E marte, 22.10.2019, 04:54 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Ç`ke or Abdi Baleta?!

E diele, 15.02.2015, 06:01 PM


Ç`ke or Abdi Baleta që nuk të pushon goja?

Ç'kini, mor të mallëkuar,

Me këtë vënd të bekuar?

Ç'kini ju me Shqipëtarë

Që doni t'u bëni varrë? (Çajupi)

Nga Fahri Xharra

Shqipëri do të thotë : “Atdheu i i dijetarëve të vegjël, rezervuar i qytetërimit dhe i fuqisë natyrore vend i cili nuk i bindet as vetes dhe as të tjerëve. Ky komb, sipas tij, vetmohoet, anarkia dhe paqeverisja janë shëmbëlltyra e shpirtit dhe e kuptimit të jetës së tyre. Dallohen para së gjithash nga bukuria kombëtare dhe sakrificat e mëdha por nuk i shpëtojnë të gjitha të këqiave të skllavërisë.( Ph. Fallmerayer)

Shqiptarë.,në karakterin e tyre janë kurdoherë miqësorë, kryengritës, të pa fe, të krishterë(dhe mysliman) të ashpër dhe patjetër të zhdërvjellët,të pamposhtur, të zgjuar, bujq dhe ushtarak, nuk iu pëlqenin idet e përgjithshme, ndjenjat politike, përveç mendësisë dhe filozofisë për mençurit e botës. (Ph.Fallmerayer).

Dhe ne, cilës valleje po ia mësyejmë? kush po bie intrumentave e ne vetëm po vallëzojmë të pakrye ? Ç`farë “muzike” po na luejnë ?

Që nga vdekja e Skënderbeut janë hiq më pak se 547 vjet.  547 vjet peripeti , vuetje,çkombëtarizim, mërgime , asimilim , dhunë dhe dëshprim. Nga një komb që vetmohohet  arrijtëm  që anarkija dhe paqeverisja  të bëhën shëmbëlltyra kombëtare .

Shqipëtarët me karakterin tonë  kryengritës dhe të pa fe , u shndërruam në dele të zezë .

Kadare thotë “Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.” .Jo ,pra!

Por ne po ndryshojmë , po përplasemi dhe vetëtjetërsohemi , dhe po e humbim zhdërvjelltësinë , zgjuarsinë dhe krenarinë të cilën e kishte vërejtur edhe Fallmerayeri në kohën e tij. Kur e vranë Negovanë , Çajupi na shkroi : “Musliman' e të Krishterë ,Qajni me lot që të tërë!”

Pak historik nga goja e Kadaresë” Një pjesë e popullsisë së varfër, u detyrua të konvertohej me dhunë. Disa të tjerë ndërruan kamp për arsye ekonomike, disa të tjerë për një fenomen tepër të rëndësishëm për shqiptarët, pasi vetëm një mysliman kishte të drejtë të mbante armë. Shqiptari ishte para dilemës: si do mundte ai të mbronte dinjitetin e familjes së tij pa armë? Ndodhte që një vëlla i po të njëjtës çati konvertohej dhe një tjetër jo.”

Pas rënies së diktaturës, fetë e mëdha, nëpërmjet emisarëve të tyre u përpoqën të riinvestojnë shoqërinë shqiptare . Një ndër “ pushtuesit “ më të mëdhenj të mediumeve të shkruara , me një qëllim të porositur ishte dhe ende është Abdi Baleta.

Na, psikologjikisht  ishim të përgatitur ndaj një jete sociale të tolerances,por   abdibaletët në misonin e tyre  duhet pa tjetër të jetësojnë udhërat :” nëpërmjet fesë së Islamit, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria otomane duket se po rivjen në një tjetër formë.”(I. Kadare)

Por Abdi Baleta ,çirret e përmjerrët : “ Trakti i shpërndarë në Kosovë e Shqipëri, po ashtu, drejtohet vetëm kundër islamizmit dhe myslimanëve, e mbështetë në heshtje ortodoksizmin kur nuk e përmend si një rrezik për shqiptarët dhe e mbështetë hapur duke thirrë shqiptarët të ndjekin shembullin e ‘patrikut’ katolik shqiptar, Pjetër Bogdani, që u bashkua me patrikun serb, Cërnojeviç, kundër myslimanizmit. Në qoftë se ndiqet shembulli i Pjetër Bogdanit sot kjo do të thotë të bashkohet Lush Gjergji, Mark Sopi etj., me atin Sava të serbëve të Kosovës, ose Artemijen, në luftë kundër myslimanëve, e kjo do të thotë shqiptarëve sepse serbë mysliman nuk ka. “ . Çfarë pshtjellime , çfarë mashtrimesh për të pa informuarin  ? Po ku jeton ti or “mik”  i shqiptarisë?

Abdi Baleta e ka gjetur qelsin e shpëtimit kombëtar “

Shikoni, sa sa largë dhe në mënurë shumë qëllim keqe i deformon gjërat:” Në Shqipërinë londineze kjo do të thotë bashkim i Rrok Mirditës me Janullatosin, kundër ‘armikut të përbashkët’ të tyre, myslimanëve shqiptar, sepse mysliman grek nuk ka. Për Janullatosin që është grek kjo aleancë është shumë e dëshiruar, ndërsa Mirditës do t’i duhet të luftoj kundër bashkëkomabsve të vetë. Ky është problemi i bashkimit të shqiptarëve nën termin ‘kristianizëm': për serbët e grekët është bashkim për luftë kundër shqiptarëve si një komb tjetër, ndërsa për shqiptarët është bashkim me serbët e grekët për luftë kundër bashkombasve të vet.”   . sipas tij u bashkuan shqiptarët katolik me ata ortodoks kundër shqiptarëve musliman ? !? Poshtërsi e Baletës , ish enveristi i përbetuar !

“Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim.”  ku është qëllimi yt

Abdi Baleta?

Meqë po jetojmë në një kohë shumë amorfe atëherë po i  persirës fjalët e Çajupit:

” E gjeçin nga Perëndia

Të ndanë nga Shqipëria!

Ç'kini, mor të mallëkuar,

Me këtë vënd të bekuar?



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT