Mendime
Shefik Shkodra: S’po hiqet mjegullat e qyteteve tona
E marte, 27.01.2015, 07:25 PM
S’po hiqet mjegullat e qyteteve
tona.
Nga Shefik Shkodra
Qyteti i ‘Dumanit’
Bie borë
nëpër sheshet e qytetit,dimër është. Jo! Bie shi...? Jo.
Sëmundja për të sunduar, inatet ndaj njëri-tjetrit
Shumë parime janë importime për ne, por janë aq edhe vendore. Është sëmundje që është përhapur në gjithë globin. Por, sëmundja për ne është më e fortë, e pashërueshme. Te ne kjo sëmundje vjen nga ata që kanë lakminë e madhe për të sunduar dhe jo për të udhëhequr. Për të plaçkitur. Për të rehatuar tërë farë e fisin e tyre, por jo edhe për të ndërtuar e stimuluar qytetarin e vendit në mënyrë të barabartë. Dhe kjo sëmundje merr emrin kleptomani e . Pastaj, inatet dhe mosmarrëveshjet, tradhtitë, jo toleranca janë praktikë e ushtruar te ne. Shkurt, nuk është treguar solidariteti ndaj këtij populli. Nuk ka pasur unitet të këtyre individëve që po udhëheqin. Duken se disa janë të rinj, por kanë ide të vjetruara dhe s’kanë mësuar më shumë. Institucionet tona si teatro kukullash, apo cirkusantë. Nuk është fjala vetëm për një gabim rasti. Është mbushur thesi me rake-take deri në këto çaste. Këto janë dy shkaqe kryesore: politika që është zhvilluar pa e ditur qytetarët se çka, pa njoftuar të tjerët për çka bëhet fjalë. E dyta, gjendja frustuese me një papunësi enorme, sidomos me gjeneratat që janë dhe ato që po vijnë. A është menduar nga dikush se, mund të dilet nga ky “pus pa fund”? A është e dhimbshme gjendja e shtruar në këtë vend? A ka nga ato parti njerëz që dikush do të punoj për këtë popull, apo dështimi vjen nga vetë ata që po përqendrohen me fjalë ta bëjnë shtetin pas gjithë atyre mynxyrave? Nuk është se ka bërë keq veç një qeveri. Prej fillimit është nisur gabim. U është tërhequr vërejtja pa ndërprerë, e ata si me inat, “kush je ti, kush është ai/ajo: krejt është e imja, përkatësisht (për një parti) e jona! Amerika është me ne. Evropa po na përkrah. Nuk e bëjmë këtë e atë pa thënë ata e këta (të jashtmit), kemi unitet dhe jemi të drejtuar në “rrugën për në Evropë”. Po veç mendtë në “hava”, madje, a po del diçka për interesin parcial. Kështu e kanë menduar këta zotërinjtë tanë. Dhe kjo devizë vjen e hershme, ende para luftës.
Ruajtja e shtetit apo shtypja
Tash i kanë bërë disa policë me mjete të dhuruara e të blera, që sa më lehtë të vërsulen mbi këtë popull. Shtypje, a?! Është e vërtetë se duhet të mbrohen institucionet, pasuria, njerëzit, por është e vërtetë se, nuk do të duhej të vijmë deri në atë zgrip. Dhe qytetin e mbulon “dumani” si një kohë më herët prej atyre që nuk kemi pritur ndrysh kurrë.
Te ne shumëkush përzien duart në vorbull
Jam i sigurt që edhe përfaqësuesit e institucioneve e edhe atyre që po i udhëheqin protestat e dinë se, ka të përzier edhe nga shërbimet e vendeve armiqësore. Këtu s’ka dilemë, por këtë do duhej që organet e rendit dhe të gjyqësisë të bëjnë konstatimin.
Sido qoftë, nuk mund t’ia veshim fajin të tjerëve. Këtë kokërr duhet ta kapërdijmë vetë...