E premte, 26.04.2024, 04:36 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Kosova po i fal Evropës të rinjtë

E marte, 10.02.2015, 07:59 PM


Kosova po i fal Evropës të rinjtë e  vet me vlera mbi "200.000 Euro"  pro person  !!!

Shpërnguljet     shqiptarëve  nëpër  shekuj deri në ditët e sotme nga trojet e veta.  I njëjti ritëm u përsërit atëherë nga pushtuesit,  por sot nga  pushtetarët e vet qe i besoj votën e vet .Këtu ndryshon vetëm   forma  , atëherë   kanë zgjatë me muaj këto shpërngulje, sot për 24  të rinjtë dhe popullin tonë e tret Evropa në barkun e vet  ,duke e njom trupin e vet  të mplakur  me rininë e Kosovës ! Rinia  po  falet sikur    kafsha e ngordhura t'u hidhet  qenve të uritur!

Shkruan Asllan Dibrani

Eksodi i shpërnguljes shekullore nga trojet e gadishullit ballkanik   me vendbanime shqiptare po vazhdon! Ky fenomen  u përshkallëzuar me përmasa  rrëqethëse  , te dhimbshme  dhe  shumë të rrezikshme për Kosovën. Faktorët  po shihen, arsyet po dihen!?... Plagët që po i krijohen Kosovës po shihen dhe rriten për çdo ditë.  Shifrat po rriten nga ora në  orë, me një bilanc  që vetëm për   muajin Janar , Kosova mbeti pa 60.000 mije të rinj (banorë).

Ky bilanc  nuk u ndal asnjëherë, po me ritme  të reprezaljeve politike dhe gjenocidi qe u ushtuar mbi këtë popull ma të vjetrin në  Evropë po vazhdon  shpërngulja prapë .Kosova po mplaket. Sakrificat  ,vështirësitë dhe mundi për ta rritur një të ri  janë   marramendëse me  standardin  e Kosovës. Këta të rinj  që po i falen sot Evropës  kanë vlera marramendëse që buxheti i varfër i Kosovës po i kursen Evropës  hiq ma pak se 200.000 euro  në krye të  çdo të riu vetëm deri në moshën  18  vjeçare .Kjo kosto është shumë ma e madhe,  po që të përllogaritet  një matematikë për një  të ri që ta këtë një shkollë të mesme profesionale apo shkollë të lartë.  Për  profesione  fakultetative  arrin shuma deri në  450.000 -500.000 euro për ta pasur një doktor, një profesor , një shkencëtar një krijues  apo në ndonjë lami  tjetër profesionale. Këto profile profesionale   në mesin  e këtyre refugjateve shqiptarë   ka me numër të madh  që e kanë marrë rrugën e kurbetit, lënë shtëpi e kapital  lagje të tera apo edhe fshatra   një gjë e tillë u përsërit ne përndjekjet e shqiptareve ne mënyre fushate me gjenocid  nga Sanxhaku,  Nishi ,Vranja ,Leskovci  ani po ndodh edhe tash me  të tera fshatra të boshatisen.

Rinia  po  falet sikur    kafsha e ngordhura t'u hidhet  qenve të uritur!

Kjo rini  e mrekullueshme e shëndosh  , e përgatitur , e shkolluar dhe  e gatshme për punë për ta rindërtuar Kosovën është masë  e dëmshme   të zhduket  dhe të falet sikur    kafshë e ngordhura tu hidhet  qenve te uritur   ???.   E pa falshme  është për  krerët politik të Kosovës , po edhe për   zyrtaret e  Evropës që  e kanë  fut këtë popull të vogël si në kafaz, të mbyllur të izoluar, të pa shpresë  dhe të pa rrugë. Si fund le të mbetet si  apel tek të gjitha forcat qeveritare , politikaj ,njerëz  të dashur dhe popull,  mendoni dhe sakrifikoni, për interesat e Kosovës   bashkoni  forcat që kapitalin  dhe vlerat e juaja  ndalni  në Kosovë mos  ja falni Evropës!!!Mos ja falni rininë Evropës se një Kosove  pa të rijnë dhe e  mplakur  e gëlltit Serbia ma lehtë sipas hegjemonizmit shekullor të saj!!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora