E marte, 03.08.2021, 06:08 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Ku po shkon rini?

E premte, 06.02.2015, 08:30 PM


KU PO SHKONI RINI NË KËTË RRUGË PA KRY ???

Nga Dedë Preqi

Çdo gjë dukej si jo e vërtetë, çuditshëm, si në ëndërr, dhe në ëndërr ende nuk mund e besonim se në këtë mënyrë duhej të shprazët Kosova nga rinia e vet, sepse shumë shpesh në këto vitët e fundit kjo rini është mashtruar dhe e zhgënjyer nga ëndërrat e qeveritarëve të vet. Ne ëndërronim më herët, se kur do vijnë ditët e lirisë dhe të lirohemi nga robëria e shekullit dreqit, do kthehemi për së mbari për ta ndërtuar vendin tonë, dhe ti falenderojmë edhe miqtë tanë për ndihmën e tyre që na dhanë në kohët e vështira. Por, jo, është një  përshtypje e rëndë shpirtërore dhe fizike, kur përjeton diçka të pa imagjinueshme se rinia e Kosovës, i merr rrugët e saj pa krye, duke kërkuar azil ekonomik në vendet tjera të perëndimit.

Kjo rrugë e tensionit të lartë shpirtëror, sidomos ditëve të fundit që kaplon stacionet e autobusave të vendit, posaqërisht çdo mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës, kur turmat e njerëzve marshojnë sikur në pazarët e errëta me plot mjegull, do të ishte gabim të mendojmë se këta njerëz nuk kanë nevojë nga shteti që të përkujdesën dhe ti evenditojnë sëcilin prej tyre, dhe  jo të provojnë ndjenjat e tyre dhe të zbutën në këtë mënyrë nën mëshirën e tjerëve, duke menduar se prapë do të kthehen në vendin e vet, pa i menduar pasojat që do i ndjekin në çdo hap nëpër kampet e ndryshme dhe të pa përshtashme të vendeve ku ata përkohësishtë qëndrojnë, nën ankthe dhe shpresa të thyera.

Ikja e të rinjëve nga vendi nuk është vetëm një shqetësim që vjen dhe shkon sa ora, por kjo është më shumë se një tragjedi për një shtet çfarë do qoftë, poashtu edhe për shtetin e ri të  Kosovës, i cili akoma lëkundet si fëmija kur fillon të ecën dhe të qëndroj stabil në këmbët e veta. Shteti dhe qeveria e Kosovës, duhej të përpiqët dhe të veproj më shumë, që qytetarit të vet t’ia kthejë gjendjen  dhe përmirësimin e kushteve të tyre, së paku për të dëshiruar një jetë më të mirë dhe për të dhënë kurajo se kjo derë e hapur e ikjes, nuk është dera e duhur e shpresave dhe ardhmërisë së tyre. Dhe kjo është një fatkeqësi për sëcilin, sidomos për ata që kanë përjetuar ikjet e dhunshme në Kosovë, në kohën e okopimit, kur ditët e ëndrrës së tyre më në fund erdhën, atëherë gabojmë, nëse kushtet e sotme të krahasohen me të kaluarën e hidhur të robërisë dhe dhunës.

Zhgënjimi do të ndodh dhe pritet të ndodh për sëcilin që e merr këtë rrugë pa krye dhe pa ditur se ku shkon dhe çka e pret, sepse është e njohur kjo eksperiencë nga shtetet e perëndimit dhe ambasadave të tyre në Kosovë, të cilët e kanë bërë të qartë se, nuk do të pranohet asnjë qytetarë i Kosovës, si azil ekonomik, apo  një mënyrë tjetër e kërkesës së tyre, duke ditur se sot në këtë vend janë kushtet dhe rrethanat ndryshe nga e kaluara, prandaj pse ky popull dhe posaqërishtë kjo rini e Kosovës, po largohet me të madhe. Këtu ekziston dyshimi se, dikush ka dorë të keqe në këtë tragjedi kosovare dhe kjo dorë e zezë po punon në çdo kohë për të përkeqësuar dhe më shumë gjendjen e këtij populli.

Varfëria nuk mund të jetë edhe nuk duhet të jetë aq  shkakëtare në ikjen popullatës nga Kosova, kur më herët populli i Kosovës ka jetuar në një varfëri të skajshme dhe nuk e ka lëshuar atdheun e vet aq lehtë dhe atëherë kur ka pasë presione të njëpasnjëshme nga okupatorët e ndryshem, dhe nuk  është dorëzuar aq më të madhe skamjes, duke qëndruar si çdo herë stoik në vendin e të parëve të vet, kurse sot, bëhët pazar qyqarë nëpër stacionet e autobusave kosovarë, se cili po ik më i pari, sikur bëhën gara në fushat e pa kontrolluara, ku nuk ekzistojnë dhe referojnë të zotët e tyre. Dhe do të ishte e pa arsyeshme nëse qeveria e Kosovës e akuzon ndonjërin fqinjë se po u ndihmon udhëtarëve kosovarë të kalojnë kufinjt pa problem, si edhe në këtë rast shtetin e Serbisë, nëpër të cilin po kalon i tëri ky popull përmes kufirit të saj, kjo është e pritshme, sepse ky shtet po i shfrytëzon të gjitha pikat më të dobëta strategjike të shtetit të Kosovës dhe kjo është shansë e tyre, të cilët po e shfrytëzojnë me të madhe në mënyrën e tyre më të mundshme.

Në fakt duhet të kuptohet fare mirë se një gjendje të tillë që ka Kosova, nuk mund të përfundoj dhe të përmirësohet lehtë, apo nga dikush tjetër, sepse nuk mund ta zavendësoj asnjë vend shtetin e Kosovës, dhe kjo gjë arrihet  dhe realizohet vetëm përmes veprimëve dhe përgjegjësisë së Institucioneve përkatëse të Kosovës, në mënyrë që populli i këtij vendi të vetëdijësohet dhe të merr parasysh sakrificat e vendit të vet, i cili në vend të shfaqjeve të pa këndshme, të mbjellë shpresa për të ardhmën e vet, sepse është e pa arsyeshme, që në këtë mënyrë ta gjuaj pa mëshirë jetën e vet rrugëve të botës.

Në mes këtyre pakënaqësive, që e trazojnë dhe destabilizojnë këtë popull, siq janë,  gjendja e rëndë ekonomike, sociale, politike, shëndetësore, arsimore dhe të tjera, që paraqesin ekzistencën e brishtë të këtij populli, është edhe mungesa e liberalizimit të vizave, me ç’rast BE-ja, ka treguar fytyrën e saj riguroze ndaj kësaj popullate, sepse gjysma e këtij populli , apo edhe më shumë, nuk do ishte ballafaquar rrugëve të perëndimit në këtë mënyrë të pa këndshme dhe as vetë Bashkësia Europiane, nuk do kishte përfituar këto probleme me popullin e Kosovës.

Ku po shkoni rinia kosovare, në këtë rrugë pa kry, mendoni pak në atdheun t’uaj, në vendin e të parëve, të cilët e derdhën gjakun e tyre të shtrenjtë për këtë vend dhe tokë të shenjtë. Vendi i juaj nuk është Gjermania, Zvicrra, Austria dhe Italia, nuk është vendi i juaj Amerika, Australia dhe as Afrika, por vendi më i dashur dhe më i çmuashëm është Kosova, Shqipëria dhe çdo vend ku frymon e jetohet shqip. Është e vërtetë se në perëndim buka dhe kushtet e mira nuk mungojnë, por edhe në këto vende nuk ka bukë dhe jetë budallenjësh, që hahet e pihet pa punuar, por pyetni dhe kushtoni kujdes përgjegjëve nga atdhetarët e juaj, që kanë marrë këto rrugë ma herët, të detyruar dhe të shtrenguar me dhunë nga ndjekjet e përndjekjet e armiqve të ndryshëm dhe mund të merrni përgjegjët e tyre të dhimshme dhe të mundishme. Buka më e ëmbël  dhe më e këndshme është nga toka dhe djersa e atdheut, aty ku e ujiti gjaku i Adem Jasharit dhe lufta e Skënderbeut.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora