Mendime
Asllan Dibrani: Qeveri mos nxitni popullin dhe policinë
E marte, 03.02.2015, 07:17 PM
Qeveri mos nxitni popullin dhe policinë tonë në përleshje për Jabllanoviqin!!!
Shkruan Asllan Dibrani
art@asllandibrani.com
Koha po afrohet e 4 shkurtit sipas planeve dhe ultimatumeve qe janë dhënë nga opozita.
.Plagët akoma nuk janë tharë nga protestat paraprake nga goditjet e shkëmbyera në mes policisë dhe popullit. Kosova po përjeton një kaos të stuhishëm dhe të dhimbshëm me përshkallëzime dhe akte konfliktuoze , duke i kaluar caqet dhe kornizat e menaxhimit politik nga partitë e opozitës dhe të pozitës.
Shumë kritika adresohen mbi protestat, policinë, udhëheqësit politik dhe në qeveritarët aktual. Këto vështrime epen nga këndi, sipas qëndrimit politik dhe kutit personal lokal , partiak apo edhe rajonal. Kjo situatë është krijuar ngase shumë skeptike ishte edhe përzgjedhje e koalicionit që u përzgjodh pas 6 muajsh të një ngërçi ,qe krijoj paqartësi në popullatë !?. Çështje madhore , siç është Trepça që të mbrohet nga pretendimet serbe bien ndesh me qeveritarët e Kosovës që i shkojnë për shtati Beogradit qoftë me presion ndërkombëtar apo edhe pa te ? Pse mbrohet krimineli serb Jobllanoviq, kur fyen nënat tona që ju masakruan djemtë vajzat dhe njerëzit e dashur???...
Nënat tona nuk duhet lejuar të provokohen as të cenohen për kurrfarë çmimi, po as për kumbarinë qe dikush po e mbanë me Beogradin.
Ato nëna janë tonat që humben bijtë e vet, andaj nuk duhet lejuar të provokohen as të cenohen për kurrfarë çmimi, po as për kumbarinë qe dikush po e mbanë me Beogradin. Reflektimet dhe pakënaqësia e popullit, po merr dimensione me përmasa të ndryshme nga papunësia , perspektiva ekonomike, korrupsion dhe në fund edhe presioni politik duke marr karakter vetshkatërrues . -Zemërimi i popullit për Trepçën ka arsye të plotë qe të protestohet, mbrohet dhe të rezistohet sepse , artificialiteti politik mbi formimin e qeverisë në Kosovë e përjetuan dhe po e përjetojnë në palcë populli duke e humbur besimin në votat që ju dhanë...
Përballja popull -polici në ato beteja aq dramatike ,lind dyshimi se vegël të kujt, po bien policia jonë?
Protestuesit
morën dënimin e madh me përgjakje ,rrahje dhe arrestime deri në kryetar të
Prishtinës!Një gjë e tillë nuk ka guxuar
të ndodhe me qe shtetet e perëndimit me
prestigjitet shtetëror me qindra vite nuk e tolerojnë aktrime të
këtilla të torturohet kryetari, polici ,
studenti apo qytetari në shenjë
pakënaqësie nga regjimet aktuale...Edhe
ne, qe pretendojmë ta kemi një shtet,
duhet kapur modelin e shteteve perëndimore se si duhet ndërtuar
shteti...Po ashtu edhe policia u përgjakën
nga protestuesit, qe të vjen të qash për ta .Përballja popull -polici dhe skenat me qytetarët
në ato beteja aq dramatike lind dyshimi se vegël të kujt, po bien policia jonë, ta mbrojnë popullin ,kulturën dhe vlerat e tij , apo kriminelet e Beogradit dhe
kumbarët e tyre!
Kosove e mplakur nuk mund ti rezistoj as kujt që ta ruajnë ardhmërinë e vet!
Për ta irrituar popullin ishte qëndrimi naiv i Isa Mustafes kur i qante dhjetëra xhama të thyer, apo edhe ndonjë pllakë që ishte nxjerr nga vendi ,apo Hashim Thaqi qe u shpreh, se pati synim për rrënimin e qeverisë duke e harruar Trepçën qe të dy, shpirtin e Kosovës për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Sipas tyre ma me rëndësi janë dhjetëra xhama dhe kërrigat e tyre , sesa " Trepça gjiganti i kapitalit " në shkallë evropiane. Qeveri mos nxitni popullin dhe policinë tonë në përleshje për Jabllanoviqin dhe dobësitë e juaja!!!Policia është e jona ,mos mbroni kriminelet ndërgjegjësohuni sa nuk është bërë vonë .Shkarkoni Jabllanovicin, shkarkoni edhe tjerët ata që janë nën shërbimin dhe dirigjimin e huaj. Mblidhni forcat mbi interesat kombëtare , leni interesat e juaja personale .Ktheni besimin popullit , nxinte zhvillimin ekonomik mos e zbrazni Kosovën, se një Kosovë e mplakur, nuk mund ti rezistoj as kujt, që ta ruajnë ardhmërinë e vet. Veproni me mençuri se mjaft mbetëm shërbëtor të huaj për interesa e të tjerëve!!!???...