Mendime
Arbana Xharra: “Proamerikani” Adem Grabovci
E marte, 03.02.2015, 07:22 PM
“Proamerikani” Adem Grabovci
Nga Arbana Xharra
Edhe pak ditë Adem Grabovci do të futet kryelartë në sallën e madhe të “Lutjeve të Mëngjesit” në Washingron si një “proamerikan” i denjë. Duke mos besuar as vetë se si i ra hise të jetë pjesë e këtij organizimi mes kongresmenësh, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i SHBA-ve, Barack Obama. Grabovci thotë se me gjermanisht qëndron mirë, rezultat i punës në një fabrikë në Romanshorn, buzë liqenit të Konstancës, kurse me anglisht jo edhe aq, por s’i prish punë kapaciteti “intelektual” në komunikim, atij i mjafton ftesa që ka marrë për vizitë.
“Hajt se s’o gajle që s’di anglisht, as shefi s’din”, do ta ngushëllojë veten mbase Grabovci, teksa me mburrje do të parakalojë nëpër sallë, duke falënderuar në heshtje Kongresin, për këtë mundësi jetësore, që as në ëndërr nuk e kishte parë. E sa për anglisht, e ka me vete Bekim Çollakun, i cili edhe ashtu është mësuar duke përkthyer për Thaçin tash sa vjet, pse i ndihmon pak Grabovcit nuk bëhet hataja.
Më 5
shkurt, në
Këta “proamerikanë” si Sami Lushtaku, në emër të luftës ende marrin miliona euro përmes tenderëve. “Proamerikani” tjetër, Azem Syla, keqpërdori sistemin social zviceran, duke përvetësuar gati gjysmë milioni franga nga sigurimet sociale. “Azilkërkuesi” Xhabir Zharku u arratis pa asnjë problem nga Kosova. Ky tabor i përgjuar dhe i dyshuar për korrupsion me vite të tëra çdo fëlliqësi e ka fshehur nën maskën e “miqësisë me Amerikën”. “Komandantët supremë të UÇK-së” ende kërcënojnë e shantazhojnë në emër të luftës.
Këta
degradues të Kosovës fatkeqësisht po marrin ftesa duke i nderuar me vizitë në
Mjafton t’i hedhësh një sy autobusëve që po nisen çdo natë nga Kosova dhe përmes Beogradit po vazhdojnë drejt Hungarisë me plot të rinj, familje e nëna me fëmijë.
Ata po i
lënë pas pronat e tyre të poshtëruar dhe të plaçkitur nga ky pushtet në
shkëmbim të kampeve të Hungarisë, me shpresë se do të gjejnë një jetë më të
mirë. Çdo natë nga dhjetë autobusë, vetëm nga stacioni i autobusëve të
Prishtinës, nisen drejt kufijve të Schengenit, nga një përllogaritje e thjeshtë
Pamjet e njerëzve teksa shtyheshin kush të hipë i pari në autobusë të linjës Prishtinë-Beograd dhe fëmijë që qanin, tmerruan opinionin. Kosova po zbrazet për shkak të një zori të madh që ka ky popull, e që qeverisja e sojit të Grabovcit e solli në këtë derexhe Kosovën.
Me këtë klasë politike që në thelb është antiamerikane, antievropiane dhe antiperëndimore integrimi i Kosovës merr fund në urën mbi lumin Ibër, aty ku përzihen interesat dhe bizneset e kriminelëve serbë dhe “proamerikanëve kosovarë” të partisë së xhabirëve.
Derisa Grabovci me shokë do të bredhë poshtë e përpjetë Washingtonit, autobusët përplot me të rinj që nuk shohin të ardhme në Kosovë, as 15 vjet nga çlirimi prej regjimit serb, marrin rrugën përmes Beogradit drejt Hungarisë.
Kurse bilanci i Qeverisë së përbërë nga “miqtë e Amerikës” mbeten vetëm kampet e Evropës plot e përplot me azilkërkues kosovarë.