privilegjohet kolonia e pakicës serbe dhe
- Në anën tjetër ata që janë për opsionin e njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht për VETËVENDOSJE dhe pavarësi reale në rrugën e vendosjes së fatit të vet nga ana e vet këti Populli, ku në bashkëjetesë me te do të jetojnë të barabartë para ligjit edhe minoritete të cilave do të ju respektohen tëra të drejtat e parapara për pakicat kombëtare me Kretën e OKB dhe në bazë të respektimit reciprok të drejtave të shqiptarëve në shtete Amë të minoriteteve që jetojnë në Kosovë.

Institucionet aktuale të përkohshme të homogjenizuara, të korruptuara dhe të komprimituara, përveç të pak përjashtimeve, janë duke e zbatuar Planin e Ahtisarit i cili ka përmbajtje dhe qëllime gjenocidi politik dhe faktik ndaj shqiptarëve. Ky plan si i tillë nuk ka mbështetje as në parimet elementar të Drejtës Ndërkombëtare dhe as në atë Drejtës Kombëtare. Përkundrazi! Përbërja e këtyre institucioneve fletë për një gjeneratë e cila kryesisht ka mentalitet të tejkaluar autonomist dhe cila edhe pse politikisht dhe biologjikisht është gjeneratë kryesisht në moshës të vjetër, ajo po bën përpjekje të ruan status kuonë e pozicionet e veta të privilegjuara të vasalëve dhe po i reziston zëvendësimin e gjeneratave dhe përparimit të Vendit ton drejt realizimit të aspiratave nacionale!

Ndërsa opsionin tjetër e mbështet opozita e cila përbëhet nga Lëvizja VETËVENDOSJE dhe format e ngjashme të organizuar të qytetarëve dhe fshatarëve të Republikës së Kosovës. Kjo opozitë duhet sa më parë të krijon një platformë unike politike edhe për organizimin e referendumit për përcaktimin e rregullimit shoqëror e shtetëror edhe për krijimin e Iniciativës së Këshillave Qytetare e Fshatare për pjesëmarrje në zgjedhje e ardhshme Vendore e Lokale, nëse dëshiron të e përmbysë pushtetin e opsionit vasal të Ahtisarit në rrugë të rregullt e demokratike apo me revolucion paqësorë ( të ngjashëm me revolucionin gjerman që e përmbysi diktaturën e Honekerit)! Profilimi konkret, përgatitja dhe krijimi i strukturave administrative profesionale të pushtetit të cilat do ti zëvendësojnë këto të përkohshmet për tëra nivelet, është e domosdoshme në cilindo variant të ndërrimit të pushtetit! Pra, nuk mjafton vet?! ?m me e kritikuar sistemin por duhet ditur edhe me zëvendësuar atë!
#
Njëkohësisht kjo opozitë duhet të krijon një projekt të Programit të vetë politikë e strategjikë kombëtar ku vendin më të rëndësishëm pas mbrojtjes së sovraniteti kombëtar duhet të ketë plani zhvillimor ekonomik dhe social i vendit i cili duhet të riaktivizon resurset e iniciativën vendore dhe të jetë në harmoni me zhvillimet në këto lami në Republikën e Shqipërisë. Këtu duhet të përfshihen të gjitha çështjet administrative, filluar nga emisioni monetar i përbashkët, mbrojtja e siguria, diplomacia e përbashkët, dyshtetësia, dokumentacioni unik personal i shtetasve e tj. Integrimi i Shqiptarëve në Evropën perëndimorë në shekullin e 21 duhet të realizohet pas integrimit të brendshëm kombëtar! Në një Evropë ku sintetizohet e veçanta me të përbashkëtën pa humbur asnjëra vlerën e vet. Kur flitet për Evropën mendohet te ajo si kontinent dhe jo për BE si organizatë politike e ekonomike e spektrit ultra të ! djathtë të disa shteteve të Evropës!

Ajo që duhet dhënë rëndësi të veçanet është realizimi i këtyre ndryshimeve pa lejuar që të shkaktohet kur far konflikti mes shqiptarëve.

Sepse Plani i Ahtisarit në brendësi:

- programon shpërthimin e konfliktit të ri mes Serbëve e Shqiptarëve në të cilin BE do të e mban anën serbe në shtyrjen e kufijve serb (sllav) sa ma thellë në tokat shqiptare dhe

- një konflikt mes vet shqiptarëve në të cilin BE do të e mban anën e vasalëve-kuisling të vet, përmes të cilëve mendon të vepron në shuarjen e lëvizjes shqiptare e cila vepron qe me shum se një shekull si pas Programit Kombëtare të Lidhjes së Prizrenit për NJË KOMB, NJË SHTET, NJË FLAMUR, duke e prezantuar atë si “konflikt ndërshqiptar” . Këto konflikte duhet ti shërbejnë BE që përmes të EULEKSIT të e arsyeton e kamuflon prezencën dhe politikën e vet ekspansioniste e aneksioniste në Kosovë dhe në përgjithësi në Ballkan e më gjer! Për shkak të këtyre apetiteve QESHTJA SHQIPTARE PO MBETET E PA ZGJEDHUR.

Uroj që shqiptarët në vend se të bien në këto kurthe konflikti të brendshëm të Ahtisarit dhe të dhelprave plaka të BE, ata të bashkohen mes veti si një grusht i vetëm dhe të e qojnë amanetin e Lidhjes së Prizrenit deri në realizimin definitiv. Kjo kërkon vetëmohime e sakrificave të reja edhe për një kohë të shkurtër, por humnera e hapur para neve nuk na lejon alternativ tjetër! Kjo nuk ka lidhje me “...romantizmin nacional...” por me vet ekzistencën e kombit ton. Me shqiptarët është e vërteta dhe e drejta, me shqiptarët është Zoti, me shqiptarët janë Popujt e Amerikës dhe të Evropës dhe ne do të fitojmë!

Praktika do të dëshmon se nëse kjo iniciativën për diskutim injorohet apo vonohet, shumë shpejt përgjegjësia dhe pasojat më të rënda do ti ndjejnë bartësit e përgjegjësive edhe të pozitës edhe opozitës, por pasojat më të rënda do të jenë për vet Popullin Shqiptar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora